Bie nga kati i gjashtë, ndahet nga jeta futbollisti

Një futbollist është ndarë nga jeta pasi ra aksidentalisht nga kati i 6-të i një pallati. Rrëzimi ka qenë fatal për futbollistin argjentinas Ezeguel Esperon, i cili u rrëzua nga tarraca e katit të 6-të i një pallati teksa po argëtohej me miqtë e tij.

Mesfushori ishte mbështetur në një kangjellë, që nuk ishte fiksuar siç duhej dhe për pasojë Esperoni ka rënë nga kati i gjashtë.

23-vjeçari ishte në fillimet e karrierës së tij dhe aktualisht ndodhet tek Atlante de Mexico, ku luajti 12 ndeshje.

Humbin kontrollin e makinës, plagosen 4 futbollistë e Librazhdit

Për shkak të lagështisë në rrugë dhe reshjeve të dendura në qarkun e  Elbasanit është shënuar një aksident, që fatmirësisht nuk ka përfunduar me pasoja tragjike. Një makinë ka dalë nga rruga në aksin Librazhd-Përrenjas, në të cilën udhëtonin 4 futbollistë të Librazhdit.

Makina ka humbur kontrollit për shkak të shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë, duke u përplasur me një mjet tjetër. Për pasojë të 4 futbollistët kanë marrë disa plagë dhe ndodhen jashtë rreziku për jetën.

4 sportistët e plagosur janë Ermir Lojku, Klajdi Hoxha, Funel Kushta, Orgest Tocka, të cilët janë transportuar në Spitalin e Librazhdit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarje e rëndë, vdes në aksident futbollisti spanjoll

Mediat ndërkombëtare raportojnë të shtunën se është ndarë nga jeta Hoze Antonio Rejes, ish-futbollist i Seviljes, Arsenalit dhe Real Madridit, që lunate në radhët e skuadrës Ekstremadura.

Ai ka vdekur në një aksident automobilistik në rrethinat e Utreras. Sulmuesi, 35-vjeç, ka mbetur i vdekur në vend në autostradën Sevilje-Utrera. Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi i Seviljes nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

Skip to toolbar