“Ancelottin e kam pasur si baba”, Gattuso prezantohet te Napoli

Ish-futbollisti dhe trajneri i Milanit, Genaro Gattuso, është prezantuar zyrtarisht trajner i Napolit. Gattuso zëvendëson në këtë detyrë ish-trajnerin e tij të dikurshëm te Milani, Carlo Ancelottin, që u shkarkua mbrëmjen e të martës nga detyra pasi kualifikoi Napolin në turin tjetër të Champions League. Gattuso foli për mediat të mërkurën, duke treguar dhe arsyet pse i tha “po” Napolit.  

“I thashë po Napolit se është protagonist në Itali dhe Europë. Praktikisht 99% e lojtarëve të këtij klubi janë funksional për futbollin që bëj unë. Të dielën ka qenë hera e parë kur kam folur me Napolin, kam bërë 6 orë rrugë për të ardhur këtu e 6 për t’u larguar, kam bërë 12 orë në makinë dhe ishte hera e parë. Nuk ishin ditë të lehta, e dija që duhej të përballesha me një diskutim e të sqarohesha me Carlo Ancelottin, t’i thosha se pse kisha bërë këtë zgjedhje”, tha Gattuso.

Më tej, ai tregoi marrëdhënien që ka me trajnerin e shkarkuar të Napolit, të cilit i zuri vendin. Ish-mesfushori u shpreh se Ancelotti kisthe qenë si baba për të, ndërsa para se të prezantohej te Napoli, Gattuso rrëfeu se kishte biseduar me të.  

“Carlo ka qenë një baba për mua, kam bërë qindra ndeshje duke fituar me të. Folëm sot, kam filluar këtë profesion 6 vite më parë e në momentet më të veshtira kam folur gjithmonë me të. Sot, për të disatën herë, ma ka konfirmuar edhe pse nuk ishte nevoja. Më ka konfirmuar se çfarë njeriu është Ancelotti, u zhvesh plotësisht, më tregoi të mirat dhe gabimet e kësaj skuadre, tregoi edhe një herë sa i madh është”, tha Gattuso.

Lazio-Inzaghi gati rinovimi, plani “B” e ka emrin…Gattuso

Simone Inzaghi mund të firmosë deri në vitin 2021, duke vijuar kështu karrierën si trajner i Lazios edhe për dy sezone të tjera. Mediat në shtetin fqinj shkruajnë se drejtori sportiv, Igli Tare dhe trajneri i Inzaghi, kanë pasur disa takime ditët e fundit, ku duket se kanë gjetur dakordësi për të vijuar bashkëpunimin.

Në fakt, dy javët e fundit te Lazio nuk kanë qenë të qetë, pasi emri i Inzagit doli si një alternativat e mundshme për të drejtuar Juventusin, e më pas edhe për të drejtuar Milanin.

Mirëpo, ishte presidenti i Lazios, Claudio Lotito që i qartësoi gjërat kur u shpreh se “Inzaghi është i yni”, duke konfirmuar se trajneri do të vijojë të drejtojë të Kaltërit në Serinë A.

Tashmë palët pritet të ulen për herë të fundit të hënën, ku Inzaghi do të firmosë dhe kontratën e re, e cila parashikon një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon, dhe zgjatet deri në vitin 2021, shkruajnë mediat italiane.

Megjithatë, deri të hënën gjithçka mund të ndodhë, ndaj Lazio ka dhe një plan B. Bëhet fjalë për Gennaro Gattuson, ish-trajnerin e Milanit, që tashmë ka dhënë dorëheqjen.

Skip to toolbar