Një 56-vjeçar shqiptar është gjetur i karbonizuar brenda një makine në ishullin grek të Rodhosit. Trupi i tij ishte djegur tërësisht së bashku me makinën. Identifikimi i viktimës është bërë nga targa e automjetit, tip Hyundai Accent. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:00 të mëngjesit në zonën Kaminari. Në lidhje me rastin policia është duke hetuar në pistat e vrasjes , vetëvrasjes apo edhe një aksidenti fatkeq.
Shqiptari kishte probleme të shumta financiare dhe kjo dyshohet se ai mund t’i ketë dhënë fund jetës. Por në një video nga vendi i ngjarjes shihet se zjarri nga nisur nga jashtë makinës dhe më pas u përhap në brendësi. Kjo ka vënë në pikëpyetje ekspertët e hetimit, të cilët janë duke hetuar në të gjitha pistat e mundshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Greqia nuk po gjen qetësi nga lëvizjet sizmike të tokës. Gjatë të mërkurës një tjetër tërmet 3.5 ballë ka goditur brigjet e Karpathos e mbipopulluar nga pushuesit.
Epiqendra e tërmetit ishte në det 28 kilometra në verilindje të Karpathos, ndërsa thellësia 10 km. Nuk raportohet për dëme materiale apo viktima nga tërmeti. Gjithashtu dhe të martën një tërmet 3.3 ballë goditi zonën bregdetare të Rodosit, pa shkaktuar dëme.
Aktiviteti sizmik në Greqi prej kohësh është mjaft
aktiv duke përhapur panik tek banorët.
Një maturant shqiptar ka bërë që të gjitha mediat greke të flasin për
të, për shkak të rezultatit të arritur në shkollë. Mund t’ju duket e çuditshme,
pro në fakt Rahman Lumi, maturanti shqiptar me banim në Kalkidhiki të Greqisë, ka
triumfuar në provimet panhelenike (maturës) duke marrë pikët më të larta deri më
sot nga një student.
Rahman Lumi është renditur në krye të listave
të maturantëve në Greqi me 18. 640 pikë, duke marrë notat 20 që është maksimalja
në 2 nga 5 provimet e detyrueshme, ndërsa në provimet e tjera ka marrë mbi
18.5.
Arritja e këtij rezultati tepër të rrallë për maturantët, ka bërë që të gjitha mediat greke ta vlerësojnë duke e cilësuar edhe si i riu “që arriti thuajse të paarritshmen në sistemin grek arsimor”, e veçanërisht në provimet e maturës.
Dy persona kanë rënë në pranga sapo kanë kaluar anën shqiptare të doganës në Qafë Botë. Shqiptarët pasi kaluan pa problem pikën doganore shqiptare, u ndaluan nga ajo greke, që pas kontrollit të mjetit të tyre iu zbulua dhe sekuestrua 91 kg e 150 gramë lëndë narkotike.
Në prangat e policisë greke kanë rënë Dori
Lamkaj, 45 vjeç, lindur në Patos, i cili ishte shofer i mjetit ku ndodhej
droga, si dhe Safet Ymeraj, 68 vjeç, nga Fieri.
Droga ishte fshehur në shasinë e një automjeti
me targa shqiptare, ndërkohë që ishte prerë dhe gjysma e serbatorit, në mënyrë
që të fshihej një pjesë e drogës.
Shqiptarët do të transportonin drogën në Athinë,
ndërsa policia ka nisur hetimet për kapjen e të gjithë personave të përfshirë në
këtë trafik
Dy zhytës kanë humbur jetën gjatë eksplorimit
të një shpelle në Greqi. Zhytësit të moshës 30 dhe 35 vjeç, po eksploronin një
shpellë nënujorë 45 metra të gjatë, por nuk kanë dalë më prej andej. Ngjarja ka
ndodhur të dielën në një shpellë në zonën detare Sokastro të Karpathos.
Ka qenë miku i tyre, i cili i shoqëronte në këtë
aventurë që ka njoftuar policinë, pasi vuri re se ato nuk po dilni nga shpella.
Policia ka nxjerrë trupin e njërit prej zhytësve
nga 45 metra thellësi, ndërsa vijon operacionin për gjetjen e trupit tjetër.
Një aksident në Greqi i ka marrë jetën një
shqiptari 27-vjeçar në zonën bregdetare të Voula. Në aksident u përfshinë një
kamion dhe një motor, që ka rezultuar fatal për shqiptarin, i cili drejtonte
motorin.
27-vjeçari shqiptar po ecte me motor me shpejtësi
ndërsa kamioni po tentonte të kthehej, kur ka ndodhur përplasja. Sipas kamerave
të sigurisë në rrugë, duket se kamioni ka kaluar me të kuqe semaforin dhe nuk
ka mundur dot të shmang motorin që drejtohej nga i riu.
Policia tha se fatkeqësisht shqiptari nuk
mbante as kokore mbrojtëse duke ndërruar jetën menjëherë në vendngjarje.
Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në gjendje shoku në komisariat, ndërsa vijojnë
hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Një helikoptare është rrëzuar në zonën e
Poros në Greqi, dhe si pasojë kanë mbetur të vdekur tre persona. Mësohet se
gjatë orës 15:39 me orën lokale të shtetit fqinj, helikopteri është rrëzuar në
ujë në zonën midis Poros dhe Galatas, pasi ka prekur në telat e energjisë
elektrike. Si pasojë helikopteri është rrëzuar në ujë, duke bërë që të humbin
jetën tre personat që ndodheshin në bord, piloti, një shtetas grek, dhe dy
persona të tjerë rusë.
Pas ngjarjes skuadrat e shpëtimit kanë nisur kërkimet
për nxjerrjen e trupave nga uji, dhe vetëm dy orë pas aksidentit, është bërë i
mundur nxjerrja e tyre në breg. Për shkak të aksidentit ka pasur një ndërprerje
të energjisë elektrike në ishullin Poros dhe zonën e Galatas.
Sipas autoriteteve vendase, energjia
elektrike do të mungojë deri në orët e para të 21 gushtit, pasi është dëmtuar linja
e transmetimit që u bë shkak për rrëzimin
e helikopterit. Mjeti fluturues që u aksidentua në Greqi, ka qenë një
helikopter Agusta A109, ishte nisur nga Kranidi në drejtim të aeroportit të
Athinës “Eleftherios Venizelos”, ku do të dërgonte dy pasagjerët rusë.
Një muaj pasi u arratisën dy shqiptarë të dënuar me burgim të përjetshëm, dy shtetas të tjerë të shqiptar, që vuanin dënimin në burgun e Kasandras në Kalkidhikisë janë arratisur këtë fundjavë. Sipas mediave greke, mësohet se një nga të arratisurit ishte një shqiptar që ka thyer leje e dhënë nga burgu për festën e Shën Mërisë.
Ky shtetas nuk është kthyer në burg pasi i
kishte mbaruar leja, duke u cilësuar si i arratisur. Ndërkohë, mbrëmjen e së
premtes, një tjetër shqiptar, në moshën 35-vjeç i dënuar për shumë vepra
penale, përfshirë dhe vrasjen, është raportuar i arratisur nga burgu. Policia nuk
jep emrat për dy të arratisurit.
35-vjeçari i dënuar për vrasje në fakt nuk është
gjetur në banesën e tij, që ndodhej afër burgut. Ai vuante dënimin si gjysmë i
burgosur, por nuk qëndronte në ambientet e burgur, por në disa banesa.
Ky shtetas, sipas rregullave të burgimit në
Greqi, çdo mbrëmje duhet të raportonte pranë zyrës së policisë së burgur që
ndodhej në banesë. Por të premten pasdite ai nuk është paraqitur për të raportuar
praninë e tij në banesë, duke u shpallur
në kërkim nga policia.
Policia greke ka vënë në pranga shtetasin Kristaq
Leci i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e ish komisarit të policisë Artan
Cuku.
Kristaq Leci së bashku me Mikel Shallarin
akuzohet se kanë ekzekutuar me armë zjarrri në derën e pallatit ku banonte ish-komisari
Artan Cuku në 8 Prill të 2017.
Porositësi i vrasjes së tij është Bledar
Jambelli, i arrestuar po ashtu në Greqi. Ndërkaq, është arrestuar më herët
vrasësi Mikel Shallari, i cili po vuan dënimin.
Vrasësi, Mikel Shallari i ka treguar hetueseve
se Jambelli ka paguar për vrasjen e kryepolicit pasi është arrestuar në 2012
nga Cuku, kohë kur mbante postin e Drejtorit të Policisë së Vlorës.
Jambelli pagoi 3 mijë euro Mikel Shallarin për
të vrarë Artan Cukun, ndërkohë që 22 mijë euro do t’ia jepte pas kryerjes së
vrasjes.
Bledar Jambelli kishte kontaktuar fillimisht
me Kristaq Leçin (që u arrestua sot në Greqi), kushëriri i Mikel Shallarit, i
cili kishte marrë përsipër që të kryente vrasjen kundrejt një pagese prej 20
mijë eurosh. Pasi kishte marrë përsipër që të kryente vrasjen, Leçi kontaktoi
me Mikel Shallarin për ta ndihmuar në kryerjen e vrasjes. Plani i vrasjes
kishte nisur të thurej që në dhjetor të 2016-ës dhe në 26 mars të 2017 kishte
nisur zbatimi, fillimisht me survejimin e Artan Cukut në terren.
Atentati ndaj Artan Cuktu do të zbatohej në datën 7 prill 2017 kur në terren kishte shkuar Kristaq Leçi, Mikel Shallari por edhe vetë Bledar Jambelli, i cili survejonte nga distanca dy autorët dhe i shtynte ata që ta vrisnin, duke i komanduar me telefon e duke i dërguar mesazhe. Kristaq Leci dhe Bledar Jambelli 48 orë pas ngjarjes janë larguar në Greqi pa kaluar nëpërmjet sistemit TIMS.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së
enjtes në fshatin Karavomylos në Greqi ku një 44 vjeçar shqiptar ka aksidentuar
për vdekje një adoleshent 14 vjeçar.
Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur
rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të enjtes kur shqiptari në timonin e një
makine, është përplasur me një grup fëmijësh që po udhëtonin me biçikleta.
44-vjeçari shqiptar i pa fëmijët me vonesë,
dhe ishte e kotë përpjekja për të frenuar pasi ishte me shpejtësi të madhe.
Ai manovroi për të shmangur biçikletën e parë,
por humbi kontrollin dhe goditi fort biçikletën e dytë e të tretën.
Fillimisht, fëmija 14-vjeçar u dërgua në
spital i plagosur, por atje nuk mundi të mbijetonte plagëve të marra.
Rastësia ishte se babai i viktimës është një
mjek i njohur në Greqi. Ai nuk mundi dot ta mbante në jetë të birin. Shqiptari,
emri i të cilit nuk bëhet me dije në mediat greke, është shoqëruar në Komisariat, duke iu nënshtruar edhe testeve
për alkool në gjak.