Arratisen nga burgu, kapen me kallash në parcelën e kanabisit

AKTUALITET


Dy shqiptarët e dënuar me burgim të përjetshëm dhe arratisur dy ditë më parë (18 korrik 2019) nga burgu bujqësor Kasandra në Haldiki të Greqisë janë vënë në pranga.

Ata ishin dënuar me burgim të përjetshëm nën akuzën e  vrasjes së mbetur në tentativë dhe tjetri për vrasje të qëllimshme. Sikurse raportojnë mediet greke mungesa e tyre nga autoritetet e burgut u konstatua mëngjesin e të martës (16 korrik), kur dy shqiptarët munguan në apelin e mëngjesit.


Pas mungesës, policia nisi kërkimet dhe të shtunën ata janë arrestuar në një parcelë kanabisi. Shqiptarët të moshës 31 dhe 33 vjeç u identifikuan në zonën pyjore të Efpaliou Fokis, të fshehur në një plantacion me kanabis. Mësohet se ata ishin të armatosur me kallashnikov dhe granata, por nuk raportohet për përplasje me policinë.




Skip to toolbar