Përçahen “përçarësit” e grupit demokrat në Kuvend

Deputetët e djathtë në Kuvend kërkojnë shkarkimin e Rudina Hajdarit. Pasi njoftoi se ishte zgjedhur kryetar i Grupit Parlamentar të Deputetëve të Djathtë, Korab Lita publikoi mbrëmjen e të hënës edhe shkresën e firmosur nga deputetët demokrat, ku njoftohet Kuvendi për ndryshimet e bëra në drejtimin e grupit.

Veç deputetit Korab Lita, që është zgjedhur kryetar i Grupit Parlamentar të Demokratëve në Kuvend, janë zgjedhur dhe dy zëvendëskryetarët, Arlind Çaçani dhe Halit Valteri, ndërsa deputeti Arben Elezi është zgjedhur skeretar i Grupit Parlamentar.

Në listën me emrat e nëntë deputetëve demokrat, që janë anëtar të grupit, shihet dhe emri i Rudina Hajdarit, e cila po mbrëmjen e së hënës përgënjeshtroi lajmin se ishte shkarkuar nga posti që mbante.

Në fakt, dokumenti i publikuar nga Korab Lita, konfirmon të kundërtën, Rudina Hajdari është anëtare ashtu si Myslim Murrizi, Alban Zeneli, Fatjona Dhimitri dhe Halil Jakimi. Shkresa, e cila i dërgohet kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për ta vënë në dijeni, është firmosur nga 7 prej 9 anëtarëve të grupit parlamentar demokrat.

Anëtarët që kanë firmosur jan Korab Lita, Arlind Çaçani, Halit Valteri, Arben Elezi, Alban Zeneli, Halil Jakimi dhe Fatjona Dhimitri, ndërkohë Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi nuk kanë firmosur shkresën.

Në gojë të të marrit gjejmë farën e kryelartësisë, thoshte nënokja ime, por të urtët e ruajnë gjithmonë gjuhën.Por të…

Gepostet von Halit Valteri am Montag, 14. Oktober 2019

Por, pasi deputeti Korab Lita publikoi shkresën që njoftonte kryetarin e Kuvendit për ndryshimet e drejtuesve në radhët e grupit parlamentar, reagoi deputeti Halit Valteri.

Deputeti demokrat publikon një shkresë, ku njofton kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, se në rast se ndryshimet në grupin e deputetëve të djathtë janë të vërteta, ai largohet nga grupi. Valteri shkruan se ai tërheq firmën nga shkresa e publikuar nga Lita ndërsa thekson se Rudina Hajdari do të jetë kryetare e grupit.

“I marri bëhet kryetar vendi, kont, dukë, pse jo edhe mbret… vetëm për pak sekonda, derisa mbreti del cullak”.

“Gjithsesi në sqarim të opinionit publik, marrë përgjegjësinë si nënkryetar i grupit parlamentar të deklaroj, se ne kryetar të marrë nuk kemi, e as që do të kemi ndonjëherë”.

“E nëse ky vendim nuk u pëlqen të marrëve, që gjejnë lloj lloj metodash për tu faktorizuar për disa minuta, me lumturimë të thellë u them, se nuk ka asnjë shkarkim apo zëvendësim të kryetarit të grupit parlamentar”.

“Klithjet e fundit për të devijuar kauzën e ndryshimit të sistemit zgjedhor, apo britmat kundër Reformës në Drejtësi, në “dobi” të disa aktorëve të tjerë brenda apo jashtë Parlamentit, nuk mund të pastrojnë apo mbrojnë kurrësesi imazhin e grupit të kolltukofagëve 30 vjeçar, që vazhdojnë e nginjen në plagë të infektuara, duke bërë pazare në kurriz të Shqipërisë”, shkruan Valteri. /Realstory.al/

Fotografia e Halit Valteri
Fotografia e Korab Lita
Fotografia e Korab Lita

Balla: Basha në fatin e vet

Nga Sokol Balla

A duhet një marrëveshje me Bashën? Unë e kam një përgjigje direkte: JO!

Dhe kjo s’ka lidhje me “fatvat” e Lulit ndaj meje apo Real Story, të cilat para tetë vjetëve përballë Berishës (në pushtet) duken si lule të rralla pranvere sesa si rreshje të forta dimri. Bile s’ka lidhje as me deklaratat e Doktorit në Opinion, për “ruajtjen e sistemit aktual proporcional”, ose i vetmi sistemi ku LSI teorikisht ka mundësinë të vendosë se kush mund të qeverisë. Komuniteti ndërkombëtar të premten foli tre herë për reformën elektorale dhe ndër to, vetëm një herë u përmend Opozita e vjetër. Ndërsa Merkel takonte Ramën në Berlin dhe i jepte lajmin për hapjen e negociatave nga pala e saj, ambasadori i saj në Tiranë takonte po të premten Rudi Hajdarin, vajzën që të gjithë e presupozojnë si Ralf Gjonin, por e cila sot ecën para me një mbështetje të fortë amerikane për ngritjen e një Opozite të Re. Subjekti? Reforma Zgjedhore. Më vonë foli edhe Soreca, një mik i vjetër i Bashës, i cili përmendi të njëjtën reformë si pikënisjen e një dialogu edhe me opozitën jashtë Kuvendit. Duken si gjëra të ndara, por ato lidhen në faktin se tashmë po afron afati për nisjen e reformës më të rëndësishme në vend pas asaj të Drejtësisë. Dhe alarmi ka rënë. Të gjitha partitë opozitare, përfshirë edhe LSI, po kërkojnë marrëveshje dhe dialog (mundësisht) dhe zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Kundër duket se janë Berisha, Meta dhe Bes Kallaku, por vetëm Lul Basha është i paqartë në fatin e tij. T’i thuash ulu me Ramën, i bën mirë vendit, por e varros atë dhe aksionin e tij politik (6 muaj luftë, dy muaj  “ohoho”). T’i thuash mos u ul, në fakt i bën mirë atij dhe aksionit të tij as më… as më… Por i bën keq vendit teorikisht: pasi nuk ul dy palët në tavolinë prej një viti.

Po prit? A janë vërtetë dy palë?

Në fakt po, por mes tyre nuk është as Basha, as Kryemadhi dhe pas pak javësh nuk do të jetë më pas Meta. Ndërkohë gati 40 deputetë të opozitës, përjashto Lefter Maliqin që sillet si Lefter Lefteri pa arsye, jo thjesht janë aty kot. Luli para se të bëjë marrëveshje me Ramën, i duhet të bëjë marrëveshje me ta, një gjë që është në kufijtë e të pamundurës. Lulit, para se të ulet me Ramën, i duhet t’i marrë “leje” Hajdarit Junior. Dhe e vetmja mënyrë që ajo t’ja japë, është në shkëmbim të një ofiqi të lartë zyrtar në PD, psh. në vend të Bardhit, çka do ta bënte vendimin, veç të tjerave,  të mos dukej as misogjinik.

Por ne e dimë që kjo nuk do të ndodhë. As Rama dhe as Basha nuk kontrollojnë Opozitën Hajdari.  Luli mund të bëjë marrëveshje me Maliqin, por asnjë marrëveshje tjetër me qeverinë dhe maxhorancën, nuk është në të mirën e tij. Rama, nën presionin ndërkombëtar dhe të opozitës së re, që ka votat në kuvend, do të duhej të binte dakord për ndryshimet thelbësore kushtetuese elektorale, një gjë që ai më herët nuk e ka pranuar. Por si mund të bëjë marrëveshje me Lulin, që veç Terit të Beratit, s’kontrollon dot asgjë përtej bahçes së SHQUP-it?

Prandaj për gjithë këtë situatë, ka vetëm një zgjidhje: Basha duhet lënë në fatin e vet. Ai të ndajë mendjen nëse do PD apo vetëm një zyrë të saj. Por s’ka asnjë zyrë teke që vendos dot për fatet e vendit. Koha e Hoxhëve ka mbaruar. Sido që ta sjellësh bisedën, Shqipëria bën edhe pa Bashën. Basha pa Shqipërinë, mbetet thjesht një kamarier i rëndomtë, me një diplomë e pasuri të dyshimtë.

Pazhallusta!

Reforma Zgjedhore, në shtator. Sfidë, listat e hapura

Reforma Zgjedhore pritet të jetë tema që do të mbizotërojë në skenën e politikës shqiptare në nisjen e sesionit të ri parlamentar në shtator.

Maxhoranca dhe kryeministri Rama e kanë dhënë dakordësinë e tyre për t’u ulur në një tryezë bisedimi si me opozitën parlamentare ashtu edhe me opozitën jashtëparlamentare për të diskutuar mbi këtë reformë. Edhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla njoftoi në seancën parlamentare të së enjtes së shtatori do të sjellë zhvillime të reja në drejtim të reformës zgjedhore.

“Shtatori po vjen, dua t’iu them se në shtator na pret një punë shumë intensive që t’i japim Shqipërisë një kod elektoral që të mos ketë më problematika si në gjithë këto vite”, tha Balla.

Por cila do të jetë sfida e partive politike për të gjetur konsensusin për Kodin e ri zgjedhor?

Deri tani janë lexuar qartë kërkesat e opozitës parlamentare madje edhe kërkesat e aleatëve të Bashës, por ende nuk kemi një qëndrim të qartë të dy partive të mëdha. Maxhoranca thotë se është gati të diskutojë gjithçka që lidhet me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, ndërsa nga PD deri tani nuk ka ndonjë qëndrim të qartë për reformën zgjedhore.

Pritet që sfidë e ndryshimeve në KOD të jetë kërkesa për lista të hapura të deputetëve.

Opozita e re me në krye Rudina Hajdarin e cila është bashkëkryetare e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, është shprehur se ndryshimi i madh do të vijë përmes listave të hapura. Pra, kërkesa e saj është që kryetari i Partisë të mos e këtë më në dorë se kush futet në parlament, ku kandidati për deputet vihej në një listë dhe në varësi të votave për partinë futeshin në Kuvend të parët në lista.

“Ndryshimi i sistemit zgjedhor është një nevojë imediate per popullin shqiptar. Ne duhet të implementojmë sa më shpejt rekomandimet e OSBE/ODHIR-it dhe të luftojmë fenomenin e shitblerjes së votës. Duhet të shikojmë me vëmendje se nga vijnë burimet financiare të çdo partie, që tashme duket sikur janë kthyer në korporata që janë në shërbim të kryetarëve të tyre. Mungesa e demokracisë brenda tyre ka sjellë një përçarje të elektoratit dhe spektrit politik”, është shprehur Hajdari.

Edhe aleatët e Bashës kanë kërkuar ndryshim të sistemit zgjedhor dhe lista të hapura deputetësh. Nuk dihet ende nëse kjo kërkesë e tyre do të pranohet nga dy partitë e mëdha dhe nëse Rama e Basha do të pranojnë të heqin dorë nga privilegji për të përcaktuar deputetët në listë. Pra duket se kjo do të jetë sfida e dy partive të mëdha.

Ndërkohë komisioni i posaçëm parlamentar parlamentar për Reformën Zgjedhore e ka mandatin deri në nëntor të këtij viti. Sipas kalendarit të këtij komisioni, brenda 30 shtatorit do të përmbyllet shqyrtimi i çështjes së votës së emigrantëve dhe teknologjitë e reja në procesin e votimit.  Deri më 31 Tetor komisioni do të ketë një produkt për çështjen e financimit të partive politike. Brenda 28 Nëntorit, komisioni do duhet të ketë përmbyllur edhe diskutimet mbi çështjen e sistemit zgjedhor.

Shumë të shqetësuar për problemet e rënda që sistemi zgjedhor në tërësinë e tij mbart. Mospërfaqësimi i vërtetë i…

Gepostet von Rudina Hajdari am Freitag, 24. Mai 2019

Hajdari replika me Ramën, por kryeministri i jep leksion gjuhe: Retorika është art

Deputetja Rudina Hajdari ka replikuar me kryeministrin Edi Rama në Kuvend duke i kërkuar të mos bëjë replikë dhe të mos i shesë dështimet për arritje.

“Jemi në një situatë ku shëndetësia nuk i jep integritetin e duhur doktorit. Ju flisni për rrugë zoti kryeministër, por nuk keni bërë asnjë rrugë. Ajo që keni bërë është se keni vënë traun. Për çfarë suksesi flisni ju sot? Flisni për integrimin e Shqipërisë, por e kuptoni që ka akoma fshatra në Shqipëri që duan, bukë, ujë dhe infrastrukturë. Mjaft bëtë retorikë”, u shpreh deputetja.

Në përgjigje të saj, kryeministri Rama i shpjegoi Hajdarit ndryshimin mes retorikës dhe demagogjisë.

“Politika në këtë vend është larg së qeni arti i të marrjes vesh mes njerëzish.  Nuk është fjalë e keqe retorika. Retorika është art më vete. Demagogjia është fjalë e keq. Padiskutim që shëndetësia ka plot plagë akoma, nuk diskutohet. Por nëse ju me thoni se para 5 vjetësh e gjysmë shëndetësia ishte më mirë se sot, kur ekranet e lajmeve ishin të mbushura me njerëz me receta që kapeshin pas dyerve të spitalit që thonin se s’kishte as aspirina; këtu s’ndajmë të njëjtin mendim. Shëndetësia falas nuk bëhet sa hap e mbyll sytë”, tha Rama.

“Koalicioni opozitar, një fatalitet politik”

Një ditë më parë Basha firmosi bashkë aleatët marrëveshjen me 10 pika për krijimin e koalicionit opozitar. Rudina Hajdari e ka cilësuar këtë nismë, një fatalitet politik, që synon të çojë vendin në greminë. Hajdari i bën thirrje palëve që të nisin dialogun dhe të ulen në tryezën e bisedimeve, si përfaqësuesit e opozitës ashtu dhe ato të maxhorancës.

 “Marrëveshja ndërmjet partive politike të opozitës, ku ndër të tjera theksohet fakti i mospjesëmarrjes në zgjedhjet e 30 Qershorit, e shikoj si një fatalitet politik. Nga ana tjetër, indiferencën e maxhorancës qeverisëse për situatën e krijuar dhe uria absolute e saj për të gllabëruar çdo ditë pushtet, nuk përbën gjë tjetër, veçse shkakun e drejtë për drejtë të kësaj gjëndjeje.

Natyrisht që kriza politike nuk lindi muajtë e fundit, kur deputetët e opozitës ndërmorën veprimin e djegies së mandateve. Kjo krizë ishte në thellësi të mentalitetit “old school”, të drejtuesit të maxhorancës, i cili ndoqi drejtimin antikushtetues të “mohimit qënësor”, ose të “mohimit ekzistencial” të opozitës, duke gllabëruar të gjithë pushtetet kushtetuese të pavarura, duke shtrirë influencën në brendësi të organeve të drejtësisë, dhe duke mos lënë as hapësirën më të vogël për të bërë opozitë konstruktive.

Përdorja e pushtetit dhe instrumentat e shtetit, për të blerë vota dhe median, për të goditur kundërshtarët politikë duke e trajtuar opozitën si “armiku” që duhet të shkatërrohet, po e fut vendin në një kaos ku autorëve po i vjen dita e gjykimit.

Kjo krizë në qoftë se do të vazhdojë edhe pak do ta çojë vendin në greminë, dhe politikanë të papërgjegjshëm, po përpiqen t’ia faturojnë shpatullave të lodhura të shqiptarëve nga aventurat politike “të të zgjedhurve”.

Sa nuk është vonë, të gjithë demokratët e ndershëm, dhe të gjithë ata që duan të ardhmen e Shqipërisë, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë, por të ulen në tryezën e bisedimit për të gjetur zgjidhjen e shumë pritur”, shkruan Hajdari.

Marrëveshja ndërmjet partive politike të opozitës, ku ndër të tjera theksohet fakti i mospjesëmarrjes në zgjedhjet e 30…

Publiée par Rudina Hajdari sur Mardi 23 avril 2019
Skip to toolbar