Pas panikut të krijuar nga një lajm “fake news” se vendi do të përfshihej nga një tërmet me përmasa të mëdha, ka reaguar dhe Presidenti Ilir Meta. Me një shkrim në rrjetet sociale, Meta, duke përgjithësuar problemin e lajmit “fake” dhe anashkaluar emrat konkretë nën akuzë, me të cilët kalon çdo fundjavë, ka kërkuar bashkëpunim dhe solidaritet nga “institucionet, politika, shoqëria dhe media, duke ruajtur frymën e qetësisë”. “Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerëson ruajtjen e qetësisë nga të gjithë dhe rëndësinë e frymës së bashkëpunimit dhe solidaritetit njerëzor, pa përjashtim, nga aktorët institucionalë, politikë, shoqërorë dhe mediatikë, për normalizimin e plotë të situatës, pas tronditjeve të ditëve të fundit”, ka deklaruar ai.
Më tej, Meta kërkon përgjegjshmëri për evidentimin e pasojave të dëmeve.
Presidenti duket mosbesues te institucionet shqiptare, të cilët kanë kompetencën
ligjore për të bërë vlerësimin e dëmeve materiale të tërmetit, si dhe Instituti
i Ndërtimit, specialistët e të cilit do të duhet të vlerësojnë sigurinë e
banesave të ndërtuara. Në këtë frymë mosbesimi, Meta kërkon ndihmë nga jashtë,
duke i sygjeruar qeverisë që të ftojë Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë
Atomike për të përcaktuar sigurinë dhe rezistencën e banesave, pallateve dhe
godinave të dëmtuara.
“Transparenca dhe përgjegjshmëria maksimale për evidentimin e pasojave
është tepër e rëndësishme në këto momente. Në veçanti, vlerësimi teknik i
banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara është tepër i domosdoshëm për të
ardhmen. Ndaj duke vlerësuar dhe solidaritetin e vendeve partnere dhe Bashkimit
Europian, Presidenti Meta i kërkon qeverisë të ftojë zyrtarisht edhe Agjencinë
Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, që ka kapacitetet e duhura për të
përcaktuar sigurinë dhe rezistencën e banesave, pallateve dhe godinave të
dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore”, shkruan ndër të tjera Meta.
Në fund, Meta kërkon që të mos keqpërdoret situata, duke u shprehur se kjo nuk është rruga e duhur, ndërsa përsëritë thirrjen për solidaritet. “Keqpërdorimi nga kushdo i kësaj situate, nuk është rruga e duhur për të përballuar një shqetësim të përgjithshëm, në mënyrë të bashkuar dhe të përgjegjshme, vetëm në interes të qytetarëve të traumatizuar nga tronditjet dhe pasojat në banesat e pronat e tyre. Të gjithë duhet të shtojnë kontributet pozitive dhe solidare në bazë të përgjegjësive institucionale, politike, shoqërore dhe qytetare”, përfundoi Meta kamzhikun e butë për opozitën, kryesisht LSI, e cila ka qenë e ashpër këto ditë ndaj qeverisë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë
Socialiste, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit, u shpreh se Ilir Meta e ka
kthyer presidencën në ‘seli të opozitës’. Gjatë fjalës së tij për miratimin
e ndryshimeve në Kodin Penal, i kthyer për rishqyrtim nga Meta në
Kuvend, Balla u shpreh se “Presidenti nuk e ka kuptuar thelbin e ndryshimeve në
këtë kod”.
“Meta nuk ka kuptuar se kush ka qenë
thelbi i ndryshimeve në Kodin Penal. Të gjithë e dimë që sigurua ushqimore
duhet të jetë vëmendja jonë kryesore. Në se do kishte hyrë në korrik, tani në
shtator mund të kishim pasur raste të para që abuzojnë me sigurinë ushqimore të
shqiptarëve, u vonuam dy muaj vetëm prej presidentit. Ai e ka vetë pozicionuar presidencën
në një nga selitë e opozitës”, tha Balla.
Më tej, duke komentuar ndryshimet në Kodin Penal,
Balla tha se me rimiratimin e ndryshimeve të Kodit Penal, askush nuk do të
guxojë askush të abuzojë me sigurinë ushqimore, të ushtrojë dhunë në stadium
apo ndaj mjekëve dhe policëve. “Prej sot
nuk do të guxojë më askush se do të shkojë në kokërr burgu në abuzon me
sigurinë ushqimore. Asnjë fjalë në dekret për këtë çështje. Dhuna në stadiumi
patjetër. Nëse presidenti s’do e ishte pozicionuar si bashkë-drejtues i
opozitës, nuk do kishte ndodhur dhuna në ndeshjen në Shkodër”.
“Dhuna në stadium, dhuna ndaj mjekëve,
punonjësve të policisë. Nuk e ka lexuar fare nenin atë për ndërhyrje të
padrejta në jetën private. Qëllimi ka qenë për të garantuar respektimin e të
drejtave të fëmijëve që u shërpdorohen fotografitë që i përdorin kolegët pa
teklifë. S’e ka pasur njeri për video përgjimet të referuara në
Presidencë”, tha Balla.
Pajisja e një presidenti me një kartë që i
lejon hyrjen në një institucion ndërkombëtar është një akt i paprecedent në
historinë e diplomacisë apo marrëdhënieve dypalëshe mes shteteve. Ditën e djeshme Presidenti i vendit, Ilir Meta bëri
një udhëtim drejt Strasburgut, që sot zyrtarisht nga zyra e shtypit të tij u
reklamua si një vizitë pune edhe pse kjo lëvizje ishte e paparalajmëruar. Në
faqen zyrtare të Presidencës u reklamua edhe vizita e Presidentit në Strasburg
që në një formë përgjigje ndaj mediave që shkruan se ai kishte udhëtuar drejt
Strasburgut duke lobuar ‘për të shpëtuar
lëkurën e tij’ ku u takua edhe me
Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, e shiti si
takim pune.
Por në këtë postim të Presidencës vihet re
një detaj që nxjerr blof Presidentin, si dhe përdhos institucionin që ai
përfaqëson. Nga fotografia e publikuar, shihet që Presidenti Meta ka takuar
zotin Buquicchio me një kartë vizitori të varur në qafë, poshtë një posteri të
rastit me një pamje nga Venecia dhe pa asnjë lloj protokolli zyrtar mikpritje.
Me pak fjalë në axhendën e Komisionit të
Venecias nuk ka pasur asnjë takim të planifikuar me Metën dhe për këtë arsye,
Presidenti i Republikës është trajtuar njësoj si një kalimtar i rastit apo
student i interesuar, duke u pajisur me leje hyrje për të vizituar ambientet e
Komisionit të Venecias. Kjo për një institucion si Presidenca e një vendit që
synon që të bëhet anëtare e Bashkimit Europian është shumë denigruese.
Pajisja e një presidenti me një kartë që i
lejon hyrjen në një institucion ndërkombëtar është një akt i paprecedent në
historinë e diplomacisë apo marrëdhënieve dypalëshe mes shteteve. Për më tepër,
diçka e tillë tregon që Komisioni i Venecias, i cili ka mbikëqyrur paketën e
Reformës në Drejtësi, ashtu si edhe çdo reformë të madhe në vend, nuk është i
gatshëm që të pranojë në ambientet e tij Ilir Metën si President.
Arsyeja mund të gjendet vetëm në bindjen e
qartë të ndërkombëtarëve, se Meta është një element që ka penguar zbatimin e
reformës në drejtësi, ndërsa sjellja politike me zgjedhjet vendore, duket se e
ka ridikulizuar edhe më shumë figurën e tij.
Kujtojmë se shpesh herë ai ka dalë haptazi
kundër Reformës në Drejtësi dhe duke e quajtur si Ramaforma. Po ashtu ka dalë
edhe kundër ndërkombëtarëve. Ekziston edhe një element i dytë edhe më
problematik. Në çdo vend normal të botës, kreu i një shteti pritet në një takim
pune me një protokoll zyrtar, pjesë e të cilit janë gjithmonë simbolet
kombëtare, tapeti i kuq apo nëse takohet me një homolog, edhe himni i flamurit.
Asnjë simbol kombëtar nuk është shfaqur në këtë takim.
Kujtojmë se ky takim vjen pikërisht në kohën
kur ekspertët e këtij komisioni po studiojnë materialet e marra nga autoritetet
shqiptare për nismën parlamentare të ndërmarrë për shkarkimin e Presidentit të
Republikës për shkelje të rënda të Kushtetutës. Dhe në fakt, tentativat për të
sfumuar gjurmët e lobimit, bien nga vetë njoftimi që presidenca dha zyrtarisht,
ku temë e diskutimit mes tyre ka qenë pikërisht çështja e shkarkimit të tij.
Siç njoftoi zyrtarisht presidenca, Meta
“i dorëzoi Presidentit Buquicchio raportin e përgatitur për Komisionin e
Venecias, dhe i shprehu vullnetin për bashkëpunim të plotë për çdo çështje apo
paqartësi që lidhet me të.
Ndaj, me postimin e realizuar në vetë faqen e
Presidencës, Meta ka dëshmuar një mungesë të plotë respekti për simbolet e
shtetit, por ç’është edhe më e rënda, ka ulur figurën e Presidentit të
Shqipërisë në një nivel të padëgjuar kurrë më parë./Shqiptarja.com/
Shkarkimi i Ilir
Metës nga mazhoranca, ka shkaktuar debate të ashpra në studion e emisionit
“Real Story” të gazetarit Sokol Balla në News 24. Pyetjes së drejtpërdrejt të
drejtuesit të emisionit, se nëse “Meta do të shkarkohet”, analistët Vasjari dhe
Zaloshnja, kanë shprehur mendimin se mazhoranca do ti shkojë deri në fund këtij
akti. Ndërkohë, Arian Vasjari ka dhënë dhe argumentat ku Meta, sipas tij, ka bërë
shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për këtë duhet shkarkuar. “Kam përshtypjen
se është orientuar nga çështje më pak problematike. Për këto unë nuk do ta
shkarkoja presidentin. Kujt i referohem? I referohem dekretit për zgjedhje.
Këto janë gjithsesi shkelje. Dua të them jo shfuqizim i dekretit. Fakti që
Presidenti ka anashkaluar, konsultimin me partitë politike, është një shkelje.
Po mendoj se Presidenti për këtë shkak nuk mund të shkarkohet sepse ka
argumenta”, tha Vasjari.
Ndërkohë, sipas Vasjarit, dy janë shkeljet e rënda të Kushtetutës nga Ilir Meta. Shkelja e nenit 86, që tregon se “kryetari i shtetit përfaqëson unitetin e popullit” dhe “ka hyrë në konflikt me parimin e neutralitetit”. Sipas Arian Vasjarit, këto dy pika, janë arsye të forta pse Ilir Meta nuk duhet të jetë më President. “Çështja e shfuqizimit dhe dekretimit duke anashkaluar partitë politike, për mua nuk është shkelje e rëndë. Ajo çfarë është shkelje e rëndë e Presidentit të Republikës, neni 86 është neni i cili; kryetari i shtetit 1; përfaqëson unitetin e popullit; 2 ka hyrë në konflikt me parimin e neutralitetit. Kjo është shumë e rëndë. Është fakti që zoti Meta ka rrëzuar nenin 86 të Kushtetutës dhe ka rrëzuar parimin e neutralitetit të vendit”, tha Vasjari.
Ndërkohë, analisti
Eduard Zaloshnja u shpreh se Gjykata Kushtetuese do të jetë ajo që do të thotë
fjalën e fundit. Megjithatë, sipas tij, shkarkimi i presidentit, para se të
bëhen ndryshimet kushtetuese, do të krijojë probleme të mëdha elektorale në
vend. “Unë kam dëgjuar të dyja palët, por në fund të fundit arbitri
përfundimtar është Gjykata Kushtetutese. Edhe Palmer këtë tha; 30 qershori
duhet të bëhet, por duhet të krijohet Gjykata Kushtetuese. Politikisht unë them
se do shkarkohet. PS e ka ndarë mendjen për ta shkarkuar. Politikisht shoh një problem
të madh për zgjedhjet e ardhshme. Krijohet një tension i madh, nga pikëpamja
elektorale do krijojë probleme. Unë nuk jap dot opinion, unë si ekspert
elektoral mund të them se kjo do të krijojë një problem të madh, nëse nuk
ndryshohet Kushtetuta”.
Ndërkohë, analistia
Arian Vasjari u shpreh se fakti që Ilir Metën e kanë shmangur ndërkombëtarët
deri më tani, krijon përshtypjen që ndaj Presidentit ka dhe një konspiracion ndërkombëtar.
“Në rrethanat që janë regjistruar deri më tani, me shmangjen e takimit me disa
ndërkombëtar, kam përshtypjen që ndaj Ilir Metës ka një konspiracion edhe ndërkombëtar”,
ka thënë Vasjari.
Ish-nënkryetari i
Grupit Parlametar të LSI, Përparim Spahiu, i ftuar në emision, deklaroi se ai
personalisht, do të ishte gati të shkonte në zgjedhje të dielën e ardhshme me
Edi Ramën. Por, Spahiu u shpreh se ky vendim i takon shumicën për t`u marrë. “Ky
është një diskutim që do mblidhemi ne si LSI. Mendim personal i imi, unë shkojë
në zgjedhje me Ramën të dielën që vjen. Ne u regjistruam për 13 tetorin, por në
30 qershor ishte shumica që vendosi. Edhe tani do jetë shumica që do vendosë”.
Përparim Spahiu edhe pse e cilësoi presidentin Meta si pjesë të krizës, shtoi se fal tij u arrit të shmangej lufta në vend. I ftuar në emisionin Real Story të gazetarit Sokola Balla në News 24, Spahiu tha se është fat për vendin që ka një president të tillë pasi është një nga politikanët më të mirë dhe me vendimin e tij për shfuqëzimin e 30 qershorit ai arriti të parandalonte luftën. Për Spahiun, ky ishte një vendim i duhur i marrë nga Meta duke thënë se ai ka kërkuar vetëm të mbrojë përfaqësimin e gjerë politik në zgjedhje.
“Në gjithë këtë
situatë dhe zallahi ku presidenti është epiqendra e diskutimit, them se Meta
ishte në të drejtën e tij dhe ka bërë zgjedhjen e duhur. Është gjëja më e mirë
që një politikan si Meta është President. Nuk mund të them se Meta është
përfaqësues i ekstremit të majtë, por roli i tij është të sigurojë përfaqësimin
politik dhe këtë bëri me dekretin e tij për shfuqizimin e 30 qershorit. Meta
është presidenti më i mirë që kemi pasur. Më vjen shumë mirë që Komisioni i
Venecias është ftuar nga qeveria për të dhënë mendimin e tij për rastin e
Presidenti Meta, në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese. Do shohim
konkluzionet e Venecias, që të gjithë besojmë se është institucion i besueshëm.
Ilir Meta është pjesë e krizës, por me pjesa më e mirë është se po mundohet të
tregojë zgjidhjen për të. Meta me dekretin e tij u munduar të parandalojë për
të pasur një 30 qershor që denigroi Ramën personalisht. Meta ka meritën
kryesore që nuk pati luftë.” tha Spahiu
Gjatë debatit
politik në emisionin Real Story, Spahiu pati replika edhe me analistin Arian
Vasjari, i cili tha se nuk mund ta quaj dot presidentin Meta si një përfaqësues
të unitet të popullit shqiptar dhe për të ai është faktor i krizës politike.
“Ajo çfarë po ndodh me Presidentin, është një anomali substanciale , pasi
presidenti është pjesë e krizës, nuk ka rëndësi ka të drejte apo jo. Fakti
është ky që për aq kohë Meta është si pjesë apo faktor i krizës ka diçka që nuk
shkon. Pyetja është: A është Presidenti i Republikës, sot simbol i
unitetit? Presidenti mund të këtë gjithë
të drejtën mbi veprimet e tij, por për unitetin kombëtar nuk shprehet dot
Gjykata Kushtetuese.” tha Vasjari.
Analisti Arian Vasjari ëshë shprehur në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se Ilir Meta nuk përfaqëson më unitetin kombëtar. “Neni 86, thotë: Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. Sot, a është Zoti Meta uniteti i popullit. Nuk përfaqëson unitetin e popullit. Koncepti unitet i popullit është një koncept që bazohet te perceptimi që shoqëria ka te Presidenti i Republikës. Rama përfaqëson gjysmën e popullit shqiptar. Presidenti i Republikës sot nuk është neutral. Kemi një krizë dhe duhet ta zgjidhim, ky është problemi”, tha Vasjari.
Sipas tij,
Presidenti duhet të ishte faktor për të zgjidhur krizën, por ai u bë pjesë e
krizës. Në deklaratat e Ilir Metës, sipas Arian Vasjarit, narrativa nuk është ajo
e një presidenti republike, por e një pale politike. “Presidenti duhet të ishte
faktor për të zgjidhur krizën, por ai është pjesë e krizës. Ne nuk po debatojmë
sot se Ilir Meta nuk ka pasur një shumicë për tu bërë president. Nuk kemi
narrativën e një presidenti republike. Kemi narrativën e një pale politike. Së
pari presidenti është aty si investim politik”, tha Vasjari.
Megjithatë,
analisti Arion Sulo, ka kundërshtuar duke u shprehur se përplasja mes
Presidentit dhe Kryeministrit ndodh edhe në vende të zhvilluara. “Ka përplasje
kryeministri – presidenti ka gjithandej. S’ëshët gjë e mirë të jesh mbi palët
dhe të përfaqësosh interesat e popullit. Tjetër është edhe Venecia, e kthen në
simbol të unitetit të popullit sikundër e rrëzon”, tha Sulo.
Analisti Eduard
Zaloshnja, në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në News 24,
deklaroi se Alfred Moisiu ka qenë i vetmi president që ka ulur palët për
zgjidhjen e krizës në vend. Sipas tij, Moisiu e bëri këtë gjë, pasi ishte i
vetmi president që u votua në parlament me konsensusin më të madh nga partitë
politike. “Moisiu është i vetmi
president shqiptar që është zgjedhur me shumicë dërrmuese në parlament. Ai është
i vetmi që ka mbledhur palët të ulen dhe të bien dakord për shtyrjen e
zgjedhjeve. Gjithë krizat e tjera janë zgjidhur me një amerikan, me Palmer, etj
etj”, tha Zaloshnja.
Sipas tij, Meta ka
vënë një bast për opinionin e Komisionit të Venecias se “nëse ata thonë që ka shkelur Kushtetutën, do
të jap dorëheqjen”. Zaloshnja shprehet se probabiliteti që Venecia të thotë se
“Meta ka shkelur Kushtetutën është zero”. “Meta vuri bast dhe tha; Nëse unë kam
shkelur kushtetutën, do jap dorëheqjen. Kjo bazohet në një probabilitet. Të
gjithë opinionet e Komisionit të Venecias, kanë qenë diku midis ‘Po’ dhe ‘Jo’.
Si president, Meta mund të thotë nesër që ky argument është pro meje ky kundër
meje. Propabilitetit është zero, që Venecia të thotë që Ilir Meta ka shkelur
Kushtetutën”, është shprehur Zaloshnja. /Realstory.al/
Analisti Arian
Vasjari u shpreh në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në News 24,
se Ilir Meta ka bërë dy shkelje të rënda të Kushtetutës. Sipas tij, Meta nuk
duhet të shkarkohet për dekretin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe të 13
tetorit. “Kam përshtypjen se është orientuar nga çështje më pak problematike. Për
këto unë nuk do ta shkarkoja presidentin. Kujt i referohem? I referohem
dekretit për zgjedhje. Këto janë gjithësesi shkelje. Dua të them jo shfuqizim i
dekretit. Fakti që Presidenti ka anashkaluar, konsultimin me partitë politike, është
një shkelje. Po mendoj se Presidenti për këtë shkak nuk mund të shkarkohet
sepse ka argumenta”, tha Vasjari.
Ndërkohë, sipas
Vasjarit, dy janë shkeljet e rënda të Kushtetutës nga Ilir Meta. Shkelja e
nenit 86, që tregon se “kryetari i
shtetit përfaqëson unitetin e popullit” dhe “ka hyrë në konflikt me parimin e
neutralitetit”. Sipas Arian Vasjarit, këto dy pika, janë arsye të forta pse
Ilir Meta nuk duhet të jetë më President. “Çështja e shfuqizimit dhe dekretimit
duke anashkaluar partitë politike, për mua nuk është shkelje e rëndë. Ajo çfarë
është shkelje e rëndë e Presidentit të Republikës, neni 86 është neni i cili;
kryetari i shtetit 1; përfaqëson unitetin e popullit; 2 ka hyrë në konflikt me
parimin e neutralitetit. Kjo është shumë e rëndë. Është fakti që zoti Meta ka
rrëzuar nenin 86 të Kushtetutës dhe ka rrëzuar parimin e neutralitetit të
vendit”, tha Vasjari.
Ndërkohë, analisti
Eduard Zaloshnja u shpreh se do Gjykata Kushtetuese do të jetë ajo që do të
thotë fjalën e fundit. Megjithatë, sipas tij, shkarkimi i presidentit, para se
të bëhen ndryshimet kushtetuese, do të krijojë probleme të mëdha elektorale në
vend. “Unë kam dëgjuar të dyja palët, por në fund të fundit arbitri përfundimtar
është Gjykata Kushtetutese. Edhe Palmer këtë tha; 30 qershori duhet të bëhet,
por duhet të krijohet Gjykata Kushtetuese. Politikisht unë them se do
shkarkohet. PS e ka ndarë mendjen për ta shkarkuar. Politikisht shoh një
problem të madh për zgjedhjet e ardhshme. Krijohet një tension i madh, nga pikëpamja
elektorale do krijojë probleme. Unë nuk jap dot opinion, unë si ekspert
elektoral mund të them se kjo do të krijojë një problem të madh, nëse nuk
ndryshohet Kushtetuta”, tha Vasjari./Realstory.al/
Analisti Arian Vasjari ëshë shprehur në
emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se Ilir Meta nuk përfaqëson më
unitetin kombëtar. “Neni 86, thotë: Presidenti i Republikës është kryetar i
shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. Sot, a është Zoti Meta uniteti i
popullit. Nuk përfaqëson unitetin e
popullit. Koncepti unitet i popullit është një koncept që bazohet te
perceptimi që shoqëria ka te Presidenti i Republikës. Rama përfaqëson gjysmën e
popullit shqiptar. Presidenti i Republikës sot nuk është neutral. Kemi një krizë
dhe duhet ta zgjidhim, ky është problemi”, tha Vasjari.
Sipas tij, Presidenti duhet të ishte faktor për
të zgjidhur krizën, por ai u bë pjesë e krizës. Në deklaratat e Ilir Metës,
sipas Arian Vasjarit, narrativa nuk është ajo e një presidenti republike, por e
një pale politike. “Presidenti duhet të ishte faktor për të zgjidhur krizën,
por ai është pjesë e krizës. Ne nuk po debatojmë sot se Ilir Meta nuk ka pasur
një shumicë për tu bërë president. Nuk kemi narrativën e një presidenti
republike. Kemi narrativën e një pale politike. Së pari presidenti është aty si
investim politik”, tha Vasjari.
Megjithatë, analisti Arion Sulo, ka kundërshtuar duke u shprehur se përplasja mes Presidentit dhe Kryeministrit ndodh edhe në vende të zhvilluara. “Ka përplasje kryeministri – presidenti ka gjithandej. S’ëshët gjë e mirë të jesh mbi palët dhe të përfaqësosh interesat e popullit. Tjetër është edhe Venecia, e kthen në simbol të unitetit të popullit sikundër e rrëzon”, tha Sulo./Realstory.al/
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-rivali i tij në zgjedhjet e 30 qershorit, Arben Skënderi, kanë qenë të ftuarit e parë të emisionit Real Story të gazetarit Sokol Balla në News 24. Përballë dy analistëve, Erl Murati dhe Agron Gjekmarkaj, Veliaj ka shpjeguar fillimisht deklaratat ndaj Ilir Metës në aktivitetin e mbajtur në Pezë të hënën, në kujtim të Konferencës së Pezës. Veliaj u shpreh se “nuk kam asgjë personale me Presidentin, por s`mund t`i shmangesh betejave kur flet për pluralizëm”.
“Unë nuk kam asgjë personale. Thjesht gjërat
duhen thënë siç janë. Nëse një kryetar
bashkie merr përsipër të pastrojë monumentet nga llotot e Presidentit. Sot
kisha një apel, duhet t`i respektojmë atdhetarët. Unë cilësova në Pezë intuitën
e cilësisë së fshatit. Nëse do evokojmë histori të pluralizmit, duhet ta themi
prapë historinë të plotë. Kur u shkrehën pushkët vetëm një pjesë vajti të
luftonte gjermanin, pjesa tjetër luftoi shqiptarin. Të thuash duam pluralizëm dhe
ti shmangesh betejat. Asgjë personale me Presidentin. Nuk mund të predikosh te
partizanët, dhe tu dalësh para fadromave të bashkisë, dhe të flasësh për pluralizëm
kur u shmangesh betejave”, u shpreh Veliaj.
Më tej, Veliaj është shprehur se nuk ka pasur
kohë të lexojë raportin e Ilir Metës për mbrojtjen përballë Komisionit të
Venecias. Sipas tij, gjatë të hënës i është përkushtuar hapjes së shkollave,
duke treguar se Tirana ka përfituar disa shkolla të reja si bashkëpunim mes
bashkisë dhe biznesit privat.
“Nuk e kam lexuar raportin e Metës. Po të
kisha kohë të lexoja raportin, do rrija më shumë me tim bir. Në thelb ne do
paguajmë me këste shkolla sepse nuk i kemi ato lekë. Ky është një problem akut,
që nuk i thua dot Tiranës ‘që ne nuk kemi lekë dhe nuk do bëjmë shkolla’. Nga familjarët
vilen më pak se 2 milion lekë në vit. Në momentin që gjysma janë o pensionist,
persona me aftësi të kufizuar apo me ndihmë ekonomike, dhe kjo shumë nuk
mblidhet”, tha Veliaj.
Ndërkohë, duke folur për mësimin me dy turne, Veliaj u shpreh se tani kanë mbetur vetëm dy gjimnaze ku zhvillohet mësim me dy turne. Ai tha se për të arritur këtë është punuar shumë për hapjen e shkollave të reja. “Ka qenë Çajupi me dy turne. Shkolla Kosova nuk ekzistonte fare. Ne sot jemi shumë afër kësaj arritje. Shkolla ‘Servete Maçi’ është një shkollë e re. Sot kemi më pak mësim me dy turne. Kemi hapur disa shkolla të reja për të reduktuar mësimin me dy turne. Na mori katër muaj vetëm sherri me Universitetin Bujqësor të Tiranës. Kanë mbetur vetëm dy gjimnaze që kanë mësim me dy turne. Jemi shumë afër arritjes që të mos kemi më mësim me turne. Ndërtimi i një shkolle kushtojnë nga 2-3 milion euro por dhe më shumë”, u shpreh Veliaj. /Realstory.al/
Ilir Meta ka publikuar raportin prej 55
faqesh, i cili i është dorëzuar Komisionit të Venecias, ku “vetëmbrohet” për
procesin e shkarkimit. Meta e nis shpjegimin ndaj Komisionit të Venecias, duke
analizuar fillimisht situatën politike në vend. Që në nisje të raportit, Meta vetëmbrohet
duke u shprehur se “Presidenti ka qenë i detyruar për të marrë akte vendimtare
për të garantuar besueshmërinë e zbatimit të reformave kyçe”. Më tej, ai përmend
atë që e quan “autoritet ekskluziv” të Presidentit për ushtrimin e kompetencës kushtetuese
të datës së zgjedhjeve, ndërsa më pas vijon duke përmendur protesta të ndryshme
të zhvilluara në vend gjatë vitit 2018-2019.
në argumentet që i dërgon Venecias, Meta flet edhe për dosjet penale 184
dhe 339, ku duke cituar raportin e OSBE/ODIHR të zgjedhjeve të vitit 2017,
shkruan se “këto të dhëna, edhe pse në dispozicion të Prokurorisë prej më shumë
se dy vitesh, nuk i kishin vënë në lëvizje Organet Hetimore për të kryer
veprime të mëtejshme ligjore”, shkruan Meta.
Sulmet ndaj Reformës në Drejtësi nuk mungojnë,
në mbrojtjen që Meta bën përballë Venecias, duke përdorur argumenta, sipas tij,
të Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi. “Zbatimi i njënashëm dhe në
kundërshtim me rekomandimet e qarta të Komisionit të Venecias dhe parashikimet
kushtetuese të reformës në sistemin e drejtësisë ishte një prej shkaqeve
kryesore për lindjen dhe përshkallëzimin e krizës”, shkruan Meta në raport. Një
nga pjesët më interesante në raport, është dhe paragrafi ku Ilir Meta shkruan për
“rritjen e pasigurisë dhe shqetësimit të aktorëve vendas dhe ndërkombëtarë”. Meta
përmend disa nga vendet e Bashkimit Europian që sipas Presidentit shfaqën “shqetësime
për krizën”, por në asnjë rresht, ai nuk flet për SHBA-në dhe rolin e saj, në
parandalimin e gjakderdhjes dhe konfliktit civil në 30 qershor.
“Shqetësime serioze shfaqën vendet fqinje Itali,
Greqi, apo të tjera si Gjermania, Franca, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar, të
cilat i druheshin një eksodi masiv nga Shqipëri, apo rrezikut për
destabilizimin e rajonit”, shkruan Meta. Më tej, po në këtë paragraf, Meta
shkruan se “nuk munguan as deklarime publike nga ana e drejtuesve të lartë të
PS që pretendonin për ndërhyrjen e faktorëve të tretë të huaj me qëllim
destabilizimin e vendit”, citon Meta. Në fakt, kjo është një deklaratë e
pazakontë, pasi ka qenë vetë Presidenti, si para, pas dhe së fundi në një
konferencë për shtyp, që ka aluduar për “ndërhyrjen e faktorit të huaj”, madje
duke sulmuar drejtpërdrejt SHBA në këtë rast.
Më tej, Meta flet për anulimin e zgjedhjeve të
30 qershorit, duke dhënë të njëjtët argumente si në ditën e nxjerrjes së
dekretit, ndërsa përmend gjithashtu në këtë paragraf përsëri BE apo CDU/CSU,
por në asnjë rresht SHBA. Pasi bën një përmbledhje të gjithë ngjarjeve që rrodhën
nga 30 qershori deri më sot, Ilir Meta nxjerrë konkluzionet në fund të
raportit. Në pikën e parë ai shkruan se palët “refuzuan” dialogun, në pikë e
dytë, shkruan se “opozita dogji mandatet e 182 deputetëve dhe kandidatëve”, ndërsa
në pikën tre, shkuran se “opozita parlamentare aktuale përfitoi mandatet në
shkelje të Kodit Zgjedhor dhe procedurave legjislative”. Më tej, Meta shkruan se “Parlamenti dhe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzojnë njohjen e autoritetit kushtetuese të
Presidentit të Republikës”. /Realstory.al/
Avokati dhe analisti Spartak Ngjela,
deklaratat e Presidentit se ‘Parlamenti nuk është i plotë…dhe vendi është në
krizë përfaqësimi’, i quan ‘çoroditje’ të Metës. Me anë të një komenti në
rrjetet sociale, Ngjela shkruan se kjo nuk është krizë përfaqësimi, por
sakrificë përfaqësimi për të ndëshkuar të korruptuarit.
“Çoroditja e Metës, vazhdon ta kthejë mbrojtjen
e tij në fajësi…Meta deklaroi se “Parlamenti nuk është i plotë… kjo
është krizë përfaqësimi”. Jo, zoti Meta, kjo nuk është krizë përfaqësimi,
është sakrificë në përfaqësim, për të ndëshkuar të korruptuarit. Largimi i
deputetëve PD dhe LSI, dhe futja në Parlament e deputetëve zëvendësues me arsye
krejt e krejt ligjore nuk dha krizë, por sukses për Reformën në Drejtësi. Ky
ishte sukses historik, sepse sot shqiptarët janë mu në prag të shpëtimit: në
Shqipëri tani posa ka filluar antikorrupsioni si proces”, shkruan Ngjela.
Më tej, Sparak Ngjela komenton edhe
deklaratat e Metës, ku u shpreh se kishte informacion se ‘do të digjej
Parlamenti”, Ngjela shprehet se Meta gënjen. Ai ngre disa pyetje për Ilir Metën,
duke arritur në konkluzionin se Meta është kundër Reformës në Drejtësi.
“Meta tha gjithashtu që “jam shtyrë për
të zhvendosur me dekret datën e zgjedhjeve të dekretuara, sepse kisha të dhëna
se do të digjej Parlamenti “. Nuk është profesionist prandaj gënjen, duke
rënduar veten. Për këtë rast, pyetjet enigmë janë këto: Po mirë, ky President,
nuk ka qenë fare në gjendje ta ndalonte djegien e mundshme të Parlamentit me
forcën e shtetit?”.
“Po mirë, nuk mundej ky President të
lajmëronte kryeministrin e ti kërkonte atij shpalljen e masave drastike: nga
ndalimi i protestës e deri te vendosja e pjesëshme e gjendjes së
jashtëzakonshme? Pse nuk ka bërë Meta asnjë nga këto? Sepse ka pritur djegien,
domethënë destabilizimin e Shqipërisë, ngaqë vetë rrezikohet nga Reforma në
Drejtësi kur të fillojë procesi antikorrupsion. Domethënë, Meta është kundër
reformës? Sigurisht. Këtu ka qenë e gjithë loja e tij antikombëtare…”, përfundon
Ngjela.
Në 1 orë e 30 minuta konferencë për mediat, Ilir Meta, pas një periudhe të gjatë heshtje, ka sulmuar përsëri ashpër ndërkombëtarët. Meta bëri përgjegjës, për atë që ai e quan ‘antagonizëm’, pikërisht faktorin ndërkombëtar. Sipas Ilir Metës, Rama dhe Basha janë nxitur në ‘mungesën e përgjegjësisë’ nga ndërkombëtarët, që sipas Presidentit, arsyeja e këtij polarizimi është për të ‘mbajtur Shqipërinë në situatë ngërçi.
“Kjo ka qenë një situatë artificiale, e kam thënë, shqiptarët nuk e kanë merituar, se ky polarizim nuk jeton poshtë në shoqëri, në lagje, komunitete, fshatra, ky është një antagonizëm nga lart, por duket dhe si antagonizëm i orkestruar nga jashtë për të mbajtur Shqipërinë në një situatë ngërçi, dhe jo për të pasur ato kredenciale si një vend i NATO-së që duhej të kishte hapur negociatat, dhe që njerëzit nuk duhet të ikin me vrap nga vendi. Nëse reflektojnë tani është gjë e madhe, ja kam kërkuar prej kohësh. Ka qenë e pamundur deri tani për shkak të pavullnetit të tyre. U kam dhënë një rrugë për të ecur në rrugën e kthimit të vendit në shinat e kushtetutës”, tha Meta.
Pra, Meta ‘shkarkon’ përgjegjësinë e tij për thellimin e krizës me ‘dekret’,
dhe vë ‘nën akuzë’ ndërkombëtarët, si shkaktarët e krizës politike në vend. Në
fakt, ndërkombëtarët, të paktën vendet aleate, gjatë gjithë kohës, jo vetëm që
nuk kanë nxitur ‘polarizimin’ dhe ‘antagonizmin’, siç presidenti pretendon, por
kanë bërë thirrje për dialog dhe bashkëpunim. Janë lehtësisht të verifikueshme deklaratat
e vendeve partnere, që nga nisja e krizës e deri më sot, që u kanë kërkuar palëve
politike të ulen në dialog, të bashkëpunojnë për reformat kryesore në vend dhe
të punojnë për qëllimin madhor të Shqipërisë, hapjen e negociatave me BE.
Por sulmet nuk u ndalën me kaq. Ai ka shigjetuar Reformën në Drejtësi. Gjatë
deklaratës së tij, Meta përmendi rastet e bashkëpunimit të Shqipërisë me
Komisionin e Venecias, duke sjellë shembulli për hartimin e Kushtetutës së
vitit 1998. Lidhur me këtë dokument themeltar të funksionimit të shtetit, Meta
u shpreh se ka qenë një nga kushtetutat më të mira të vendit.
“Jam këtu për të dhënë
përgjigje përtej objektit të punës së Komisionit të Venecias. Për komisionin e
Venecias unë kam respektin më të madh. Nuk janë diplomatë që flasin pa
përgjegjësi se do ikin nesër dhe do vazhdojnë punën e tyre. Ata janë një
referencë edhe për vendet e tjera. Ndaj ka bërë shumë mirë Kuvendi që e ka
ftuar. Në vitin 1998 kushtetutën e bëmë me Komisionin e Venecias. Ajo u votua.
Pastaj u ndryshua brenda natës dhe nuk u pyet as Venecia as qytetarët, e
duartrokitën disa ambasadorë”, tha Meta.
Më tej, kreu i shtetit vijoi sulmin ndaj Reformës në Drejtësi, madje duke lënë të kuptohet se shkaku pse vendi është në krizë politike, është pikërisht moszbatimi i kësaj reforme. “Kjo situatë është edhe shprehje e një krize kushtetuese institucionale të vendit. Një nga arsyet pse jemi këtu është se janë shkelur rekomandimet e Venecias për Prokurorinë e Përgjithëm dhe për Gjykatën Kushtetuese. Prandaj duhet t’i kishim dëgjuar ata”, tha Meta. /Relastory.al/