“Djegia e Kuvendit”, Meta: Komisioni kërkoi detaje, por janë sekret

POLITIKË


Presidenti Ilir Meta deklaroi se më datë 11 tetor do të jetë në Komisionin e Venecias për të qenë i hapur ndaj pyetjeve të anëtarëve të saj, ndërkohë që për deklaratën e tij në Komisionin e Posaçëm Hetimor se persona të caktuar do të digjnin kuvendin gjatë protestës së opozitës më 7 qershor, kreu i shtetit shprehet se këtë informacion ia ka kërkuar edhe Komisioni Hetimor me shkresë, por që ai ia ka përcjellë institucionit të sigurisë kombëtare, duke qenë se informacioni klasifikohet sekret.

Ketë deklaratë, Presidenti Meta e ka bërë duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në konferencën për mediat, e cila ka nisur në orën 17:12 minuta, ku për herë të parë, ai nuk ka dalë në podiumin e vet, por ka zgjedhur të ulet në një tavolinë, me një grumbull dokumentesh para. Që në fillim të fjalës së tij ka thumbuar Ramën, duke e konsideruar si “ngelës vjeshte”, pasi po tenton të ngulisë në mendjen e shqiptarëve datën 11 tetor, kur do të dalin rekomandimet e Komisionit të Venecias, ndërkohë që sipas tij, nuk është kjo datë e rwndwsishme pwr shqiptarwt, pasi datw e rwndwsishme për shqiptarët wshtw datw 18 tetor, ku pritet të merret vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Meta, duke argumentuar për këtë çështje me ironi, ndryshe nga herët e tjera ku është shfaqur i tensionuar, ai është munduar të dhurojë buzëqeshje gjatë përgjigjeve për interesin e gazetarëve, ndërsa ka falënderuar Kuvendin, që ka thirrur Komisionin e Venecias për opinionin e vet për çështjen e shkarkimit të Presidentit, ndërkohë që Komisioni Hetimor është shprehur se opinioni i tyre do të jetë shumë i rëndësishëm për vendimin e tyre për hetimin ndaj kreut të shtetit.


Më tej, Presidenti Ilir Meta tha se informacioni që ai bëri publik në komisionin hetimor parlamentar, se në 8 qershor në protestën e opozitës së bashkuar, kishte plan për të djegur Kuvendin, është më se i vërtetë. Kreu i shtetit tha se e ka marrë këtë informacion që e detyroi atë të anulojë me dekret zgjedhjet e 30 qershorit, nga një institucion i lartë i sigurisë, duke nënkuptuar ndoshta Shërbimin Informativ Shtetëror, të cilin e ka kërkuar në raportim edhe Komisioni i Sigurisë Kombëtare. Presidenti u shpreh në konferencën për mediat këtë të mërkurë se Kuvendi i ka dërguar kërkesë zyrtare në presidencë për tu njohur me këtë informacion të konsideruar të klasifikuar. E po ashtu, presidenti Meta tha se ai i ka dërguar shkresë zyrtare institucionit prej nga e mori informacionit, në mënyrë që vetë institucioni në fjalë t’ia dërgojë informacionet Kuvendit të Shqipërisë. “Sa i takon deklaratës së një elementi të ri për opinionin publik se një ditë para se të komunikoja publikisht vendimin për të nxjerrë dekretin më 10 qershor se kam pasur informacion nga një institucion kushtetues, sekret, i klasifikuar, nga më të lartat shtetërore, kjo është e vërtetë, nuk kam thënë gënjeshtër, aq më tepër në një moment kaq të rëndësishëm. Ka informacione të tjera por në respekt të ligjit nuk mund të them diçka më shumë. Në komisionin Hetimor i kanë mundësitë sipas ligjit të njihen me këtë presidencë. Kanë çuar një kërkesë në presidencë për tu njohur me këtë informacion, presidenca i ka kërkuar institucionit që e ka këtë informacion që t’ia vë në dispozicion kuvendit, pasi është informacion i klasifikuar. Por është informacion i vërtetë, nuk besoj se është diçka që ka ndodhur para 100 vjetësh, Kuvendi është ndriçuar, ka pasur sulme, ka pasur të plagosur. Ju them me bindje se në këtë dokument do t’i ndiqni të gjitha shqetësimet e asaj kohe. Çdo institucion që ka interes në mënyrë të ligjshme mund të njihet. Dhe do ta kuptoni që ishte një situatë tërësisht e çmendur edhe më mirë nuk mund ta përshkruante edhe raporti final i OSBE-ODIHR”, tha Meta.

Ky informacion më tej do të vlerësohet nga komisioni hetimor parlamentar që ka nisur ndaj Metës në lidhje me kushtetutshmërinë e dekreteve për zgjedhjet vendore duke kërkuar shkarkimin e tij.




Skip to toolbar