Inter është ndaluar në barazim 1-1 nga Lecce në javën e 20-të të Serie A. Skuadra zikaltër i bëri një “dhuratë” të papritur rivalit të saj për titull, Juventus. Ishte Bastoni ai që tundi rrjetën në të 72` për Inter, por Mancosu barazoi pak minuta më vonë për Lecce. Shifrat 1-1 nuk ndryshuar deri në përfundim të ndeshjes.
Kështu, skuadra e Inter mbetet në vendin e dytë me 47 pikë, ndrërsa Juventus kryeson me 48 pikë, ndërkohë që ka dhe një ndeshje më shumë në dispozicion për të luajtur. Lecce ndodhet në vendin e 17 të renditjes. Me të njëjtin rezultat, barazim 1-1, u ndanë mes tyre Bologna dhe Verona, skuadra që ndodhen aktualisht në mesin e tabelës së renditjes në Serie A.
Ndërkohë, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla doli herët nga fusha e lojës, pasi mbeti i dëmtuar. Brescia barazoi 2-2 me Cagliarin, në një sfidë ku mesfushori i kombëtares Emanuele Ndoj luajti titullar për Brescian, por u ndëshkua me karton të verdhë. Barazimi i të dielës mban gjallë shpresat e skuadrës së Emanuele Ndoj për të mbijetuar, pavarësisht se ndodhet në vendin e tretë nga fundi i renditjes me 15 pikë, një më pak se Lecce.