Plas tek Inter, Lukaku sherr me Brozoviç

SPORT


Pas sfidës kundër Slavia Prague në Champions League, një skandal ka ndodhur në dhomat e zhveshjes të Interit. Mësohet se sulmuesi i ardhur këtë verë, Romelu Lukaku ka pasur një përplasje me shokun e tij të skuadrës, Brozoviç.

Mësohet se në dhomat e zhveshjes mes dy futbollistëve të Interit ka pasur një debat gati në përplasje, por që është evituar me ndërhyrjen e shokëve të skaudrës.


Ish-futbollisti i United mësohet se ka kritikuar shokët e tij të skuadrës, duke u shprehur se ishin të “paaftë për të kuptuar skemat e lojës të Antonio Contes”.

Kjo kritikë nuk është pëlqyer nga Marcelo Brozovic që i është kundërvënë Lukakut, duke i kujtuar belgut faktin që humbi një mundësi shënimi përpara portës. Këtu ka arritur dhe klumi i tensionit mes dy futbollistëve, ndërsa ka ndërhyrë Alexis  Sanchez për të qetësuar lojtarët.

Lukaku nuk ka qenë në formë të mirë në dy ndeshjet e fundit. Në ndeshjen e fundit në kampionat, belgu ishte i tensionuar dhe jo i lirshëm në lëvizjet e tij në fushë.

Mësohet se futbollisti ka pasur probleme me shpinën, një dhimbje e lindur pas  kthimit nga grumbullimi me kombëtaren. Inter brazoi në shtëpi në sfidën kundër Slavia Prague, ku golin për çekët e shënoi ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylis në Shqipëri, Peter Olayinka.




Skip to toolbar