E ardhmja tek Inter, Spalletti: Do të rrija dhe 100 vite këtu!

Luciano Spalletti ka folur për mirkofonët e “Sky Sport”, pas barazimit të Interit me Juventusin mbrëmjen e së shtunës në “San Siro”. Trajneri i ekipit “zikaltër” ka analizuar ndeshjen, duke u shprehur se skuadra e tij luajti mirë dhe jo duke u mbrojtur.

“Një ndeshje e bukur të cilën të dyja skuadrat tentuan ta fitojnë. Në pjesën e parë provuam të administrojmë më shumë topin por pa mundur dot të dyfishojmë. Pastaj nuk kemi karakteristikat e një skuadre që mbron. Shumë futbollistë nuk kanë cilësitë e lojës mbrojtëse, ndërsa ata u treguan të aftë për të gjetur hapësirat dhe për të shënuar”, komentoi Spalletti.

I pyetur nga gazetarët rreth të ardhmes së tij, Spalleti është shprehur se për këtë vendos klubi, ndërsa ai vet do të donte të qëndronte përjetësisht tek Inter.

“Nuk është një problem, vendos klubi. Unë do të qëndroja edhe për 100 vjet te Inter, sepse është një klub i bukur. Keni parë se çfarë emocioni dhuron ky publik. Inter bën mirë të zgjedhë më të mirën për veten”.

“Nëse kjo nënkupton anullimin e punës time, nuk vlen asgjë. Inter duhet të ketë personazhe që të dinë të vendosin, dhe mbi të gjitha nevojitet të mbrohet Inter”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Inter, Luciano Spalletti.

Nainggolan realizon një “perlë”, CR7 vendos rekordin e ri personal!

Një ndeshje spektakolare ajo e sotmja në “San Siro” mes Interit dhe Juventusit, por në fund është mbyllur në barazim 1-1.

Interi kaloi i pari në avantazh me Nainggolan që realizoi një gol spektakolar nga distanca, duke zhbllokuar takimin.

Megjithatë, miqtë u kundërpërgjigjën me Cristiano Ronaldon, që në minutën e 62′ vendosi barazpeshën në fushën e lojës.

Ky ka qenë gol i veçantë për CR7, që realizon golin e tij të 600 në nivel klubesh në të gjitha kompeticionet në Europë.

Ky barazim nuk kënaq asnjë nga dy ekipet, me Interin që nuk ka arritur të shkëputet nga rivalët në garën për të siguruar një vend në Champions League.

Ndërsa Juventus i ka thënë lamtumirë rekordit të 102 pikëve, i vendosur nga Juventusi i Antonio Conte-s në sezonin 2013/14.

Icardi larg Interit, drejtuesit mendojnë shkëmbimin me yllin e Juves!

Mauro Icardi mbetet ende temë diskutimi tek Inter. Lidhur me të ardhmen e tij nuk ka asgjë konkrete deri tani, teksa zërat për një largim të mundshëm nga Milano shtohen gjithnjë e më shumë.

Problem mes klubit dhe lojtarit nuk është vetëm marrëdhënia e tensionuar mes palëve, por dhe klauzola e Icardit, që parashikon një shumë prej 110 milionë euro për transferimin.

Kjo vjen edhe prej faktit se tek Inter ende nuk është vendosur nëse do të ketë ndryshime në stol. Nëse Spalleti do të vijojë të drejtojë “zikaltrit”, gjasat janë që ish-kapiteni i Interit të kërkojë një tjetër klub.

Interi e ka të qartë se pak klube mund të ofrojnë një shumë të tillë për lojtarin, prandaj, sipas “Tuttosport”, drejtuesit e klubit milanez mund të pranojnë dhe shkëmbimin kokë më kokë.

Në këtë kuptim, rruga që çon Icardi te Juventusi, ku Marotta dëshiron “të peshkojë” Paulo Dybala, “nxënësin” e tij të vjetër, mbetet e hapur.

Edhe mundësia e shkuarjes së Icardit te Napoli nuk përjashtohet. Në këtë rast, shkëmbimi do të bëhej me Lorenzo Insigne, i cili mund të shkojë tek Interi.

Sipas “Tuttosport”, Wanda Nara, nga ana e saj, do të preferonte të qëndronte në Itali për arsye profesionale dhe familjare. Kjo do të thotë se zgjidhja më e rehatshme do të ishte transferimi i Icardit te Juventusi.

Nga jashtë, megjithatë, opsioni i vetëm i hapur mbetet Madridi, ku Atletico po mendon seriozisht për të, ndërkohë që Reali është klubi i ëndrrave të Maurito.

“Njeri i vogël”, Icardi sulmohet përsëri nga rifozët!

Mauro Icardi vijon të sulmohet nga tifozët e Interit në Itali, të cilë prej kohësh janë pozicionuar në krahun e klubit dhe trajnerit Spalleti, në lidhje me vendimet e marra më herët për sulmuesin argjentinas të skuadrës nga Milano.

“Curva Nord” ka bërë një tjetër reagim për numrin ‘9’ të Interit, duke e cilësuar atë “njeri të vogël”, që është shtirur për të mos luajtur me ekipin.

“Ai njeri i vogël, që mban numrin 9, nuk e meriton Interin, sepse nuk ka treguar as minimumin e korrektësisë profesionale, që çdo punonjës i një klubi duhet të tregojë, duke shprehur respektin për fanellën, për publikun që beson në të, ose së paku për punëdhënësin, që e paguan”

“Në kampionate të tjera europiane nuk mund të ndodhë si në klubin tonë. Pyetja që bëjmë është: a keni parë ndonjëherë lojtarë në kampionate të tjera, që pretendojnë se janë të dëmtuar, që refuzojnë të luajnë, që grinden para humbjeve të ekipit të tyre dhe e braktisin atë për më shumë se një muaj? Pastaj, grupit i imponohet kthimi i tij nga avokatët”, shkruan ‘Curva Nord’.

Inter-Roma ndahen në paqe, përfiton Milani

Nuk kanë shkuar më shumë se barazim Inter dhe Roma, me rezultatin përfundimtar 1-1, me gola të realizuar nga një për çdo pjesë.

Ishte Roma që kaloi e para në avantazh me El Shaarawy në minutën e 14′ të pjesës së parë, duke kapur “zikaltrit” në befasi.

Skuadra e Spalletit u mundua të reagonte, por sulmi i Interit shpërdoroi shumë raste para portës kundërshtare gjatë pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Inter ka tjetër ritëm pas ndërrimeve, gjë që sollën dhe golin e avantazhit. D’Ambrosio nxjerr një kros fantastik për Perisiç, që realizoi golin e barazimit për vendasit.

Inter është në vend të tretë me gjashtë pikë diferencë nga Milan i vendit të katërt, që do të kishte përfunduar në të pestin nëse Roma do të kishte fituar sot.

Xhaka kërkohet nga Inter në Serinë A

Granit Xhaka drejt Inter. Gazeta më e madhe sportive në Itali, “Corriere dello Sport”, raporton sot se skuadra e Inter është në kërkim të një qendërmesfushori të ri.

Emri i vendosur në krye të listës është ai i Granit Xhakës, futbollistit shqiptar nga Kosova, që përfaqëson Zvicrën në nivel kombëtaresh, ndërsa aktualisht aktivizohet me klubin e Arsenal.

Ky do të jetë një operacion i vështirë financiar në tregun e transferimeve këtë verë për Inter, nëse klubi zikaltër do të jetë i vendosur për të blerë Xhakën. Futbollisti 26-vjeçar ka kontratë me Arsenal deri në vitin 2023, teksa janë paguar 45 milionë euro në 2016, që mesfushori të shkonte në Londër.

Emri i mesfushorit me orgjinë shqiptare ka dalë në skenë pas një vizite të drejtorit sportiv të Inter, Piero Ausilio në Angli. Megjithatë, Xhaka është vetëm një nga mundësitë, pasi në planet e Inter janë dhe disa lojtarë të tjerë.

Skip to toolbar