ISIS plagos 5 ushtarë italianë. Shqetësohet Meta

5 ushtarë italianë mbetën të plagosur nga një sulm me bombë në Irak. Ushtarët italianë po ktheheshin nga një operacion i suksesshëm stërvitor në Kirkuk të Irakut, ku u ndeshen me një bombë të vendosur nga xhihadistët e ISIS.

Ushtarët italianë morën plagë të ndryshme në trup, por janë jashtë rreziku për jetën falë faktit se u ndodhën në mjetin e tyre të blinduar. Ushtarët pas marrjes së mjekimit do rikthehen në atdheun e tyre.

Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe presidenti Meta, i cili u shpreh tejet i shqetësuar për këtë sulm me bombë ndaj ushtarëve italianë. “Me dhimbje të thellë dhe shumë shqetësim mora lajmin e plagosjes në një atentat të pabesë në Irak, të disa ushtarëve italianë. Lutjet dhe mendimet e mia shkojnë për ta, me urimin për shërim sa më të shpejtë, si dhe për familjarët e tyre, në këto momente shumë të vështira”, shkruan Meta.

Turqi, arrestohen 17 militantë të ISIS

17 persona u arrestuan pasi dyshohet se janë të lidhur me ISIS. Sipas dyshimeve thuhet se militantët e ISIS planifikonin të kryenin sulme në shtetin turk.

Për arrestimin e 17 personave, reagoi edhe presidenti turk Erdogan i cili u shpreh se anëtarë të rrethit të Al-Baghdadit tentuan të hyjnë në Turqi, por u arrestuan në kohë.

Pas vrasjes së liderit të ISIS Al-Baghdadi , policia turke ka rritur operacionet por goditjen e këtyre militantëve, ku më herët arrestoi edhe motrën dhe gruan e Al-Baghdadit.

Shteti Islamik emëron udhëheqësin e ri

Shteti Islamik (IS) konfirmoi vdekjen e udhëheqësit të saj, Abu Bakr al-Bakdadi dhe emëroi pasardhësin e tij. Lajmi është mësuar nga publikimi i mesazheve të rrjetit Telegram, ku njoftohen anëtarët e ISIS se Abu Ibrahim al-Hashemi al-Kurejshi do të jetë udhëheqësi i ri i Shtetit Islamik. Forcat speciale amerikane gjurmuan Bagdadin në veri-perëndim të Sirisë në fundjavën që shkoi, duke sulmuar kompleksin e tij.

Udhëheqësi i ISIS u fsheh në një tunel dhe vrau veten dhe dy fëmijët e tij duke u vetëhedhur në erë. Al-Bagdadi u shpall udhëheqës i grupit ekstremist në vitin 2014 kur ISIS mori kontrollin e një numri të madh të territoreve të Irakut dhe Sirisë dhe vendosi sundimin mbi popullatën civile.

Në një mesazh audio, Shteti Islamik konfirmoi gjithashtu vdekjen e zëdhënësit Abu al-Hasan al-Muhajir, i cili u vra gjatë një operacioni të SHBA.

Ai shihej si pasardhës i mundshëm i Al-Bagdadit në krye të Shtetit Islamik. Ndërkohë, ISIS zgjodhi dhe zëdhënësin e ri, Abu Hamza al-Kurashi, që i bëri thirrje muslimanëve të betohen për besnikëri ndaj al-Kurejshit, që do të drejtojë tashmë organizatën terroriste.

Trump zbulon “agjentin” që kapi kreun e ISIS

Vrasja e liderit që themeloi Shtetin Islamik, një organizatë terroriste, u mirëprit në të gjithë botën. Lajmi u konfirmuar nga vete presidenti Trump, i cili tha se bota tashmë është një vend më i sigurt. Si pjesë ndihmuese në aksionin për kapjen e Abu Bakr al-Bagdadi, Trump publikoi një twitter interesant duke falënderuar një “agjent” special që ndihmon në këtë çështje. Bëhet fjalë për një qen, i cili sipas Trump ka meritat e tij në gjithë operacion e kapjes dhe vrasjes së liderit të ISIS.

“Ne kemi deklasifikuar një foto të qenit të mrekullueshëm (emri nuk është i deklasifikuar) që bëri një punë të madhe në kapjen dhe vrasjen e udhëheqësit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi!” shkruan Trump.

Al-Bagdadi hodhi veten në erë së bashku me fëmijët e tij, pasi u rrethua nga forcat amerikane brenda një tuneli në Siri.

Vritet lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi?

Në mediat e huaja shkruhet se lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi mund të jetë vrarë gjatë një sulmi ajror amerikan. Një zyrtar i lartë amerikan tha për mediat se baza ku fshihej al-Baghdadi u bombardua gjatë natës, por nuk konfirmon nëse operacioni ishte i suksesshëm apo jo. Në lidhje me rastin është paralajmëruar dhe një konferencë për shtyp nga presidenti Trump për dhënien e një lajmi të rëndësishëm për opinionin publik. Vetë presidenti Trump bëri një twitter ku shkruante “Pikërisht në këtë moment ka ndodhur diçka e rëndësishme’, por pa dhënë detaje të tjera.

Revista amerikane “NewsWeek” ishte e para që dha lajmin për vrasjen e tij dhe detaje të operacionit të sulmit amerikan. Sipas burimeve të kësaj gazete, operacioni ushtarak i njësive speciale është zhvilluar në provincën Idlib, në veriperëndim të Sirisë. Kjo zonë konsiderohet si një prej rajoneve të fundit të kontrolluara nga islamistët. Pas një përleshje të shkurtër me armë, thuhet se Al-Bagdadi ka bërë vetëvrasje me një rrip të mjeteve shpërthyese. Vetëvrasja është bërë në praninë e anëtarëve të familjes, shkruan “NewsWeek”. Fëmijët nuk janë lënduar, por janë vrarë edhe dy gra të Al-Bagdadit.

Lideri i ISIS Abu Bakr al-Baghdadi është shpallur disa herë i vdekur gjatë operacioneve dhe sulmeve bombarduese ndaj ekstremistëve, por gjithmonë ka dalë gjallë dhe me video-mesazhe për hakmarrje. Në sulmin e fundit të SHBA në Idlib të Sirisë, pritet që zyrtarët të konfirmojnë ose jo vdekjen e tij.

Daily Mail ka publikuar pamjet e sulmeve ku mendohet se është vrarë edhe lideri i ISIS.

Tërhiqen kurdët, kampi bie në duart e ISIS

Kampi i al-Holit në veri të Sirisë duket se ka rënë në duart e militantëve të Shtetit Islamik. ISIS ka shfrytëzuar kaosin e krijuar nga ndërhyrja turke në Siri për të marrë kontrollin e një kampi ku mbahen të burgosur dhjetëra mijëra gra e fëmijë të luftëtarëve xhihadistë, mes tyre edhe 70 shqiptarë. Sipas Daily Mail  forcat kurde që ruanin kampin e al-Holit janë çorganizuar prej ofensivës turke, ndërsa qindra prej tyre janë larguar për të t’iu bashkuar njësive të militantëve që luftojnë me ushtrinë turke. Në këtë kamp strehohen rreth 70 mijë gra e fëmijë.

Marrja e kampeve nën kontrollin e ISIS dhe forcimin e pozitave të tyre ishte pikërisht frika më e madhe që kishte SHBA dhe BE, pas nisjes së ofensivës turke ndaj kurdëve ne kufi.  

Paralajmërimi i ekspertëve: Perëndimi po krijon një “inkubator” të ri terrorist

Tetëmbëdhjetë vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, zyrtarët e luftës kundër-terrorizmit paralajmërojnë se koalicioni po ndihmon që historia të përsëritet.

Një grup prej 13 ish-zyrtarësh, përfshirë dy ish-drejtorë të Qendrës Kombëtare amerikane Kundër-Terrorizmit, ish-drejtori i Operacioneve të Kundër-Terrorizmit në MI6-ën e Britanisë dhe ish-i dërguari amerikan i koalicionin që kishte në shënjestër grupin terrorist të Shtetit Islamik, publikuan të martën vonë një letër të hapur duke kërkuar nga vendet perëndimore që të ndalojnë injorimin e të arrestuarve në Siri dhe Irak.

“Ne kemi dëshmuar për ngritjen e dhunshme të al-Kaedës, grupit Taliban dhe ISIS-it”, shkruajnë ata. “Kemi studiuar kushtet që i kanë dhënë mundësinë këtyre grupeve dhe i kanë lejuar ata të rriten fuqishëm. Shohim se disa nga këto kushte kanë lindur sërisht”, thuhet gjithashtu në letër.

Në veçanti, zyrtarët përqendrohen në kampin al-Hol në veri-lindje të Sirisë, ku ndodhen rreth 70 mijë njerëz të zhvendosur gjatë luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për shkatërrimin e kalifatit të vetëshpallur të ISIS-it.

Sipas të dhënave të përpiluara nga organizata “Human Rights Watch” rreth 11 mijë persona mendohet të jenë gra e fëmijë të lidhur me luftëtarë të dyshuar të ISIS-it.

Megjithë kërkesat e përsëritura nga zyrtarët amerikanë, shumë vende evropiane nuk kanë treguar gadishmëri t’i marrin shumë prej tyre.

Ish-zyrtarët e kundër-terrorizmit dhe të sigurisë kombëtare e quajnë këtë një gabim.

“Ky qëndrim “i shmangies së përgjegjësisë” do të krijojë rrezik edhe më të madh në të ardhmen”, shkruajnë ata. “Refuzimi i shtetësisë nga vendet e tyre do t’u forconte ndjenjën se janë në të vërtetë qytetarë të Shtetit Islamik, duke i përgatitur potencialisht për të formuar bazat e një ringjalljeje në të ardhshen”./VOA/

Gjykata jep Ok për ekstradimin e terroristit rus të ISIS: Do më vrasin

Gjykata e Durrësit ka vendosur ekstradimin e terroristit rus Rasul Milsaev, edhe pse ai kishte bërë lutje që të mos ekstradohej në Rusi pasi do e vrisnin. Vendimi për ekstradimin e tij u mor ditën e martë nga gjyqtari i Gjykatës së Durrësit, Paulin Çera.

Rusia kishte kërkuar ekstradimin e terroristit rus, i cili ishte pjesë e ISIS që prej 2013, ndërsa Gjykata e Durrësit ka vendosur në favor të kësaj kërkese, me arsyetimin se ‘mes Rusisë dhe Shqipërisë ka marrëveshje ekstradimi ndaj ai do të ekstradohet në Rusi në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme Ruse.”

Në sallën e gjyqit, 34 –vjeçari Milsaev tha se “nuk është terrorist, por i tillë është presidenti rus Vladimir Putin”, ndërsa në seancën e kaluar kishte bërë lutje të ‘mos ekstradohej në Rusi, pasi i kërcënohej jeta dhe do e vrisnin.”

Rasul Milsaev është arrestuar më 12 korrik në vendin tonë, ndërsa kishte rreth një vit që kishte hyrë në Shqipëri si emigrant i paligjshëm nga Greqia. Kapja e tij u bë në Kakavijë dhe më pas u dërgua në qendrën e azilkërkuesve në Karrec në periferi të Tiranës. Pasi është kapur si emigrant i paligjshëm, ai ka ngritur dyshime për shkak të shenjave të shumta të thikave dhe plumbave në trup, duke bërë që policia e shtetit të nis hetimet ndaj tij. Me verifikimet rezultoi se ai ishte terrorist dhe kërkohej nga Rusia, ndërsa arrestimi i tij është bërë në 12 korrik të 2019.

Miklaev qëndroi për 11 muaj në qendrën e pritjes së azilkërkuesve në Karrec dhe përgjatë kësaj kohe ai refuzoi të fliste, sa për një kohë të gjatë u mendua se mund të ishte shurdh-memec. Ai u tradhtua pas një telefonatë. Ai akuzohet për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe pritet të gjykohet nga drejtësia ruse.

Në Qershor të vitit 2013 Rasul Miklaev, është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimit terrorist “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

“Mos më deportoni se do më vrasin”, terroristi i ISIS i lutet gjykatës të qëndrojë në Shqipëri

Gjykata e Durrësit ka shtyrë masën e shqyrtimit të ekstradimit të një terroristi rus, i cili u kap në territorin shqiptar më 12 korrik. Gjatë seancës së sotme, rusi Rasul Mislaev, pjesë e grupit terrorist ISIS, u njoh me akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe kërkesën për ekstradim drejt Rusisë.

Terroristi Mislaev i është lutur trupës gjykuese, që të mos e deportojnë në Rusi, pasi do e vrasin.  “Ju lutem mos më deportoni se atje do të më vrasin” ka thënë 34-vjeçari në seancën gjyqësore. Seanca u shty pasi avokati i tij kërkonte më shumë kohë për t’u njohur me dosjen e të pandehurit.

Rasul Mislaev u arrestua më 12 korrik pasi kishte hyrë në territorin shqiptar para një viti, si emigrant i paligjshëm nga Greqia përmes kufirit të Kakavijës. Pas verifikimeve rezultoi se ai ishte një terrorist i shpallur në kërkim që prej 2013 kur vendosi të largohej nga Rusia dhe t’i bashkohej ISIS. Terroristi është mbajtur në qendrën e mbyllur të emigrantëve të paligjshëm në Karreç të Vorës, nga drejtoria e Anti-terrorit e policisë së shtetit, ku dhe kanë nisur verifikimet për atë, pas dyshimeve që ngjalli nga shenjat e shumta të thikave dhe plumbave që kishte në trup. Ishin gjurmët e gishtërinjve që vërtetuan se ai ishte një terrorist në kërkim.

Gjithashtu mësohet se gjatë kohës në qendrën e emigrantëve, punonjësit e sigurisë kanë gjetur rrjetën dhe kangjellat e dritares së tij të prera, dhe prej asaj dite ruhej me truprojë, pasi kishte dyshime se mund të rrëmbehej nga terroristët ose të vritej pasi konsiderohej si kryesor në luftën e ISIS.

Kur bota qan për Notre Dame, ISIS uron me foto

Djegia e katedrales Notre Dame në Paris hidhëroi njerëzit anembanë botës për shkak të vlerave fetare, historike dhe kulturore që ajo mbart. Ngjarja nuk la vetëm parisienët me lot në sy, por ishin të shumtë njerëzit në të gjithë botën që shprehën keqardhjen e tyre për djegien e simbolit të civilizimit perëndimor.

Mirëpo duket se kjo ngjarjes është festuar nga xhihadistët e ISIS, të cilët përmes posterave me mbishkrime të ndryshme kanë treguar katedralen në flakë, në pjesën e dy kullave të përparme që shpëtuan nga zjarri i së hënës.

Këto postera shoqërohen dhe me shkrimet në gjuhën arabe si “Prisni një tjetër në të ardhmen” apo “Paçit një ditë të mbarë”.

Hetuesit që po merren me ngjarjen në fakt e kanë përjashtuar për momentin pistën e një sulmit terrorist rastin e zjarrvënies. Zyra e Prokurorisë së Parisit tha se për momentin po e trajtonte zjarrin si një aksident, duke përjashtuar motivet e mundshme të terrorizmit.

Skip to toolbar