Dhimbje të forta, ish kryeministri italian përfundon në urgjencë

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është dërguar me urgjencë në spital për shkak të dhimbjeve të forta në veshka.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Berlusconi, tashmë 82 vjeç është dërguar me ambulancë në spitalin San Raffaele të Milanos këtë mëngjes, rreth orës 10:00.

Biznesmeni italian, i cili aktualisht menaxhon edhe skuadrën e Monza ka pasur shqetësime me veshkat. Gjendja e tij ende nuk është bërë e ditur për mediat. Ndërsa një nga shoqëruesit e tij tha se ai ishte duke u trajtuar pasi kishte dhimbje të forta në veshka.

Berlusconi është një nga njerëzit më të pasur të Italisë, dhe pasuria e tij vlerësohet të jetë rreth 6 miliardë dollarë.

Atalanta finalistja e dytë e Kupës së Italisë (video)

Italia ka mësuar mbrëmjen e së enjtes edhe finalisten tjetër të kupës. Është Atalanta ajo që do të përballet me Lacion, pasi mundi në gjysmëfinale Fiorentinën me rezultatin 2-1.

Mund të cilësohet një sezon i jashtëzakonshëm ky për skuadrën bergameze. Trajneri Gasperini ka ditur t’i marrë më të mirën një grupi lojtarësh këtë sezon, të cilët e kanë çuar Atalantën në vend të katërt në kampionat dhe tani në finalen e Kupës së Italisë.

Fiorentina e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes pas 3 minutash lojë me Muriel, që vendos një rekord personal, pasi ka shënuar në të treja ndeshjet e luajtura kundër Atalantës.

11 minuta pasi u ndëshkuan vendasit reagojnë me Ilicic, që ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, duke vendosur barazpeshën ne fushë.

Gomez në minutën e 69′ ka shënuar golin e avantazhit për Atalantën, i ndihmuar edhe nga devijimi i portierit Lafont.

Atalanta e ka siguruar kualifikimin në finale me rezultatin e përgjithshëm 5-4. 90 minuta për Gjimshitin, ndërsa Berisha nuk i ndahet stolit.

Atalanta do të përballet me Lazion në finalen që do të luhet 15 majin e ardhshëm në Romë dhe që do të vërë përballë njëri-tjetrit Berat Gjimshitin dhe Thomas Strakoshën.

Dominon Serinë A tetë vitet e fundit, ja formacioni më i mirë i Juves në histori!

Tetë tituj radhazi në Itali, një ekip solid që dominon nga fillimi deri në fund të Serisë A, pavarësisht se në kupat e Europës ka dështuar.

Ky është Juventusi me Masimiliano Alegrin në krye që sapo është shpallur përsëri kampione e Italisë, duke lënë thatë rivalët e tjerë të këtij kampionati.

Të gjitha sukseset i dedikohen një pune të madhe në merkato, me familjen “Anjeli” që nuk ka i kursyer lekët për të sjellë në Torino lojtarë cilësor, të cilët kanë bërë diferencën.

“La Gazzetta dello Sport” ka hartuar top-formacionin e Juventusit, sipas saj, në tetë vitet e fundit, kur titulli në Itali është parë me “dylbi” nga gjithë të tjerët.

Në videon e mëposhtme mund të shihni emrat e lojtarëve, pozicionet e tyre, të vendosur sipas modulit 3-4-3, si dhe diçka unike nga secili, në këtë periudhë 8-vjeçare.

Ky formacion përbëhet nga: Buffon – Barzagli, Bonucci, Chiellini – Vidal, Pirlo, Marchisio, Pogba – Del Piero, Tevez, Ronaldo.

Gruaja i djeg 40 mijë euro gjatë gatimit

Një sipërmarrës nga San Dona del Piave, Itali, është akuzuar për mashtrim tatimor duke shmangur pagesat e taksave. Sipërmarrësi Alberto Vazzoler, 40 vjeç, kishte fshehur 40 mijë euro në furrën e sobës, deri sa t’i gjente një vend më të sigurt. Mirëpo paratë e grumbulluara në fakt patën një fund edhe më të trishtë. Gruaja e tij, e cila nuk dinte gjë, i ka djegur aksidentalisht gjatë gatimit. Mund t’ju duket si një histori filmash komedi, por në fakt është e vërtetë.

Paratë e djegura vërtetojnë dyshimet e policisë se sipërmarrësi kishte sasi të mëdha të ardhurash, të padeklaruara, në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në 2016, por u zbulua pas përgjimit të një telefonate të gruas së tij, Silvia Moro, e cila është gjithashtu nën hetim nga policia. Ajo i tregonte të motrës për paratë dhe faktin që nuk i pa kur vuri tavën për të pjekur në furrë.

Vodhi çanta luksoze me vlerë mijëra euro, arrestohet shqiptari

Karabinierët italianë kanë arrestuar një shtetas shqiptar, i cili akuzohet për vjedhjen e një makine dhe disa çantave super luksoze.

Më herët shqiptari kishte vjedhur një makine tip “Fiat Idea” dhe u pikas nga kamerat e sigurisë në një kryqëzim të Monza-s në kufi me Brugherion.

Pas ndalimit të makinës, në brendësi të saj u gjetën edhe disa çanta të vjedhura të firmave luksoze “Louis Vuitton, “Hermes dhe “Golce Gabbana, që kapnin një vlerë prej disa mijëra eurosh.

Policia ka arrestuar shtetasin shqiptar me iniciale X.N., 25 vjeç, ndërsa bashkëpunëtorët e tij kanë arritur të largohen.

Trafikonin sasi të mëdha droge, 44 të arrestuar, mes tyre dhe shqiptarë

Policia italiane e sektorit anti-drogë ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte drogë në disa vende të Italisë.

Një operacion i gjerë i zhvilluar në krahinat e Chieti, Pescara, Teramo, L’Aquila, Varese, Milano dhe Romë ka çuar në 44 arrestime, mes tyre edhe shumë shqiptarë.

Operacioni i koduar “Rubino” është rezultat i një hetimi që zgjati rreth dy vjet që lejoi goditjen e një grupi të ashpër kriminal, kryesisht me prejardhje ballkanike.

Gjatë hetimeve, 25 individë u arrestuan në flagrancë nën akuzën e tregtimit të sasive të mëdha të lëndëve narkotike si dhe u hetuan 57 subjekte të tjera. Ndërsa personat e tjerë u arrestuan gjatë hetimeve të mëtejshme.

Policia sekuestroi 300 kg marijuanë të një prej cilësive më të mira dhe armë e municione pa fund. Po të dilte në treg, droga do të kishte një vlerë mbi 5 milionë euro.

Busti Skënderbeut vendoset mes arbëreshëve të Italisë

Përmes dy videove në Facebook, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka treguar momentin emocionues të vendosjes së bustit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Bashkinë e Portocannone në Itali.

Facebook🎥: Ceremonia e vendosjes së bustit të Heroit 🇦🇱 Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Bashkinë e Portocannone🇮🇹, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises.

Publiée par Taulant Balla – Faqja Zyrtare sur Lundi 15 avril 2019


Portocannone është njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises.

Në ceremoni ka qenë i pranishëm dhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruç.

Festë e paharrueshme sot në Bashkinë e Portocannone🇮🇹, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises, për Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe për flamurin kuq e zi👐🇦🇱

Publiée par Taulant Balla – Faqja Zyrtare sur Lundi 15 avril 2019

Ruçi dhe Balla po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Itali, me ftesë të Presidentit të Dhomës së Deputeteve Fico dhe Presidentes së Senatit Casellati.

Një shqiptare në garë, do përfaqësojë Italinë në PE

Ajo quhet Gerarta Ballo dhe është në garë për t’u bërë deputete e Italisë në Parlamentin Europian.

Zgjedhjet europiane do të zhvillohen në 26 maj të këtij viti. Ndër kandidaturat e kolegjit zgjedhor të Italisë së Jugut, është edhe emri i Gerarta Ballos, e cila do të kandidojë nën siglën e Partisë Demokratike të Italisë.

Gerarta Ballo ka kryer studimet në degën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Torino dhe ka punuar si gazetare, duke drejtuar emisionin radiofonik  “hqip in Torino”.

Ajo ka punuar për dy mandate në Ambasadën e Shqipërisë në Romë. Ballo është angazhuar konkretisht për adresimin e problemeve të komunitetit shqiptar dhe arbëresh. Gjithashtu, është marrë me krijimin e rrjeteve mes shoqatave dhe profesionistëve për promovimin e Shqipërisë.

Lëvizjet e dyshimta çojnë në arrestimin e durrsakut

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme kokaine.

Shtetasi me iniciale K.H., 26 vjeç, nga Durrësi ishte banues në Emilia Romagna dhe lëvizte me një makinë Mercedes B class, ku mbante të fshehur drogën.

Policia u vu në ndjekje të shqiptarit pas lëvizjeve të tij të dyshimta dhe informacioneve paraprake. Gjatë kontrollit të makinës së tij, u gjetën 3 kg kokainë e ndarë në 3 pako, që ishin e fshehura në një hapësirë të krijuar poshtë sedijes së pasme të pasagjerëve. Droga po të dilte në treg do të kapte një vlerë prej 500 mijë euro.

Itali, shqiptari kapet me 10 kg drogë

Policia italiane ka vënë në pranga një çift pasi u kapën me një sasi droge në makinën me të cilën po udhëtonin.

Çifti shfaqi nervozizëm pasi pa patrullat e policisë në rrugë, dhe kjo bëri që karabinierët të dyshonin.

Burri me origjinë shqiptare dhe gruaja me origjinë italiane u pikasën nga policia e Barit, të cilët pas një kontrolli të imtësishëm në makinë u sekuestruan 10 kg hashash dhe 535 euro. Droga ishte e fshehur në brenda pjesës ndarëse të sediljes së shoferit dhe pasagjerit.

Skip to toolbar