Atalanta finalistja e dytë e Kupës së Italisë (video)

Më të fundit


Italia ka mësuar mbrëmjen e së enjtes edhe finalisten tjetër të kupës. Është Atalanta ajo që do të përballet me Lacion, pasi mundi në gjysmëfinale Fiorentinën me rezultatin 2-1.

Mund të cilësohet një sezon i jashtëzakonshëm ky për skuadrën bergameze. Trajneri Gasperini ka ditur t’i marrë më të mirën një grupi lojtarësh këtë sezon, të cilët e kanë çuar Atalantën në vend të katërt në kampionat dhe tani në finalen e Kupës së Italisë.


Fiorentina e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes pas 3 minutash lojë me Muriel, që vendos një rekord personal, pasi ka shënuar në të treja ndeshjet e luajtura kundër Atalantës.

11 minuta pasi u ndëshkuan vendasit reagojnë me Ilicic, që ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, duke vendosur barazpeshën ne fushë.

Gomez në minutën e 69′ ka shënuar golin e avantazhit për Atalantën, i ndihmuar edhe nga devijimi i portierit Lafont.

Atalanta e ka siguruar kualifikimin në finale me rezultatin e përgjithshëm 5-4. 90 minuta për Gjimshitin, ndërsa Berisha nuk i ndahet stolit.

Atalanta do të përballet me Lazion në finalen që do të luhet 15 majin e ardhshëm në Romë dhe që do të vërë përballë njëri-tjetrit Berat Gjimshitin dhe Thomas Strakoshën.




Skip to toolbar