Liverpool do të luajë dy ndeshje në dy ditë. Në
datën 17 dhjetor, skuadra e Jurgen Klopp do të luajë ndeshjen kundër Aston
Villa në Carabao Cup, ndërsa një ditë më pas, Liverpool do të jetë në Katar për
të luajtur ndeshjet e Botërorit të Klubeve.
Kundërshtri për kompeticionin e FIFA-s ende
nuk është konfirmuar. Ky vendim i jep fund një sage përplasjesh mes klubit dhe
Ligës së Futbollit Anglez, për mënyrën se si do të zgjidhej ngërçi i krijuar,
pasi Liverpool do të duhet të luante dy ndeshje në dy ditë.
Megjithatë, “The Reds” nuk e kanë mirëpritur
këtë vendim duke u shprehur se “nuk është një skenar ideal”. Në reagimin
publik, klubi anglez duket se ka gjetur dhe zgjidhjen.
Liverpool do të ndahet në dy skuadra, një që
do të përballet me Aston Villa në “Carabao Cup” dhe një tjetër që do të niset në
Katar për Botërorin e Klubeve. Dilema tashmë është se në cilin ekip do të jenë
yjet, atë të ndeshjes në Angli apo në Katar.
Liverpool u shpall mbrëmjen e të mërkurës
fitues i Superkupës së Europës, duke mundur Chelsea në “Vodafonë Park Arena” të
Stambollit. Një ndeshje e çmendur, por me metropolin turk që i solli përsëri
fat “The Reds”, pas suksesit 14 vjet më parë kur Liverpool fitonte Champions
League ndaj Milanit.
Pas 120 minutash lojë, me ndeshjen që përfundoi
2-2, u desh gjuajtja e penalltive dhe pritja spektakolare e Adrian, që
Liverpool të ngrinte lartë trofeun e parë për sezonin e ri të futbollit. Trajneri
i kampionëve të europës, Jurgen Klopp ka folur me superlativa për portierin e
tij, Adrian San Miguel, i cili bëri mrekullinë duke pritur penalltinë e pestë të
Chelsea, që i dha fitoren Liverpool.
“Dy javë më parë, unë as nuk e dija se ku
ishte Adrian”, ka thënë Klopp për portierin që i dhuroi trofeun të mërkurën. Portieri
32-vjeçar u bë pjesë e Liverpool vetëm dhjetë ditë më parë, kur ai erdhi nga West
Ham për t`u bashkuar me skuadrën e Jurgen Klopp.
Mungesa e Alison, bëri që Adrian të luante
titullar në Superkupën e Europës. “Ai luajti një ndeshje të
jashtëzakonshme pa asnjë përgatitje. Nuk e di kur luajti për herë të fundit për
West Ham”, ka thënë Jurgen Klopp duke i thurur elozhe portierit Adrian.
“Ne nuk jemi në tokën e fantazisë për të blerë
çdo lojtar që duam, ndryshe nga City, Real Madrid, Barcelona apo PSG”, u shpreh
disa kohë më parë trajneri i Liverpool Jurgen Klopp. Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer
kolegut të tij te Manchester City, Pep Guardiola, që ka reaguar duke u shprehur
se “deklarata e Klopp më shqetëson”.
“Nuk është e vërtetë që kemi shpenzuar 200
milionë paund çdo dritare transferimesh”, është shprehur Guardiola. “Nuk më pëlqen.
Verën e kaluar kemi shpenzuar 17 milion euro vetëm për një lojtar”, ka thënë
trajneri i Cityt.
Gjatë kësaj merkato, Manchester City ka
paguar 62.8 milion euro ndaj Atletico Madird për mesfushorin Rodri dhe 5.3
milion euro për mbrojtësin Angelino nga PSV Eindhoven, një vit pasi e shitën. Gjithashtu
City ka paguar 7 milion euro për portierin e SHBA Zack Steffen, i cili është
huazuar në klubin gjerman të Fortuna Dusseldorf.
Në krahun tjetër, Liverpooli ka shpenzuar vetëm
1.7 milion euro për Sepp van den Berg nga klubi holandez i Zëolle. Megjithatë,
Guardiola është justifikuar duke u shprehur se shpenzimet e kryera nga
Manchester City tre vitet e fundit, kanë ardhur për shkak të rinovimit total të
ekipit, që sipas tij, “kur erdha këtu, kishim 10 ose 11 lojtarë të moshës mbi
30 vjeç”.
Liverpool është Kampion i Europës në
Champions League këtë sezon. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp mundi në
finalen e madhe Tottenham, me rezultatin 0-2 për Reds. Një ndeshje pa shumë spektakël
dhe emocione në pjesën e parë, ndryshoi katërcipërisht në të dytën, duke i dhënë
fronin e më të mirëve të Europës ekipit të Jurgen Klopp.
Kjo është hera e gjashtë në histori për Liverpool, që fiton UEFA Champions League, duke u renditur mes ekipeve më të mira, që e kanë fituar më shumë këtë trofe. Ndërsa hera e fundit që Liverpool kishte fituar një finale të Ligës së Kampionëve ishte viti 2005.
Ndeshja nisi mirë për skuadrën e Liverpool, që arriti të shënonte golin e avantazhit pas gati dy minutash lojë. Në fakt ishte një penallti e fituar nga Mane pas 30 sekondash lojë nga nisja e pjesës së parë. Mohamed Salah mori përsipër të ekzekutojë gjuajtjen nga pika e bardhë, duke e dërguar topin në rrjetën e mbrojtur nga Hugo Lloris.
Kështu, Liverpool kalon në avantazh dhe mban
të paprekur rrjetën në pjesën e parë. Megjithatë, minutat pas golit dukeshin si
një ndeshje rutinë, dhe jo një finale Champions League. Të dyja ekipet kontrollojnë
topin dhe mbrojnë mirë, por rastet para portës janë të kata.
Megjithatë, Liverpool arriti të kontrollonte topin në shumicën e kohës, por Tottenham bëri më shumë gjuajtje drejt kuadratit. Pas pushimit të pjesës së parë, Jurgen Klopp nxjerr nga fusha të rikthyerin nga dëmtimi, Firmino, dhe në vend të tij fut Origi.
Loja është më e hapur në fraksionin e dytë,
me Tottenham që përpiqet të shënojë golin e barazimit. Skuadra e Mauricio
Pochetino shkon disa herë para portës së Liverpool, por Alison dhe fati shpëton
Liverpool disa herë. Son dhe Kane tentojnë vazhdimisht, por gjithë mundi shkon
kot.
Kështu, nëse nuk shënon do pësosh, ky rregull i pashkruar i futbollit mori jetë në minutën e 87`, kur Origi shënon një gol të bukur nga brenda zonës dhe bën që të shpërthejë festa në “Wanda Metropolitano”. Kështu u mbyll ndeshja, Liverpool në krye të fronit të Europës, ndërsa Tottenham i mbetet ti gëzohet historisë me shkuarjen në finale.
Jurgen Klopp ka folur për spanjollen “AS” gjatë ditës së sotme, duke thumbuar rivalin e tij në bankinën e Manchester City, Pep Guardiola. Ky i fundit pati deklaruar më herët se “të fitosh Premier League është më e rëndësishme se sa të fitosh Champions League”, duke thumbuar trajnerin e Liverpool, që nuk arriti të triumfonte në kampionat me vetëm një pikë më pak se City.
“Pep e ka thënë këtë sepse ka një kohë të gjatë që nuk është në një finale të Champions League”, është shprehur Jurgen Klopp, duke i kthyer reston trajnerit të Manchester City. “Ai është një trajner i shkëlqyer dhe meriton komplimentet për ato që ka fituar, ne u përpoqëm ta fitojmë Premier League këtë sezon”, është shprehur Klopp.
Manchester City u shpall Kampion i Anglisë në javën e fundit të Premier League, pasi mundi Brigton. Ndërsa Liverpool, edhe pse fitoi në ndeshjen e fundit të kampionatit, nuk arriti të shkonte më shumë se vendi i dytë në Premier League me vetëm një pikë më pak se kampionët.
Megjithatë, Jurgen Klopp dhe të tijët arritën të shkonin në finalen e Champions League, duke pasur shansin për ta mbyllur sezonin me një trofe të rëndësishëm.
Sakaq, Jurgen Klopp ka folur edhe për mungesat
dhe lojtarët që do të ketë në dispozicion në finalen e Champions League ndaj
Tottenham. Gjermani ka thënë se Naby Keita nuk do të jetë në finale, ndërsa konfirmon
rikthimin Roberto Firmino.
Të dielën në orën 16:00 do të luhet beteja e fundit në Premier League, nga ku do të vendoset se kush do të jetë fituesi i kampionatit, me Liverpool dhe Manchester Cityn që i ndajnë një pikë mes tyre në këtë betejë dhe nesër kanë përballje relativisht të lehta.
“The Reds” do të përballen me Wolves, që nuk pretendon më asgjë për këtë sezon, ndërsa “Cityzens” do të përballet me Brighton, që në ndeshjet e fundit ka treguar se mund të bëjë gjëra të mëdha.
Jurgen Klopp ka folur për mediat para përballjes së fundit në Premier League, ku vendoset dhe fati i titullit. I pyetur rreth një komenti për City-n e sezonit të ardhshëm, Klopp është shprehur: “Ata ndoshta nuk do të jenë më jeq vitin e ardhshëm, as ne nuk do të jemi më keq. Por rivalët e tjerë do të kthehen më të fuqishëm”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Dallimi kryesor midis nesh, City-t dhe katër ekipeve të tjeta nuk është cilësia, por përqëndrimi”, – tha Klopp – “Përputhshmëria është diçka për të cilën duhet të punosh, ndërsa cilësia do të rritet te klubet e tjera. Ne duhet të sigurohemi të qëndrojmë në rrugën e duhur dhe të bëjmë gjërat e duhura, kështu do të kemi të ardhme pozitive”, është shprehur trajneri i Liverpool.
Nëse City shpallet kampion nesër, Jurgen Klopp do t’i shpreh urimet rivalit të tij Pep Guardiola, teksa tregon se “Qytetarët” kanë bërë një sezon mbresëlënës. “Urimet për një sezon të pabesueshëm, sigurisht që është mbresëlënëse. Ata janë të impresionuar nga ne, ne jemi gjithashtu të impresionuar prej tyre”, tha Klopp.
Në fund Jurgen Klopp ka folur dhe për takimet e ditës së nesërme, të cilat janë parashikuar të luhen në të njëjtin orar. “Ne donim të kualifikoheshim në finalen e Champions League dhe ta fitojmë atë. Por fillimisht duhet të shohim se çfarë do të bëjë Brighton në kampionat. Të gjithë mendojnë se ne do ta mundim Wolves, kjo duket si 100 % e sigurt ashtu siç duket dhe që City do fitojë ndaj Brighton”.
“Por unë mendoj se ata (Beighton) treguan një reagim të habitshëm ndaj Arsenal. Kjo është mbresëlënëse dhe tani pa ndonjë presion, Brighton është në gjendje të luajë futboll të mirë. Ata e dinë se kundër “Qytetarëve” do të duhet të mbrojnë shumë”.
“Ky është futbolli, asgjë nuk është e sigurt, por unë nuk mendoj për të. E vetmja gjë për të cilën po mendoj është ajo që mund të bëjmë kundër Wolves”, ka përfunduar trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.
Trajnerët janë arkitektët e suksesit, dhe merita u shkon atyre, po aq sa bartin dhe ngarkesën e dështimit. Vetëm një javë më parë Jurgen Klopp u vu në qendër të kritikave për humbjen 3-0 ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, por jo më tani.
Pas fitores historike në Anfield, Klopp ka folur për mediat duke komentuar fitoren spektakolare dhe kualifikimin për herë të dytë radhazi në finalen e Champions League, ku tashmë pret vetë të njihet me kundërshtarin e radhës.
“Kjo ishte e tepërt! Ishte e papërballueshme emocionalisht. Luajtëm ndaj ekipit më të mirë në botë. Të fitosh është e vështirë, por të fitosh pa pësuar gol, kjo është e pabesueshme!”.
“Kam parë James Milner duke qarë në fushë pas ndeshjes. Kjo është një fitore shumë e rëndësishme për ne. Ka gjëra më të rëndësishme në këtë botë, por të krijosh këtë atmosferë kaq emocionuese është shumë e veçantë. Merita është e gjitha e lojtarëve”.
“Këta kanë potencial dhe zemër, por mbi të gjitha vetëbesim. Origi dhe Shaqiri nuk kanë luajtur shumë dhe të luash në atë mënyrë, kjo tregon se në futboll nuk ka asgjë të pamundur”
“Duhet të ishim seriozë, por edhe dinakë. Ishte e nevojshme. Barcelona mbrohet mirë, prandaj duhet të ishim të paparashikueshëm. Goditjen e këndit te goli i katërt nuk e pashë fare, ndërsa asistenti im më pyeti se çfarë kishte ndodhur”
“Ora është 11:30, fëmijët kanë fjetur. Më gjobisni nëse doni, por këta djem ishin “fucking unbelievable” (të pabesueshëm)”.
“Bëmë një gabim dhe humbëm 3-0”, është shprehur Jurgen Klopp pas humbjes me Barcelonën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. Trajneri i Liverpool i duhet ta marrë me sportivitet atë që ndodhi në “Camp Nou”, teksa shprehet:
“Kjo ishte historia e ndeshjes, luajtëm shumë mirë, por humbëm 3-0. Këto gjëra ndodhi. Nuk janë gjëra që ndodhin shpesh, por ndaj një kundërshtari si Barcelona ndodhin”.
Klopp ka thënë se skuadra e tij gaboi vetëm në golin e parë, ndërsa dy golat e Messit, sipas trajnerit gjerman, nuk mund të bëhej asgjë nga ekipi.
“Mendoj se treguam lojën tonë, bëmë detyrat tona dhe dhamë maksimumin. Përveç golit të parë, që nuk mbrojtëm mirë, dy golave të tjerë nuk kishim çfarë t’i bënim. Pra, bëmë një gabim dhe humbëm 3-0, shumë e rëndë”.
“Jam krenar për djemtë, jam i lumtur me paraqitjen e tyre. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ata kanë luajtur shumë mirë. Ishte një ndeshje shumë e mirë futbolli dhe mbase një nga ndeshjet më të bukura që kemi luajtur jashtë fushës, por rezultati e bën shumë të vështirë kualifikimin”.
“Pastaj erdhi goli i tretë i Messi-t, o Zot, i pabesueshëm. Për ndeshjen e kthimit do të bëjmë çmos, por do të jetë thuajse e pamundur. Jam shumë krenar për djemtë e mi, ashtu siç duhet të jenë të gjithë tifozët e Liverpool.”