Jurgen Klopp në delir: Këta djem janë të pabesueshëm!

SPORT


Trajnerët janë arkitektët e suksesit, dhe merita u shkon atyre, po aq sa bartin dhe ngarkesën e dështimit. Vetëm një javë më parë Jurgen Klopp u vu në qendër të kritikave për humbjen 3-0 ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, por jo më tani.

Pas fitores historike në Anfield, Klopp ka folur për mediat duke komentuar fitoren spektakolare dhe kualifikimin për herë të dytë radhazi në finalen e Champions League, ku tashmë pret vetë të njihet me kundërshtarin e radhës.


“Kjo ishte e tepërt! Ishte e papërballueshme emocionalisht. Luajtëm ndaj ekipit më të mirë në botë. Të fitosh është e vështirë, por të fitosh pa pësuar gol, kjo është e pabesueshme!”.

“Kam parë James Milner duke qarë në fushë pas ndeshjes. Kjo është një fitore shumë e rëndësishme për ne. Ka gjëra më të rëndësishme në këtë botë, por të krijosh këtë atmosferë kaq emocionuese është shumë e veçantë. Merita është e gjitha e lojtarëve”.

“Këta kanë potencial dhe zemër, por mbi të gjitha vetëbesim. Origi dhe Shaqiri nuk kanë luajtur shumë dhe të luash në atë mënyrë, kjo tregon se në futboll nuk ka asgjë të pamundur”

“Duhet të ishim seriozë, por edhe dinakë. Ishte e nevojshme. Barcelona mbrohet mirë, prandaj duhet të ishim të paparashikueshëm. Goditjen e këndit te goli i katërt nuk e pashë fare, ndërsa asistenti im më pyeti se çfarë kishte ndodhur”

“Ora është 11:30, fëmijët kanë fjetur. Më gjobisni nëse doni, por këta djem ishin “fucking unbelievable” (të pabesueshëm)”.