Ministria e Mbrojtjes: Shumica e shtëpive të shembura janë të pabanuara

Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë një tjetër informacion të përditësuar në lidhje me situatën në Korçë dhe fshtrat përreth, pas tërmeteve që kanë rënë gjatë natës.

Ministria njofton se janë rreth 70 banesa të dëmtuara, që kanë pësuar shembe çatie, shembje suvash dhe çarje të mureve, kryesisht në fshatin Floq dhe Dvoran.

Ndërkaq shumica e shtëpive të shembura janë të vjetra dhe të pabanuara, por është ngritur një komision që po vlerëson situatën në terren.

Informacioni i plotë i Ministrisë:

Më datë 01.06.2019, në territorin e qarkut e Korçë janë regjistruar disa lëkundje tërmeti duke filluar nga ora 06:20 (GTM) deri në orën 09:00. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë fshati Floq i bashkisë Korçë. Nga informacioni i marrë deri tani nga Prefektura Korçë, Policia e Shtetit  dhe nga Spitali Rajonal i qytetit Korçë informohemi:

Banesa të evidentuara me çarje muresh, shembje çatie dhe shembje suvash deri tani në fshatin Floq dhe Dvoran janë 70 banesa. 50 banesa janë të vjetra dhe të pa banuara prej shumë vitesh.

Në fshatin Qafëzezë janë të dëmtuara nga tërmeti 10 banesa.

Në fshatin Vidohovë kanë pësuar çarje të mureve 20 banesa të vjetra.

Komisionet e konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve janë në terren dhe po evidentojnë çdo dëm të shkaktuar.

Nga informacioni i marrë nga Spitali Rajonal Korçë, informohemi se 4 shtetas kanë shkuar në urgjencën e spitalit për të marrë ndihmën e parë pasi nga rënia e mureve të disa banesave kanë pësuar lëndime të lehta. Spitali Rajonal Korçë është në gatishmëri me autoambulanca, staf mjekësor dhe me kapacitet 300 shtretër për përballimin e çdo situate.

Është komunikuar me QBO-në në ministrinë e Mbrojtjes për të vënë në dispozicion Detashmentin e Korçës në ndihmë të banorëve për montimin e çadrave që do të shkojnë nga DPRMSH si dhe një autobot me ujë të pijshëm. Janë marrë masa edhe për furnizimin e banorēve me ushqime.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile është në gatishmëri dhe po ndjek hap pas hapi çdo situatë duke komunikuar me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të kaluar sa më shpejtë këtë situatë të krijuar.

6 tërmete gjatë natës në Korçë, raportohen banesa të dëmtuara

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një informacion të detajuar lidhur me lëkundjet sizmike gjatë natës së të premtes në qytetin e Korçës dhe zonat përreth, ndërsa bën me dije se janë regjistruar 6 tërmete të ndryshme.

Tërmeti më i rëndë është ai më magnitudë 5.3 i shkallës Rihter me eipqendër në jug-lindje të fshatit Floq, të bashkisë Korçë.

Ministria e Mbrojtjes njofton gjithashtu se lëkundjet e tërmetit janë ndier në zonat përreth epiqendrave, në Njësinë Administrative Mollaj, fshatin Dvoran, ndërkohë që raporton për disa banesa të dëmtuara.

Lekundjet sizmike me intensitet më të ulët vazhdojnë të ndihen në vazhdim ne jug te vendit, si Gjirokastër e Korçë.

Ndërkaq televizionet informative raportojnë se janë dy persona që janë plagosur si pasojë e tërmeteve.

Informacioni i plotë nga Ministria e Mbrojtjes:

Më datë 01.06.2019, ora 06:20:49 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.9 Rihter, me koordinata 40.450 në Veri dhe 20.770 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 16 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:56:40 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.2 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.780 në Lindje, me thellësi 4 km dhe me epiqendër, 17 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:51:57 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.7 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.810 në Lindje, me thellësi 13 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Nikolicë, të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:43:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.7 Rihter, me koordinata 40.440 në Veri dhe 20.760 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 18 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:33:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.670 në Lindje, me thellësi 18 km dhe me epiqendër, 16 km në jug-lindje Mollaj, të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:26:17 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5.3 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.710 në Lindje, me thellësi 14 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Floq, të bashkisë Korçë.

Nga informacionet e marra është raportuar se lëkundjet e tërmetit janë ndier në zonat përreth epiqendrave, në Nj.A.Mollaj, fshatin Dvoran, raporton për 2 banesa të dëmtuara, dhe në fshatin Floq 3 banesa, vazhdon monitori i situatës.

Lekundjet sizmike me intensitet me te ulet vazhdojne te ndihen ne vazhdim ne jug te vendit, si Gjitokaster e Korce.

Nga të gjitha qarqet e vendit nuk janë raportuar situata te jashtezakonshme.

Situata po ndiqet ne vazhdimesi me prefekturat dhe gjithe institucionet. Ju lutem per informacionin referojuni Ministrise se Mbrojtjes.

4.7 ballë, tërmeti shkund Korçën

Një tërmet me magnitudë, 4.7 ballë është ndjerë mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. Tërmeti ka rënë rreth orës 06:27 minuta dhe sipas qytetarëve lëkundjet kanë qenë të forta.

Shumë prej banorëve të Korçës kanë dalë jashtë banesave të tyre.

Lëkundjet janë ndjerë në Ersekë dhe Pogradec e ndërsa epiqendra ishte 12 km vijë ajrore mes Korçës dhe Ersekës, në fshatin Mollas.

Mësohet se lëkundja e parë ka zgjatur për plot 10 sekonda. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Sekuestrohet drogë dhe telefona në burgun e Drenovës dhe Peqinit!

Ministria e Drejtësisë ka shpërndarë një komunikatë këtë fundjavë, ku njofton se gjatë kontrolleve të kryera në dy burgje të vendit, ku sipas njoftimit, mësohet se janë sekuestruar 22 doza narkotike dhe 4 aparate celularë.

“Në kuadër të rritjes së kontrolleve e sigurisë në sistemin e burgjeve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e SHKBB-së, u konstatua se në datë 18.05.2019 në IEVP Korçë, i dënuari B. L, i sapo kthyer nga leja shpërblyese kishte transportuar 22 doza narkotike, në qese plastike, duke i gëlltitur. Pasi u krye ekografia u konstatua se në stomak ka edhe doza të tjera”.

“Veç masave të menjëhershme të ndërmarra nga autoritetet e burgut, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje dhe Policia e Shtetit, po kryejnë veprimet proceduriale dhe hetimore për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodi Penal dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

Më tej, në vijim të komunikatës, mësohet se nga i njëjti kontroll rutinë në burgun e Peqinit, janë gjetur dhe sekuestruar 4 aparate cecularë, të cilët ishin fshehur në pajisjet elektroshtëpiake.

“Në po këtë datë, në vijim të kontrolleve në sistemin penitenciar nga ana e Policisë së Burgjeve, në IEVP Peqin, u krye kontroll në disa qeli në sektorin e sigurisë së lartë dhe u gjetën 4 aparate celular të fshehura në pajisjet elektroshtëpiake të të dënuarve D. H dhe E. H”.

“Pas masave të menjëhershme të ndërmarra nga autoritetet e IEVP-së, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje po kryen veprimet e para proceduriale dhe hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin për veprën penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal”.

Korçë, vodhën naftën e kompanisë ku punonin, 2 të arrestuar

Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona, pasi akuzohen se kanë vjedhur naftë në kompaninë ku ishin të punësuar dhe e shisnin atë më pas në treg.

Atestohen shtetasit me iniciale F.S., 25 vjeç dhe M.Z., 29 vjeç, ndërsa ndiqet në gjendje të lirë shtetasi A.B., 49 vjeç.

Dy të arrestuarit punojnë në një kompani që kryen punime pranë gazsjellësit TAP, ndërsa janë kapur në flagrancë duke i shitur naftën e vjedhur shtetasi 49 vjeçar.

Hetimet i kaluar Prokurorisë Korçë për veprat penale të vjedhjes dhe shpërdorimit të detyrës.

Teuta në Europë, Skënderbeu vijon rënien e lirë (video)

Teuta ka mundur Skënderbeun në Korçë duke u afruar më shumë me realizimin e ëndrrës për pjesëmarrjen në kupat e europës sezonin e ardhshëm.

Skuadra durrsake ka fituar me rezultatin 2-1 në transfertë, duke bërë një ndeshje të mirë. Pas dy barazimeve radhazi, ekipi i drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi ka arritur triumfin me gola të Sidibe, që zhbllokoi rezultatin në minutën e 5′.

Bushic në minutën e 54′ ka dyfishuar avantazhin për të tijët, me golin që rezultoi deçiziv për fitoren e durrsakëve. Kjo pasi Skënderbeu ka ngushtuar shifrat në minutën e 85′ me Krasniqin.

Pas humbjes së sotme Skënderbeu mbetet në vendin e gjashtë me 46 pikë, ndërsa Teuta është ngjitur në vendin e tretë me 51 pikë.

Basha: Qëndresa qytetare nxit besimin t’i shkojmë deri në fund betejës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me elektoratin dhe të rinjtë në qytetin e Korçës. Gjatë fjalës së tij Basha tha se qëndresa dhe pjesëmarrja e të gjithë qytetareve do të rilind shpresën për një të ardhme më të mirë. Basha tha se opozita do t’i shkojë deri në fund betejës së saj për të rrëzuar qeverinë e korrupsionit.

“Edi Rama është një njeri i mbaruar politikisht. Ne jemi këtu sot jo vetëm për të konfirmuar vendosmërinë tonë për t’i shkuar deri në fund betejës sonë, që bëhet për çdo shqiptar, edhe për socialistët, por për të bërë që të kumbojë bashkë me vendosmërinë tonë edhe mesazhi i shpresës dhe besimit, tek e nesërmja e mirë që po vjen. Ajo që më ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme, është se bashkë me vargun e gjatë të makinave, që kishin dalë të më prisnin, të gjithë qytetarët e tjerë shprehën entuziazëm. Aty ku ka qëndrese, aty ku ka pjesëmarrje, ku ka përballje, aty lind shpresa, lind besimi. Dhe falë qëndresës, përballjes dhe pjesëmarrjes, jo vetëm demokratëve, por të gjithë qytetarëve që i janë bashkuar kësaj beteje, ka rilindur shpresa dhe besimi se Korça dhe Shqipëria, do të kenë një të ardhme më të mirë, me një qeveri që mendon për popullin dhe kujdeset për qytetarët”, deklaroi Basha.

Makina rrokulliset dhe përfundon në arë, dy të plagosur

Një makinë tip “BMW” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë në afërsi të fshatit Velitërnë në aksion rrugor Korçë-Pogradec.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 të rinjtë që ndodheshin në makinë, ndërsa mendohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.

Makina është rrokullisura disa herë pasi ka dalë nga rruga dhe më pa ka përfunduar në mes të arave të punuara.

Bilisht, makina përplas për vdekje drejtuesin e motorit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Një makinë tip “Benz” ka përplasur një motor duke lënë të vdekur, drejtuesin e këtij të fundit.

Sipas policisë viktima me iniciale V.GJ., 60 vjeç ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Policia ka arrestuar shtetasin A.D., 21 vjeç dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.05.2019, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në hyrje të qytetit të Bilishtit, shtetasi A.D, 21 vjeç, banues në Bilisht, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin V.Gj, 60 vjeç, banues në fshatin Baban, i cili drejtonte një mjet motor pa targa.

Shtetasi V.GJ, u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku më pas ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit shtetasi A.D, ndodhet i shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Korçë, kapet me 46 kg drogë, një i arrestuar

Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi, pasi u kap me drogë dhe një sasi të madhe parash gjatë operacionit të koduar “Ndjekja”.

Arrestohet shtetasi me iniciale TH.DH., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili ka tentuar të largohet, por është kapur pas ndjekjes nga policia.

Gjatë kontrollit të mjetit “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte, iu gjetën 46 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, kurse gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan edhe 20 000 Euro si edhe 10 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

KorçëFinalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Finalizohet…

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 2 mai 2019
Skip to toolbar