Fjolla Morina do të njihet sot me masën e sigurisë, pasi u kap në fundjavë me pistoletë në makinë. Këngëtarja e njohur kosovare, të cilës iu gjet një pistoletë dhe 24 fishekë në cantë, do të dalë sot para gjykatës në Kukës.
Po ashtu në Kukës u zbulua se Fjolla Morina është shtatzënë, fakt që vihet në dyshim nga Prokuroria. Është kërkuar që në seancë të paraqitet gjinekologu teksa kërkon 5 milionë lekë garanci për ta lënë në arrest shtëpie.
Ajo më 19 shtator po udhëtonte nga Kosova në Shqipëri me biznesmenin Fisnik Syla dhe Fitim Mujin. Në dëshminë e saj këngëtarja sqaroi se nuk kishte dijeni që kishte armë në çantë, dhe se atë ia kishte dhuruar një miku i saj në Gjermani që nuk jeton më.
Po ashtu ajo shfajësoi dy shoqëruesit e saj në fuoristradë duke thënë se ata nuk e dinin që ajo mund të kishte armë me vete.
Kukësi dhe Dibra janë goditur nga dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 3.8 dhe 3.9 të shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit në Kukës ka qenë në Barrë me një thellësi 10 km, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Maqedoni, Kosovë si dhe Serbi. Tërmeti tjetër që u ndje në Dibër e kishte epiqendrën në Arrë-Mollë.
Pas tërmeteve
Ministria e Mbrojtjes duke thënë se në të dy bashkitë nuk raportohet për dëme
materiale.
“Sipas
informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lëkundje me magnitudë 3.8 dhe 3.9 te shkalles rihter janë ndjerë në Dibër
e Kukës. Nuk raportohen dëme nga shtabet e Emergjencave Civile në këto dy
bashki.
Shqipëria u
godit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor, me magnitudë 6.4 të shkallës
rihter, ku preku Durrësin, Thumanën, Tiranën, Fushë-Krujë, Laç e Lezha, ku humbën
jetën 51 persona dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale.
Një konflikt i çastit mes dy miqve ka bërë që
në nervozizëm e sipër, njëri prej tyre t’i hipi makinës dhe të godasë me dashje
makinën e mikut të tij. Nga përplasja nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale
të dy makinave.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Xhamisë në Kukës.
Shtetasi me iniciale L.SH., 37 vjeç, pas konfliktit që pati me 32-vjeçarin me
iniciale N.I., i hipi makinës së tij tip “Volkswagen” dhe përplasi me
dashje automjetin tip “Daimler Chrysler”, të mikut të tij.
37-vjeçari u vu në pranga dhe pritet të përballet
me veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, ndërsa u zbulua se ai nuk zotëronte as
leje drejtimi të mjetit.
Zgjati më shumë se tre orë pritja e çobatni Ekrem Onuzi, i cili u sulmua nga ariu në Bjeshkët e Gjallicësnë fshatin Nangë në Kukës. 45-vjeçari, banor i këtij fshati, u sulmua të dielën paradite nga ariu, teksa ishte duke kullotur bagëtitë në mal. Një i afërm i tij mësohet se lajmëroi sallën e emergjencave duke kërkuar ndihmë.
Nga Tirana u nis një helikopter i foracave të
armatosura, ndërsa disa banorë ndezën një zjarr në mal për të sinjalizuar
vendndodhjen e tij. I plagosuri në këmbë e shpatull, qëndroi për tre orë në
pritje të ndihmës së parë.
Helikopteri i nisur nga Tirana, fillimisht u
ul në Aeroportin e Kukësit, ku mori në bord mjek të spitalit të Kukësit, dhe më
pas u ngjit në mal, në vendin ku ndodhej i plagosuri.
Pasi mori të plagosurin në bord, helikopteri
i Ministrisë së Mbrojtjes, u nis me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranës.
45-vjeçari mori plagë të shumta në fytyrë, këmbë, duar dhe pjesa të tjera nga “lufta”
me ariun në Bjeshkët e Gjallicës. Tashmë ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve të
Spitalit të Traumës.
Një person është sulmuar nga ariu në fshatin Nangë, në vendin e quajtur Sasat në bjeshkët e Gjallicës. Personi i sulmuar mësohet se është shtetasi Ekrem Onuzi 45 vjeç. Ai mësohet se është bari në zonë, dhe gjatë kohës që është sulmuar nga ariu, Onuzi ishte duke ruajtur bagëtitë. Kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici, foli për mediat, duke u shprehur se personit të sulmuar nga ariu i kanë shkuar në ndihmë banorët e zonës, ndërsa nga Tirana është nisur helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndërkohë, Policia e Kukësit njoftoi efektivët blu janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se Onuzi ka marrë plagë të rënda në këmbë dhe në shpatull, ndërsa pritet që ai të transportohet drejt spitalit të Traumës me helikopter.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se personi ka marrë plagë të shumta në kokë dhe në trup, të cilat i kanë shkaktuar hemorragji. Personi ndodhet në një terren të vështirë malor, teksa ka lajmëruar sallën e mergjencave për të dërguar një helikopter që t`i vijë në ndihmë.
Helikopteri është nisur nga baza ajrore e Farkës, ndërkohë që personi i sulmuar nga ari ka ndezur një zjarr për të sinjalizuar vendndodhjen e tij në mal. Për shkak të terrenit të thyer malor, është e pamundur ndërhyrja me automjete.
Policia e Kukësit finalizoi operacionin “Kopshti
i Skacajve”, duke arrestuar në flagrancë 4 shtetas. Sipas një njoftimi zyrtar,
policia tregon se sekuestroi gjatë këtij operacioni një arsenal armësh e
municionesh, drogë dhe dy mjete që përdoreshin nga personat e arrestuar. Katër shtetasit
e arrestuar janë personat me inicialet: A. H., 33 vjeç, R. T., 23 vjeç, banues
në Pukë, K. M., 25 vjeçe dhe F. M., 19 vjeç, banues në Shemri, Kukës.
Në bazë të hetimeve të kryera rezultoi se
këta shtetas do të këmbenin një sasi lënde narkotike, armatim dhe municion
luftarak. Shërbimet e Policisë të DVP Kukës
kanë ndërhyrë në vendin e quajtur “Qafë-Shllak” dhe bën të mundur
ndalimin e këtyre shtetasve, të cilët lëviznin me mjetet tip “Benz”
dhe “Opel”.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në automjetet e tyre u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Gjykata e Kukësit ka vendosur të dënojë me 6
muaj burgim të konvertuar në periudhë prove një vit, tetë prej protestuesve që
u vunë flakën kabinave në “Rrugën e Kombit” në protestën e 31 marsit, që u
zhvillua kundër pagesës prej 5 euro. Prokuroria kishte kërkuar 6 muaj burg të
konvertuar në periudhë prove 1-vjeçare, kërkesë që është pranuar edhe nga gjyqtarja
e çështjes Flutura Hoxha.
Protestuesit Ervis Oruçi, Armand Ademaj, Fatos
Harulla, Mirdaim Nerguti, Lulzim Popa, Ahmet Tobli, Shpetim Todaj dhe Shaban
Selmanaj, janë akuzuar nga prokuroria për veprën penale të “Shkatërrimi i pronës” dhe
“Kundërshtimit të punonjësit policisë së rendit publik.”
Në qershor të vitit kaluar, Gjykata e Kukësit
shpalli fajtorë 25 protestues, ku për 20 protestues vendosi dënim me kusht nga
4 deri në 8 muaj, dy u dënuan me kohën e paraburgimit, ndërsa tre të tjerë me
gjobë nga 100 mijë lekë.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë,
Belinda Balluku, së bashku me drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar,
Sonila Qato, dhe kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, inspektuan nga
afër përfundimin e punimeve në Rrugën e Kombit.
Balluku tha se tashmë edhe ky segment rrugor
është pjesë e hartës së akseve nacionale punimet për të cilët janë mbyllur dhe
dorëzuar dhe që tashmë është plotësisht i aksesueshëm për përdoruesit.
Ajo nënvizoi se rritja e sigurisë rrugore ka
qenë në fokus të këtij projekti duke shtuar se mangësitë e evidentuara në
projektin fillestar krijuan edhe vonesa duke marrë kohë për gjetjen e
zgjidhjeve të tjera në mënyrë që ky aks të përmbyllej plotësisht.
“Siguria rrugore ka qenë një nga elementet
kryesorë që është zbatuar me përpikëri në këtë aks duke qenë se është një nga
prioritetet që Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhe kompleksiteti i kësaj pjese ka
qenë i ditur për publikun. Kjo është një kontratë e lidhur në vitin 2009 me
kompleksitet të madh teknik, me një projekt gjithashtu të gabuar, siç e kemi
parë dhe herë të tjera në projekte të mëparshme siç është dhe rruga
Tiranë-Elbasan apo dhe gjetkë dhe përfundimisht i është gjetur një zgjidhje
teknike”, deklaroi Balluku.
Por pavarësisht këtyre pengesave, ministrja
Belinda Balluku theksoi se tashmë kjo rrugë, me standarde europiane, është
plotësisht e hapur dhe në dispozicion të përdoruesve të saj.
“Ashtu si shumë kontrata të tjera të cilat
kanë qenë të hapur prej vitesh në kantieret e rrugëve nëpër Shqipëri edhe kjo
rrugë dorëzohet. Pra bëhet e kalueshme për automjetet duke filluar nga sot. Një
rrugë sipas të gjitha parametrave europiane të sigurisë rrugore. Kukësi, por
kjo është një rrugë që i takon gjithë Shqipërisë, e meriton një rrugë të tillë.
Ne jemi shumë të kënaqur dhe ndihemi krenar që çdo ditë e më shumë i shtojmë
listës së akseve kombëtare rrugë të kësaj cilësie kaq të lartë”, u shpreh
Balluku.
Gjatë këtij inspektimi Qato deklaroi se ky ka
qenë një projekt i cili kishte pjesë të tij disa vepra madhore dhe me
kompleksitet të lartë por që morën zgjidhjen e duhur nga ana e kompanisë
kontraktuese.
“Lajmi i mirë është që lançojmë hapjen për trafik të 7 viadukteve dhe rakordimet përkatëse të cilat janë kryer në infrastrukturën e cila lidh 13 kilometra. Janë 13 kilometra të cilat vihen në përdorim të gjithë mjeteve dhe përdoruesve të mjeteve që kalojnë në “Rrugën e Kombit” duke rritur sigurinë rrugore dhe duke rritur padiskutim dhe performancën e të gjithë kësaj vepre madhore e cila përbën “Rrugën e Kombit”, u shpreh Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Për pak ditë do të jetë funksionale dhe
karrexhata e re e autostradës Kukës-Morinë. Drejtoresha e Autoritetit Rrugor
Shqiptar, Sonila Qato ka inspektuar punimet në 7 urat e ndërtuarat, të cilat
kishin mbetur pa përfunduar prej vitesh. Nëpërmjet një njoftimi për mediat,
ARRSH njofton se rruga do të jetë gati për qarkullimin e mjeteve pas pak ditësh,
ndërkohë që po punohet për përfundimin e sinjalistikës, pasi çdo proces tjetër pune
është mbyllur.
“Shumë shpejt hapet e plotë rruga Kukës-Morinë.
Drejtoresha e ARRSH-së inspektoi nga afër ecurinë e punimeve të 7 urave
(Viadukteve) të ndërtuara tashmë në
rrugën kombëtare Kukes-Morinë pak ditë përpara hapjes për trafik. ARRSH dhe
Kontraktori po punojnë të organizuar në këtë vepër madhore dhe me intensitet të
plotë këto ditë me qëllim që rruga të jetë e hapur për përdorimin e mjeteve
shumë shpejt”, shkruhet në njoftim.
Segmenti nga Kukësi deri në doganën e Morinës ishte një nga pjesët e mbetura të papërfunduara të autostradës Durrës-Kukës. Problemi kryesor ishte mospërfundimi i 7 urave, të cilat pengonin lëvizjen e mjeteve në të dyja karrexhatat e rrugës. Gjithashtu, për shkak të mospërfundimit të këtij segmenti rrugor, jo vetëm kishte vështirësi në qarkullimin e mjeteve, por shpesh janë shkaktuar dhe aksidente me pasoja fatale.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para
të mëngjesit të së enjtes në Kukës. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur
makina humb kontrollin dhe pasi hipën mbi trotuar merr para gjithçka gjen në
tregun e qytetit. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur të lënduar, vetëm
shoferi i mjetit ka mbetur i tronditur lehtë.
Makina e përfshirë në këtë aksident është ‘tip’ Benz. Ndërsa shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.