Mitsotakis: Së shpejti njohim patentat shqiptare

Zbardhet takimi i Kryeministrit Edi Rama me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Në një deklaratë të zyrës për shtyp të  Kryeministrisë, thuhet se “Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim me frymë pozitive nga Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis. Në këtë takim u diskutuan të gjitha çështjet e përbashkëta. Kryeministri i Shqipërisë theksoi se pavarësisht vendimit të Këshillit të BE-së, Shqipëria do të vazhdojë zbatimin e reformave me të njëjtën vendosmëri”.

Sipas informacionit zyrtar dhënë nga zyra për shtyp e Kryeministrit Edi Rama, mësohet se “Kyriakos Mitsotakis theksoi se Greqia mbështet prespektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për sa kohë këto vende përmbushën të gjitha kërkesat për anëtarësim”. Ndërkohë, kreu i ekzekutivit shqiptar, deklaroi gjatë takimit se pavarësisht vendimit të Këshillit të BE-së, “Shqipëria do të vazhdojë zbatimin e reformave me të njëjtën vendosmëri”.

Në takimin mes dy kryeministrave, një vëmendje e veçantë i është kushtuar diskutimit për çështjet ende të pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pasi shprehi mbështetjen e Greqisë ndaj Shqipërisë për perspektivën evropiane, Kyriakos Mitsotakis “mirëpriti angazhimin e palës shqiptare për të vazhduar punën me çështjet e pronave dhe të vetëdeklarimit/censusit, të cilat janë shqetësime për minoritetin grek në Shqipëri. Veç kësaj, Kryeministri grek theksoi se marrëveshja bilaterale për njohjen e ndërsjelltë të patentave do të kalojë së shpejti për miratim në parlamentin grek”, thuhet në deklaratën e Kryeministrisë. Në fund, thuhet se “Kryeministri i Shqipërisë ftoi Kryeministrin e Greqisë për të vizituar Shqipërinë në të ardhmen e afërt, ftesë të cilën ai e pranoi”, thuhet në deklaratën e Kryeministrisë.

Kabineti Mitsotakis, publikohen emrat e ministrave të rinj në Greqi

Greqia nuk humbet kohë, pas zgjedhjeve të së dielës këtë të hënë do të bëhet betimi i Kyriakos Mitsotakis si Kryeministër i ri i vendit. Mediat greke raportojnë se kryetari i Demokracisë së Re do të betohet të hënën pak pas mesdite, në orën 13:00 me orën lokale.

Ndërkohë, një ditë më pas do të bëhet prezantimi i qeverisë së re greke. Mediat e shtetit fqinj raportojnë edhe emrat e disa prej anëtarëve të kabinetit Mitsotakis, që do të prezantohen të martën.

Kryeministri konservator i Greqisë, ka zgjedhur politikanë me përvojë, ndërsa sipas medias greke SKAI, pjesë e kabinetit do të jetë dhe një ish zyrtar i PASOK.

Përbërja e qeverisë sipas informacionit të fundit të dhënë nga SKAI, do të jetë:

Ministri i Zhvillimit: Adonis Georgiadis

Ministri i Energjisë: Kostis Hatzidakis

Ministri i Qeverisë Dixhitale: Kyriacos Pierakakis

Ministri i Rendit Publik dhe Migracionit: Michalis Chrysohoidis ose Angelos Syrigoos

Ministri i Financave: Christos Staikouras – Sekretari Shtetëror: Stelios Petsas

Sekretari i Shtetit për Marrëdhëniet Ekonomike: Giannis Kefalogiannis

Ministri i Brendshëm: Takis Theodorakos

Ministri i Turizmit: Olga Kefalogiannis

Ministri i Arsimit: Niki Kerameos Christos Tarantilis

Ministri i Punëve të Jashtme: Nikos Dendias ose Margaritis Schinas

Ministri i Mbrojtjes: Vasilis Kikilias ose Alkiviadis Stephanis

Ministri i Drejtësisë: Nikos Panagiotopulos

Ministri i Shëndetësisë: Kostas Tsiaras

Ministri i Transportit: Miltiadis Varvitsiotis ose Giannis Plakotakis

Ministri i Shëndetësisë: Kostas Tsiaras ose Vassilis Kontotsamanis

Kryetari i Dhomës: Kostas Tassoulas.

Mitsotakis fiton në Greqi, Tsipras pranon humbjen: Urova kundërshtarin

Kyriakos Mitsotakis, i partisë Demokracia e Re, ka arrtiru të sigurojë një mandat qeverisës për katër vitet e ardhshme në Greqi, pasi fitoi në zgjedhjet parlamentare të së dielës në 7 korrik. Kreu i konservatorëve grek, ka marrë 158 vende në parlamentin e ri të Greqisë, nga 300 që ka gjithsej, duke fituar kështu shumicën e nevojshme për të krijuar qeveri, pa pasur nevojë për koalicion.

Pas fitores në zgjedhjet e të dielës, afër përfundimit të nuërmimit të votave, Mitsotakis, ka bërë një reagim ku shprehet se do të jetë kryeministër i të gjithë Greqisë. “Unë do të jem kryeministër i të gjithë Greqisë dhe do të punojë shumë fort që të bind edhe qytetarët që nuk na votuan. Jam plotësisht  vetëdijshëm për përgjegjësinë kombëtare, qëndroj modest ndaj vendimit të populli, por edhe marr forcë për të nesërmen”, tha Mitsotakis.

Kundërshtari i tij, kryeministri në ikje Alexis Tsipras i SYRIZA-s, ka pranuar humbjen në zgjedhje, duke deklaruar se e kishte telefonuar Mitsotakisin për fitoren, dhe se tani i mbetej vetëm të respektonte vullnetin e popullit grek. “Respektoj vendimin e popullit. Kontaktova Mitsotakis dhe e përgëzovë për fitoren e tij. Në demokraci ndryshimi i qeverisjes është thelbësore. Nuk do të bëjë atë që kanë bërë kundërshtarët e mi, por do të respektoj vullnetin e popullit”, shkruan Tsipras.

Një mesazh urimi ka ardhur edhe nga Bashkimi Europian. Ka qenë kreu në ikje i KE, Jean-Claude Juncker, ai që ka shkruar një Twitter ku uron kryeministrin e ardhshëm të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. “Dëshiroj t’ju përgëzoj për fitoren tuaj bindëse në zgjedhjet parlamentare. Ti e di lidhjen time personale me Greqinë dhe njerëzit e saj që kanë duruar kaq shumë gjatë dekadës së fundit. Dinjiteti, elasticiteti dhe angazhimi evropian i grekëve meritojnë respekt”, shkruan Juncker.

Votimet në Greqi, Mitsotakis pritet të shpallet fitues

Janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi, me sondazhet që i japin fitoren Demokracisë së Re, të drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis. Sipas “Kathimerinit”, partia e Mitsotakis ka marrë rreth 38-42% të votave. Ndërsa partia e kryeministrit në detyrë, Alexis Tsipras, mendohet të ketë marrë nga 26.5% deri në 30.5%. Në vendin e tretë sipas sondazheve, pritet të jetë partia Lëvizja për Ndryshim, me rreth 6-8%, ndërsa SPG, shkon në rreth 5-7%.

Ekstremistët e Agimit të Artë nuk mendohet se do të shkojnë më shumë se 2.8-4.8%, ndërsa pjesa tjetër e votave shkon për partitë e vogla, gjithsej 20 parti pjesëmarrëse në zgjedhje. Sipas Exit Poll-ve, Demokracia e Re pritet të ketë 155-167 vende në parlamentin e ardhshëm, ndërsa SYRIZA e Alexis Tsipras, do të ketë rreth 82 deputet. Lëvizja për Ndryshim pritet të ketë 22 deputet, ndërsa 19 vende në parlamentin e ardhshëm grek, do të shkojnë  për Partinë Komuniste.

Pjesa e mbetur do të ndahet për partitë e tjera, që kanë kaluar pragun elektoral. Zgjedhjet e parakohshme në Greqi u thirrën nga kryeministri Alexis Tsipras, pasi partia e tij humbi në zgjedhjet e Parlamentit Europian në muajin maj. Grekët mesaduket nuk janë të kënaqur me masat shtrënugese për të kapërcyer krizën financiare, ndërkohë që Kyriakos Mitsotakis, ka premtuar se do të ketë ulje taksash për qytetarët grek.

Skip to toolbar