48 orë luftë për të arrestuar ish presidentin, një viktimë dhe 85 të plagosur

U deshën 48 orësh luftë mes forcave të policisë dhe mbështetësve të ish-presidentin e Kirgizstanit Almazbek Atambayev, për të kryer arrestimin e tij. Almazbek Atambayev është arrestuar me forcë dhe përplasje me armë mes forcave speciale dhe simpatizantë të ish-kreut të shtetit, që përfundoi me vdekjen e një polici dhe plagosjen e 85 personave të tjerë.

Trupat e armatosura, të veshur me veshje anti-plumb sulmuan rezidencën e Atambayev në fshatin Koi-Tas, pas urdhrit të arrestimit të tij për akuzat për korrupsion.

Mirëpo arrestimi i tij nuk ishte dhe aq i lehtë sa mendohej, pasi mbështetësit e tij e mbrojtën atë me shkopinj dhe gurë, madje pati edhe të shtëna me armë. Armët u dëgjuan të vinin nga brenda rezidencës, ndërsa arritën të merrnin peng 3 oficerë policie, të cilët u liruan pas negociatave.

Pas përleshjes me dhunë për rreth 48 orë, ish presidenti u arrestuar dhe u largua me helikopter.

Kosova fut në “luftë” Serbinë dhe Bullgarinë

Ministria e Jashtme e Bullgarisë tha të shtunën se e ka thirrur ambasadorin e Serbisë në Sofje për një takim të hënën lidhur me komentet e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ndaj komenteve të kryeministrit bullgar Boiko Borissov rreth Kosovës.

Ministri serb Daçiç, sulmoi ashpër kryeministrin bullgar lidhur me komentet e tij se “kandidati për postin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, ministri i Jashtëm, spanjoll, Josep Borrell, duhet të respektojë qëndrimin e BE-së mbi Kosovën dhe jo atë të Madridit.

Në një intervistë me Radiotelevizionin shtetëror të Serbisë, ministri serb tha se kryeministri bullgar nuk duhet t’i jap leksione zotit Borrell.

“Boiko, më lejo të të them një gjë. Qëndrimi i BE-së nuk thotë se Kosova është shtet i pavarur. Ti, Boiko, duhet të respektosh qëndrimin e BE-së, e jo t’i japësh leksione Borrellit”, tha ai. “Kjo ngjan me dyfytyrësi. Jam ngopur me këto gjëra; e të mos flasim se para disa muajsh ai u nderua nga shteti ynë”, tha ministri serb duke ju referuar një çmimi që kryeministrit Borissov i ishte ndarë në shkurt të këtij viti nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, “për zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimin paqësor dhe marrëdhënieve miqësore mes Serbisë dhe Bullgarisë”.

Të shtunën në mbrëmje ministri serb u tha medieve në Beograd se ka urdhëruar të thirret i ngarkuari me punë i Bullgarisë “për të shmangur keqkuptimet”.

Nga 28 vende anëtare të Bashkimit Evropian, 23 syresh e njohin pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008, e cila kundërshtohet nga Serbia.

Bashkimi Evropian ndërmjetëson një proces, aktualisht të pezulluar të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rolin kryesor e luan shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Spanja e zotit Borrelli është një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën dhe emërimi i tij në postin e shefit të politikës së jashtme, që duhet të votohet në Parlamentin Evropian, ka nxitur diskutime rreth rolit të tij në të ardhmen në procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi./Zëri Amerikës/

Skip to toolbar