Theri gruan, mbytet burri vrasës

AKTUALITET


Është gjetur i mbytur 37-vjeçari Adriatik Kuka, i cili të premten vrau gruan me thikë në zemër. Policia bën të ditur se ka gjetur trupin e tij të pajetë mëngjesin e  së shtunës në sektorin Rinia në Durrës.

“Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës, është gjetur i mbytur  shtetasi A.K.rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës”, njofton policia.


Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.

Ditën e premte Kuka tronditi mbarë opinionin publik pasi vrau bashkëshorten duke e qëlluar atë disa herë me thikë.

Viktima, shtetasja Hazbije Kuka, 36 vjeç, ka ndërruar jetë në spital duke mos i mbijetuar dot plagëve.

Ndërsa autori i krimit, Kuka, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shkak për vrasjen mësohet se ka qenë xhelozia e Kukës ndaj gruas e cila kohët e fundit kishte filluar punë.

Ndërkohë që vrasja e saj ka ndodhur në sy të djalit 8-vjeçar, i cili për fatin e keq brenda dy ditësh mbeti jetim duke humbur të dy prindërit.




Skip to toolbar