Përsëritja e ngrefosjes së Lulit, si i “fortë”

Nga Mero Baze

Rihpaja e debatit për kryetarin e ri të Bashkisë së Shkodrës ka zgjuar për të disatën herë një ves burracak të disa elementëve të Partisë Demokratike, që nuk dihet pse e kanë caktuar veten të “fortë” dhe mendojnë që u ka hije kërcënimi.

I pari i tyre është gjithmonë Lulzim Basha. Ky ka kohë që kërcënon për çdo gjë me dhunë, me tërheqje zvarrë, me përmbysje, por deri tani i vetmi njeri dhe lider politik, që është tërhequr zvarrë nga kundërshtari i vet, është ai.

Pas 7 mujash protesta të dhunshme, ai arriti të prishë vetëm “kërpudhën” tek kryeministria dhe të plagosë rreth 20 policë, pa llogaritur dhe Sahit Dollapin. As e rrëzoi, as i ndaloi zgjedhjet, as i ndaloi konstituimet, as i mbajti dot në zyrë kryebashkiakët.

Dhe nuk është se kishte mundësi ta bënte, e nuk e bëri dot. Nuk kishte mundësi ta bënte. Problemi është pse ngrefoset kot me diçka që nuk ka mundësi ta bëjë.

Tani të njëjtën gjë banale po bën për konstituimin e Këshillit Bashkiak në Shkodër. Bën si i fortë, nxjerr ca palaço që janë vetëshpallur të “fortë”, dhe paralajmëron dhunë si Mihali Qeparoit kur i kërkon ushqim.

Nuk e di se çfarë fiton politikisht nga kjo betejë idiote përveçse të shtyjë këto dy javët e fundit të gushtit, por ajo që është bërë banale këtu e një vit, kërcënimi i përditshëm për dhunë dhe pastaj zbythja si legen në shtëpi, është mirë të mos përsëritet, se është bërë bajate.

Këshilli Bashkiak i Shkodrës është legjitim, i dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit dhe nuk e ndal dot askush. Kjo është një betejë e humbur pa nisur.

Beteja për kryetarin e ri të Bashkisë së Shkodrës nuk ka nisur ende. Duhet të shpallen zgjedhjet e pjesëshme të parakohshme në Shkodër dhe duhet të bëhen për 45 ditë sipas Kodit zgjedhor. Basha mund ta fillojë sërisht nga e para retorikën e tij, mund të thotë nuk do t’i lejojmë, nuk do t’i pranojmë, nuk do t’i njohim, nuk do ta lëshojmë…e të tjera broçkulla, por nuk bën dot asgjë.

E vetmja gjë e mirë që mund të bëjë për vete dhe PD, është të mos flasë fare për këto çështje që i ka humbur një herë, se do turpurohet përsëri. Më mirë të vazhdojë luftën me Jozefinën, Patozin, Imamin, Ristanin, apo dhe me Rudina Hajdarin e Myslym Murrizin, se mos i rrezikojnë karrigen.

I vetmi njeri i rrezikuar nga ajo që ka ndodhur më 30 Qershor dhe ajo që do ndodh në Shkodër, është Basha. Ai është humbësi i madh i gjithë historisë së politikës shqiptare, pasi ka marrë një parti me 65 deputetë dhe 16 bashki, dhe e ka lënë pa asnjë deputet dhe pa asnjë këshilltar. Dhe tani ka vendosur të derdhë gjak për Voltanën.

Thellohuni edhe pak, kush ua solli “shtrigën” Jozefinë!

Nga Mero Baze

Në PD më shumë janë mërzitur që nuk ka ikur Jozena, se sa që ka ikur Valdrini. Partia e cila ka të drejt të festoj, pasi ka vrarë një kryebashkiak, ende pa marrë detyrën, është në hall, se si të bëj gurë më të urryer për demokratat Jozenën, se sa Valdrinin. Dega e PD në Shkodër e ka akuzuar se ka mbështetur Valdrinin për drejtor në kohë të Berishës, pastaj me  rradhë, aq shumë akuza, sa vetëm për “Gërdecin”, “Rrugën e Kombit” dhe “21 Janarin” nuk dilte e implikuar.

Pastaj gjithë të zezat e tjera të PD në pushtet i kishte bërë Jozena. Bile dhe për Ciljetën dhe Greta Kocin kjo paska qenë sponsore. Kot thonë që nuk i do gratë dhe akoma më kot i paskemi rënë më qafë Flamur Nokës si sposor i tyre, pasi e kemi fut në sherrë dhe me gruan. Duket qartë që është një fushatë e orkestruar nga Basha, por është shumë e paqartë përse i duhet armike Jozena Topalli tani dhe pse do të shpjegoj të gjithë idjotësitë e PD në të shkuarën, me Jozenën.

Jozena Topalli shkoi në PD, kur PD i kishte të gjitha dhe vetëm pas gjashtë muaj, nuk kishte asgjë. Ajo është pjesë e një memorie historike të PD, nga ato që u desh të përballej me një opozitë të egër dhe të identikohej me një luajlitet shpesh të padurueshëm me Berishën. Kjo e bëri atë gurë politike në PD. Lulzim Basha ja ndërpreu karrierën me brutalitet, dhe për këtë duhet cmuar si njeri që di të identikoj rreziqet. Bashkë me të, Basha hoqi cdo politikan të para vitit 2005 dhe një pjesë të atyre të 2005, që i bënin hije.

Pasi i hoqi, pasi u ndërpreu karrierën politike me rregulla antidemokratike, pasi tentoi të bëj pazar me Edi Ramën më 2017, për të shpëtuar nga efektet e heqjes së tyre dhe pasi e pësoi me 240 mijë vota më pak, nga ky akt , tani rruga më e mirë do ishte ti merrte me të mirë dhe ndoshta dhe ti gënjente Jozenën dhe të ngjashmit e saj. Demonizimi I Jozenës në sytë e demokratëve, është qesharak. Akoma më qesharak është identifkimi I gabimeve të PD me Jozenën.

Me këtë kriter na del që Berisha paska qenë një kukull dhe Jozena kishte gjithë pushtetin. Jo se fyhet Berisha në këtë rast, por minimumi kur i kërkoni llogari Jozenës pse ka mbështetur Valdrinin në PD dhe Edi Ramës pse e ka mar Valdrinin dhe e ka ribër drejtor dhe kryetar bashkie, duhet ti  kërkoni llogari dhe Berishës pse u ka sjell Jozenën, që qenka kaq kriminele. Pale pastaj kur të vij ora të shani Lulin për këto që bën. Do tu duhet ti këkroni llogari Argitës pse ua solli

Rasti i Valdrinit, një mallkim për Ramën dhe Bashën por jo për Shkodrën

Nga Mero Baze

Problemi i krijuar nga e shkuara e Valdrin Pjetrit, është një sprovë e re për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Me sa duket, mallkimi i qershorit ka vendosur t’i ndjekë deri në fund. Ky rast nuk është tani një histori zgjedhjesh, por një histori ligji. Edhe pse është e pazakontë që mandati i të zgjedhurit të vihet në rrezik ende pa marrë detyrën, Partia Socialiste ka vetëm një gjest politik për të bërë, dhe atë duhet ta peshojë mirë. Debati është nëse ja vlen ta institucionalizojë formalisht Valdrinin për një minutë dhe pastaj ai të japë dorëheqjen, ose të konstituojë Këshillin dhe kryeministri të emërojë të zgjedhurin e Këshillit si kryebashkiak, deri në zgjedhjet e reja për 45 ditë. Kaq është i gjithë debati që ata duhet të bëjnë mes tyre, duke peshuar përgjëgjësinë që kanë për të mos lënë Shkodrën pa qeverisur deri në zgjedhjet e reja pas 45 ditësh.

Ata që duhet të marrin vendime politike, janë opozitarët. Ata së pari duhet të vendosin nëse do të hyjnë në zgjedhje në Shkodër, ose jo. Në këtë rast nuk vlen qënia e Ramës kryeministër, pasi nëse hyjnë në garë, ata e tojnë Shkodrën. Nëse nuk duan, punë e tyre, dhe ky le të jetë një debat brenda tyre, ku Edi Rama nuk ka pse përzihet. Hapat për të shkuar drejt konstituimit janë detyrim dhe PS nuk mund të kalojë në paligjshmëri kushtetuese. Së pari, duhet të konstituohet Këshilli i ri Bashkiak i Shkodrës dhe të vendosin nëse Valdrini duhet të bëjë betimin dhe të dorëhiqet, apo të dorëhiqet para betimit dhe kryeministri t’i delegojë kompetencat dikujt tjetër deri në zgjedhje. Ndërkohë Partia Socialiste duhet të kërkojë me urgjencë verikimin e e gurës se kryetarit nga Prokuroria. Valdrini le të vazhdojë betejën e tij me drejtësinë dhe të sqarojë pozicionin e tij.  

Kjo çështje tani nuk është më çështje e zgjedhjeve, pasi Kodi Zgjedhor ka mbaruar veprimin e tij. Kjo është një çështje që ka të bëjë me ligjin e dekriminalizimit dhe ai duhet lejuar të veprojë me gjithë forcën e tij. Nëse Prokuroria konstaton papajtueshmëri në këto veprime, atehere vepron mekanizmi i papajtueshmërisë, por jo dëshirat e opozitarëve dhe socialistëve për këtë çështje. Kryeministri në bazë të shkresave që duhet t’i dërgojë Prokuroria, duhet të shkarkojë Valdrin Pjetrin dhe ky, nëse është i sigurtë, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për paligjshmëri në këtë vendim. Por hapat e konstituimit të Këshillit dhe vazhdimit të punës për qeverisjen e Bashkisë së Shkodrës janë detyrim kushtetues për qeverinë. Opozita pastaj ka dilemat e veta.

Nëse Lulzim Basha nuk hyn në zgjedhjet e pjesshme të parakohëshme, do ta ketë më të vështirë t’i bindë kandidatët e pavarur në Shkodër të mos kandidojnë. Po kështu dhe partitë e tjera që mund të hyjnë në këtë garë. Dorëheqja e Valdrinit është një mallkim i barabartë për Edi Ramën dhe Luzlim Bashën. Për të parin, për shkak të përsëritjes së precedentit të njerëzve të inkriminuar dhe për të dytin, për shkak të përsëritjes së precedentit të frikës nga zgjedhjet. Të dy do t’i vuajnë problemet e tyre, por Shkodra nuk ka pse vuan qeverisjen e saj. Dikush duhet të zgjidhet për t’i shërbyer qytetit. Voltana Ademi pas datës 20 gusht është e paligjshme. Por mund të rikthehet nëse kandidon.

Leksioni i hidhur i Valdrinit, për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

Nga Mero Baze

Valdrin Pjetri është leksion i fundit i hidhur i gjithë atyre që nuk e kanë kuptuar se ligji i dekriminalizmit është bërë për t`i mbajtur larg politikës, të gjithë ata që përpiqen të fshehin të shkuarën e tyre. para tij e kanë pësuar disa kryetarë bashkish dhe deputetë të Parlamentit, dhe për një njeri normal, kjo do të mjaftonte që për një gjë dhe shumë të lehtë se kjo e Valdrinit, t`i qëndronte larg politikës.

Një njeri që është dënuar 20 vjet më parë, ka gjithë të drejtat të jetë qytetar i lire, por ligji ja ka ndaluar të jetë pjesë e politikës. Dhe në këtë pikë, Valdrin Pjetri ngre dyshime serioze, jo vetëm si njeri politik, por dhe për intelektin e tij si qytetar. Poshtërimi i tij publik sot, më shumë se sa një tore e opozitës, është një problem i tij personal, të cilin do ta kishte shmangur, sikur të shikonte punët e veta e të mos merrej me politikë. Është një ndëshkim dhe për inteligjencën e tij të pretenduar. Por meqë guxoi kaq shumë, duhet dhe ta pësojë kaq keq. Në një farë mënyre, fati i tij sot, është një leksion për të gjithë ata që ende besojnë se mund të mbijetojnë në këtë sitë të hollë që politika i ka vënë vetes me ligj.

Çështja Pjetri, a duhet të kandidojë më PS një emër nese zgjedhjet përsëriten?

Demonizimi i elementëve kriminalë në politikë, është një tore e reformës në drejtësi, që po jep frytet e veta edhe në shoqëri. Reagimi i menjëhershëm i Kryeministrit, është një lajm i mirë, që tregon se ai është i pari që e ndjen peshën e përgjegjësisë, për infiltrimin e elementëve të tillë, qoftë dhe ilegalisht në sistem. Por nga ana tjetër, është një leksion për të, për të kuptuar se distanca me elementë të tillë, nuk duhet të jetë vetëm nga letrat, por dhe nga mjedisi nga vijnë dhe nga nuhatja se kush i mbështet.

Rezultati i Valdrin Pjetrit në Shkodër, i identifikuar dhe nga vetë PS, si i mbështetuar nga aleatë “të fortë” të PS në atë qark, rrëzoi në mënyrë drastike rezultatin e Partisë Socialiste në atë qytet. Pjetri ka marrë rezultatin më të ulët historik të PS në qytetin e Shkodrës, duke marrë më pak se gjysmat e votave të Keti Bazhdarit katër vjet më parë, që garoi kundër vullnetit të “të fortëve” të shkodrës. Kjo tregon se shoqëria është më e përgatitur se politikanët tanë, për të nuhatur kush është i sponsorizuar nga të fortët dhe kush është përballë tyre. dhe pjesë e kësaj shoqërie është dhe PS e Shkodrës, që duket se e ka pasur nuhatje këtë. Përveç Valdrinit.

Nga ana tjetër, reagimi i fortë i Edi Ramës, që thotë se nuk do të falte as vëllain e tij, në raste të tilla, ka bërë entuziast Sali Berishën, i cili e quan fundin e botës, që Rama mund të dorëzojë dhe vëllain, nëse bën gjëra të tilla. Se ai me mendjen e tij e quan sukses që nuk e dorëzoi djalin kur vrau në Gërdec, as vajzën kur u kap si seksere e tre milionë eurove. Ai në vend të tyre vrau shtetin dhe tani çuditet se si shteti ndahet nga krimi.

Mero Baze: Lulzim Bashës duhet t’ia plotësojmë këtë ëndërr

Nga Mero Baze

Lulzim Basha është lodhur të gjejë tetë pika ku do luftojë korrupsionin kur të vijë në pushtet. Dukej nga renditja, nga cektësia, nga nxitimi, nga pasiguria, nga makthi dhe mbi të gjitha nga fakti që nuk ngjit në atë që thotë, që ka dashur t’i çudisë njerëzit. Dhe më shumë se sa një platformë, ngjante si një njeri me objektiva të prishura për t’u pasuruar në disa sektorë që ka tentuar t’i aplikojë vetë.

Do të mjaftonte pallati i tij i ndërtuar në Vlorë për t’i bërë një radiografi gjithë platformës së tij qesharake. Nëse hetohet kë truall zaptoi vjehrri i tij, në emër të tij, duke hyrë në det, e duke ndërtuar pallate, sipas kësaj platforme, duhet të arrestohet.

Nëse hetohet se ku i gjeti vjehrri miliona euro për ta ndërtuar, ndërkohë që ka qenë një ish ushtarak I liruar në vitet ’90 dhe roje i VEFA-s, prap duhet të arrestohet. Nëse hetohet kush bleu aty dhe me çfarë nderesh pushteti u shkëmbye ndërtimi, pasi ndërtuesi i pallatit ka marrë gjithë tenderat e Bashkisë së Tiranës më pas, duhet të arrestohet.

Nëse më pas shikon se si u manipulua prishja për interes publik, si prishje e paligjshme për të fituar 15 milionë euro dhe për të zbardhur lekët e pista të korrupsionit të familjes Basha, përsëri duhet të arrestohet.

Mund të vazhdojmë më tej me detaje nga kjo histori, për të kuptuar se platforma e Bashës, ngjan më shumë me idetë e një njeriu të dëshpëruar, që i kanë prishur planet e korrupsionit dhe pastrimit të parave përmes ndërtimit të paligjshëm, se sa një platformë serioze opozitare.

Një platformë serioze opozitare kundër krimit të pastrimit të pareve dhe ndërtimeve të paligjshme, natyrisht duhet të jetë shumë më serioze dhe më e gjerë. Por jo vetëm tek ndërtimet ku i ka mbetur mendja Lulzim Bashës. Tek çdo aspekt i zhvillimit të ekonomisë dhe përdorimit të pushtetit dhe parave publike.

Dhe kjo nuk bëhet një mbasdite, kur ke gënjyer gjithë njerëzit e tu për çdo aksion politik, kur i ke nxjerrë nga Kuvendi dhe nga bashkitë, kur i ke gënjyer që kanë fituar 85 për qind dhe në fund kur ke frikë të përballesh me zgjedhjet.

Kjo është thjeshtë një çështje personale e Bashës, është një përpjekje e re për moton e tij, “gënjeshtrën e përditëshme falna zot”.

Shqipëria ka një platformë shumë më serioze se kjo e Lulzm Bashës kundër krimit, korrupsionit dhe përfshirjes së pushtetarëve në veprimtari të paligjshme. Shqipëria ka në përfundim e sipër projektin më serioz europian në këtë pikë, më të lavdëruarin dhe më të mbështeturin nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që për fat të keq të Lulzim Bashës, do të nisë para gënjeshtrave të tij.

Do të nisë këtë vjeshtë. Është përfundimi i Reformës në Drejtësi dhe ngritja e SPAK, ajo që do të shkojë në “sitë”, në rrugë ligjore çdo gjë të paligjshme në këtë vend këto 30 vjet, përfshi dhe këto ëndrrat e prishura për korrupsion të Lulzim Bashës dhe gënjeshtrat e tij të reja.

Lulzim Basha nuk ka pse pret sa të vijë në pushtet për këtë ëndërr në sirtar reformash kundër korrupsionit. E ka shumë më të lehtë, shumë më të ndershme dhe shumë të shkurtër rrugën. Le të mbështesë Reformën në Drejtësi, le të mbështesë SPAK-un, le të mbështesë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë që janë duke u ngritur dhe Shqipëria do të përballet me një betejë reale kundër korrupsionit, që ndryshe nga kjo e Bashës që është “parashikuar” vetëm për armiqtë e tij, është për të gjithë. Është për të futur në skaner Edi Ramën, Sali Berishën, Ilir Metën, Lulzim Bashën, dhe gjithë piramidën shtetërore dhe individët që kanë përfituar nga pushteti.

Kjo nuk është gënjeshtër elektorale as projekt politik, por projekt konkret në përfundim e sipër, që ka sot armiqtë e saj të mëdhenj. Ata janë Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe shokët e tyre. Mjafton të pajtohen me fatin e saj dhe të jenë të qetë se gjërat që ëndërrojnë kundër korrupsionit, do bëhen realitet shumë shpejt, shumë mirë dhe nuk kanë për t’i lënë shqiptarët të presin dekada të tëra, që t’i mbushet mendja Lulzim Bashës të hyjë në zgjedhje, e pale më, pastaj të fitojë. Është punë muajsh Lulzim. Ti dhe armiqtë e saj e mallkuat Reformën, e mallkuat ambasadorin Donald Lu, por atje ku ai ka shkuar në Kirgizistan, sot është arrestuar ish Presidenti për korrupsion. Atje ku duket sikur askush nuk preket.

Do ta çojmë në vend ëndrrën tënde për luftë kundër atyre që kanë ndërtuar në prona të paligjshme, që kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe janë rimbursuar në mënyrë të paligjshme. Është aq afër sa ke shanse ta provosh. Do ta bëjmë këtë nder!

Mero Baze: Lulzim Basha është frikësuar kot nga PD!

Nga Mero Baze

Të gjithë ata që përpiqeshin të kuptonin djegien e mandateve dhe mos hyrjen në zgjedhje të Lulzim Bashës, kishin vetëm një shpjegim: Frikën që Lulzim Basha kishte nga humbja dhe mundësinë që ta largonin nga PD.

Nuk është se ishte një arsye e shpikur. Basha dhe më parë në çdo lëvizje para zgjedhjeve ka bërë kujdes të mendojë si do ta justifikojë ditën pas zgjedhjeve.

Më 2015 vuri Kastriot Islamin t’ju mbushte mendjen njerëzve, se rezultati 45 me 16 nuk ishte në favor të socialistëve, por të Bashës.

Më 2017 e mori lehtë se bëri marrëveshje dhe ëndërronte bashkëqeverisje.

Më 2019 nuk kishte shanse, as për marrëveshje, as për alibi dhe shmangu çdo rrugë për zgjedhje, nga frika e orës së llogaridhënies.

Por mënyra se si Partia Demokratike po sillet pas 30 Qershorit, tregon se Lulzim Basha është nxituar, duke llogaritur atë moment kur duhet të jepte llogari.

Edhe ata që mendonin se Lulzim Basha do kishte probleme, nëse PD nuk fitonte, kanë gabuar.

Lulzim Basha jo vetëm që nuk ka fituar, por ka nxjerrë PD në rrugë dhe ende nuk ka asnjë problem.

Vetë Lulzim Basha po ashtu ka gabuar që, nga frika e llogaridhënies nxori PD-në nga sistemi. Ai së paku tani mund të kishte gjysmën e bashkive dhe deputetët në Parlament.

Duheshin së paku për mitingje, protesta por dhe si njerëz që shfaqeshin krah tij. Tani i ka të gjithë të mërzitur, por ama jo rebelë.

Ai edhe pse i ka humbur të gjitha, sërish nuk ka asnjë revoltë serioze.

Po ta dinte këtë gjë, me siguri që nuk do t’i digjte mandatet dhe as zgjedhjet lokale. Ai e bëri këtë me shpresë se do fitonte gjithçka, ose asgjë. Tani që nuk fitoi asgjë, sërish nuk ka probleme.

Kjo do të thotë se frika e futi në rrugë të gabuar. Nuk është e lehtë ta shkatërrosh një parti në këtë farë pike, ta lësh pa deputetë, pa kryetar bashkish, pa këshilltarë dhe të mos kesh asnjë problem.

Madje dhe t’u mbushësh mendjen që kemi fituar dhe 85 për qind.

Mrekulli të tilla ndodhin ose tek një idiot, ose në një grumbull idiotësh. Në këtë rast u ka ndodhur të dy specieve.

Mero Baze: Mbi zgjedhjet e pjesshme opozitare të Lulzim Bashës!

Nga Mero Baze 

Dy parti opozitare kanë vendosur të regjistrohen për zgjedhje më 13 tetor, në përpjekje për të konsideruar si të vlefshëm dekretin e Presidentit Meta, duke e bërë tërësisht jo serioz dhe aksionin opozitar. 

Pas 30 Qershorit, kur Partia Demokratike humbi gjithçka dhe praktikisht është një parti jashtë sistemit, retorika kryesore e Lulzim Bashës ishte 13 tetori dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e dekretuara nga Ilir Meta. 

E gjitha kjo fillimisht iu bë për të inkurajuar kryetarët e bashkive në detyrë, që të mos rikandidonin për 30 Qershor dhe më pas, për t’i gënjyer ata deri më sot, kur duhet të lëshojnë zyrat e fundit. 

Tani Lulzim Basha e ka bërë tërësisht jo serioze situatën opozitare, pasi ndryshe nga të tjerët, ky nuk bën as sikur do të hyjë në zgjedhje. 

Jo se Monika Kryemadhi dhe Fatmir Mediu do bëjnë vërtet zgjedhje të pjesëshme opozitare, por të paktën bëjnë sikur respektojnë ata që kanë gënjyer me vetëdije, kur u kanë mbushur mendjen kryetarëve në detyrë të mos rikandidonin. 

Madje Xhelal Mziu akoma betohet se do të qëndrojë në zyrë deri më 13 tetor edhe pse partia nuk do të regjistrohet. 

Lulzim Basha është sot i pamëshirshëm dhe me ata që ka gënjyer deri më sot. Ata para të cilëve është betuar se nuk do të ketë 30 Qershor, ata para të cilëve është betuar se nuk i nxjerr njeri nga zyra, ata para të cilëve është betuar se do ketë zgjedhje më 13 tetor, sot ndjehen njerëzit më të tallur prej tij.Dhe jo vetëm ata. Të tallur ndjehen dhe aleatët e vegjël të PD, ata që Lulzim Basha nuk është se i ka të nevojshëm për vota, por i donte si zëra kundër kritikëve të brendshëm në PD. Edhe ata ndjehen si njerëz të lënë rrugëve. 

LSI po ashtu. Mes dilemës për të respektuar dekretet e Metës dhe aleancën me Bashën, sot LSI ngushëllohet me faktin se PD do t’i vëzhgojë zgjedhjet e 13 tetorit dhe do thotë që ishin të rregullta. 

Por ajo që është mbi të gjitha e pamëshirshme nga Lulzim Basha, ka të bëjë me faktin se ai e ka futur opozitën në një rrugë pa krye, nga e cila opozita jo vetëm që nuk tërhiqet dot, por as Bashës nuk ka çfarë i bën. 

Sot gjithë opozita është në funksion vetëm të dëshirës së Lulzim Bashës për t’u bërë kryeministër. Të gjithë të tjerët që aspirojnë të bëhen kryetarë bashkish, këshilltarë, apo zyrtarë të shtetit, janë të dënuar të përjashtohen nga çdo lloj gare që i jep pushtet PD, nëse më parë, nuk sigurohen që Lulzim Basha bëhet kryeministër. Dhe ai nuk ka ndërmend të hyjë në ndonjë palë zgjedhje për këtë çështje. Atij i është mbushur mendja që gjërat fitohen në tavolinë dhe në pazar dhe jo në fushë betejë. Ndaj deri atëhere, ju të tjerët “ngrohuni në diell”. Ose bëni sikur luani zgjedhjesh.

Mero Baze: Mos prisni një vendim nga Basha për 13 Tetorin

 Nga Mero Baze

Aleatët e Partisë Demokratike dhe Ilir Meta po përpiqen të shpëtojnë çfarë të mundin nga katastrofa ku ka hyrë opozita, me vendimin për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve, duke e nxjerrë partinë e parë antikomuniste të Shqipërisë jashtë sistemit.

Këmbëngulja e Metës për dekretet e tij, e argumentuar direkt me fatin e Partisë Demokratike, dhe përdredhja e gjuhës, e aleatëve të Bashës, për t’u përfshirë në zgjedhje më 13 tetor, edhe pse nuk do të ketë të tilla, janë një lloj rrethimi që po i bëhet Bashës, jo për t’u dorëzuar, por për të pranuar realitetin e ri pas 30 Qershorit dhe fatin e tij.

Por i gjithë ky presion nuk llogarit faktin se për Lulzim Bashën nuk është më prioritet kur do futet PD në zgjedhje, por si do justifikojë ai bilancin e shkatërrimit të PD. Tani i kanë skaduar të gjitha gënjeshtrat. I skadoi më 30 Qershor gënjeshtra e madhe e mos mbajtjes së zgjedhjeve, i skadoi dhe deri më 2 gusht gënjeshtra se nuk do të dorëzojë bashkitë.

Baza e PD ka reaguar shumë herë më me qytetari dhe realizëm se Lulzim Basha. Ata i besuan fatin e tyre Lulzim Bashës, por kur panë që ai i gënjeu, vepruan si qytetarë.

Tani nëse Lulzim Basha pranon 13 tetorin e Ilir Metës dhe kjo shërben si shkak që Rama të ulet në tryezë me opozitën, Bashës do t’i duhet të përballet me shumë sfida që nuk i mban dot.

Së pari, do t’i duhet të ulet në tryezë me Ramën, nga e cila ekziston një paranojë kombëtare kundër tij. Dhe ai nuk ka fuqi ta bëjë këtë dy herë.

Së dyti, do t’i duhet të pranojë Edi Ramën kryeministër dhe kjo i vë kryqin gjithë masakrës që ai bëri mbi Partinë Demokratike për të mos e futur në zgjedhje dhe për ta nxjerrë nga Kuvendi.

Por mbi të gjitha e çfaktorizon atë si aktorin kryesor të opozitës, duke nxjerrë si shpëtimtar të saj Ilir Metën.

Ndaj mos prisni që tani Lulzim Basha të shprehet për 13 tetorin dhe fatin e tij. Ai është thjeshtë duke parë nga i vjen më shumë rreziku, nga këmbëngulja për 13 tetorin apo nga kundërshtimi i tij. Ndaj e ka lënë të lirë Ilir Metën të bëjë sikur është me 13 tetorin. Po ashtu dhe aleatët e PD.

Ndërsa vetë, mos e torturoni ta pyesni çfarë do bëjë. Se ndërsa të gjithë kanë në mendje një zgjidhje për krizën e vendit, ai e di se kjo krizë ka një kryeviktimë që quhet Lulzim Basha. Ndaj t’i kërkosh të shprehet për 13 tetorin, është sikur ta pyesësh çdo ditë: kur do ikësh?!

Duhet ta merrnim seriozisht tërmetin e Ilir Metës!

Nga Mero Baze

Shqipëria u përball me një ngjarje të pazakontë, dy ditë më parë. Presidenti i vendit paralajmëroi një tërmet katastrofik, bazuar në disa lajme portalesh dhe filloi t’ju kërkojë llogari ministrave dhe kryeministrit, përse nuk merrnin masa ndaj tërmetit.

Publikim i letrës së Presidentit, ishte një moment delikat, pasi të gjithë mendonin, se ishte një sajim, për t’u tallur me gjëndjen e rënduar emocionale të tij kohët e fundit.

Por situata u bë shumë serioze, kur këshilltarët e tij u shfaqën në konferencë shtypi dhe filluan të polemizojnë me ata që talleshin dhe ministrat që nuk po merrnin masa për tërmetin.

Çdo komedian në botë, që do të niste kështu një kryevepër komike, do të druhej se mos dilte jashtë realitetit.

Komedia këtu nuk qëndronte tek lajthitja e Presidentit, por më keq akoma, tek serioziteti i stafit që mbronte teorinë, se tërmetet parashikohen. Do të mjaftonte një e qinda e kësaj injorance, që dikënd që e thotë këtë publikisht dhe akoma më keq, i veshur si zyrtar i shtetit, ta nxjerrësh nga zyra, të parin si të çmendur dhe të dytët si budallenj.

Por tani po shikoj se kjo çështje duhet të merret seriozisht. Pasi e pa që u përball me një valë talljeje dhe barcaletash, Presidenti vazhdoi të dalë çdo ditë në konferenca për shtyp, duke folur për krizën politike dhe për rrugëzgjidhjet e tij, që janë “të keqen e tërmetit”.

Presidenti për shembull, flet për zgjedhje presidenciale më 13 Tetor. Në fakt më 13 Tetor nuk ka zgjedhje fare, por dhe sikur të kishte, Shqipëria nuk e zgjedh Presidentin nga populli, por në Parlament. Më tej flet për zgjedhje parlamentare, zgjedhje lokale, lë amanete kush do jetë në Presidencë pas tij, i premton lule Ramiz Alisë tek varri, etj.

E gjithë kjo vjen se ne nuk morëm seriozisht çështjen e tërmetit. Kur ai tha një gjë aq të rëndë, aq banale, aq injorante, aq komike, aq skizofrenike, dhe mbi të gjitha të padëgjuar kurrë nga ndonjë President, në gjithë kohërat dhe në gjithë botën, ai u bind se tani mund të thotë çdo ditë nga një budallallëk dhe të jetë në rregull me veten.

Një shoqëri normale, duhet ta merrte seriozishtë kur parashikoi tërmetin. Nuk po flas për procedura ligjore, për masa të jashtëzakonëshme, apo shkarkim nga detyra, por për hir të seriozitetit të vendit, dhe në respekt të institucionit të Presidentit, ai duhet të izolohet nga publiku për arsye etike. Keqpërdorimi i një njeriu me probleme mendore, sidomos kur është në postin e Presidentit, përveç se është një poshtërim kombëtar, krijon dhe një problem serioz me autoritetin e institucionit në të ardhmen, pasi konsiderohet institucion që e ka drejtuar dhe dikush që parashikonte tërmete.

Por ne nuk e morëm seriozisht. U tallëm sikur Presidenti të ishte Laze Ndreu, një nomad nga Tepelena në vitet e komunizmit, që kishte shpikur, se si shkohej pa anije kozmike në hënë, kur ajo afrohej natën mbi Vjosë.

Dhe do ta vuajmë këtë mungesë serioziteti. Jo se do na gjejë gjë nga “tërmeti apokaliptik”, por se tani atij i ka dalë droja të thotë gjëra të tilla dhe ne do ta na duhet ta dëgjojmë çdo ditë, duke këmbëngulur se këto broçkullat duhet ti dëgjojmë se po na e thotë si President. Dhe duhet t’i zbatojmë.

Mero Baze: Kjo është java…

Nga Mero Baze

Shumica e bashkive të vendit do të kenë kryetarë të rinj këtë javë, duke i dhënë fund segmentit të fundit të pushtetit të Partisë Demokratike, e cila padrejtësisht po del në rrugë, prej vendimeve të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Edhe pse në disa bashki, Partia Socialiste nuk meriton drejtimin dhe nuk do t’i fitonte ato, sikur PD të ishte në garë, ajo do të qeverisë, falë papërgjegjësisë historike dhe “entuziasmit revolucionar”, me të cilën Sali Berisha dhe Lulzim Basha shpresuan se do të fitonin ose gjithçka, ose asgjë.

Tani nuk fituan asgjë.

Kjo është java, kur atyre që mbështetën djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve, do t’u dalë pija e revolucionit dhe do të kuptojnë si kryetari i Bashkisë së Devollit, që pushteti nuk është çelës zyre apo tavolinë pune, por legjitimitet juridik, i cili këtë javë i nxjerr ata nga zyra.

Kjo është java, kur ata që desh u bënë “mish për top”, duke i vënë zjarrin qendrave të votimi, dhe duke qenë karvan shëtitës për prishje mitingjesh të Edi Ramës, ikin në shtëpi bashkë me kryetarin, duke qenë dyfish të keqshpërblyer për kamikazllëkun e tyre.

Kjo është java, që Partia Demokratike dhe selia e saj qendrore, sa herë të bëjë thirrje për protesta në Tiranë, duhet të mos llogarisë më Bashkinë e Kamzës, Lezhës, Kavajës, Shkodrës etj, si dhe logjistikën e përdorur prej tyre.

Kjo është java, kur revolucioni që financohej me rroga shteti merr fund, dhe PD duhet të provojë të mbijetojë duke e nisur nga e para, por fatkeqësisht me ata që e sollën në këtë gjendje, ende në krye të saj.

Kjo është java, kur duket qartë se gjithë enturazhi mediatik i PD, ka gjetur fajtor Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për këtë situatë, për të mos prekur pushtetin e Lulzim Bashës e Sali Berishës, për këtë papërgjegjësi historike.

Nëse shikoni sot portalet e opozitës, do të kuptoni se ka një sulm të ri ndaj Perëndimit, jo se ka ndodhur ndonjë gjë sot apo dje kundër opozitës, por se prej dje ka filluar të korrin atë që kanë mbjellur, nga shkurti i këtij viti dhe për të cilën Perëndimin e kishin kundër.

Tani ata duan të thonë se këtë betejë do ta kishin fituar, por fajin e ka Perëndimi, e ka ambasadori Soreca, ambasadoriiI OSBE, Ambasada e SHBA etj.

Në fakt kjo, është java, kur Perëndimit i doli fjala për paralajmërimet që i bëri PD-së, rreth bojkotit dhe djegies së mandateve, kur u tha se jeni duke shkatërruar opozitën.

Kjo është java, që PD duhet t’i kërkojë falje Perëndimit dhe jo ta sulmojë atë.

Është java, kur duhet të kuptojë se nuk mund të ketë një histori të re në PD, një marrëveshje të re me të, dhe një ringritje të PD, për të ringritur nga varri Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Lulzim Basha e Sali Berisha, duhet të kuptojnë se nuk është fati i Edi Ramës në dorë të tyre, por fati i tyre në dorë të Edi Ramës. Ata i mban gjallë dhe i rikthen në jetë, vetëm një marrëveshje me Edi Ramën. Por ai nuk ka pse ua bën atë nder.

Skip to toolbar