Ish-drejtori i Vllaznisë, turku Engin Firat u
emërua të martën trajner i kombëtares së Moldavisë, ekipit kundërshtar të Shqipërisë
në eliminatoret e Euro 2020. Firat nënshkroi një kontratë të përkohshme vetëm për
dy ndeshjet e fundit eleminatore të Moldavisë, atë ndaj Francës dhe Islandës që
do të luhen në muajin nëntor.
Marrëveshja është arritur shpejt mes palëve,
ndërsa të martën është bërë dhe prezantimi zyrtar. Engin Firat kthehet në
drejtimin e një skuadre si trajner, pas shumë vitesh si drejtues teknik. Një vit
më parë ai u emërua Drejtor Teknik i ekipit të Vllaznisë në Shkodër, post të
cilin e mbajti deri pak muaj më parë.
Në deklaratat publike bërë për mediat, Firat
shprehej se te Vllaznia nuk e kishin paguar. Ndërkohë, Engin Firat më parë ka
qenë asistent trajner i ekipeve si Samsunspor, Antalyaspor, Eintracht
Frankfurt, Fenerbaçe, Sivasspor, kombëtares së Iranit etj.
Shqipëria kaloi në avantazh ndaj Moldavisë në
minutën e 22` të takimit. Sulmuesi Sokol Cikalleshi është autor i goli të
kuqezinjëve.
Kavajasit gjeti rrjetën pasi kaloi mbrojtjen
vendase dhe shënoi një gol të bukur, duke i dhënë avantazhin skuadrës kuqezi.
Shqipëria po luan kundër Moldavisë ndeshjen e
tetë kualifikuese të Euro 2020. Skuadra jonë e ka nisur mirë takimin, duke
ushtruar presion ndaj kundërshtarit.
Kuqezinjtë janë hedhur në sulm duke kërkuar golin e parë, teksa në dhjetë minutat e para të ndeshjes kuqezinjtë nuk patën asnjë rast konkret.
Kombëtarja jonë e futbollit përballet mbrëmjen
e të hënës me Moldavinë, në ndeshjen tetë kualifikuese të Euro 2020. Ky do të
jetë takimi i dytë radhazi i kuqezinjëve që luajnë në transfertë, pas ndeshjes
kundër Turqisë. Ndeshja do të luhet në “Stadionul Zimbru” në Chisinau të
Moldavisë.
Një impiant me 10.000 vende, ku pritet të ketë
dhe tifozë shqiptarë. Realstory.al mësoi se të pranishëm për të mbështur kombëtaren
në Moldavi të hënën në mbrëmje do të jenë rreth 150 tifozë.
Një numër shumë më i vogël se ai i tre ditëve
më parë në Turqi, ku kombëtarja pati më shumë se 2000 mbështetës në stadium. Por
pavarësisht numrit, prania e tifozëve në stadium do të jetë një motiv më shumë
për kuqezinjtë, për të dalë me tre pikë nga fusha moldave.
Trajneri Edy Reja pritet të bëjë pak
ndryshime në formacion, në krahasim me ndeshjen ndaj Turqisë. UEFA zgjodhi një
katërshe arbitrash nga Anglia për të drejtuar këtë takim.
Chris Kavanagh do të jetë arbitri kryesor, që
do të asistohet nga Daniel Richard Cook dhe Constantine Hatzidakis, ndërsa
arbitër i katërt do të jetë Stuart Attwell.
Shqipëria nuk njeh humbje në tre takimet
zyrtare që ka luajtur ndaj Moldavisë, ndërsa në një takim miqësor ndeshja është
mbyllur në barazim 0-0. Ndaj në mbrëmje pritet të konfirmohet ecuria pozitive e
kuqezinjëve. /Realstory.al/
Kombëtarja do të përballet të hënën me
Moldavinë, në takimin e radhës të kualifikueseve të Euro 2020. Pas humbjes 1-0
ndaj Turqisë, kuqezinjtë janë zyrtarisht jashtë garës për tu kualifikuar në
Euro 2020. Megjithatë, ndeshjet e mbetura, duke filluar nga ajo me Moldavinë do
të shërbejnë si mundësi për të promovuar lojtarët e rinj, e njëkohësisht për të
marrë maksimumin e pikëve duke synuar vendin e tretë në grup. Ndeshja e të hënës
do të jetë e pesta kundër Moldavisë.
Kuqezinjtë janë përballur më herët katër herë me skuadrën moldave, duke regjistruar vetëm rezultate pozitive. Ishte 29 marsi i vitit 1995, kohë kur Shqipëria luajti për herë të parë ndaj Moldavisë, takim të cilin e fitoi me rezultatin 3-0 në Tiranë. Po atë vit, në 7 qershor, kuqezinjtë luajtën takimin e kthimit kualifikues për Euro 1996 kundër skuadrës Moldave, duke fituar me rezultatin 2-3 në transfertë.
Më vonë, Shqipëria është përballur në vitin
2012 ndaj Moldavisë në një ndeshje miqësore, që përfundoi në barazim 0-0. Takimi
i fundit kundër skuadrës moldave është ai i 11 qershorit të këtij viti, ku
skuadra e drejtuar nga trajneri Reja fitoi 2-0 në Elbasan me gola të Cikalleshit
dhe Ramadanit. Ndaj, duke u nisur nga statistikat, por dhe nga paraqitja e
fundit ndaj Turqisë, kuqezinjtë vijnë si favorit në këtë takim.
Skuadra e Moldavisë është modeste përballë
Shqipërisë. Të gjithë lojtrët e skuadrës kundërshtare, vlejnë rreth 15 milion
euro, ose thënë ndryshe sa vlen kartoni i mbrojtësit të kombëtares Elseid
Hysaj. Ndërsa kombëtarja jonë vlen rreth 68 milion euro, disa herë më shumë se
skuadra moldave.
Islanda ka mundur Moldavinë në ndeshjen e
raundit të 5-të të turit eliminator të Euro 2020, duke marrë përkohësisht
kryesimin e Grupit H, ku bën pjesë dhe kombëtarja jonë e futbollit. Sigthorsson
në minutën e 31, Bjarnasosn në të 55` dhe Bodvarsson në të 77` ishin autorët e
tre golave për Islandën kundër Moldavisë. Të martën Islanda do të përballet me
ekipin tonë kombëtar në ndeshjen e radhës kualifikuese, që do të luhet në “Elbasan
Arena”.
Ndërkohë, Anglia ka mundur 4-0 Bullgarinë
duke u ngjitur në vendin e parë në Grupin A me 9 pikë, një më shumë se Kosova që
mban vendin e dytë. ‘Tre Luanët’ e kanë nisur serinë e golave me kapitetin
Harry Kane, i cili shënoi në minutën e 24 të sfidës. Pas pushimit të pjesës së
parë, Kane dyfishoi për të tijët, duke shënuar në të 50` nga pika e bardhë e
penalltisë.
Sterling pesë minuta më vonë realizoi golin e
tretë për Anglinë, ndërsa të 73`, Kane ktheu në gol një tjetër penallti për
Anglinë, duke i çuar shifrat në 4-0. Ndërkohë në Grupin B, Ukraina ka mundur në
transfertë 3-0 Lituaninë, duke vijuar të mbajë vendin e parë në grup me 13 pikë.
Armand Duka doli i qeshur nga “Elbasan Arena”,
i fundit nga personat VIP që ndodeshin në këtë sektor. Fitorja me Moldavinë
ishte e rëndësishme për ekipin tonë kuqezi, jo vetëm për të shpresuar për
kualifikimin në Euro 2020, por edhe për të rigjetur besimin dhe forcën për të
vijuar më tej. Për mediat, Duka u shpreh se uronte që kjo fitore t`i kthente
fatin ekipit tonë kombëtar.
“I kënaqur, patjetër me rezultat pozitiv çdo ndeshje është shumë e rëndësishme. Kësaj i kishim dhënë pak më shumë rëndësi sepse kishim bërë pak rezultate pozitive. Uroj që ti ket kthyer fat ekipit dhe atmosferenë pozitive”, tha Duka.
Më tej, kreu i FSHF-së tha se preferon një
lojë jo të mirë dhe me rezultate, se sa lojën e bukur por me humbje. Komplimentet,
Armand duka nuk ia kursen trajnerit Edy Reja, që sipas tij, në pak ditë i ka
kthyer optimizmin skuadrës.
“Jam i kënaqur me këtë lloj loje, sepse bëm lojë më të mirë në Islandë por erdhëm pa pikë. Mbajtëm topin më shumë, ne komanduam lojën ato morën rezultatin. Të gjithë ato që janë në kombëtare janë më të mirët, çdo njeriu që i jep fanellën e meriton atë”.
“E vetmja vrejtje që më kanë bërë kur kam vendosur Rejan trajner më thanë vetëm se është 73 vjeç, kurse për të tjerat nuk besoj se ka nevoj për notën time se është trajner shumë i mirë. Ka kontribuar maksimalisht që në pak ditë për kthimin e besimit te grupi”, u shpreh Duka.
Shanset për kualifikim në Euro 2020 janë të pakta, por Armand Duka thotë
se duhet të shpresojmë deri në fund. “Nuk mund të themi me që jemi gjashtë pikë,
dhe i jemi afruar vendit të dytë, çdo gjë mund të ndodhi. Është grupi i fortë
deri në fund, Franca është favorit kryesor, Turqia dhe Islanda janë më afër
saj. Por ne duhet të shpresojmë deri në fund”, tha ndër të tjera kreu i FSHF-së
pas ndeshjes.
Mbrëmjen e kësaj të marte, Shqipëria mundi Moldavinë në “Elbasan Arena” në ndeshjen e katërt eliminatore për Euro 2020. Të dyja skuadra synonin tre pikët, megjithëse kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja kishin kuota më të mira për fitore. Moldavia është një ekip modeste në krahasim me ekipin tonë përfaqësues, në vlerë financiare por edhe në statistikat e përballjeve direkte.
Vlera financiare e gjithë ekipit Moldav shkon
në 13 milionë euro, ndërsa Shqipëria ka një vlerë 47 milionë euro. Kjo do të
jetë përballja e katërt në historinë e dy klubeve, e treta për kualifikueset e
një evropiani. Shqipëria ka luajtur kundër Moldavisë për herë të parë më 29
mars 1995, kohë kur skuadra kuqezi fitonte me rezultatin 3-0 në Tiranë, ndërsa më
7 qershor të po atij viti, kuqezinjtë fitonin ndaj Moldavisë në transfertë me
rezultatin 2-3.
Pas shumë vitesh mungesë, takimi i radhës për kuqezinjtë me Moldavinë ishte në 15 gusht 2012, ndeshje e luajtur në Tiranë dhe mbyllur me rezultatin 0-0. Aktualisht, Shqipëria dhe Moldavia kanë nga tre pikë në Grupin H, pasi të dyja kanë fituar vetëm një përballje në tre ndeshje, atë kundër Andorrës.
Megjithatë, kuqezinjtë kanë golavarazh më të
mirë se moldavët, pasi skuadra e
drejtuar nga Edy Reja ka shënuar tre gola me po kaq të pësuar, ndërsa Moldavia
ka shënuar 2 dhe ka pësuar 8 në tre ndeshjet e para aleminatore. Arbitri kryesor
i takimit do të jetë Ville Nevalainen nga Finlanda, i cili do të asistohet nga
katër kolegë të tij po nga Finlanda.
Edy Reja u shpreh të hënën pasdite se skuadra
ka të gjithë potencialin për ecur para, teksa ende ka dilema për formacionin. Megjithatë,
ai ka lënë të kuptohet se në repartin e sulmit do të ketë ndryshime, në emra
dhe skemë, pasi në ndeshjen e humbur ndaj Islandës, kombëtarja kuqezi vuajti
shumë në nxjerrjen e topave drejt portës.
Nga Frankfurti ku kombëtarja
është duke vijuar pjesën e dytë të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Islandës, këtë
të hënë kanë folur në konferencë për shtyp dy lojtarë të ekipit tonë kuqezi. Sulmuesi
Bekim Balaj dhe mbrojtësi Frederic Veseli kanë komentuar dy përballjet e radhës
për kualifikueset e Euro 2020.
“Çdo gjë po shkon mirë dhe po përgatitemi maksimalisht. Jemi të fokusuar dhe duam rezultate të mira në dy ndeshjet e ardhshme. Gjërat kanë ndryshuar, kemi një trajner i ri dhe metodë të re pune. Është e kuptueshme se në çdo ekip ndodh diçka e tillë kur ndërrohen trajneri. Jemi të gatshëm dhe duhet të bëjmë mirë”, ka thënë Bekim Balaj.
Frederic Veseli ka
folur për objektivat e ekipit në këto dy ndeshje, duke u shprehur se me gjashtë
pikë do të kënaqeshin, por kjo mbetet vetëm një dëshirë.
“Më 6 pikë në dy ndeshje do të ishim të kënaqur, kjo është e sigurt, por në futboll është e vështirë të fitosh në çdo ndeshje. Qëllimi ynë është të jemi të përqendruar në ndeshjen e parë, të bëjmë një paraqitje pozitive në ndeshjen e parë të trajnerit të ri, më pas të shohim. Sigurisht qëllimi është që të fitojmë”, tha Veseli.
Sekma e re që do të
përdor trajneri Reja, është ajo me tre mbrojtës, pesë mesfushor dhe dy sulmues,
për këtë Bekim Balaj shprehet se e rëndësishme është që skuadra të japë më të
mirën.
“Reja e ka hedhur si opsion skemën 3-5-2. Nuk kemi menduar vetëm këtë modul. Po shohim opsione dhe lojtarë të ndryshëm. E rëndësishme për ne është të japim më të mirën. Kemi luajtur me 1 sulmues, por misteri ka hedhur opsionin të luajmë me dy. Bashkëpunimi dhe mundësia për të shënuar do të jetë më e madhe. Ne jemi për interes të përbashkët, që të arrijmë maksimumin. Ardhja e Cikalleshit i bën mirë ekipit dhe na ndihmon për arritjen e objektivave”, ka thënë Balaj.
Ashtu siç ishte paralajmëruar
më herët, në listën e trajnerit italian mungon portieri Thomas Strakosha, i
cili ka pasur një problem javët e fundit, dhe nuk mund të jetë gati për të
luajtur.
Kështu, Reja ka zgjedhur
portierin e Laçit, Gentian Selmani, për të zëvendësuar Thomas Strakoshën.
Dy portierët e tjerë janë të përhershmit Etrit Berisha dhe Alban Hoxha. Në mbrojtje Edy Reja ka thirrur për herë të aprë mbrojtësin Marash Kumbulla, ndërsa lojtarët e tjerë janë: Naser Aliji, Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Enea Mihaj, Egzon Binaku, Kastriot Dermaku dhe Mërgim Mavraj.
Surpriza e madhe e Edy Reja është
pikërisht lënia jashtë e qendërmbrojtësit të Atalantës Berat Gjimshiti, që është
duke kaluar një moment të shkëlqyer me klubin nga Bergamo.
Në mesin e fushës Edy Reja ka thirrur Amir
Abrashin, Migjen Bashën, Ledian Memushajn, Ergys Kaçen, Kristi Qosen, Emanuele
Ndojin, Taulant Xhakën, Ylber Ramadanin dhe Ermir Lenjanin.
Ndërsa sulmi do të jetë i përbërë
nga Myrto Uzuni, Eros Grezda, Odise Roshi, Bekim Balaj, Sokol Çikalleshi dhe
Armando Sadiku.
Duke nisur prej ditës së sotme në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ka nisur grumbullimi i ekipit tonë kombëtar, i cili në drejtimin e trajnerit Edy Reja, do të përgatitet për dy ndeshjet zyrtare të muajit qershor.
Fillimisht, në grumbullim janë paraqitur vetëm disa lojtarë, të cilët kanë mbyllur aventurën me klubet e tyre për këtë sezon. Sakaq, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar dhe programin stërvitor dhe mediatik për lojtarët e kombëtares gjatë këtij grumbullimi.
Ndonëse lista e lojtarëve të grumbulluar ende nuk është publikuar zyrtarisht, duket se trajneri Edy Reja ka vendosur të jetë më i hapur me mediat. Të gjitha seancat stëevitore të ekipit kuqezi dontë jenë 15 minuta të hapura për gazetarët, ndërsa në datën 26 maj, lojtarët e kombëtares do të jenë të lirë.
Të hënën më 27 maj trajneri i kuqezinjëve do të dalë në konferencë për shtyp, ku do të publikojë listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy ndeshje, ndërsa më 2 qershor ekipi do të niset drejt Frankfurtit ku do të zhvillojë pjesën tjetër të përgatitjeve deri në prag të ndeshjes me Islandën.
E martë, 21 Maj
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E mërkurë, 22 Maj
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E enjte, 23 Maj
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E premte, 24 Maj
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 15.00
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E shtunë, 25 Maj
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 10.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E dielë, 26 Maj • Lojtarët e lirë
E hënë, 27 Maj • Konferencë për shtyp e trajnerit Reja në ambientet e Tropikal ku prezanton dy sfidat dhe listën e të grumbulluarve, ORA 11.00
E martë, 28 Maj
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 15.00
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E mërkurë, 29 Maj
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 15.00
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E enjte, 30 Maj
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 15.00
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E premte, 31 Maj
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 15.00
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E shtunë, 1 Qershor
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 09.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 14.00
• Ndeshje stërvitore Shqipëri – Shqipëri U-21, ORA 17.00
E dielë, 2 Qershor
• Nisja e skuadrës për në Frankfurt, ORA 08.00
• Seanca stërvitore në Frankfurt, ORA 17.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E hënë, 3 Qershor
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve, ORA 13.30
• Seanca stërvitore në Frankfurt, ORA 15.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E martë, 4 Qershor
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve, ORA 13.30
• Seanca stërvitore në Frankfurt, ORA 15.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E mërkurë, 5 Qershor
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve, ORA 13.30
• Seanca stërvitore në Frankfurt, ORA 15.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E enjte, 6 Qershor
• Nisja e skuadrës për në Rejkjavik, ORA 09.00
• Seanca stërvitore në Rejkavik, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E premte, 7 Qershor
• Konferencë për shtyp e trajnerit Reja sëbashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Islandën, në stadiumin ku do të zhvillohet takimi, ORA 12.30
• Seanca stërvitore, ORA 13.00
(E HAPUR, 15 minutat e para për median)
E shtunë, 8 Qershor
Ndeshja zyrtare eleminatore për Grupin H, Euro 2020
ISLANDË – SHQIPËRI, ora 13:00 Ora lokale (15:00, ora Shqipërisë)
E dielë, 9 Qershor
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 11.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 15.30
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 17.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E hënë, 10 Qershor
• Konferencë për shtyp e trajnerit Reja sëbashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Moldavinë, në kompleksin Tropikal
• Seanca stërvitore zyrtare në kompleksin Tropikal
(E HAPUR, 15 minutat e para për median)
E martë, 11 Qershor Ndeshja zyrtare eleminatore për Grupin H, Euro 2020 SHQIPËRI-MOLDAVI, ora 20:45