Napoli fiton me përmbysje, e ndihmon dhe VAR (video)

Napoli ka përmbysur Cagliarin në shtëpi me rezultatin 2-1, duke marrë fitoren e 22 për këtë sezon në Serie A. Ndonëse e dominoi ndeshjen nga fillimi deri në fund, Napoli e pati shumë vështirë në portë e kundërshtarit.

Me pjesën e parë që u mbyll në barazim pa gola, në të dytën janë miqtë që kalojnë në avantazh në mundësinë e parë që u jepet. Pavoletti realizoi për Cagliarin në të 63′.

Megjithatë, Napoli nuk e pranoi rezultatin dhe arriti të vendoste barazpeshën në minutën e 85′ me Mertens. Ndërsa në shtesë Lorenzo Insigne realizon nga pika e bardhë, pasi VAR i dha një penallti Napolit.

Napoli “blindon” vendin e dytë, Frosinone drejt Serisë B (video)

Napoli ka siguruar vendin e dytë në renditjen e Serisë A, duke siguruar pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Ancelottit ka mundur në transfertë Frosinones, me ndeshjen që është mbyllur me rezultatin 0-2 për Napolin.

Pas kësaj humbje Frosinone zhytet dhe më tepër në renditje, duke konfirmuar zbritjen nga Seria A në Serinë B për sezonin e ardhshëm.

Dries Mertens shënoi golin e parë për Napolin në minutën e 19′, duke vendosur dhe një rekord personal, pasi realizoi golin e 81-të me “blutë”, po aq sa legjenda Diego Armando Maradona.

Younes dyfishoi për Napolin pas pushimit të pjesës së parë, duke vulosur rezultatin 0-2 për të tijët, që shkojnë në kuotën e 70 pikëve në renditje, 8 më shumë se Interi.

Frosinone ndodhet në vend të parafundit me 23 pikë, plot 10 pikë larg vendit të 17-të që shpëton nga rënia në Serie B.

Analiza: Hysaj jo i paprekshëm, e ardhmja e tij e mbuluar me mjegull!

E ardhmja e Elseid Hysaj është në dilemë. Prej një viti flitet për rinovimin e kontratës së tij me Napolin, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Takimi i fundit mes presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentisit dhe agjentit të Hysajt, Mario Giuffredi, ishte më 28 mars, ku u diskutua rreth rinovimit të kontratës së lojtarit dhe heqjes së klauzolës prej 50 milionë euro, që e bën më të lehtë transferimin e mbrojtësit në klube të tjera.

Është “Tuttomercatoweb”, që i ka kushtuar një artikull të ardhmes së futbollistit të Kombëtares shqiptare, ku thekson se: “Hysaj nuk është i paprekshëm: rinovimi dhe transferimi në horizon”, ndërsa më tej në artikullin e medias italiane shkruhet:

“Hysaj, mbërriti në Napoli gjatë sezonit 2015-2016, së bashku me trajnerin Maurizio Sarri. Ai pati rol tirullari në tre vite te Napoli, gjatë kohës që ekipi u drejtua nga trajneri aktual i Chelsea në Angli. Ardhja e Carlo Ancelottit tronditi pozitat e mbrojtësit shqiptar, që u pa se nuk ishte më i domosdoshëm në zgjedhjet taktike të “bluve”, pasi rritja e Kevin Malcuit bëri që lojtari të mos i trembej konkrrencës në repartin e tij”, shkruhet ndër të tjera në analizën e portalit italian.

Nisur nga këto argumenta, “Tuttomercatoweb”, shkon më tej në analizën e saj, duke theksuar faktin se Hysaj mund të largohet në verë.

“Kështu, e ardhmja e futbollistit të Kombëtares shqiptare duket se mbetet në mjegull të dendur. Nëse Sarri qëndron në stolin e Chelsea, tratarivat e “bluve” të Londrës për të marrë Hysajn nuk përjashtohen, në verë, ashtu siç ka dhe ekipe të tjera që kanë trguar interesim. Çmimi i kartonit të Hysajt duhet të rishikohet, përkundër qendrueshmërisë në fazën mbrojtëse, të treguar sezonin e fundit, pak klube do të ishin të gatshme të shpenzonin 50 milionë euro për të. Në Napoli, pritet një verë e nxehtë në këtë drejtim”, përfundon analiza e “Tuttomercatoweb”.

Insigne drejt Milanit, një lojtar gati të sakrifikohet nga kuqezinjtë!

Duhen dhe pak javë të mbyllen kampionatet, por kjo nuk i ndalon klubet të mendojnë për merkaton. Në Itali klubi më aktiv për momentin, të paktën siç raportojnë mediat, është Milani.

Skuadra e Gattusos prej ditësh duket se po bën plane për sezonin e ardhshëm, teksa Leonardo dhe Maldini nuk rrijnë duarkryq, por shohin alternativat e mundshme që mund të afrojnë në skuadër.

Pas Hakan Calhanoglu, emri i radhës që mund të sakrifikohet nga “Djalli”, është ai i Susos. Ky i fundit, sipas “Il Mattino”, mund të përdoret për të joshur Napolin, që këta të fundit të lënë të lirë Lorenzo Insigne.

Aktualisht Insigne është i pakënaqur tek Napoli, edhe në ndeshjen ndaj Atalanta ishte në stol, në “San Paolo” ka vetëm vërshëllima nga tifozët e tij dhe marrëdhënia me trajnerin Ancelotti nuk duket ideale.

Këto arsye dhe situata, kanë bërë që Milani të besojë se mund të arrijë tek sulmuesi shtatshkurtër. Sipas gazetës në fjalë Milani do të takohet me agjentin Mino Raiola, i cili do të udhëtojë drejt Napolit për t’i paraqitur ofertën për Insigne: Shërbimet e Suso dhe 40 milionë euro.

Napoli bën “qoka”, i hap rrugën Atalantës, bergamezët shohin Championsin (video)

Lufta për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, po bëhet interesante në Itali. Pas Juventusit që u shpall kampione, Napoli është ekipi tjetër që pritet të konfirmohet në vendin e dytë të kampionatit, të cilin e mban aktualisht me 67 pikë, 6 më shumë se Interi i vendit të tretë.

Për këtë arsye, duket se skuadra e Ancelotit i hapi rrugë Atalantës mbrëmjen e të hënës në kampionat, me bergamezët që përmbysën dhe fituan ndeshjen me rezultatin 1-2 në fushë kundërshtare.

Me këtë fitore Atalanta ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt ëndrrës Champions për sezonin e ardhshëm, pasi ka shkuar në kuotën e 56 pikëve në vend të pestë, po aq sa Milani i vendit të katërt, por që ka golavarazh më pozitiv.

Megjithatë ishin vendasit ata që kaluan në avantazh me golin e Dries Mertens në minutën e 28’ të takimit. Ky ishte goli i 12-të i belgut në Serie A. Pas pushimit u nxeh situata dhe Atalanta del në sulm për të kërkuar golin e barazimit.

Miqtë ushtrojnë presion dhe në minutën e 69’ të takimit shënojnë golin e merituar me Duvan Zapata-n. Zapata vazhdon të luftojë për Këpucën e Artë dhe me këtë gol ndodhet në vend të dytë me 21 gola.

Në minutën e 80’ të takimit Atalanta befason San Paolo-n me golin e avantazhit. Ishte Pasalic ai që dërgoi në rrjetë topin nga brenda zonës.

Atalanta është ngjitur në vend të pestë të renditjes me pikë të barabarta me Milan-in e vendit të katërt. Berat Gjimshiti ishte titullar dhe tregoi edhe njëherë forcën e tij në qendër të mbrojtjes së Atalanta-s.

Arsenal drejt gjysmëfinales, Chelsea shënon në fund

Arsenal ka mundur Napolin në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League. Topçinjtë e Lindrës fituan në “Emirates” me rezultatin 2-0, me të dy golat të shënuar qënë pjesën e parë të takimit.

Dy gabime të mbrojtjes kundërshtare janë shfrytëzuar në mënyrë perfekte nga Arsenal, me Ramsey që shënoi golin e parë dhe Koulibaly që ishte autor i autogolit të dytë, që i dha fitoren anglezëve.

Napoli u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, por nuk është afruar golit dhe duhet të bëjë një lojë të përsosur për ta përmbysur ndaj Arsenal në ndeshjen e kthimit.

Ndërkohë Chelsea ka vuajtur për të gjetur golin e avantazhit, por ia ka dalë në minutën e 86’ të takimit me Marcos Alonso-n duke fituar 1-0 ndaj Slavia Prague.

Sarri kishte bërë shumë ndryshime në prag të ndeshjes me Liverpool në fundjavë, nuk luanin lojtarë si Hazard dhe Higuain. Gjithsesi, The Blues ishin ata që kontrolluan ndeshjen dhe në fund shënuan një gol të merituar.

Benfica, e ndihmuar nga një karton i kuq i marrë nga mbrojtësi Frankfurt, N’Dicka, në minutën e 20-të, ka fituar 4-2 ndeshjen e parë  në shtëpi. Ka shkëlqyer talenti Joao Felix me tripletën e parë në karrierën e tij.

Valencia ka mposhtur 3-1 Villarreal në fushën e këtyre të fundit duke bërë një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales.

Skip to toolbar