Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka dhënë vendimin përfundimtar për ankesën e paraqitur nga Paris Saint-Germain dhe Neymar, kundër vendimit të marrë nga UEFA për dënimin e futbollistit brazilian më 18 qershor të këtij viti.
Neymar u shpall fajtor nga UEFA pasi kishte sharë tifozët në fund të ndeshjes së Champions League, që PSG luajti kundër Manchester United më 6 mars të këtij viti. Për këtë qëllim, Neymar u dënua me 3 ndeshje pezullim nga Champions League.
Megjithatë, PSG dhe lojtari e apeluan vendimin në CAS. Arbitrazhi Sportiv, në seancën e 13 shtatorit të këtij viti, pasi ka dëgjuar palët, ka vendosur të ulë dënimin e Neymar nga 3 në 2 ndeshje pezullim. Kështu, Neymar do të mungojë në dy ndeshjet e para të fazës në grupe të UEFA Champions League, atë kundër Real Madrid dhe Galatasaray.