Greta Thunberg, vajza autike e nominuar për Nobel, që po sensibilizon botën për ngrohjen globale

Aktivistja 16-vjeçare e mjedisit Greta Thunberg ka mbarritur në Neë York pas një udhëtimi 15-ditor nëpër Atlantik me anije. Ajo do të marrë pjesë në samitet e klimës së Kombëve të Bashkuara dhe në Kili. 16-vjeçarja Suedeze lundroi nga Plymouth në Mbretërinë e Bashkuar me një jaht me emetime zero të karbonit në mjedis, duke shmangur kështu ndotjen e tij. Pasi mbërriti në ishullin Coney të mërkurën në mëngjes, ajo ka nisur shëtitjet në qytet. Greta pritej të arrinte më shpejt, por detet e trazuara kanë ngadalësuar lundrimin e saj me anije. Ajo ka dokumentuar çdo moment të këtij udhëtimi prej 4800 km, duke publikuar foto në rrjetet sociale.

Duke u larguar nga Britania e Madhe dy javë më parë, ajo i tha BBC-së se udhëtimi me anije dërgon një mesazh se “kriza e ndryshimit të klimës është reale”. Kur Greta u pyet nëse mund ta bënte presidentin amerikan Donald Trump të dëgjonte, ajo u përgjigj me një ‘jo’ të thjeshtë. “Unë nuk jam aq e veçantë. Nuk mund t`i bind të gjithë”, ështëshprehur ajo. “Unë thjesht do të bëj atë që duhet, për të pasur më shumë ndikim”, ka thënë 16-vjeçarja.

Ajo do të jetë e pranishme në samitin e klimës së Kombeve të Bashkuara më 23 shtrator dhe në konferencën për klimin COP25 në Kili gjatë muajit dhjetor. E reja ka zënë titujt e gazetave pas ‘grevave të saj në shkollë’ të cilat kanë frymëzuar një lëvizje proteste për ndryshimin e klimës në të gjithë botë. Greva e parë e saj për klimën u zhvillua jashtë Parlamentit të Suedisë në gusht të vitit të kaluar.

Greta udhëtoi në Malizia II, një jaht garash me shpejtësi të lartë, me turbina nën ujore dhe pa emetime karboni. Këtë udhëtim ajo e bëri me babanë e saj, kapitenin Boris Herrmann, një anëtar të familjes mbretërore të Monaco Pierre Casiraghi dhe një regjisor dokumentarësh suedez Nathan Grossman. Varka e saj nuk kishte dush apo tualet, sipas Reuters, ndërsa pjesëtarët e bordit janë ushqyer me ushqim të konservuar gjatë udhëtimit. E reja është dominuar për çminin Nobel për Paqe në fillim të këtij viti. Greta është diagnostikuar me Asperger, një formë e autizmit, të cilën ajo është shprehur se i lejon të shohë gjërat ndryshe. “Nëse do të isha si gjithë të tjerë, nuk do ta kisha filluar këtë protestë”, është shprehur ajo.

NASA alarmohet nga ngrohja globale: Nuk do ketë më tokë të akullit

Islanda e cilësuar si “Toka e zjarrit dhe akullit’ për shkak të pranisë së madhe të vullkaneve dhe akullnajave, rrezikon të mbetet vetëm “toka e zjarrit”, pasi akulli po shkrinë me shpejtësi skëterre.

Ka qenë NASA ajo që ka dhënë alarmin përmes publikimit të disa fotove ku vetëm në 30 vitet e fundit duket shkrirja e një akullnaje të madhe që njihej me emrin Okjökull ose ndryshe OK.

Akullnaja Okjökull dikur ishte 16 km² dhe mbulonte një mal tepër të madh, ndërsa tani është zhdukur plotësisht. Ajo ishte shpallur zyrtarisht “vdekur” në 2014, të cilat Islanda i kushtoi edhe një pllakë përkujtimore.

Ngrohja e temperaturave globale ka sjell shkrirjen masive të akullnajave, ndërsa situata po bëhet edhe më e keqe vit pas viti.

Akullnajat formohen nga dëbora që bëhet e ngjeshur me kalimin e viteve duke u kthyer në akull. Ajo ndikon edhe në peshën e gravitetit dhe shkrirja e tyre sigurisht që do të sjell pasoja edhe në të.  “Në 200 vitet e ardhshme, të gjithë akullnajat pritet të ndjekin të njëjtën rrugë” thotë NASA.

Skip to toolbar