Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Gjerman, Manuel Sarrazin i Partisë së Gjelbër, mendon se Shqipëria e meriton çeljen e negociatave dhe se përgjimet e publikuara në gazetën gjermane “Bild” nuk kanë asnjë rol në këtë vendim. “Këto regjistrime nuk janë të reja. Ky debat ka kohë që është shfaqur në tablonë e politikës së brendshme të Shqipërisë. Natyrisht që këto akuza kishin mbërritur deri te ne. Por unë deri tani nuk kam qenë në gjendje të verifikoj, se a përputhen ato me realitetin.” tha Sarrazin, i cili e cilësoi shkrimin e “Bild” një raportim të njëanshëm duke lënë përshtypjen se ka pasur një funksion politik.
Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag, Sarrazin kërkoi që të ketë një hetim të videove dhe se organet e prokurorisë duhet të marrin seriozisht çështjen, por “kjo nuk e justifikon bojkotimin e parlamentit apo vë në pikëpyetje ligjshmërinë e parlamentit shqiptar.”
Lexoni Intervistën e plotë:
Deutsche Welle: Zoti Sarrazin, kancelarja gjermane Angela Merkel raportoi në Komisionin për Çështje të BE-së dhe, sipas një informacioni në Sueddeutsche Zeitung, tha se vendimi për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinlë do të shtyhet për në shtator/tetor. Si e argumentoi kancelarja këtë shtyrje?
Manuel
Sarrazin: Ajo thjesht e tha këtë duke informuar për planin kohor dhe
tha se beson se votimi do të bëhet në shtator/tetor, sepse ekziston ende nevojë
koordinimi brenda grupit të saj parlamentar. Por ajo vetë nuk u shpreh as
pozitivisht e as negativisht dhe nuk tha se cili do të jetë rezultati i këtij procesi
votimi.
Pikërisht
ato ditë gazeta “Bild” publikoi audio-përgjimet për shitblerjen e
votave në zgjedhjet e 2017-ës, a mendoni se ky publikim do të ndikojë
negativisht në vendimmarrjen për çeljen e negociatave?
Jo,nuk
besoj se luan ndonjë rol te deputetët e informuar. Këto regjistrime nuk janë të
reja. Ky debat ka kohë që është shfaqur në tablonë e politikës së brendshme të
Shqipërisë. Natyrisht që këto akuza kishin mbërritur deri te ne. Por unë deri
tani nuk kam qenë në gjendje të verifikoj, se a përputhen ato me realitetin.
Veç kësaj, unë mendoj se raporti në gazetën “Bild” nuk të jep
përshtypjen se është marrë si duhet me verifikimin e të dhënave. Gjithashtu unë
u çudita shumë se përse pikërisht në këtë moment kur do të merren vendimet në qeverinë
federale dhe në parlamentin gjerman, gazeta “Bild” shkon e boton këtë
raportim kaq të njëanshëm. Dhe kjo të lë përshtypjen se ka patur një funksion
politik.
Kjo
pyetje është shtruar edhe në Shqipëri, por askush nuk e vë në dyshim që
përgjimet janë të vërteta, sepse ato vijnë nga prokuroria.
Pyetja
që shtrohet këtu është sesa i njëkuptimtë është konteksti, në të cilin janë
vendosur ato. Unë nuk e shoh të njëkuptimtë. Por natyrisht që ne i marrim
seriozisht akuzat dhe jemi të mendimit se pyetjet se a ka pasur blerje votash
duhen sqaruar dhe këtë ua themi edhe partnerëve tanë në qeverinë shqiptare. Por
përfundimi në të cilin arrin opozita shqiptare, sipas mendimit tim, nuk është
aq i padiskutueshëm, së paku, nuk është provuar ende. Por nuk është detyra ime
si deputet i parlamentit federal gjerman që ta konstatoj këtë. Kjo është detyrë
e organeve shqiptare.
Por
organet shqiptare, pra, prokuroria kanë qenë dy vjet në dijeni të këtyre
audio-përgjimeve, dhe shumë vonë reagoi e megjithatë po punon me hapa tepër të
ngadaltë. Edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë tha në një intervistë me DW se
ai nuk ka ndikim mbi prokurorinë. Si i bëhet atëherë, kur prokuroria i vonon
hetimet?
Si
deputet gjerman unë nuk mund të them më shumë se kaq. Siç e dini, ne në kuadër
të procesit të integrimit në BE, parashtrojmë edhe kërkesat tona ndaj qeverisë
shqiptare ndaj funksionimit të gjyqësorit, organizimit të prokurorisë, ndërtimi
i njësive speciale antikorrupsion, por unë si deputet nuk mund t’i jap udhëzime
prokurorisë së Shqipërisë. Ne sigurisht që dëshirojmë që organet shqiptare të
vijojnë me zbardhjen e çështjes dhe kjo të merret seriozisht. Nëse rezulton se
ka pasur shitblerje votash, atëherë duhet të mbahet përgjegjësi. Por dëshiroj
të them edhe diçka tjetër se çështja e shitblerjes së votave nuk është një
fenomen vetëm shqiptar, ajo vihet re në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Unë nuk
kam përshtypjen se shitblerja e votave është bërë në atë masë sa të ketë
influencuar raportet shumicë-pakicë në Kuvendin e Shqipërisë. Pra, nuk besoj se
kjo e justifikon bojkotimin e parlamentit apo vë në pikëpyetje ligjshmërinë e
parlamentit shqiptar. Natyrisht, se akuzat duhet të merren seriozisht dhe të
zbardhen.
Kryebashkiaku
i Durrësit nuk e ka fshehur që ka pasur kontakte me këta persona të krimit. A
ju duket normale juve, si politikan, që të keni kontakte edhe me qytetarë të
lidhur me krimin e organizuar?
Këtë
unë nuk e kam dëgjuar. Por Durrësi është një qytet port, dhe ka një pozitë të
veçantë. Edhe unë vij nga një qytet port. Si kryebashkiak i Hamburgut unë nuk
do ta quaja normal komunikimin me anëtarë të krimit të organizuar. Por nuk mund
të jap një gjykim përfundimtar për rrethanat në të cilat bëhet politika vendore
në Shqipëri. Unë për vete nuk kam kontakte me krimin e organizuar dhe përpiqem
që të mos kem kontakte aspak me persona, që janë vërtetuar se janë të lidhur me
krimin.