Jesus ‘sakrifikohet’ për Brazilin, Copa America kthehet në tokën e futbollit pas 12 vjetësh

Brazili është shpallur fitues i Copa America pasi mundi në finale Perunë, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 3-1. Finalja e madhe u zhvillua në Rio De Janiero, në stadiumin ‘Maracana’, aty ku vendasit treguan edhe njëherë se janë zotër të futbollit në Amerikën Latine. Heroi i ndeshjes ishte Gabriel Jesus, ai që asistoi golin e parë dhe shënoi të dytin, që vlejti për fitoren e ndeshjes dhe të trofeut të Copa America. Megjithatë, sulmuesi nuk arriti të shijonte deri në fund suksesin gjatë ndeshjes, pasi në mesin e pjesës së dytë doli nga fusha e lojës me të kuq.

Brazili e ka mbyllur në avantazh me rezultatin 2-1 pjesën e parë në finalen e Copa America, ndaj Perusë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Tite, e ka nisur mirë takimin, duke gjetur golin vetëm pas 15` lojë. Ka qenë një aksion i bukur i nisur në krahun e djathtë, me Gabirel Jesus që është afruar në kufjitë e zonës së rreptësisë me topin në këmbë.

Më pas sulmuesi ka gjetur hapësirë dhe ka gjuajtur në krahun tjetër të zonës, aty ku Everton i lënë pa mbulim nga mbrojtja peruane nuk e ka pasur aspak të vështirë të shënoi golin e avantazhit.

Pas golit skuadra e Tites arrin të jetë dominuese në fushën e lojës, ndërsa kundërshtari tregohet i kujdesshëm për të mos lejuar më gabime si në golin e parë. Me gjithë tentativat e herë pas hershme të Brazilit, gjuajtjet e pastra drejt portës ishin vetëm dy, çka bëri që dhe rezultati të mos ndryshonte.

Por, ishte Peruja ajo që rriti presionin në minutat e fundit të pjesës së parë, dhe pas një prekje të topit me dorë, arbitri akordon penallti pasi konsultohet me VAR. Roberto Guerrero nuk gabon nga pika e bardhë duke mposhtur Alison, dhe barazuar shifrat përkohësisht gjatë pjesës së parë.

Por, Gabriel Jesus arrin të shënojë golin e avantazhit vetëm disa sekonda para se arbitri të dërgonte lojtarët në dhomat e zhveshjes për pushimin e pjesës së parë.

Gjatë pjesë së dytë gjërat mund të përkeqësoheshin për Brazilin, pasi autori i golit të dytë dhe i asistit në të parin Gabriel Jesus u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke dalë nga fusha e lojës me të kuq. Megjithatë, trajneri Tite ndryshoi skemën pas këtij momenti duke larguar forcat në sulm dhe rritur përqëndrimin në mbrojtje dhe mesfushë. Kështu, Selecao i shkoi deri në fund takimit duket ruajtur të pandryshuar rezultatin, madje duke shënuar dhe golin e tretë me Richarlison në minutën e 88′. Për rrjedhojë shpallet fitues i këtij edicioni të Copa America, duke shkurorëzuar Chilin.

Ndërkohë, të shtunën Argjentina mundi Chilin për vendin e tretë në kompeticionin e këtij sezonit të Copa America, ku fitorja ndaj kampionëve në fuqi të këtij kompeticioni, u shoqërua me shumë tension, aq sa Lionel Messi mori kartonin e dytë të kuq të karrierës së tij si lojtar.

Peruja në finalen e Copa America, eleminohen kampionët në fuqi

Peruja ëahtë finalistja e dytë e Copa America pasi fitoi ndaj Chilit të enjten në gjysmëfinale. Skuadra peruane ka dominuar takimin gjatë gjithë ndeshjes duke shkurorëzuar kampionët në fuqi të këtij kompeticioni. Seria e golave në fitoren 3-0 të Perusë nisi në minutën e 21. Ishte Flores që kaloi të tijë në avantazh, ndërsa 17′ më vonë Yotun dyfishoi për Perunë.

Chili mundohet të reagojë por skuadra kampione në fuqi e Copa America nuk arriti të ishte e rrezikshme sa duhet në portën kundërshtare. Në pjesën e dytë Guerrero shënon golin e tretë në mimutat shtesë të takimit, duke kaluar në finalen e madhe të Copa America. Përballë Perusë në finale do të jetë Brazili që të mërkurën eleminoi në gjysmëfinale me shumë polemika Argjentinën.

Skuadra e Leo Messit ka akuzuar arbitrin e ndeshjes për dy penallti të padhëna, ndërsa ankimi zyrtar është bërë në organizatën më të lartë të futbollit të Amerikës Latine. Megjithatë, Argjentina do të luajë kundër Chilit të dielën për vendin e tretë, ndërsa Brazili dhe Peruja do të diskutojnë trofeun e Copa America.

Copa America, Brazili i mëson “Samba” Perusë dhe konfirmohet favorit

Brazili ka kaluar pa pengesë Perunë në ndeshjen e tretë në grup, në takimet e Copa America, që janë duke u zhvilluar në kontinentin e Amerikës së Jugut. Skuadra e drejtuar nga Tite ka fituar 5-0 ndaj Perusë, teksa seria e golave është hapur në minutën e 12`. Isthe Casemiro që shënoi nga brenda zonës me kokë, pas ekzekutimit të një goditje dënimi.

Shtatë minuta më vonë për Brazilin dyfishon Firmino, që ka realizuar ndoshta golin spektakolar të karrierës së tij. Ishte minuta e 19` e sfidës, kur portieri vendas nis një top nga brenda zonës, por sfera përplaset në trupin e Firminos dhe topi fluturon drejt portës, aty ku ndalet nga shtylla, e cila e rikthen përsëri në këmbët e Firminos që e dërgon në rrjetë.

Goli i tretë për Brazilin erdhi në minutën e 32` nga Everton, pas një kombinim perfekt me Coutinho. Shifrat do ti katërfishonte Alvesh që realizoi pas pushimit të pjesës së dytë, ndërsa William në fund të ndeshjes vulosi rezultatin në 5-0. Brazili kryeson Grupin A në Copa America  duke lënë pas Venezuelën, që mundi Bolivinë me rezultatin 3-1.

Seleçaot janë ekpi pretendent për të triumfuar  në këtë kompeticion, ndërkohë që Argjentina nuk e ka nisur mirë kompeticionin, pasi deri më tani ka marrë vetëm një pikë në fazën në grupe.

Skip to toolbar