Një gërvishtje makine në mënyrë aksidentale shkaktoi një sherr mes dy personave, që më pas përfundoi në përdorimin e armëve të zjarrit. 27-vjeçatri Saimir Nikolla mbeti i plagosur në këmbë me dy plumba, pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05 të së shtunës, në afërsi të tregut të qytetit të Lezhës.
27-vjeçari i plagosur
dhe autori, gjatë shkëmbimit u fërkuan me automjetet e tyre, ku lindi dhe
sherri, pasi u gërvishtën makinat. Pas debatit, autori morri pistoletën dhe qëlloi
dy herë në drejtim të 27-vjeçarit duke e plagosur në këmbë nga një distancë 700
metrash. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar të tjetër edhe pse
zona ishte e populluar me njerëz. Sipas hetimeve, policia nuk përjashton
mundësinë që mes dy të rinjve të ketë pasur ndonjë konflikt të mëparshëm.
I plagosuri u dërgua me
urgjencë në spitalin e Lezhës dhe pas marrjes së ndihmës së parë u transportua
drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar.
Policia është në kërkim
të autorit të ngjarjes, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye
hetimi. Gjithashtu, u shoqëruan në komisariat disa persona, të cilët u morën në
pyetje rreth ngjarjes.