Vetëplagoset me armë, vdes në spital 52-vjeçari në Klos

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të hënës në Klos, ku një 52-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital. Pasditen e të hënës, u raportua për një plagosje me armë zjarri.

Ngjarja u raportua se kishte ndodhur në fshatin Kurdari të bashkisë së Klosti. Menjëherë pas marrje së njoftimit në vendin e ngjarjes. Pas verifikimeve të kryera në terren, policia ka dalë me një njoftim paraprak ku shprehet se;


“Rreth orës 15.15, është vetëplagosur me armë zjarri në banesë shtetasi M.N, rreth 52 vjeç, banues në Klos, i cili ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje”.




Skip to toolbar