Një ri 20 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë
nga një sherr me thika në Përmet. Policia njofton se ka arrestuar dy persona për
ngjarjen, ndërsa i plagosuri është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin
e Traumës në Tiranë.
Të arrestuarit janë A.Z. 25 vjeç dhe M.A. 26
vjeç, banues në Përmet.
Ata akuzohen se goditën disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të
trupit V.Xh. 20 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u
sekuestrua thika. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së
Parë Përmet për hetime të mëtejshme.
Policia e Shtetit ka shpërndarë njoftimin për
arrestimin e grabitësve të parave në Rinas. Policia njofton se në pranga kanë
rënë katër persona si autorë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.
Personat e arrestuar janë: Oltion Veseli 38
vjeç nga Kruja, Alkond Bengasi, 34 vjeç nga Elbasani por me banim në Tiranë dhe
i dënuar më parë për prodhim e shitje lëndësh narkotike, Renaldo Sula 25 vjeç
nga Elbasani dhe Saimir Çela 28 vjeç nga Kajani i Elbasanit (i cili njihet edhe
me pseudonimin Tale Çela).
Sipas policisë, për arrestimin e këtyre personave
janë zhvilluar aksione në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit si dhe është
përfshirë një grup i posaçëm hetimor me Specialistët më të mirë të Hetimit të
Policisë Tiranë, Policisë së Shtetit, Durrësit e Elbasanit, nën drejtimin e
Prokurorisë për Krime të Rënda.
Ndërkaq, policia ende nuk e ka zbuluar shumën
e saktë të parave të grabitura në Rinas, ndërsa thekson se ka prova të shumta për
thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Akuzat që janë ngritur ndaj të arrestuarve
janë:
“Vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.
Megjithëse ende nuk ka një informacion zyrtar nga Policia e Shtetit, mediat televizive në vend i referohen burimeve të sigurta teksa raportojnë se 4 persona janë vënë në pranga dhe akuzohen si grabitësit e sasisë së konsiderueshme të parave në aeroportin e Rinasit.
Të arrestuarit janë F.Beqiraj, Alkond Bregasi , R.Sula, Saimir
Çela.
Mësohet se kanë qenë shenjat e gishtave të lëna
në furgon ato që ndihmuan policinë në gjetjen dhe identifikimin e autorëve të
grabitjes.
Pritet që sot Policia dhe Prokuroria të dalin
në një konferencë për të dhënë detaje lidhur me hetimet e deritanishme për
grabitjen e Rinasit.
Vetëm pak ditë më parë në emisionin Real
Story, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se policia është shumë pranë
arrestimit të grabitësve në Rinas dhe se disponon prova të forta për
identifikimin e tyre.
Por cila është kjo provë e fortë? Mediat
televizive bëjnë të ditur se policia ka në duar një telefon celular që është
gjetur në furgonin me mbishkrimin “hetimi tatimor”, që u përdor nga banda
kriminale për të realizuar grabitjen mesditën e 9 prillit në Rinas.
Celulari mendohet të jetë përdorur nga Admir
Murataj, i konsideruar si “truri” i grabitjes, i cili mbeti i vrarë.
Telefoni është dërguar për ekspertizë me
qëllim zbardhjen e çdo komunikimi të realizuar me të, e në këtë mënyrë identifikimin
e bashkëpunëtorëve të Muratajt, të cilët janë në arrati.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për protestën e opozitës duke e cilësuar si një sulm ndaj institucioneve kushtetuese dhe vetë policisë.
“Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, shkruan Lleshaj në një postim në Twitter.
Policia ka reaguar me gaz lotsjellës dhe autobote me ujë për të larguar protestuesit para parlamentit.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka bërë të tjera ndryshime në radhët e policisë në kuadër të rritjes së sigurisë në vend.
Drejtori i Policisë së Elbasanit, Altin Qato është larguar nga posti i tij dhe në vend të tij është emëruar Arjan Muça.
Altin Qato më parë ka mbajtur detyrën e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ndërsa Arjan Muça është shefi i Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit dhe njihet edhe si drejtuesi i operacionit që çoi në arrestimin e Dritan Dajtit.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka marrë
flakë dhe është djegur një automjet në qytetin e Tepelenës. Makina i përket
shtetasit Gentian Shehu që është edhe Shefi i Seksionit të Krimeve në
Komisariatin e Tepelenës.
Policia bën të ditur se mjeti është djegur
rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që ishte i parkuar poshtë pallatit
në lagjen “15 Shtatori”. Por sipas policisë mjeti është djegur për shkak të një
defekti teknik.
Njoftimi i policisë:
Në datën 11.04.2019, rreth orës 5:00, në
lagjen “15 shtatori”, Tepelene, ka marr flakë dhe është djegur në pjesën e
përparme mjeti tip “Ford”, (mjeti ka qenë i parkuar para pallatit), në përdorim
të shtetasit G.Sh.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe nga
hetimet e para proceduriale rezultoi se shkaku i djegies së mjetit është
aksidental (difekt elektrik).
Partia Demokratike njofton se policia ka ndaluar
ish deputetët demokratë që t’i bashkohen protestës së banorëve të Bregut të
Lumit të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave për t’i hapur rrugën ndërtimit
të Bulevardit të ri të Tiranës.
Siç njofton PD, policia nuk ka lejuar
ish-deputetët Bumçi dhe Balliu të afrohen tek zona ku po prishen banesat.
Sipas selisë blu përfaqësuesit e PD po shkojnë
tek Komisariati 4 ku janë shoqëruar nga policia disa protestues.
Vazhdon edhe sot protesta e banorëve të Bregut të Lumit, ndërsa që në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur atje fadromat për të shembur shtëpitë e tyre. E gjithë zona është e rrethuar me forca të shumta policie që janë përballur me kundërshtimin e banorëve të zonës të cilët nuk lejojnë të dalin nga shtëpitë, ku kalon edhe projekti për zgjatimin e Bulevardit të ri të Tiranës.
Ndërkaq në vendngjarje ndodhen edhe ish deputetë
të Partisë Demokratike si Klevis Balliu dhe Jorida Tabaku, të cilët kanë shkuar
në mbështetje të banorëve ashtu si një ditë më parë.