Vodhi paratë e ortakëve, arrestohet biznesmeni në Elbasan

Policia e Elbasanit njoftoi mbrëmjen e të mërkurës se arrestoi një shtetas, i cili akuzohet për disa vepra penale. Në pranga është vënë shtetasi Agron Xibraku, lindur e banues në Cërrik.

Arrestimi i këtij shetasi është bërë në vijim të aksionit “Informaliteti”, ku ky shtetas dyshohet se ka konsumuar disa vepra penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorim të kompetencave”.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është administrator i një shoqërie aksionere dhe ka falsifikuar dokumentet e shoqërisë duke vjedhur të ardhurat e kësaj shoqërie në dëm të ortakëve të tjerë.

Në datën 3 dhjetor të këtij viti, Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë për këtë shtetas, ndërsa një ditë pas këtij vendimi policia kryen arrestimi.

Ndërkohë, po me vendim të Gjykatës është vendosur sekuestro preventive e aksioneve që ky shtetas kishte në këtë kompani, sekuestro kjo e ekzekutuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Qytetarët lajmërojnë policinë, kapet i riu me armë pa leje

Policia e Tiranës arrestoi të mërkurën një të ri, i cili mbante armë zjarri pa leje. Kanë qenë qytetarët e Tiranës ata që kanë pikasur 23-vjeçarin me inicialet E.P., që mbante armë zjarri.

Qytetarët kanë lajmëruar policinë, ndërsa efektivët blu pas këtij informacioni nisën punën për kapjen e të riut.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Përhapën lajme të rreme, zbulohet kush e ka “Jeta Osht Qejf”

Policia e Shtetit njoftoi të enjten në mbrëmje se nisi procedimin penal për dy administratorët e portalit “Jeta Osht Qejf”, duke zbuluar për herë të parë edhe merat e dy drejtuesve të kësaj media. Sipas policisë, dy administratorët e kësaj faqe kanë lejuar publikimin e materialeve që përhapin panik për qytetarët. “Në Tiranë, janë proceduar penalisht shtetasit Erland Dalliu, 29 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Çengeli, 39 vjeç banues në Tiranë, administratorë të  faqes së internetit Jeta Osht Qejf”. Këta shtetas, nëpërmjet faqes nën administrim të tyre, kanë lejuar publikimin e njoftimeve të rreme, të cilat mbjellin panik tek qytetarët”.

“Konkretisht, kjo faqe në datën 28.11.2019  ka shpërndarë një lajmërim, në të cilin aludohet për një numër të madh viktimash të gjendur në morgun e Tiranës.  Menjëherë pas publikimit të njoftimit, nga strukturat e specializuara të hetimit të krimit kibernetik, krimit ekonomik e financiar dhe strukturat e hetimit Antiterror janë kryer veprimet procedurale për të dokumentuar publikimin e këtij njoftimi dhe njoftimeve të tjera të kësaj natyre”.

“Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky njoftim ishte tërësisht i rremë dhe dashakeq duke synuar përhapjen e panikut  e frikës  tek qytetarët  Policia e Shtetit po monitoron çdo minutë dhe do të procedojë penalisht çdo person që do të publikojë lajme të rreme, të cilat përhapin panik tek qytetarët. Në të njëjtën kohë, njoftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, Komisariatin Dixhital dhe në faqet zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale, për çdo njoftim të rremë që publikohet në rrjetet sociale i cili synon destabilizimin e qytetarëve”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Drejtorit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare  në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi.

Dhunon mbesën, pas sherrit me vëllain. Pranga 58-vjeçarit, në kërkim djali i tij

Fal reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti me pasoja të rënda. Me anë të një komunikate, Policia e Tiranës njoftoi pasdite se është vënë në pranga një 58-vjeçar me inicialet P.S., i cili gjatë gjatë një konflikti për motive pronësie me vëllain e tij, kishte dhunuar mbesën.

Ndërkohë, policia njofton gjithashtu se shpalli në kërkim djalin e 58-vjeçarit, i cili gjatë konfliktit dëmtoi mjetin e xhaxhait të tij duke e qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në fshatin Maknor në Pezë. Shtetasi i arrestuar në këtë fshat, është konfliktuar vëllain e tij, shetasin Xh.S, ndërsa gjatë konfliktit dhunoi fizikisht mbesën e tij, vajzën e vëllait duke i shkaktuar lëndime në trup.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Dhunë në familje” në ngarkim të shtetasit P. S., dhe veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kanosje”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, në ngarkim të shtetasit E. S.

Alkool dhe gara në rrugë, 18 patenta të pezulluara, një në pranga

Prej dy ditësh Policia Rrugore e Tiranës po vijon kontrollet në unazën e madhe të kryeqytetit, me qëllim parandalimin e aksidenteve me pasoja të rënda. Sipas një komunikate të policisë, mësohet se të enjten në mbrëmje, në vetëm tre orë kontrolle, janë pezulluar 18 leje drejtimi.

Nga këto, 11 patenta u janë hequr drejtuesve të mjeteve që udhëtonin me shpejtësi nga 135 deri në 150 km/h, ndërsa 7 leje drejtimi u janë  hequr shoferëve që udhëtonin të dehur në timon.

Policia thotë se arrestoi një drejtues mjeti që udhëtonte në gjendje të dehur, ndërsa janë konstatuar gjithsej 78 shoferë në tre orë, të cilët kishin përdorur alkol dhe drejtonin mjetin. Pasojat e përdorimit të alkolit dhe shpejtësisë  janë të rënda.

Veç rrezikut potencial për tu përfshirë në aksidente rrugore me pasoja fatale për jetën, këta drejtues mjetesh do të duhet që për disa muaj të mos drejtojnë automjetet, në një kohë që mjeti mund të jetë domosdoshmëri për ta.

Në pak ditë në rrugët e Tiranës ndodhën disa aksidente rrugore me pasoja të rënda, ku të paktën tre të rinj të moshës 17 dhe 18 vjeç humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën.

Shijak, policia procedon të miturin, shkonte në shkollë me pistoletë

Policia e Durrësit sekuestroi të martën një pistoletë, e cila iu gjet një 13-vjeçari që e mbante me vete gjatë frekuentimit të shkollës. Në një komunikatë të Policisë së Durrësit, mësohet se gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar kontrolle në shkolla me qëllim rritjen e sigurisë te nxënësit.

Sipas komunikatës, në qytetin e Shijakut, specialistët e Hetimit të Krimeve proceduan në gjendje të lirë një 13-vjeçar, nxënës i një shkolle 9-vjeçare, pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë imituese. Policia nuk jep detaje rreth identitetit të të riut dhe shkollës ku ai ndiqte mësimin.

“Policia në bashkëpunim me stafet pedagogjike, qeveritë e nxënësve dhe bordin e prindërve do vijojë të ushtrojë kontrolle përreth shkollave dhe brenda tyre në orare të përshtatshme, me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të sigurt”, thuhet në komunikatën e Policisë.

2 mijë gjoba në 48 orë, policia, me “dorë të hekurt” ndaj shoferëve

Në vetëm dy ditë, policia rrugore vendosi 2 mijë gjoba për shkelje të qarkullimit rrugor, nga masat e lehta deri tek ato më të rënda. Këto gjoba u vendosën në rrugët e Tiranës, ku shumica për drejtim të mjetit në gjendje të dehur apo edhe drejtim mjeti pa patentë.

23 shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës, nga të cilët 7 në gjendje të dehur, 15 të pa pajisur me leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare. Gjithashtu, janë pezulluar 47 leje drejtimi, nga të cilat: 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 22 për shpejtësi mbi normat e lejuara të shpejtësisë, 2 për mos bindje ndaj shenjës së ndalimit, 5 për largim nga vendi i aksidentit dhe 2 për shkelje të tjera.

Janë proceduar me masë administrative 287 drejtues mjetesh për mos përdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit, 123 drejtues motomjetesh për mos përdorim të kaskës mbrojtëse, 122 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.

Gjoba u janë vendosur edhe 42 drejtuesve për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, 57 drejtues mjetesh të pasiguruar dhe certifikuar teknikisht, 562 mjete dhe drejtues mjetesh, për ndalim pushimi dhe qëndrimi ku nuk lejohej.

Janë verifikuar 46 ankesa të adresuara nga qytetarët nëpërmjet Komisariatit Dixhital dhe forma të tjera, në funksion të të cilave janë vendosur 67 masa administrative, kryesisht për parkime të gabuara si dhe u vendosën 789 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Foto/ Policia “blindon” Spitalin e Durrësit

Prokurori Arjan Ndoja ndodhet në Spitalin e Durrësit ku iu nënshtruar një operacioni, pasi mori dy plumba nga atentati që iu bë të premten pasdite. Gjithashtu, në Spitalin e Durrësit ndodhet dhe shtetasi Aleksandër Laho, që gjithashtu mbeti i plagosur në atentatin e të premtes.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë në këtë spital por dhe në spitalin Ushtarak, ku ndodhet i shtruar shoferi i prokurorit Ndoja, shtetasi Andi Maloku. Të gjithë qytetarët që kanë shkuar në spital janë kontrolluar rreptësisht nga forcat e policisë.

Mbrëmjen e të premtes, Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda Elisabeta Imeraj dhe drejtues të prokurorisë së Krimeve të Rënda shkuan në urgjencën e Spitalit të Durrësit ku ndodhen dynga të plagosurit e atentatit të së premtes.

Goditet grupi i prodhimit të drogës në Fier. 3 në pranga

Policia e Fierit arrestoi tre persona në flagrancë, të cilët u kapën me 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate. Sipas policisë, pas një hetimi njëmujor, u finalizua operacioni antidrogë i koduar “Zhupani”.

Operacioni nisi të martën në mëngjes në lagjen “1 Maj” në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës. Në përfundim të këtij operacioni, u vunë në pranga tre shtetas, emrat e të cilëve jepen me inicialet: A.M., 40 vjeç banues në Fier, M.K., 46 vjeç banues në Fier dhe K.Sh., 40 vjeç banues në Vlorë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në Qarkun e Fierit dhe Vlorës. Gjatë operacionit u sekuestruan 43.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

FierFinalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Zhupani".Goditet një grup, i cili prodhonte dhe shpërndante lëndë narkotike.Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, sekuestrohen 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.Pas një hetimi njëmujor me përdorimin e metodave speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe DVP Vlorë u finalizua operacioni antidrogë i koduar "Zhupani".Operacioni filloi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen "1 Maj", në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës.Në përfundim të këtij operacioni, u bë arrestimi në flagracë i shtetasve:A. M., 40 vjeç, banues në Fier.M. K., 46 vjeç, banues në FierK. Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në Qarkun e Fierit dhe Vlorës.Gjatë operacionit u sekuestruan 43.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate.Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 29. Oktober 2019

I dënuar me 4 vite burg, policia kap bullgarin në Qafë-Thanë

Një shtetas bullgar që po tentonte të futej në Shqipëri, është arrestuar në Pikën Kufitare të Qafë-Thanës. Me anë të një komunikate për mediat, Policia e Shtetit njofton se është arretuar shtetasi me inicialet G.K., lindur  e banues në Bllagoevgrad, i cili është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim: G.K, 52 vjeç, banues në Bllagoevgrad-Bullgari”.

“Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e datës 12.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur 3 vite e 8 ditë burg) për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Veprimet e mëtejshme lidhur me këtë rast do të ndiqen nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Skip to toolbar