Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset një person. Arrestohet autori

Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Dorëz të Tiranës, mesditën e së shtunës. Një person ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa autori i krimit është arrestuar nga policia.

Mësohet se dy personat e konfliktuar janë kushërinj.

I plagosuri Enver Karaj u transportua drejt spitalit për të marrë shërbimin e duhur mjekësor, ndërsa në pranga ka rënë Flamur Karaj.

 Nuk dihet ende arsyeja e sherrit mes tyre.

Policia publikon pamjet e arrestimit të Cukalit, për vrasjen ish policit Arben Bilali

Policia e Tiranës ka publikuar videon e arrestimit të shtetasit Gjergj Cukali, i cili akuzohet për veprën penale të “Vrasjes” së ish-policit Arben Bilali.

Ngjarja ndodhi më 30 janar të këtij viti në zonën e Selitës në Tiranë, teksa arrestimi i shtetasit GJ.C. është bërë mbrëmjen e djeshme nga forcat e Policisë. Ja pamjet e plota të arrestimit të 40-vjeçarit dhe komunikata e Policisë.

Tiranë

Ja pamjet e arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A.B.

Policia e Tiranës, pas një pune të mirëorgranizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur në datën  30.01.2019, ku në rrugën “Isuf Banka”, në Tiranë, mbeti i vrarë 50-vjeçari A.B.

Bazuar mbi provat e grumbulluara  Policia e Tiranës organizoi operacionin duke e finalizuar me vënien në pranga të autorit të dyshuar GJegjergj Cukali, 40 vjeç.

TiranëJa pamjet e arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A.B.Policia e Tiranës, pas një pune të mirëorgranizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur në datën 30.01.2019, ku në rrugën “Isuf Banka”, në Tiranë, mbeti i vrarë 50-vjeçari A.B.Bazuar mbi provat e grumbulluara Policia e Tiranës organizoi operacionin duke e finalizuar me vënien në pranga të autorit të dyshuar GJ.C. 40 vjeç.

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 31. Mai 2019

I arrestuari i sotëm, Gjergj Cukali, është një nga emrat të njohur të krimit në Tiranë në këto 20 vitet e fundit. Ai njihet si një nga “të fortët” dhe protagonistët e bandës famëkeqe të rrugës “Myslym Shyri”, në Tiranë dhe si mik i Emiljano Shullazit.

Edhe pse si i dyshuar për shumë aktivitetet të rënda kriminale si gjob-vënie, trafik droge dhe pjesëmarrës në ngjarje me vrasje, Cukali, i kishte shpëtuar drejtësisë shumë herë. Vetëm në 24 nëntor të vitit 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi atë pas akuzës për heqje të paligjshme të lirisë, pengmarrje, ndaj shtetasit Fajton Demirlika, ngjarje e ndodhur në vitin 2004.

Dënimi i dhënë ndaj Cukalit ishte dhjetë vjet burg, ndërkohë fajtorë u deklaruan edhe pesë persona të tjerë të pandehur në lidhje me ngjarjen e pengmarrjes së ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”. Kjo ishte një nga ngjarjet më të bujshme dhe më publike, për të cilën Gjergji Cukali u akuzua, se kishte vënë një gjobë prej 100 mijë euro.

Por edhe kur duhej të ishte në qeli, Cukali pasi kishte marrë leje nga burgu, pasi vuante dënimin për pengmarrjen e vitit 2004 të Fatjon Demirlikës, u kap duke lëvizur me një mjet luksoz, që rezultonte i trafikuar. Policia e Tiranës tha se oficerët e Antitrafikëve sekuestruan automjetin “Porsche Cayenne”, me targa 5482­KS­675.

Ky automjeti u bllokua në rrugën “Myslym Shyri”, në Tiranë sepse rezultonte i vjedhur jashtë Shqipërisë. Në momentin e bllokimit mjeti drejtohej nga shtetasi Gjergj Cukali, i dënuar me 10 vjet heqje lirie.

Pasi mbaroi dënimin për pengmarrjen e Demirlikës, i ndihmuar edhe nga amnistia që i fali një vit burg dhe lojëra të tjera me drejtësinë, Cukali u rikthye sërish në aktivitetin e tij kriminal.

Në 2011 u ndalua për një tentativë vrasje, por u la i lirë pasi ngjarjen e mori përsipër shoku i tij. Ndërsa po gjatë këtij viti, ai u ndalua për dy ngjarje të tjera, fillimisht për kanosjen e një polici privat e më pas për armëmbajtje pa leje. Ai u arrestua sërish më 20 gusht 2012, nga Komisariati i Policisë nr. 2 Tiranë në flagrancë pasi, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë. Ndërkohë në korrik të vitit 2016, policia finalizoi nje aksion pas hetimeve te prokurorisë për grupin e Gjergj Cukalit.

Gjatë hetimit për personat shpërndarës të drogës së llojit kokainë, u konstatua se furnitori i tyre kryesor, ishte pikërisht Gjergj Cukali. Rrejti që furnizonte Cukali me kokainë vepronte me klientë V.I.P dhe mbulonte lokalet dhe zonën e Blokut kryesisht.

Gjergj Cukali mori “statusin” i forti i “Myslum Shyrit”, pas pengmarrjes së Fatjon Demirlikës, në bashkëpunim me 5 persona të tjerë më 17 korrik të vitit 2004. Pengu Fatjon Demirlika kishte vetëm dy javë që ishte kthyer nga Gjermania, ku edhe ishte njohur me Cukalin dhe miqtë e tij. Vetëm 300 metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Cukali me shokë pasi e morën penng i kërkuaan të atit të Demirlikës 100 mijë euro, në këmbim të jetës së tij.

Grupi që më vonë do të njihej me emrin “Cukali”, përbëhej nga 6 persona dhe drejtohej nga Gjergj Cukali. Të dënuarit për ngjarjen ishin, Gjergj Cukali, me 10 vjet burg, Durim Gurzi, 16 vjet e 8 muaj, Florian Metalla, 9 vjet, Ledio Lito, 8 vjet, Eduart Kuka, 8 vjet dhe Ilir Kodumi, po me 8 vjet burg. Cukali njehet gjithashtu edhe si nja nga miqtë e Emiliano Shullazit, i cili po gjykohet në gjykatën e Krimeve të Rënda.

U konfliktua me mjekët dhe policët, arrestohet 28 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 28-vjeçar me inicialet D.K, pasi është paraqitur në Spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe është konfliktuar me stafin mjekësor.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, pasi është marrë njoftimi për rastin, efektivët blu kanë shkuar në spitalin e qytetit dhe kanë bërë ndalimin e të riut. Mirëpo shtetasi D.K ka kundërshtuar me dhunë edhe ndalimin nga punonjësit e Policisë së Rendit.

“Konfliktohet me stafin mjeksor të urgjencës së spitalit, kundërshton me dhunë policinë por vihet nën pranga. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

“D.K., 28 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ka shkuar në Spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe është konfliktuar me stafin mjekësor. Pas marrjes së njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje por gjatë shoqërimit ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë Punonjësit e Policisë së Rendit’.

“Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

100 efektivë policie në Fushë-Krujë, operacion i madh anti-kanabis

Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë, Shqiponjat dhe Forcat operacionale kanë zbarkuar mëngjesin e së premtes në Fushë-Krujë për një operacion të gjerë anti-kanabis.

Mësohet se aktualisht në Fushë-Krujë ndodhen rreth 20 furgonë të FNSH-së dhe mbi 100 efektivë policie që janë shpërndarë në të gjithë zonën.

Forcat janë përqendruar më shumë në Thumanë dhe zonat e malësisë së Krujës ku dyshohet se kultivohet kanabis.

Operacioni sapo ka nisur dhe deri në këto momente nuk ka informacion për persona të shoqëruar, por operacion është në proces.

Nis vettingu në polici, në “sitë” 45 dosjet e para

Ministria e Brendshme ka njoftuar ditë e enjte se ka nisur puna për pastrimin e të inkriminuarve në polici, ku janë përzgjedhur edhe 45 dosjet e para që do t’i nënshtrohen procesit të Vettingut.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme”, ka përzgjedhur 45 emrat e parë, ku 31 punonjës janë në detyrat më të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, 12 punonjës në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) dhe 2 punonjës në Gardën e Republikës.

Dosjet e vetë-deklarimit janë tërhequr nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe ka nisur puna në fazën e parë, ajo e shqyrtimit të deklaratave, kërkimit të informacioneve dhe verifikimeve përkatëse.

Sipas parashikimeve ligjore, pas procesit të hetimit administrativ, do të mbahet për çdo subjekt seancë e hapur dëgjimore.

Sezoni turistik bën bashkë policinë shqiptare dhe atë të Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj firmosën në prizren “Memorandumin e bashkëpunimit për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit Shqiptar, në territorin e Republikës së Shqipërisë për sezonin turistik veror 2019”, nisur nga fakti se gjatë sezonit turistik ka një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve nga Kosova, që vijnë për pushime në zonat turistike të Shqipërisë, si dhe një numër mjetesh rrugore të Kosovës që qarkullojnë në akset kryesore rrugore që lidhin të dy vendet tona.

Ky Memorandum thekson rëndësinë dhe nevojën e bashkëpunimit mes dy agjencive policore në fushën e trafikut rrugor për parandalimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë rrugore, uljen e numrit të ngjarjeve rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, duke krijuar një mjedis më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet tona.

Punonjësit e Policisë së Kosovës, së bashku me punonjësit e Policisë Rrugore të Policisë së Shtetit, nga 1 korriku deri në 31 gusht 2019, do të kryejnë shërbime të përbashkëta në territorin shqiptar. Policia e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrave funksionale, nuk do të ketë kompetenca policore ekzekutive dhe nuk do të mund të ndërmerren aktivitete, për të cilat është kompetent oficeri i palës pritëse.

Gjatë shërbimit punonjësit e Policisë së Kosovës do të kryejnë shërbimin me uniformë, makina të loguara dhe logjistikë sipas standardeve të Policisë së Kosovës.

Akuzohen për dhunë ndaj policisë, Alibeaj: Drejtuesit e policisë ishin të dehur nga alkooli

Gjashtë deputetë të PD-së akuzohen nga prokuroria se kanë ushtruar dhunë ndaj policisë në protestën e 16 shkurtit, por në një konferencë për shtyp të mërkurën, deputetë akuzuan drejtuesit e policisë për ushtrim dhune ndaj tyre, pasi ishin të dehur nga alkoli.

“Policia na pengoi në të drejtën tonë kushtetuese dhe ligjore për të marrë informacion.

Interesi ynë ishte për te marre informacion për protestuesit e arrestuar e të dhunuar në mënyrë te kundraligjshme

Drejtori i Përgjithshëm, nëndrejtori i përgjithshëm, prokurori i çështjes ishin të impenjuar jo me detyrat e tyre, por të mbytur nga avujt e alkoolit

Ne zyrat e shtetit u vumë përballë agresionit te disa funksionareve te lartë te policisë te dehur nga alkooli.

https://realstory.al/video-qe-i-rrezikon-burgun-6-ish-deputeteve-demokrate/

Pamjet tregojnë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë agreson deputetin Strazimiri per t’i marre telefonin me të cilin po filmonte. Nëndrejtori i policisë vendos dorën ne brez për te nxjerre armën.

Ne kemi depozituar ne prokurori kallëzim penal ndaj çdo personi qe na ka penguar te kryejmë detyrat kushtetuese, por prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim për këtë kallëzim”, është shprehur deputeti Enkelejd Alibeaj.

Për shkak të djegies së mandatit të deputetit, ish deputetët demokratë që janë në akuzë tashmë nuk kanë imunitet dhe me ndryshimet e fundit të bëra në Kodin Penal, dhuna ndaj efektivëve të policisë dënohet me burg.

Arrestohet në Bulqizë autori i dyshuar për një plagosje në Tiranë

Policia e Dibrës ka arrestuar shtetasin A.M. 29 vjeç, i cili dyshohet të jetë autor i plagosjes së një tjetër shtetasi  me inicialet E.M, me ngjarjen që ka ndodhur më 21 prill të këtij viti në afërsi të disa magazinave në autostradën Tiranë-Durrës.

“Kapet dhe ndalohet një shtetas i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje , mbetur në tentativë, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve kuftarake”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve më D.V.P.Dibër bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhë vënien para përgjegjësisë ligjore për veprat e kryera , kapën dhe ndaluan shtetasin: A.M, 29 vjeç, banues në Bulqizë”.

“Ky shtetas me datë 21.04.2019, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të disa magazinave, gjatë një konflikti, dyshohet së në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.M. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga D.V.P.Tiranë”, shkruhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Video që i rrezikon burgun 6 ish deputetëve demokratë

Prokuroria ka nisur një procedim penal ndaj 6 ish deputetëve të Partisë Demokratike. Ata akuzohen për kundërshtimin me dhunë të forcave të policisë. Hetimi ka nisur pas protestës së 16 shkurtit.

Prokuroria disponon foto dhe pamje të ish deputetëve të PD-së, Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi, dhe Anton Frrokaj të cilët tentojnë të hyjnë me dhunë në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Disa prej tyre mund t’i shihni këtu më poshtë.

Ata akuzohen se kanë kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë, gjë që duket qartë në video. Cënimi fizik i uniformave blu dënohet rëndë nga kodi Penal. Tashmë 6 personat e proceduar penalisht janë dhe pa imunitet. Pra per nje denim te mundshëm me burg, Prokuroria dhe Gjykata teorikisht nuk do kishin asnjë pengesë. Tani e vetmja gjë është se varet me çfarë syri e shikojnë videon e mëposhtme. Si e shikoni ju?

Deputetët e PD mësyjnë në Drejtorinë e Policisë Tiranë, përplasen fizikisht me policët. Në krye Mul Noka, çuni i Fahriut dhe deputeti me kobure Gent Strazimiri

Deputetët e PD mësyjnë në Drejtorinë e Policisë Tiranë, përplasen fizikisht me policët. Në krye Mul Noka, çuni i Fahriut dhe deputeti me kobure Gent Strazimiri

Gepostet von Gazeta TemA am Samstag, 16. Februar 2019

Sherr me thika në Sauk, plagoset 27-vjeçari

Pas një sherri me thika, në Sauk ka mbetur i plagosur mëngjesin e së martës një i ri 27-vjeçar. Sipas policisë, 27-vjeçari me iniciale E.M., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sherri ka ndodhur në parkingun e një hoteli në Sauk. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe është ngritur grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të incidentit.

Ndërkohë mësohet se policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit N.N., i cili është shpallur në kërkim.

Skip to toolbar