PD e merr malli për protestat: Rikthehemi në shtator (sapo të mbarojnë pushimet)

Pas pushimeve të gjata verore, duket se Partia Demokratike planifikon të nis aksionin politik duke iu rikthyer protestave në muajin shtator. Ky është plani i Bashës, përmes të cilit ai shpreson se do të largojë vëmendjen nga kritikat që po has gjithnjë e më shumë brenda të djathtëve si dhe për të kamufluar dështimet e tij politike që rrënuan PD. Lajmi për protesta është thënë nga kryedemokrati Basha më herët dhe është konfirmuar edhe më tej nga vartësi i tij Aldo Bumçi. Ish deputeti demokrat Bumçi tha se në shtator opozita do t’i rikthehet protestave si rruga e vetme për të rrëzuar qeverinë dhe për t’i hapur rrugë shpresës së qytetarëve.“Beteja për demokracinë, nuk ndodh aq shpejt, me mendje do e kishim rrëzuar që në protestën e pare. Pa mund nuk rrëzohet asgjë. Maduro në Venezuelë, i ka dalë e gjithë bota kundër, do rrëzohet, nuk ka jetë. Ai vijon, se një pushtet autoritar vijon mban njerëz kërcënon, edhe këtu Rama me lekët e drogës e kërcënime, dhe largime masive është një njeri pa oksigjen më i dobët se kurrë. shqiptarët dolën masivisht në protesta. Ne do vijojmë protestat, në shtator rifillojmë. Është folur për narkoshtet mes Europës. Largimi i tij hap rrugën e shpresës, njerëzve sot iu mungon buka e përditshme.” u shpreh Bumçi.

Ish deputeti demokrat bëri krahasimin me rastin e Maduros se e gjithë bota i ka dalë kundër, por harron që në fakt të gjithë ndërkombëtarët i dolën kundër edhe Partisë Demokratike në vetëvrasjen e saj politike me djegien e mandateve dhe ushtrimin e dhunës në protesta duke mos e mbështetur askush në këtë rrugë pa kthim që ajo kishte nisur. Sot PD është kthyer në një parti jashtë çdo pushteti parlamentar dhe vendor duke lënë të pa përfaqësuar elektoratin e saj dhe duke mos u dhënë dot mundësi zgjedhje qytetarëve shqiptarë. PD zhvilloi 5 muaj protesta duke kërkuar largimin e Ramës dhe kërcënuar se zgjedhjet më 30 qershor nuk do të mbaheshin. Por realiteti tregoi se kërkesat e saj thjeshtë mbetën në të shkuarën si premtime boshe dhe pa vlerë për ato që i besuan dhe e ndoqën në këtë aksion, ndërsa i bëri ndërkombëtarët t’i tërhiqnin vazhdimisht veshin për t’u përmbajtur nga dhuna deri në kërcënimin e SHBA se do ta fuste në listën e organizatave terroriste nëse nuk ndalej.

Bumçi ka folur edhe për transferimin e dosjes 184 në prokurorinë Dibër, pasi Krimet e Rënda shpallën moskompetencë për të hetuar krimet zgjedhore. Sipas tij kjo është një mënyrë politike e zgjedhur nga qeveria që ka kapur drejtësinë dhe prokurorinë. Ish deputeti demokrat akuzon kryeprokuroren Marku se për 3 vjet nuk bëri asgjë në lidhje me këtë dosje që të hetohej.  “U përmend dosja e Dibrës, janë përgjime zyrtare të Prokurorisë, kanë tre vjet që i mbajnë. Pse Rama duhet të fitonte me çdo kusht Dibrën ne 2016, sepse do të marrë gjithçka. Zgjidhja është politike, nuk ka shpresë që zgjidhja të vijë nga drejtësia. Kjo dosje ka 3 vjet, Arta Marku duhet të bënte gjithçka që ajo të hetohej.” Në fakt sipas një deklarate të ish ministrit të PD-së, Arben Imami në emisionin Real Story, tha se kryetari Basha i ka pasur në zyrë këto dosje po ashtu prej 3 vitesh dhe nuk preferoi t’i bënte publike në atë kohë. Këto audio-përgjime u publikuan gjatë kulmit të protestave të opozitës nga media gjermane BILD.

PD proteston kundër Valdrin Pjetrit në Shkodër, Bardh Spahia drejton militantët, lë në hije Voltana Ademin

Në qytetin e Shkodrës pasditen e të mërkurës është mbajtur një protestë nga militantët e Partisë Demokratike, kundër Valdrin Pjetrit. Protesta e drejtuar nga funksionarë të lartë të PD-së në Shkodrë, është zhvilluar përpara Prefekturës së qytetit verior. Me parulla “Bijtë e etërve persekutorë larg Shkodrës”, “Tik-tak, Edi Rama në batak”, apo thirrje “Rama ik”, militantët e Partisë Demokratike kanë marshuar drejt bashkisë së këtij qyteti.

Ajo që ka rënë në sy gjatë protestës ka qenë roli protagonist i ish-deputetit Bardh Spahia, i cili ka drejtuar militantët e PD gjatë protestës. Spahia është shfaqur gjatë gjithë kohës i vetëm krahë militantëve, pa praninë e zyrtarëve të tjerë të PD në Shkodër. Madje në protetsë nuk është shfaqur as Voltana Ademi, kryebashkiakja aktuale e Shkodrës. Të paktën nga pamjet e transmetuara drejtpëdrejt Ademi nuk është dukur gjatë kohës që protestuesit marshonin nga prefektura në drejtim të bashkisë.

Edhe në fund të protestës, kur Bardh Spahia ka mbajtur një prononcim për mediat, ai është shfaqur vetëm i rrethuar nga protestues, ndërsa mungonte Voltana Ademi. Ademi ka qenë në protestë, por mesaduket ka zgjedhur të mos marrë rol protagonizmi në këtë protestë. Gjithsesi, nga fillimi deri në fund, kanë qenë qytetarët shkodranë dhe Bardh Spahia, që kanë folur për mediat në lidhje me organizimin e protetës të së mërkurës, kundër “uzurpimit të bashkisë së Shkodrës” nga Valdrin Pjetri.

Pas publikimit nga PD të disa dokumenteve, ku pretendohet dënimin i Pjetrit në Itali, konsituimi i këshillit bashkiak dhe betimi i kryetarit të ri të bashkisë ka mbetur pezull, deri në daljen e të vërtetës zyrtare nga institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme. Valdrin Pjetri ka mohuar të jetë dënuar në Itali për shitje droge, ndërkohë që opozita pretendon se dokumentet e saj janë origjinale.

Për rastin në fjalë kryeministri Edi Rama ka shprehur qëndrimin e tij, duke u distancuar deri në pritje të së vërtetës zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme. Ndërkohë, në rast se vërtetohen akuzat e PD për Valdrin Pjetrin, në Shkodër do të duhet të përsëriten zgjedhjet për kryetar bashkie. Ky zhvillim i fundit në skenën politike në vend, parashihet edhe si një mundësi për t`i dhënë fund krizës së gjatë politike që ka nisur prej shkurtit të këtij viti.

Si dështoi opozita në dy testet e para për bllokimin e bashkive

Opozita ka dështuar në planin për të bllokuar kryebashkiakët e zgjedhur për të hyrë në zyrë në dy testet e para që ka pasur në Devoll dhe në Kavajë, ku vihet re se rezistenca e tyre nuk ka zgjatur më shumë se 8 orë, sa orari zyrtar i një turni pune, pavarësisht se instruksionet në dokumentet e partisë Demokratike deklarohet që “populli” do të përgjigjet për zgjedhjet e paligjshme të 30 qershorit. Madje, këto protesta kanë shfaqur qartë edhe “mbështetjen” e 85% të qytetarëve që përmend Basha në çdo takim që ka ndërmarrë nëpër bashki për të bindur të vetët, ku në fakt, gjatë betimit të kryetarëve të rinj të bashkive, konkretisht në Devoll dhe Kavajë, janë mbledhur vetëm disa militantë që pas disa orësh janë mërzitur dhe janë larguar, pa provokuar përplasje të mëtejshme me policinë.

Sipas një dokumenti të publikuar nga Realstory.al, demokratët ishin shprehur të vendosur ta çojnë deri në fund skenarin për të bllokuar bashkitë dhe për të mos lejuar marrjen e zyrave nga kryebashkiakët e rinj. Megjithatë, testi i parë i rezistencës së Partisë Demokratike por edhe “popullit” u bë me Bashkinë Devoll. Kryebashkiaku i larguar i zgjedhur nën siglën e PD, Bledian Nallbati nuk pranoi të lironte zyrën e tij duke argumentuar se nuk e njeh kryebashkiakun e ri, Eduard Duro, të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Kundërshtimi i tij zgjati vetëm tetë orë , kur Duro u fut në Bashki me hapjen e derës nga policia, e cila ishte mbyllur me çelës. Të nesërmen Bashkia e Devollit vijoi punën me kryebashkiakun e ri, ndërsa të nesërmen pati një protestë të vakët, që u shua gjatë orëve në vijim.

I njëjti skenar u tentua të ndiqet edhe me Bashkinë Kavajë, duke testuar rezistencën e PD për herë të dytë. Gjatë protestave pati përplasje të militantëve të PD me policinë që mbronte godinën e Bashkisë Kavajë si dhe me Prefekten e Tiranës, Suzana Jahollari, e cila ka qenë e pranishme në ceremoninë e betimit të kryebashkiakut të ri. Edhe në këtë rast protesta apo “rezistenca” zgjati sa orari zyrtar i punës dhe pas orën 16:00 kryebashkiaku i ri socialist Redjan Krali u fut në zyrën e tij. Të mërkurën në Kavajë askush nuk doli të protestonte para bashkisë. Qyteti i Kavajës ishte i qetë, ndërsa Krali tha për mediat vizive se e gjithë administrata vijon punët dhe që kishte organizuar mbledhjen e parë me drejtorët dhe shefat e sektorëve, duke u përcjellë qëndrimin se asnjë punonjës nuk do të largohet për bindje politike.

Të dyja rastet treguan se rezistenca e PD dhe e militantëve të saj ishte e dobët dhe pa mbështetje masive të opozitës, por tashmë mbeten bashkitë më problematike që kanë qenë gjatë zgjedhjeve për të parë nëse do ndiqet i njëjti skenar, apo situata mund të precipitojë. Testi i tretë mund të jetë Kamza, por nuk përjashtohen Shkodra dhe Kukësi, disa nga bashkitë historikisht të djathta, që tashmë kanë kaluar në administrimin e mazhorancës.

Paralajmërimet e krerëve të këtyre bashkive për të mos liruar zyrën të lënë të kuptosh se edhe në këto bashki situata e betimit të kryebashkiakëve të rinj nuk do të jetë aspak normale. Voltana Ademi ka qenë një ndër opozitarët që solli jo pak probleme gjatë fushatës elektorale, veprime që e çuan dhe për ndjekje penale. Megjithatë, certifikimi i 30 qershorit duket se i ka tërhequr disi edhe demokratët, edhe nga frika e ndjekjes penale. Neni 249 i Kodi Penal paralajmëron se kushdo që vijon të ushtrojë funksione shtetërorë apo të shërbimit publik, pasi janë lajmëruar se këtyre funksioneve u është dhënë fund mund të dënohen deri në një vit burg dhe ky ligj prek edhe kryebashkiakët e PD që refuzojnë të lirojnë zyrat. Deri më 10 gusht të gjithë kryebashkiakët e rinj pritet të betohen dhe të marrin zyrtarisht detyrën e tyre dhe sipas parashikimeve ky 10 ditësh do të jetë i nxehtë në ato bashki që drejtohen nga demokratët. / Realstory.al

Protestat antiqeveritare në Moskë, arrestohen 1300 persona

1300 protestues u arrestuan nga policia në Moskë gjatë një tubimi që kishte për qëllim kundërshtimin e vendimit të autoriteteve ruse, për të përjashtuar disa anëtare të opozitës për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 8 shtator. Tubimi, i konsideruar i jashtëligjshme nga policia,   çoi në arrestimin e 1300 protestuesve, madje disa edhe kalimtarë të rastit.

Policia i bënte thirrje me megafon turmës, që të shpërndaheshin, në të kundërt do të përballeshin me ligjin që po organizonin demonstrata të paligjshme dhe po bllokonin rrugët.

Sipas autoriteteve vendase, personat e ndaluar për të marrë pjesë ne zgjedhje nuk kishin mbledhur firmat e nevojshme për të kandiduar edhe pse opozita pretendon të kundërtën. Autoritetet ruse përjashtuan rreth 30 persona nga e drejta për të kandiduar në zgjedhje duke shkaktuar zemërimin e popullsisë.

Protesta ishte thirrur nga lideri opozitar, Aleksei Navalny, i cili është arrestuar më 24 korrik dhe është dënuar me 30 ditë burgim për thirrje të protestave.

Protesta e PD-LSI për teatrin, njëlloj si për bulevardin, lodrat, Pazarin e ri…Rama reagon me video

Kryeministri Edi Rama e ka nisur të enjten me një reagim për protestën e së mërkurës për teatrin kombëtar. Teksa ka postuar një video në facebook Rama kujton se kjo protestë nuk ka asnjë ndryshim nga protestat e kaluara të PD-së dhe LSI-së.

Ata njëlloj si tani protestuar kundër ndërtimit të parkut të lojërave te Liqeni që tani është kthyer në vendin më të preferuar për fëmijet dhe prindërit. Opozita njëlloj protestoi kundër ndërtimittë sheshit Skënderbej, apo bulevardit të ri. Militantët e PD-së dhe LSI-së njëlloj si tani protestuan edhe kundër ndërtimit të Pazarit të Ri që tani është bërë një pikë referimi për të gjithë.  

Teksa uron mirëmengjesin kryeministri kujton një shprehje popullore me të cilën kërkon t’u kthejë përgjigje protestuesve opozitarë.

“Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”, shkruan kryeministri.

Një grup aktorësh të mbështetur nga opozita vazhdojnë të protestojnë kundër shembjes së godinës së teatrit dhe ndërtimit të teatrit të ri, një projekt ky, i miratuar nga parlamenti dhe i mbështetur nga emrat më të njohur të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

MIRËMËNGJES 😃dhe me atë shprehjen popullore, “Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”, ju uroj një ditë të mbarë😉

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 24. Juli 2019

Përplasjet fizike te teatri, tërhiqet policia, artistët kërkojnë referendum

Tensionohet situata tek Teatri Kombëtar ku që prej mëngjesit të mërkurës po protestohet për të ndaluar prishjen e tij. Një grup artistësh dhe qytetarësh kanë vendosur të mos lejojnë prishjen e teatrit dhe kërkojnë restaurim të tij, por jo ndërtimin e një godine të re. Gjatë pasdites situata është tensionuar ku ka pasur një moment përplasje për disa minuta mes policisë dhe qytetarëve. Qytetarët kanë tentuar të çajnë gardhin e policisë, e vendosur më herët për të mos i lejuar ato të hyjnë brenda.

21:40/ Policia largohet nga teatri, artistët futen brenda godinës

Forcat e Policisë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë larguar rrethimin që kishin vendosur rreth godinës së teatrit Kombëtar. Policia dhe FNSH kanë lejuar qytetarët aktivistë dhe artistët të hyjnë brenda godinës së teatrit dhe janë larguar fare nga ambientet e saj për të mos shkaktuar më tensione. Në teatër mungon energjia elektrike, ndërsa arritët vijojnë qëndresën e tyre me elektrikë në duar.

20:30/ Protestuesit çajnë gardhin metalik, hidhet spraj djegës

Situata ka vijuar të tensionohet mes policisë dhe artistëve dhe qytetarëve mbështetës ndaj kauzës së teatrit Kombëtar. Pas përplasjeve fizike, qytetarët kanë mundur të çajnë gardhin e policisë, e cila ka reaguar duke hedhur spraj djegës në drejtim të tyre. Për pasojë  një nga qytetarët është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat për disa minuta. Në ndihmë të tij erdhën qytetarët.

19:35/ Artistët përplasen me policinë, kërkojnë referendum për teatrin

Qytetarët kanë tentuar të largojnë gardhin dhe të gjuajnë me shishe plastike në drejtim të policisë ndërsa është dashur ndërhyrja e FNSH për normalizimin e situatës. Tensionet ndodhën gjatë kohës që ishte duke folur aktori Neritan Liçaj, i cili u bëri thirrje qytetarëve për mbështetje për të çarë rrethimin e policisë para teatrit. Liçaj gjithashtu bëri thirrje që kjo çështje të shkojë në referendum dhe atëherë të flasë “pakica” duke i dërguar këtu një mesazh kryeministrit Rama, i cili tha më herët se “asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend”.

“Ju lutemi qytetarëve për mbështetje për të çarë rrethimin e policisë. Kemi edhe një mesazh për kryeministrin; Nuk mund të sulmosh artistët, kulturën me dhunë. Nëse mendon se ne jemi pakicë le të përballemi në referendum. Jemi të vendosur që të mos lejojmë qeverinë për shembjen e teatrit”. – tha Liçaj

Protesta mori një konotacion politik, pasi gjatë paradites ju bashkuan eksponentë dhe anëtarë të PD dhe të LSI, në krye të së cilëve ishte kryedemokrati Lulzim Basha. Ndërsa kreu i PD-së u duk sikur do të qëndronte gjatë me ta, në fakt ndenji vetëm një orë dhe më pas u largua me arsyetimin se kishte një drekë pune. Basha njoftoi se të enjten PD do të nënshkruaj një marrëveshje me përfaqësuesit e Alencës për mbrojtjen e Teatrit.

Veliaj: Ato që protestojnë gjithmonë kundër progresit janë të PD dhe LSI

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur t’i përgjigjet protestave tek teatri me punët e bëra deri më sot nga Bashkia e Tiranës, të cilat janë shoqëruar gjithashtu me protesta të mëdha.

Veliaj tha se po të njëjtët persona , përfaqësues dhe mbështetës të PD-LSI, kanë kundërshtuar edhe këndin e lodrave të Liqeni, Pazarin e Ri, sheshin Skëndërbej dhe sot vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe me teatrin e ri.

“Nisi kundër lodrave te Liqeni, pastaj kundër Sheshit, kundër Pazarit, kundër Bulevardit, kundër Stadiumit, kundër Zgjedhjeve me #EdheUne dhe sot kundër Teatrit të ri! Kundër, kundër, kundër! E keni vënë re që lëvizjet KUNDËR progresit në vend janë i njëjti grup? PD dhe LSI me mashat”, shkruan Veliaj.

Në lidhje me protestën e zhvilluar tek Teatri Kombëtar, Veliaj foli më herët duke ironizuar kreun e PD-së Basha i cili shkeli për herë të parë në atë godinë, ndërkohë që gjatë gjithë këtyre viteve ka bërë teatër në politikë.

Nisi kundër lodrave te Liqeni, pastaj kundër Sheshit, kundër Pazarit, kundër Bulevardit, kundër Stadiumit, kundër Zgjedhjeve me #EdheUne dhe sot kundër Teatrit të ri!Kundër, kundër, kundër!E keni vënë re që lëvizjet KUNDËR progresit në vend jane i njejti grup? PD dhe LSI me mashat!!

Gepostet von Erion Veliaj am Mittwoch, 24. Juli 2019

Protestat e dhunshme dhe të vrarët e 21 Janarit. DASH bën krahasimin në raport

Duket se Amerika nuk e harron lehtë ngjarjen e rëndë të ndodhur më 21 Janar të vitit 2011 në Tiranë ku 4 protestues u vranë në bulevard nga policia. Në raportin e bërë publik vetëm dy ditë më herët, në 11 korrik, Departamenti Amerikan i Shtetit i ka kushtuar një hapësirë mjedisit politik në Shqipëri, ku përmend protestat e dhunshme të opozitës dhe bën një krahasim me atë që ka ndodhur më 21 janar.

DASH shkruan në raport se protestat e vitit 2019 megjithëse kishin elementë të mosbindjes civile policia përdori vetëm gaz lotsjellës, ndërsa në protestën e vitit 2011, forcat e policisë vranë 4 protestues të opozitës.

Ky konstatim i DASH vjen në një situatë të ndezur politike në Shqipëri dhe duket si një mesazh dërguar opozitës dhe veçanërisht ish liderit të saj Berishës, i cili ende vazhdon të bëjë thirrje për revolucion e mosbindje civile.

“Dhuna politike është e rrallë, protestat politike në vitin 2019 kanë përfshirë raste të mosbindjes civile, ndërsa policia iu përgjigj dhunës me përdorimin e gazit lotsjellës. Zgjedhjet e Shqipërisë në qershor 2017 dhe kalimi në një qeveri të re ishin paqësore. Më 21 janar 2011, forcat e sigurisë qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate politike të dhunshme. Në marrëdhëniet e saj të jashtme, Shqipëria mbetet një burim stabiliteti në rajon dhe mban marrëdhënie përgjithësisht miqësore me vendet fqinje”, shkruhet në raport.

DASH në raport i ka kushtuar rëndësi të veçantë zhvillimit të Reformës në Drejtësi.

“Reforma gjyqësore është përshkruar si një nga zhvillimet më të rëndësishme në Shqipëri që nga fundi i komunizmit, pasi gati një e treta e kushtetutës u rishkruan si pjesë e përpjekjes për realizimin e kësaj reforme. Procesi i verifikimit si pjesë e reformës gjyqësore do të sigurojë që prokurorët dhe gjyqtarët me pasuri të pashpjegueshme, trajnime të pamjaftueshme ose ata që kanë lëshuar vendime të diskutueshme të së kaluarës, të largohen nga sistemi. Reforma po krijon gjithashtu një prokurori të pavarur dhe një njësi të specializuar hetimi për të hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Pasi të zbatohet plotësisht, reforma gjyqësore do të dekurajojë korrupsionin, do të nxisë investimet e huaja dhe vendase dhe do të lejojë Shqipërinë të konkurrojë më me sukses në ekonominë globale”, shkruhet në raportin e DASH për Shqipërinë.

Rama mesazh opozitës pas protestës: Fituesit fillimisht fitojnë, pastaj nisen në betejë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së 10 kombëtare të opozitës, mbajtur para kryeministrisë. Shefi i Qeverisë ka përdorur një thënie të një gjenerali dhe shkrimtari kinez, Sun Tzu, me të cilën mesaduket i dërgon dhe një mesazh kundërshtarëve të tij politikë. “Fituesit fillimisht fitojnë, pastaj nisen në betejë. Ndërsa humbësit nisen njëherë dhe më pas rreken të fitojnë”,  është ky mesazhi që përcjell kryeministri i vendit drejtuar opozitës. Në fakt, mesaduket Rama me këtë mesazh kërkon të thotë se është tepër vonë për të thirrur fitore, pasi opozita  refuzoi dialogun para zgjedhjeve me 7 letrat publike të kryeministrit.

Në fakt, dialogu do të kishte qenë dhe një fitore për vetë opozitën, pasi prej tij, shtyrja e zgjedhjeve mund të ishte një mundësi, dhe sot opozita jo vetëm që mund të dilte e fituar (pjesëmarrjen në zgjedhje), por njëkohësisht mesiguri nuk do të kishte humbuar as një pjesë të bashkive të vendit, të cilat tashmë janë fakt që do të drejtohen nga socialistët pas 30 qershorit. Ndaj, për kryeministrin Rama fitore mund të cilësohet fakti që 30 qershori u mbajt, rendi kushtetues u ruajt, ligji u zbatua, dhe tashmë është koha për beteja, ndoshta dhe për dialog me opozitën, derën e të cilit, Rama në fakt e ka lënë hapur pas datës 1 korrik.

Ndërsa hyrja e opozitës në betejën për të larguar kryeministri, duke djegur mandatet pa i menduar mirë pasojat politike, është një humbje e parakohshme, dhe kërkesa për fitore pas humbjes së gjithë pushteve, përfshi së shpejti dhe shkarkimin ‘de jure’ të Presidentit, që tashmë ka konfirmuar haptazi pozicionin e tij, është një humbje, pasojat e të cilës ende nuk mund të thuhen me siguri se sa të rënda do të jenë për opozitën.

A është ky mesazhi që Rama ka dashur të thotë me shprehjen e famshme të Gjeneralit kinez, apo ka dashur të thotë diçka tjetër, edhe këtë s`mund ta themi me siguri të plotë, por një gjë është e qartë; për Qeverinë, 30 qershori është një fitore, një fitore jo për vlerën e mandateve lokale më shumë se një fitore e Kushtetutës dhe ligjit në një vend demokratik, që aspiron rrugën e integrimit evropian.

Ambasada e SHBA thirrje shtetasve të saj: Rrini larg protestës

Opozita e bashkuar pritet të zhvillojë më 8 korrik protestën e 10 kombëtare. Ambasada amerikane u ka bërë thirrje shtetasve të saj të qëndrojnë larg grumbullimeve të demonstruesve. Duke pasur parasysh dhunën e ushtruar në protestat e kaluara, ambasada u bën apel shtetasve të saj të qëndrojnë larg vendeve ku zhvillohen këto demonstrime.

Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit të hënën, më 8 korrik 2019, duke filluar rreth orës 20:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi”, njofton ambasada e SHBA.

Skip to toolbar