Protesta e PD-LSI për teatrin, njëlloj si për bulevardin, lodrat, Pazarin e ri…Rama reagon me video

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama e ka nisur të enjten me një reagim për protestën e së mërkurës për teatrin kombëtar. Teksa ka postuar një video në facebook Rama kujton se kjo protestë nuk ka asnjë ndryshim nga protestat e kaluara të PD-së dhe LSI-së.

Ata njëlloj si tani protestuar kundër ndërtimit të parkut të lojërave te Liqeni që tani është kthyer në vendin më të preferuar për fëmijet dhe prindërit. Opozita njëlloj protestoi kundër ndërtimittë sheshit Skënderbej, apo bulevardit të ri. Militantët e PD-së dhe LSI-së njëlloj si tani protestuan edhe kundër ndërtimit të Pazarit të Ri që tani është bërë një pikë referimi për të gjithë.  


Teksa uron mirëmengjesin kryeministri kujton një shprehje popullore me të cilën kërkon t’u kthejë përgjigje protestuesve opozitarë.

“Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”, shkruan kryeministri.

Një grup aktorësh të mbështetur nga opozita vazhdojnë të protestojnë kundër shembjes së godinës së teatrit dhe ndërtimit të teatrit të ri, një projekt ky, i miratuar nga parlamenti dhe i mbështetur nga emrat më të njohur të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

MIRËMËNGJES 😃dhe me atë shprehjen popullore, “Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”, ju uroj një ditë të mbarë😉

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 24. Juli 2019



Skip to toolbar