Protesta anti-Soros në SHBA, Meta në prag të shkarkimit: Ndihem i fortë!

Pikërisht në ditën kur Kuvendi do të miratojë ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e presidenti (për herë të parë në Shqipëri), presidenti Ilir Meta përshëndet protestën e së dielës në SHBA dhe thotë se ndihet i fortë, si për t’i dhënë një mesazh maxhorancës qeverisëse.

Një ditë më herët, disa anëtarë të shoqatës Vatra në SHBA kanë protestuar para Shtëpisë së Bardhë kundër miliarderit George Soros duke e akuzuar atë, në të njejtën linjë si presidenti Meta, se ka kapur qeverinë shqiptare dhe Reformën në Drejtësi.

Në një reagim të së hënës, referuar kësaj proteste, Meta shkruan se përkrahja e komunitetit shqiptaro-amerikan do të mbrojë aleancën strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Mirënjohje të gjithë shqiptarëve të mbledhur dje në Uashington DC para Shtëpisë së Bardhë, të cilët lanë punët e tyre dhe i bashkoi shqetësimi për të ardhmen e Shqipërisë, duke konfirmuar aleancën e pathyeshme të kombit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përkrahja e tyre më shumëfishoi forcat, ndaj si President i Republikës kam besim tek komuniteti i ndershëm shqiptaro-amerikan, për të mbrojtur dhe forcuar së bashku këtë aleancë strategjike!

Shqiptarët qëndrojnë të fortë dhe të vendosur, jo për të marrë një vizë amerikane, por për të mbrojtur idealet amerikane të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, që janë jo vetëm idealet e SHBA, por edhe të qytetërimit botëror ku ne bëjmë pjesë.

Shqipëria nuk do të kthehet kurrë më në “one-party state”!

Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe në zemër të kësaj Aleance është DEMOKRACIA!”, shkruan presidenti.

Meta prej disa kohësh po kërkon të krijojë një diversion dhe të ndajë qëndrimet e ambasadës së SHBA-së në Tiranë nga qëndrimet e qeverisë Trump. Nga njëra anë sulmon ambasadën, nga ana tjetër vlerëson Trump dhe madje kopjon dhe sloganin e tij (Shqipëria e para-Amerika e para). Presidenti Meta po kërkon ta identifikojë ambasadën e SHBA me Soros duke e akuzuar atë për kapje të shtetit shqiptarë dhe kryesisht të reformës në drejtësi për të cilën Meta ka dalë hapur kundër saj. Kujtojmë se ambasada e SHBA është pjesë e Departamentit të Shtetit dhe qeverisë Amerikane dhe çdo veprim i saj është plotësisht i koordinuar, pavarësisht deklaratave të presidentit Meta i cili kohët e  fundit ka marrëdhënie të tensionuara me amerikanët.

Basha krah Xhelalit në Kamëz: Hajdeni të rrëzojmë Edi Ramën

Lulzim Basha është shfaqur krah Xhelal Mziut pasditen e të dielës, kryebashkiakut të Kamzës në detyrë, që ka kërcënuar se nuk do të lirojë zyrën për kryetarin e ri, i zgjedhur në 30 qershor. Nga një njoftim i shpërndarë nga zyra e shtypit e PD-së, mësohet se Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me banorët e Kamzës, të cilët i ka ftuar të marrin pjesë në protestën e 8 korrikut.

“I shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, Basha i ftoi qytetarët e Kamzës, që ashtu siç kanë bërë edhe në 9 protestat e tjera kombëare, të jenë në krye të lëvizjes kombëtare për ndryshim, per largimin e Edi Rames dhe krijimit te nje qeverie qe garanton zgjedhje te lira e te ndershme. Gjate takimeve informale qe nisi dje ne Kavaje dhe Elbasan dhe, sonte, ne Kamez e Vore, kreu i opozites synon te percjelle ftesen per protedte, tek sa me shume qytetare qe refuzuan ne 30 Qershor regjimin kriminal dhe te korruptuar te Edi Rames”, shkruhet në njoftimin e PD-së.

Dy ditët e fundit, Lulzim Basha ka zhvilluar takime informale me militantët e PD-së në Kavajë, Elbasan, Kamëz dhe Vorë, qytetet më të afërta me Tiranën, të cilat mesaduket Basha shpreson që të sjellin sa më shumë njerëz në protestën e 8 korrikut. Ndërkohë, Tiranën ia ka lënë në dorë LSI, pasi ka qenë kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi, që dy ditët e fundjavës, ka zhvilluar takime me militantët dhe ka kërkuar angazhim maksimal për të pasur sa më shumë njerëz në protestë.

Pas Kamzës dhe Vorës, Lulzim Basha ka shkuar në Durrës, ku sipas PD-së, është shprehur se nesër shqiptarët duhet të jenë bashkë për të treguar  se do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Ndërkohë, po sipas këtij njoftimi të ardhur nga zyra e shtypit të PD, Basha mësohet të ketë thënë se 30 qershori ishte dita që shënoi fillimin e fundit real të Edi Ramës.

Kryemadhi zbut tonet: Protesta, jo rëndësi politike, Shqiptarët të tregohen të zotët e vetes

Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje qytetarëve për t’u bashkuar në protestën e opozitës ditën e hënë më 8 korrik. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi ka ftuar të gjithë qytetarët që ndihen të shtypur nga kjo qeveri dhe që kërkojnë një të ardhme më të mirë të bashkohen me opozitën para kryeministrisë. Si rrallë herë Monika u shfaq mjaft e butë në tone duke thënë se këtë herë shqiptarët të mos protestojnë kundër partive politike, por të bëhen të zotët e vetes dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

“Nesër protesta në orën 20.00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka rëndësinë e saj, por nuk ka rëndësi politike sesa ka rëndësi për të treguar që shqiptarët më shumë se kurrë, sot kanë vendosur të jenë zot të vetes. Ftohen të gjithë ata që ndihen të shtypur dhe të grabitur nga qeveria e Edi Ramës. Ftohen të gjithë ata të rinj dhe të reja që ndiejnë pasiguri dhe nuk shikojnë asnjë të ardhme këtu në vend për shkak të qeverisë së Edi Ramës.

Ftohen të gjithë ata pensionistë, të cilët me pensionin e tyre nuk kanë mundësi të paguajnë ilaçet dhe jo më dritat dhe ujin që kanë shkuar me fatura në stratosferë me rritjen e çmimeve të Edi Ramës.

Ftohen të gjitha ato biznese të cilat mezi po mbijetojnë për shkak të taksave të larta të Edi Ramës, ftohen të gjitha ato biznese që falimentuan për shkak të politikave të Edi Ramës, pra ftohen të gjithë ata që duan një Shqipëri të vërtetë Europiane dhe ftohen të gjithë ata të rinj dhe të reja të cilët aspirojnë për të ndërtuar jetën e tyre Europiane në shtëpinë e tyre, në Shqipëri.

Shqipërinë e ka bekuar Zoti, prandaj të tregojmë që dhe ne jemi një popull i bekuar nga Zoti. Faleminderit, shikohemi të gjithë nesër në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 20:00”, tha Kryemadhi.

Protesta, tani flamurin e merr LSI

Monika Kryemadhi duket se s`po gjen rehat dy ditët e fundit. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, po jep shenja se protesta e 8 korrikut nuk do të jetë një protestë e opozitës, thjesht si një përgjigje ndaj qeverisë për zgjedhjet e 30 qershorit, por kjo protestë do të jetë kryekëput kundër shkarkimit të Ilir Metës nga posti i presidentit. Në fakt, sjellja e shefes së LSI tre ditët e fundit të lë të kuptosh një gjë të tillë.

Prej 16 shkurtit, kur opozita mbajti protestën e parë kombëtare, e deri më 21 qershor, ishte Lulzim Basha ai që udhëhiqte thirrjet e opozitës për protestë, me konferenca shtypi, video e postime të ndryshme në rrjetet sociale, takime në qytete të ndryshme të vendit etj. Por, tani që PD mbeti pa asnjë pushtet faktik, dhe brenda së djathtës kanë nisur zërat kundër Bashës, LSI dhe Kryemadhi po marin në dorë situatën.

“Sot, të shtunën në zyrë duke komunikuar me të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë Shqipërinë. E jashtëzakonshme fryma e qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit. Entuziazëm në çdo familje shqiptare për ndryshimin e këtij sistemi të kalbur. Ftoni familjarët, miqtë, shokët, të bëhemi të gjithë bashkë më 8 korrik. Gjatë pasdites vazhdojmë me takime në Tiranë”, shprehet Kryemadhi.

Pra, ndryshe nga Basha që është i zënë me punë të tjera në PD, Kryemadhi po merr flamurin e protestës në dorë. Ajo së bashku me drejtues të tjerë të LSI, në raport me ata të PD-së, kanë qenë më aktiv në thirrjet për protestën e së hënës më 8 korrik, duke nxjerr në pah hallin e vërtetë të kësaj proteste, jo qeveria, por shkarkimin e presidentit.

Këto thirrje të Monika Kryemadhit, pavarësisht se synojnë të tregojnë se ka entuziazëm, në fakt, nxjerrin në pah edhe një siklet të madh të opozitës. Largimi i të zgjedhurve vendor të PD dhe LSI nga postet që mbajnë pas 30 qershorit, ka shtuar frikën te të punësuarit e opozitës në këto bashki. Çka në fakt, është frikë e vetë drejtuesve të opozitës, se pas zgjedhjeve, rrezikojnë firo të madhe në elektorat, shto faktin, që tashmë nuk ka më bashki që sjellin protestues me autobus drejt Tiranës. Ndaj, jo më kot, vetëm të premten, Monika Kryemadhi la porosi të veçantë për strukturat e saj, që të trokasin në çdo derë të Tiranës, për të ftuar qytetarët në protestë.

Kryemadhi “mallkon” reformën dhe fton shqiptarët në protestë (kundër)

Monika Kryemadhi ka mbledhur strukturat e LSI-së në Tiranë, duke u kërkuar që në dy ditët në vijim të shpërndajnë ftesa për qytetarët për protestën e 8 korrikut. Duke i cilësuar zgjedhjet e 30 qershorit të paligjshme, bazuar në raportin e ODIHR, Kryemadhi u shpreh se Rama largohet vetëm duke bërë qëndresë. “Vetëm me metodë asimetrike dhe qëndresë mund të largohet një njeri i çmendur si Edi Rama. Çdo hap i opozitës ka qenë  i menduar shumë mirë. Sot jemi në atë proces që kërkonin analistët në mars për të bojkotuar pushtetin vendor”, tha Kryemadhi.

E ashpër, po aq sa dhe Ilir Meta, ka qenë Monika Kryemadhi gjatë fjalës së sa për Reformën në Drejtësi. Gjatë fjalës së saj para militantëve të LSI, kryetarja e kësaj partie u shpreh se “LSI i besoi symbyllur ndërkombëtarëve”. “Reforma në Drejtësi pa LSI, nuk do ishte votuar. Ndoshta kemi bërë dhe gabim që e kemi lejuar një gjë të tillë. Gabimi LSI, duke qenë se kemi besuar symbyllurazi ndaj ndërkombëtarëve, votuam 7 ligjet që i dhanë mundësi Ramës të kap sistemin. Për ta kthyer këtë sistem të drejtësisë që ndëshkon popullin e tij dhe liron kriminelët”, tha Kryemadhi.

Ajo ka dhënë dhe një mesazh për kryeministrin Rama, i cili është shprehur se opozita dhe drejtuesit e saj, i tremben ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, para të cilave do të jenë të gjithë të barabartë. Kryemadhi u shpreh se nuk i trembet askush nga LSI reformës. “Që ta keni të qartë, nëse një anëtar i LSI-së do kishte frikë nga reforma, jo vetëm që nuk do ishte këtu në këtë sallë, por do dilte me flakadanë nëpër rrugë”.

Protesta e 8 korrikut mbahet në të njëjtën ditë, kur në Parlament merr jetë Komisioni Hetimor, që do të hetojë shkeljet kushtetuese të Ilir Metës, dhe më pas do të kërkojë shkarkimin e tij. Kryemadhi, nuk e përmendi këtë fakt, por sigurisht, la të kuptohet se protesta e 8 korrikut do të jetë një demonstrim force ndaj qeverisë, për të treguar mbështetjen e opozitës. Në fakt, ndoshta dhe për shkak të pasigurisë se protesta mund të ketë pjesëmarrje të ulët, Monika Kryemadhi u kërkoi anëtarëve të LSI të përdorin çdo mjet për të ftuar qytetarët në protestë. “Ne na leverdis që Rama të qëndrojë në pushtet, është më keq për shqiptarët, por më mirë për politikanët. Sa më shumë rri ai, më shumë shkatërrohet PS. Të gjithë ça keni Facebook, Ëhats app, mesazhe, çdo gjë, i përdorni të shpërndani ftesën për njerëzit në protestën e 8 korrikut”, tha Kryemadhi.

Basha thërret protestë, por a do t’i përmendë përgjimet e Bild që i kishte që në 2017?

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka postuar të premten videon bashkë me thirrjen për të marrë pjesë në protestën e datës 8 korrik në Tiranë.

“Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën!  Të hënën 8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipëria Si Europa! Asnjë hap pas! Rama Ik”, shkruan Basha, i cili në fund të zgjedhjeve të 30 qershorit thirri fitore nga selia blu, ndërsa tani thërret protestë. Dy gjëra që bien në kundërshtim me njëra tjetrin pasi fitimtarët nuk bëjnë protesta.

Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën! Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa!Asnjë hap pas! #RamaIk

Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 5. Juli 2019

Pas 5 muajsh protesta të një pas njëshme të opozitës të mbëshetura në përgjimet e Bild, pyetja që ngrihet është: a do t’i përmendë Basha këto përgjime në protestën e së hënës?

Arben Imami tha të enjten në mbrëmje në studion e Sokol Ballës në Real Story se Basha i ka pasur përgjimet që në kohën e çadrës së famshme, kur opozita protestonte 24-orë në 24 pa pushim poshtë zyrave të Ramës. Dhe pa pritur Basha bëri marrëveshjen e famshme të 17 majit 2017.

“Një pjesë të përgjimeve i ka ditur Basha. I ka ditur ato përgjime para marrëveshjes së 17 majit. Unë e di që ka pasur përgjime problematike, por e di në parim, çështjet që janë publikuar të Dibrës. E ka thënë në çadër. Kurse rastin e Durrësit, sipas informacioneve që unë kam, dosjen e Durrësit e ka pasur të zbardhur. Unë i kam marrë vesh para një viti e gjysmë, pasi i kam shkëputur marrëdhëniet me të. Unë e di që Basha ka marrë një person në telefon e i ka thënë që kam një dosje. E ka pyetur se çfarë u bë me dosjen, i ka thënë e kam humbur”, tha Imami në Real Story.

Pas kësaj deklarate a do të mundet Basha t’i thotë demokratëve që do të vijnë për herë të 10 në protestë se përse i mbajti për 2 vjet këto përgjime?

Rikthimi plangëprishës i Olldashit Jr. Nga protesta, tani “Basha Ik”

Jozefina Topalli nuk është e vetme kundër Lulzim Bashës. Pasi heshtën dhe pritën deri më 30 qershor, ndoshta duke besuar se kauza e kryedemokratit me djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve do të detyronte Edi Ramën të largohej, tani që kjo gjë nuk ndodhi dhe PD është pa asnjë pushtet, reagimet brenda së djathtës janë shtuar. Dhe pas Topallit, një tjetër zë, ndoshta jo më shumë për figurën personale por për atë që mbart në mbiemrin e tij, ka dalë kundër kreut të PD-së, duke kërkuar largimin nga partia.

Ai është Glauk Olldashi, i biri i të ndjerit Sokol Olldashit, një nga ish personalitetet më të rëndësishme të Partisë Demokratike, që u nda nga jeta tragjikisht pak vite më parë. Glauku, i biri i Olldashit, këtë vit ka mbushur moshën për të votuar, ka reaguar pas zgjedhjeve të 30 qershorit, që ‘de facto dhe de jure’ e nxjerrin PD-në pas asnjë pushtet. Olldashi ‘Junior’, i cili ka mbështetur PD dhe Lulzim Bashën në çdo protestë prej 16 shkurtit deri në 21 qershor, shkruan se tashmë Basha duhet të largohet, pasi ka humbur dy palë zgjedhje dhe në të tretat, partia nuk pati mundësi të testonte besimin e popullit.

“E Diela ishte dita në të cilën do të kisha ushtruar për herë të parë të drejtën e votës. Nuk e bëra, edhe pse e kisha pritur këtë ditë prej kohësh.​ Demokratët nuk i janë trembur kurrë proceseve zgjedhore sepse ato janë për ne prova dhe sprova e demokracisë. PD-ja fiton zgjedhje vetëm kur ndjell besim dhe frymëzon demokratët dhe të gjithë shqiptarët që edhe pse nuk kanë bindje të caktuara politike besojnë tek fryma që forca jonë përfaqëson. A është në popull ky besim? Zgjedhjet e 2015 dhe 2017 treguan që, Jo. Tek procesi i 2019 nuk e testuam besimin e popullit. Tashmë ky akt, i cili i dha 61 bashki PS – A do t’i vlejë kësaj force politike? Po për ne a do të vlejë?”, shkruan Glauk Olldashi.

Më pas, djali i Sokol Olldashit, ngre pyetjen se kush e ka fajin për gjithë këtë dështim, duke dhënë dhe përgjigjen, “vetja”. Ai shprehet se demokratët shqiptarë nuk u pyetën për pjesëmarrjen ose jo në zgjedhje, ndaj, tani duhet, sipas Glauk Olldashit, që të nis një proces zgjedhor për ristrukturimin e PD-së. “Fakti i hidhur është që PD nuk do të menaxhojë më asnjë pushtet. Kush ka faj? Sigurisht që përgjigja që na vjen në mendje kur na pyesin është “vetja”. Por, demokratët nuk u pyetën për vendimin e mospjesëmarrjes, në fakt demokratët jo vetëm që nuk pyeten më në PD, por edhe kur ndonjëri guxon të kundërshtojë shpallët “tradhëtarë”. Kjo mendësi komuniste, edhe pse e huaj për partinë tonë, na ka “infektuar”. C’farë është kura? Për mendimin tim do na bënte mirë një proces zgjedhor për ristrukturimin e partisë tonë. Po më quajtët tradhtar. nuk mërzitem”,- e mbyll komentin e tij djali të ndierit Sokol Olldashi, 18-vjeçari me emër Ilir, Glauk.

Në fakt, kjo thirrje e Glaukut, të kujton edhe njëherë se “rrënjët mbeten rrënjë”. Ashtu si babai i tij, Sokoli, që disa vite më parë akuzonte Lulzim Bashën se i kishte marrë partinë duke manipuluar votatat e demokratëve në zgjedhjet për kryetar, një filiz e re po rritet dhe mban të njëjtin mbiemër, ndoshta do të ketë dhe atë karakter si i ati, që edhe sot e kësaj dite, ka idhtarët e tij brenda së djathtës.

Protesta në Tropojë, por s`pengohet dorëzimi i kutive të votimit

Pas përfundimit të procesit të votimit, dhe nisjes së dorëzimit të kutive pranë KZAZ-ve, ku do të bëhet numërimi i votave, në Tropojë, disa militantë të PD-së, kanë protestuar para kësaj KZAZ-je.

Protestuesit kanë përdorur shprehjen “Rama Ik”, ndërkohë që protesta e tyre ka qenë paqësore dhe nuk ka penguar dorëzimin e kutive votimit pranë KZAZ-së.

Qendrat e Votimit u mbyllën në orën 19:00, ndërsa menjëherë pas tyre ka nisur dhe grumbullimi pranë qendrave të votimit në të gjithë Shqipërinë. Edhe në qytete të tjera ka pasur protesta sporadike, por që nuk kanë penguar procesin e dorëzimit të kutive të votimit pranë qendrave të vendnumërimit.

Ndonëse ende nuk ka dalë numri zyrtar i personave që kanë  votuar, njoftimet praprake tregojnë se votuesit që kanë shprehur vullnetin e tyre  këtë të diel, kanë qenë rreth 760 mijë.

Militantët e PD-së e presin me protesta, Rama: Mungon Luli me matrapik dhe Liri me llastik!

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Vlorën për të mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet lokalet ë 30 qershorit. Mitingu përmbyllës i fushatës së kreut të Qeverisë, është pritur me protesta nga disa militantë të Partisë Demokratike, që në fakt nuk është gjë e re. Por, këtë herë Edi Rama ka publikuar një foto në Tëitter, ku shihen disa dhjetra militantët, që kanë synuar të pengojnë kreun e Qeverisë të zhvillojë mitingun elektoral në qytetin bregdetar.

Në foton e shpërndarë në rrjetet sociale, Rama shkruan “Ja dhe çeta haxhiqamiliste e Vlorës gati për antimitingun enverist të radhës, “Rama Ik”, ku mungon vetëm Saliu me automatik, Luli me matrapik, Iliri me llastik dhe Fallxhorja me zhapik, po ama turpi i ngrënë me bukë vazhdon sistematik dhe revolucioni është bërë mekanik”.  Në fakt, protesta e militantëve të PD-së ka qenë e qetë, megjithëse forcat e policisë nuk kanë lejuar asnjë tensionim të situatës.

Pas mitingut elektoral përmbyllës të fushatës, Edi Rama, praktikisht dhe zyrtarisht, fushatën do ta mbyll në studion e “Real Story” me gazetarin Sokol Balla dhe analistët, të cilët gjithashtu janë zhvendosur në qytetin bregdetar, ku do të diskutojnë fushatën elektorale, që më shumë ka qenë politike, krizën në vend, dhe mbi të gjitha, atë që do të ndodhë pas datës 30 qershor.

Rama në Elbasan, PD e pret me protesta

Militantët e Partisë Demokratike janë mbledhur për të protestuar kundër kryeministrit Rama, i cili do të zhvillojë në takim elektoral në Elbasan. Protestat e opozitës në qytetet ku Rama zhvillon tubimet elektorale është një urdhër i dhënë nga Lulzim Basha pas protestës së 21 qershorit.

Protestuesit janë mbledhur pak metra më larg ku zhvillohet dhe mitingu elektoral i PS-së, ndërsa mes tyre ndodhen forcat e policisë për të siguruar mbarëvajtjen e situatës. I pranishëm është edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, si dhe janë mobilizuar edhe forcat RENEA.

Në momentin e zhvillimit të takimit elektoral të PS-së, protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policsë, por janë penguar nga forcat e rendit. Pjesa tjetër e protestës ka vijuar e qetë, larg dhunës dhe incidenteve të tjera (ndryshe nga sa paralajmëroi Aurel Bylykbashi). Deklarata e Bashës të martën në mbrëmje për distancim nga dhuna ka dhënë efektin e saj mes protestuesve.

Skip to toolbar