Teksa ka mbajtur fjalimin e tij në seancën e
sotme parlamentare, kryeministri Edi Rama ka dhënë garanci se nuk do të ketë rikthim
të regjimit të vizave për shqiptarët, ndërsa ka sqaruar edhe vendimin e Holandës
duke thënë se ai ishte politik.
“Një
festë fyese në Tiranë për arsyet e atij vendimi dhe aspak përbuzëse për
njerëzit e zakonshëm të këtij vendi në kushtet kur ai vendim u përcoll në
kanalet televizive si të ishte fundi i lëvizjes së lirë të shqiptarëve,
ndërkohë që është një vendim thjeshtë dhe vetëm politik në vazhdën e një
procesi elektoral në një vend si Holanda, ku nuk është sekret ka një zhvillim
të vazhdueshëm të një politike intensive kundër zgjerimit dhe emigrantëve dhe
shqiptarëve.
Është një procedurë parlamentare që nuk ka
asnjë implikim të drejtpërdrejt në lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Për të
shpjeguar pak më konkretisht se për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të
përmbushen disa kritere, asnjëra nuk përkon me realitetin e faktorit shqiptar
në Holandë. Ministri për Drejtësinë në Holandë ka fjalën e tij reagoi duke
thënë këtë, ‘nuk ka asnjë kriter të përmbushur negativisht për ta adresuar’.
Për rikthimin duhet të ketë rritje e
emigracionit, rritje e azilkërkuesve, që nuk është e vërtetë, pasi ka ulje,
duhet të vërehet mungesë bashkëpunimi, por ka rritje, e konstatuar nga
holandezët, së katërti duhet që vendi të përbëjë kërcënim për sigurinë
kombëtare të vendit që ndërmerr këtë procedurë, nuk ekziston dhe së pesti duhet
të konstatohet kthimi pas i kritereve teknike, por vlerësoj nga KE, që në
dhjetor të 2018 nënvizoi se i plotëson 100%. Qeveria nuk ka ndërmarrë hapa që
në bazë të vendimit të parlamentit, në kushtet e një fushatë elektorale, që t[i
drejtohet KE-së dhe pastaj KE-ja nëse ka adresim nga qeveria holandeze e
shqyrton kriteret që sapo fola” tha Rama në fjalën e tij në Kuvend.