Rama, prokurorëve: Po luani si të jetë “vakti i fundit”

POLITIKË


Kryeministri Rama ka paralajmëruar prokurorët, që ende nuk kanë kaluar vettingun, se do të përballen me drejtësinë, pavarësisht lojës që po luajnë. Kryeministri tha se për shkak të vettingut në nivele të larta si kryeprokurorë e kryegjyqtarë, shumë prej tyre janë trembur dhe se po luajnë sikur është “vakti i fundit”. Gjatë aktivitet për dhunën ndaj grave, Rama foli për ecurinë e Reformës në Drejtësi, ku tha se ka dhënë rezultatet e para me pastrimin rrënjësor të një sistemi të kalbur prej kohësh të drejtësisë.

Po punojmë shumë për Legjislacionin, se po jetojmë në një moment jetik, por edhe në kthesë dramatike sa i përket Reformës në Drejtësi që është shumë i qartë për të ardhmen që duam të kemi, por s’është një vend ku mund të bëjmë një gjumë të qetë për të tashmen se kemi procesin e Vettingut të gjyqtareve e prokurorëve, është proces shumë i vështirë dhe praktikisht po prodhon një situatë pastrimi rrënjësor dhe madhor në 180 raste që kanë kaluar vettingun 68 janë jashtë dhe po flas për nivele më të larta, kryeprokuror e kryegjyqtar. Kemi një sërë prokurorësh e gjyqtarësh që e dinë se nuk mund ta kalojnë Vettingun. Ata po luajnë sikur është vakti i fundit, pra nuk po luajnë mirë dhe duan që t’i kenë të gjitha. Ky proces i kalbur i drejtësisë ka krijuar një zinxhir të gjatë ngjarjesh tragjike, presioni e dhune”, tha Rama


Më herët Rama ka akuzuar prokurorin e Durrësit Arian Ndoja të lidhur me bandat kriminale. Kryeministri tha se pas shkarkimi nga vettingut, ai do të përballet me drejtësinë për të dhënë llogari për paratë e krimit.




Skip to toolbar