Drejtonte organizatën kriminale, arrestohet ish-lojtari i Real Madird

Akuzat për “trukim ndeshjes” në La Liga dhe La Liga 2, ka bërë që të vihen në prangat e policisë spanjolle anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal. Lajmin e kanë dhënë mediat spanjolle të parat dhe më pas ato ndërkombëtare, ndërsa ngjarjet vijojnë të jenë në zhvillim.

Sipas asaj që raporton BBC, policia spanjolle kë bërë një numër të konsiderueshëm arrestimesh, pas një hetimi të kryer për trukim ndeshjesh. “Veprimet e policisë vijnë pas ankesave për trupimin e mundshëm të ndeshjeve gjatë majit të vitit 2018”, është shprehur një zëdhënës i La Liga, citon BBC.

“Gjatë vitit 2018/19 La Liga ka raportuar tetë ankesa pranë komisionarit të përgjithshëm të policisë gjyqësore për aktet e dyshuara që lidhen me caktimin e ndeshjeve”, thuhet në një deklaratë të La Liga.

Sakq, sipas “El Periodico”, ndër personat e arrestuar janë dhe disa lojtarë të njohur. “Sipas burimeve të policisë janë arrestuar disa futbollistë në këtë operacion, duke përfshirë ish-lojtarin e Real Madridit, Raul Bravo, që mendohet se udhëhiqte organizatën”.

“Borjan Fernadez nga Real Valladolid, Carlos Aranda ish-lojtar i disa ekipeve në La Liga, Samuel Saiz Alonso lojtar i Getafe dhe Ingio Lopez Montana i Deportivo de La Coruna. Agustin Lasaosa president i Sociedad Deportivo Guesca dhe Juan Carlos Galindo Lanuza, mjeku i ekipit, gjithashtu është vënë në prangat e policisë”, shkruan media spanjolle.

“Nëse ai dëshiron të jetë mbreti, froni është i lirë pas ikjes së CR7”

Neymar ose Mbappe, një nga dy lojtarët aktual të Paris Saint-Germain mund të bëhet i Real Madird gjatë merkatos së verës. Gazeta spanjolle “Marca” i ka kushtuar një artikull situatës që po kalojnë dy lojarët aktualisht te PSG-ja në Francë.

“Real Madridi ka një mundësi të shkëlqyeshme për të nënshkruar me një nga dy lojtarët që kanë qenë për një kohë të gjatë në synimet e “Los Blancos”. Neymar dhe Kylian Mbappe janë në një situatë më të pasigurt se kurrë në Paris Saint-Germain dhe Real nuk mund ta lejojnë këtë shans të largohet”, shkruan Marca.

Më tej gazeta spanjolle shkruan se nëse ka një njeri që di t`i shfrytëzojë këto situata ai është Florentio Perez, presidenti i Real Madird. “Nëse është dikush që di se si të menaxhojë situata të tilla është Florentino Perez, i cili është i kualifikuar kur bëhet fjalë për “Galaktikët”. Presidenti i Real Madridit e di se blerja e një prej yjeve të PSG-së do të ishte një fitore e madhe. Luka Joviç, Rodrygo, Militao, Farland Mendy dhe Paul Pogba nuk përputhen me pritshmëritë e tifozëve të Real Madridit”.

“As Eden Hazard nuk i plotëson të gjithë faktorët për t’u konsideruar si “Galaktik”. Ai është një lojtar shumë i mirë, por ai nuk mund të përmendet në të njëjtën frymë si Leo Messi për Barcelonën, Cristiano Ronaldo për Juventusin ose Mbappe dhe Neymar për PSG. Janë katër “Galaktikë” dhe dy prej tyre janë te PSG, të cilët nuk janë të lumtur për arsye të ndryshme”.

“Mbappe duhet ta dijë se nëse dëshiron më shumë përgjegjësi, nuk ka asnjë ekip më të madh se Real Madridid. Nëse ai dëshiron të jetë mbreti, froni është i lirë pas ikjes së Ronaldos. Në të njëjtën mënyrë, Neymar duhet të dijë se nëse në një moment ai dëshiron të rifillojë karrierën e tij, të jetë diçka më shumë se një biznes dhe të largohet një shenjë të vërtetë në futboll, ai duhet të shkojë në Madrid”.

Varane u jep fund spekulimeve: Unë do të qëndroj te Real Madird

Raphael Varane i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij pasi ai përjashtoi mundësinë e  largimit nga Real Madrid këtë verë.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën vitin e kaluar u raportua se po mendonte largimin nga “Bernabeu” pas tetë sezoneve në kryeqytetin spanjoll.

Megjithatë, më herët, ishte trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane u shpreh se Varane ishte në planet e tij.

Tashmë ka ardhur dhe vetë reagimi i lojtarit, i cili në një intervistë për “Marca”, ka saktësuar se do të qëndrojë në Madird edhe sezonin e ardhshëm.

“Unë do të mbetem te Reali sezonin e ardhshëm, pasi jam i sigurt se do të reagojmë në mënyrë të fortë,” tha Varane.

“Këtë sezon ne luftuam dhe u përpoqëm fort, por nuk mund të fajsojmë asnjë. Ne humbëm atë shkëndijë në momente të vështira dhe unë nuk kam qenë në niveli më të mirë, por do të shohim përsëri një Varane të mirë”.

Gjithçka e kryer, Real blen Jovic nga Frankfurti!

Real Madrid ka realizuar transferimin e sulmuesit serb, Luka Joviç. Sky Sport raporton se 21-vjeçari do të largohet nga Eintrat Frankfurti për një shumë prej 60 milionë eurosh.

Sipas rrjetit ndërkombëtar të Sky Sport, Joviç ka firmosur një kontratë pesëvjeçare, teksa Real do t’i paguajë rreth 50 milionë euro në total futbollistit serb si pagë, ose rreth 10 milionë euro në sezon.

Nga ana tjetër edhe Franfkurti do të paguajë për llogari të Benfikës rreth 10.5 milionë euro, pasi skuadra portugeze kishte një pjesë të kartonit të sulmuesit.

Sulmuesi u bashkua me Frankfurtin në huazim nga Benfica në verë dhe muajin e kaluar klubi i Bundesligës ushtroi opsionin e tij për ta bërë këtë lëvizje të përhershme.

Jovic ka shënuar 17 gola në 31 paraqitje të Bundesligës këtë sezon dhe 10 në Europa League, ku Frankfurti humbi ndaj Chelseas në gjysmëfinale.

Real vijon pazarin në Premier League, pritet firma me yllin e Tottenham!

Ardhja e Zidane në Madrid riktheu shpresën për tifozët “Los Blancos”, për rikthimin te sukseset e dekadës së fundit të arritura në drejtimin e trajneri francez. Nëse ky sezon dështoi për shumë arsye, “Galaktikët” s’mund t’ia lejojnë vetes një tjetër sezon të dëshuar vitin e ardhshëm.

Për këtë arsye presidenti Perez dhe trajneri Zidane kanë nisur planet e merkatos, duke piketuar lojtarët që do të afrohen gjatë verës në “Santiago Bernabeu”. Dy emrat e parë, që sipas mediave spanjolle janë të sigurt se do të firmosin me Realin, janë ai i Eden Hazard he Paul Pogba.

Megjithatë, mediat kanë zbuliar dhe një emër të tretë që pritet të bashkohet me 12 herë fituesit e Ligës së Kampionëve gjatë verës. Bëhet fjalë për Christian Eriksen, që nuk ka rinovuar kontratën me Tottenham.

Për këtë aryse skuadra finaliste e Champions League këtë sezon, e ka nxjerrë në shitje lojtarin për të mos e humbur me parametra zero. Reali pritet të shpenzojë rreth 80 milionë euro për danezin.

Real siguron një tjetër talent, ylli i Frankfurtit drejt Madridit!

Real Madrid nuk ka kohë për të humbur. Teksa ky sezon është i dështuar për “Los Blankos”, ai i ardhshmi duhet të jetë patjetër i suksesshëm. Rikthimi i Zinedine Zidane në stolin madrilen, është shoqëruar edhe me me një listë lojtarësh që pritet të afrohen në ekip.

Kështu puna ka nisur, një nga emrat e publikuar nga mediat, që pritet ti bashkohet Realit këtë verë, është talenti 21-vjeçar i Frankfurtit, Luka Jovic. Gazeta spanjolle “AS”, ka publikuar një lajm ku njofton se ky transferim është i mbyllur.

Real do të paguajë një shifër prej 60 milionë eurosh për të sjellë Jovic në “Santiago Bernabeu”, ku 48 milionë euro i shkojnë Frankfurtit ndërsa pjesa tjetër i shkon Benfikës, që ka një pjesë të kartonit të lojtarit.

Për Luka Jovic ka disa klube të interesuara, mes tyre dhe PSG-ja, por Reali ka nxituar të blejë serbin, që po shkëlqen me Frankfurtin këtë sezon. Kontrata e re me Realin, sipas medias, do të jetë gjashtë vjeçare. Jovic është blerja e dytë për sezonit e ardhshëm, pas qendërmbrojtësit të talentuar të Portos, Militao.

Zidane i zhgënjyer, paralajmërohet “tërmet” te Reali!

Real Madrid u mund nga Rayo Vallecano një ditë më parë duke pësuar humbjen e dhjetë sezonale në La Liga. Një zhgënjim i madh në kampin madrilen, por mbi të gjitha, trishtimi më i madh ishte për trajnerin Zinedine Zidane.

“Los Blancos”, kanë bërë një ndeshje aspak dinjitoze për emrin që ka, teksa kjo ishte humbja e parë e Realit ndaj Rayos në 20 vitet e fundit.

Për trajnerin Zidane, humbja e djeshme ishte e papranueshme për ekipin, teksa për mediat është shprehur se mezi pret përfundimin e sezonit, pasi s’mund të shohë më Realin në këtë gjendje.

“Ne nuk bëmë asgjë nga minuta e parë në të fundit. Ndonjëherë nuk mund të shënosh, por ke shanse, ndërsa ne nuk kemi luajtur fare. Duhet të jemi shumë të zemëruar”.

“Për vete jam shumë i mërzitur, sepse kemi lënë një imazh të keq. Edhe unë jam përgjegjës, jo vetëm lojtarët. Kërkoj falje për atë që bëmë”.

“Do të ishte më mirë që sezoni të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, por kemi edhe tri ndeshje, duhet t’i luajmë ato. Duhet ta respektojmë lojën e futbollit, ta respektojmë këtë klub, të luajmë më mirë se sonte. Ajo që pamë sonte është e papranueshme”.

Getafe ndal Realin, madrilenët në krizë goli!

Real Madrid vijon të zhgënjejë pasi ka barazuar përsëri në kampionat ndaj Getafes me rezultatin 0-0, në takimin e vlefshëm për javën e 34 në La Liga.

Ndonëse me një ekip sulmues, Zidane nuk ia doli të merrte tre pikë, teksa Benzema, Brahim Diaz dhe Bale e patën të pamundur të gjenin rrjetën.

Ndeshja ka qenë e gjitha në kontrollin e “Los Blancos”, mirëpo barazimi në fund i ka vlejtur shumë Getafes, që po bën një sezon të mirë dhe shpreson të kap një vend në Champions.

Me këtë barazim, vendasit janë rikthyer në vend të katërt, pas fitores së Sevillas më herët, me renditjen që është ngjeshur shumë, por Getafe është superiore ndaj Sevillas për shkak të dy fitoreve në takimet direkte.

Në fund të takmit, vendasit u treguan tepër të rrezikshëm, duke krijuar disa mundësi të mira, por Navas ishte në superformë.

Benzema zbulon të ardhmen: Do të bëhem trajner!

Sipas Karim Benzema, ky i këtij viti, “nuk ka qenë një sezon i lehtë për Real Madrid”. Sulmuesi francez ka folur në një intervistë, ku ka analizuar vitin e tij në “Bernabeu” dhe rikthimin e Zidane, për revistën “GQ”.

“Sezoni është i mirë për mua, sepse kam punuar shumë për ekipin, si në “Valdebebas”, si në ndeshje. Personalisht, punoj gjithmonë për njerëzit, që e shijojnë futbollin tim”.

Ai ka deklaruar se është i kënaqur me jetën në kryeqytetin e Spanjës: “Ndihem mirë, i lumtur me jetën në Madrid. Po e shijoj në maksimum gjithçka me familjen time, edhe futbollin. Çdo gjë është në rregull me mua”.

Francezi ka disa fjalë edhe për ata që e ndjekin: “Futbolli im është për njerëzit, që e pëlqejnë atë, që vijnë në stadium për të parë diçka ndryshe. Nuk jam egoist me këtë që po them, por varet nga gjithkush se si e shikon futbollin. Për shembull, unë jam një sulmues modern, që më pëlqen të shënoj gola, sigurisht, por edhe ta ndihmoj ekipin në aspekte të tjera”.

Gjithashtu, Benzema flet për të ardhmen, pasi të “dalë në pension” si futbollist: “Kur i kthen sytë nga e ardhmja, reflekton. Unë e shoh gjithmonë veten të lidhur me futbollin. Si trajner? Ndoshta, pse jo. Do të ishte mirë t’ua transmetoja të rinjve këtë që kam në kokën time, atë që kam mësuar nga futbolli si protagonist i fushës”.

Habit Zidane: Sezonin tjetër objektiv kampionati, jo Championsi!

Real Madrid nuk ka bërë një sezon pozitiv, jo vetëm se u eleminua nga Champions League, por njëkohësisht s’mundi të rivalizonte kurrë në luftën për titull në La Liga.

Rikthimi i Zidane në stolin madrilen, ka ngjallur shpresën e tifozëve, të cilët presin të përsëritet suksesi i viteve të fundit në Spanjë.

Në prag të transfertës ndaj Getafes, që Real do e luajë nesër, Zinedin Zidane, ka folur në konferencë për shtyp, duke treguar ndër të tjera se sezonin e ardhshëm, “Los Blancos”, do ta përqëndrojnë luftën e tyre në kampionat dhe jo Champions.

“Vitin tjetër ne do të përpiqemi ta nisim kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme. La Liga është javë pas jave dhe e rëndësishme duke filluar që nga faza përgatitore, do përpiqemi ta nisim mirë”

“Vitin tjetër La Liga do të jetë objektivi kryesor. Ne kemi 33 kampionate, Barcelona sa ka? Së fundi, ata janë duke bërë mirë dhe ne i përgëzojmë ata, por historia thotë se në Madrid ka shumë më shumë tituj”

“Dominimin e tyre në La Liga duhet ta ndryshojmë ne. Në Champions ke 12-13 ndeshje nëse fiton, ndërsa kampionati është pum pum pum çdo ditë.”

Skip to toolbar