Reforma në Drejtësi, Yuri Kim: Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Mos iu dorëzoni kurrë atyre që nuk e duan

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim bën apel për të mos iu dorëzuar kurrë atyre që dëshirojnë që drejtësia të mos vijë kurrë.

Ambasadorja Kim shpërndan deklaratën e bërë sot nga ministrja Gjonaj për çështjen e BKH-së dhe Gjykatën Kushtetuese duke dhënë edhe një mesazh.

“Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë për të vazhduar zbatimin e Reformës në Drejtësi, hap pas hapi. Nevojë për të hequr pengesat, për të kërkuar zgjidhje praktike, mos iu dorëzoni kurrë atyre që dëshirojnë që drejtësia të mos vijë kurrë”, deklaron Kim.

Reforma zgjedhore, Gjylameti: Nëse s`ka marrëveshje, i drejtohemi OSBE/ODIHR

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti u shpreh në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se ulja në tryezë e opozitës jashtëparlamentare, erdhi si rrjedhojë e vendit të posaçëm që iu bë asaj nga një vendim i Kuvendit. Gjylameti u shpreh se pas kohës së humbur, tashmë është momenti që për të gjetur gjuhën e përbashkët falë ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve.

“Më vjen keq, por më shumë sesa të flasim për humbje apo fitore të palës tjetër, duhet të përshëndesim faktin që komisioni i reformës zgjedhore ka vazhduar punën me tryeza të vazhdueshme. Sot mund të arrijmë që një vend i posaçëm që u krijua me një vendim të Kuvendit, sot falë kësaj marrëveshje të shfrytëzohet nga opozita jashtëparlamentare që kontributi i tyre të jetë pjesë e kësaj reforme.

Aty janë rekomandime të 2015-ës, e 2017. Ato ndryshime do të reflektojë të gjitha rekomandimet. Mendoj se pas një viti kohe të humbur dhe pas krijimit të një imazhi të Shqipërisë nga një papërgjegjshmëri, siç ishte djegia e mandateve, sot kemi një moment dhe gjejmë gjuhën e përbashkët, falë ndërmjetësimit edhe të ndërkombëtarëve. Ky është një vendim i shtatorit të 2019-ës”, tha Gjylameti.

Ajo u shpreh më tej, se nuk do të ketë komision të veçantë për reformën zgjedhore, por çdo gjë do të bëhet nga komisioni aktual i ngritur nga Kuvendi, por duke përfshirë dhe amendimet e opozitës jashtëparlamentare.

“Kemi pasur shumë tryeza ku kemi folur për të gjitha problematikat, falë ndërmjetësimit falë partnerëve, apo dhe nga OSBE-ODHIR. Janë paraqitur të gjitha draftet nga ekspertë. Kemi një këshill që mandaton dy persona për të qenë pranë komisionit, përveç ekspertëve të forcave politike. Nuk do të ketë komision të veçantë, por është i njëjti këshill. Këshilli mandaton. Në tekstin e marrëveshjes është e shkruar e zeza mbi të bardhë se çfarë do të ndodhi.

Do jepet garanci për atë çka do ndodh. Aty nuk ka asnjë komision të veçantë, por është komisioni i Reformës Zgjedhore, dhe do të jetë konsensual. Në Shqipëri nuk kemi pasur asnjë kod zgjedhor pa pasur konsensus. Në komisionin e Reformës zgjedhore ka një punë të bërë prej shumë kohësh. Por ne nuk kemi amenduar asnjë vendim, për të arritur një konsensus me opozitën jashtëparlamentare. Nëse s’do të kemi marrëveshje mes palëve, ajo do t’i shkojë OSBE/ODHIR për të dhënë vendimin.”, tha deputetja socialiste.

Meta sulmon Reformën në Drejtësi për gjykatat që i boshatisi Vettingu. Ja e vërteta

Presidenti Meta i është kthyer sërish reformës në drejtësi ndërsa ka shprehur shqetësim për mos funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, duke theksuar se po shkelen të drejtat themelore të qytetarëve. Ndërsa SHBA-të e vlerësojnë ecurinë e reformës në drejtësi, presidenti vijon ta sulmojë hapur atë.

“Të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë për të patur një shqyrtim gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm dhe nga një gjykatë e caktuar me ligj, po cenohen haptazi nga grumbullimi i çështjeve të mbartura në Gjykatën e Lartë, për të cilat askush sot nuk mban përgjegjësi publike dhe askush nuk mundet t’u thotë qytetarëve se kur do të përfundojë shqyrtimi i tyre.

Sot askush nuk mban përgjegjësi publike edhe pse vendi nuk ka ende Gjykatë Kushtetuese, ku dosjet që presin radhën për shqyrtim janë bërë pirg!

Reforma u bë për qytetarët dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë duhet t’i shërbejë vetëm qytetarëve.

Duhen marrë të gjitha masat që të garantohet sa më shpejt për qytetarët akses i plotë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, dhe brenda një afati të arsyeshëm, si dhe të garantohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve që të mos cënohen nga mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë”, shkruan Meta i cili fton qyetarët të lexojnë një raport të INFOÇIP, një organizatë që monitoron çështjet transparencës së institucioneve. Në raportin e saj INFOÇIP ka bërë një llogaritje duke thënë se 30 mijë dosje që janë për t’u shqyrtuar në gjykatën e lartë do të duhen 20 vite për të dhënë vendime.

Por si qëndron e vërteta e boshatisjes së gjykatave? E vërteta të cilën presidenti nuk e thotë deri në fund është se emërimet politike, të pakualifikuara dhe të njëanshme në Gjykatën e Lartë të bërë nga Partia Demokratike, nga viti 2008 deri në vitin 2013 (pas vitit 2009 në bashkëpunim me Lëvizjen Socialiste për Integrim) bënë që shumica e gjyqtarëve “të këputen” në vetting. Por kishte dhe nga ata gjyqtarë që dhanë dorëheqjen vetëm e vetëm që t’i shpëtonin vettingut, duke e njohur mirë veten e tyre, parapëlqyen t’i jepnin fund karrierës sesa të kalonin në sitën e vettingut. Ndërsa presidenti kërkoi që këto gjykata të plotësohen me të tjerë gjyqtarë të cilët sërish u rrëzuan në vetting, ndryshe nga sa kërkon faktori ndërkombëtar. Kushti është që gjyqtarët që kandidojnë për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese të kenë kaluar sitën e vettingut dhe të mos kenë asnjë ndikim politik. Të dyja gjykatat pritet të ngrihen shumë shpejt në muajt në vijim. Por duket se kjo s’do ta qetësojë aspak presidentin, i cili është në prag shkarkimi dhe vulën e fundit do ta vendosë Gjykata e re Kushtetuese./reasltory.al

Soreca e cilëson perlë, reformën në drejtësi: Shqipëria, gati për çeljen e negociatave

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka bërë të ditur se Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet e vendosura nga KE dhe se është gati që në tetor të meritojë çeljen e negociatave.

Ambasadori Soreca i ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që vazhdojnë ende të sulmojnë reformën në drejtësi, duke thënë se ajo është perla e Shqipërisë, dhe një reformë e rrallë e ndërmarrë në rajon dhe në botë. Soreca vë theksin në dosmodoshmërinë e realizimit të reformës elektorale.

Në një intervistë për Euroneës, Luigi Soreca iu referua Ëinston Churchill kur u pyet se në cilën fazë është Shqipëria në përpjekjen e saj për t’u anëtarësuar në BE.

“Vendimi në tetor është i rëndësishëm për vendin, por edhe për BE-në, pasi edhe besueshmëria e procesit të zgjerimit është në pikëpyetje. Vendet e interesuara si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut kanë përmbushur mjaftueshmërisht detyrimet kundrejt Komisionit Europian, por le të them progres të mjaftueshëm për hapjen e negociatave, jo për t’u bërë anëtar i BE-së. Siç mund ta dini, Ëinston Churchill thoshte se ‘ky është fundi i fillimit, jo fillimi i fundit’. Por pikërisht sepse kanë bërë punën e kërkuar, Bashkimi Europian duhet të ketë kujdes me vendimin. Është e rëndësishme që populli shqiptar, ky 91 përqindëshi, të vazhdojë të besojë në perspektivën e Bashkimit Europian. Unë kam besoj se ata do vazhdojnë të besojnë, por Bashkimi Europian duhet të mos ua presë shpresat që kanë”, u shpreh Soreca,

Lidhur me situatën politike në vend, ai tha se si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut kanë pasur probleme të sundimit të ligjit që kanë pasur ngadalësim në rrugën e tyre drejt anëtarësimit.

Sipas tij, Shqipëria duhet të fokusohet në axhendën e reformave, të mos humbasë asnjë moment, të jetë gati për 15 tetorin, dhe të ketë gati dokumentacionin që ministrat e BE-së të marrin vendimin.

Në këtë linjë tha se raporti i majit i Komisionit Europian tregoi se është bërë një progres kuptimplotë në fusha të caktuara, i mjaftueshëm për hapjen e negociatave, por se procesi i reformave nuk ndal asnjëherë, duhet të vazhdojë.

“Dhe ka fusha ku institucionet shqiptare në tërësi duhet të vazhdojnë punën. Një shembull është lufta kundër korrupsionit që është një sfidë e përditshme, lufta kundër krimit të organizuar, trafikimi i drogave po ndërron lëkurën në Shqipëri dhe ka nevojë që të ushtrohet trysni te bandat kriminale dhe të mos bëhet diferencë mes drogave të lehta dhe atyre të forta. Pastaj është reforma elektorale. Është e qartë se votimi i fundit në qershor tregon se sa e rëndësishme është që elektoratit shqiptar t’i jepet një ligj thellësisht tjetër për çështjet elektorale që ata të mund ta shprehin plotësisht vullnetin e tyre. Në fund është reforma në drejtësi. Reforma në drejtësi është ndoshta ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit, apo në botë”, deklaroi Soreca.

Meta zbut gjuhën për Reformën në Drejtësi dhe merr meritat për miratimin

Në tre vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi, presidenti Ilir Meta falënderon Komisionin e Venecias për ekspertizën dhe ndihmës sekretarin amerikan të shtetit në atë kohë, William Brownfield, për inkurajimin e politikës shqiptare në miratimin me konsensus të kësaj reforme. Në reagimin e së hënës, Presidenti Meta shfaqet me një gjuhë shumë të zbutuar krahasuar me sulmet e mëparshme drejtuar Reformës në Drejtësi, ndërsa i njeh vetes meritën e miratimit të kësaj reforme në kuvend në kohën kur ai ishte kryetari i parlamentit.

“Krenar që 3 vjet më parë, në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, këmbëngula për miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi, për të mos lejuar kapjen e sistemit përmes ndryshimeve kushtetuese.

Sot kam një falënderim të veçantë për Komisionin e Venecias, për të gjithë ekspertizën e vyer e të pakursyer, që na dha në atë proces.

I lumtur që i qëndrova besnik rekomandimeve të këtij Komisioni për reformën kushtetuese, që garantonin pavarësi dhe paanshmëri të drejtësisë nga politika.

Një falënderim të veçantë kam sot edhe për Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjen e Zbatimit të Ligjit në Departamentin Amerikan të Shtetit të asaj kohe, z.Ëilliam Broënfield, për mbështetjen dhe inkurajimin që më dha, që Reforma në Drejtësi të ishte gjithpërfshirëse dhe të miratohej me konsensus të plotë në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan Presidenti Meta.

Më tej ai kujton falë miratimit të reformës në drejtësi Shqipëria mori rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave me BE-në. Meta shton se zbatimi i reformës në drejtësi do t’i hapë rrugën negociatave të mëtejshme me BE-në, por gjithashtu është e nevojshme sipas tij zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Vetëm falë atij konsensusi prej 140 votash Shqipëria gëzon ende rekomandimin historik për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian prej tre vitesh.

Lidhur me çështjen se kur do të çelen negociatat, kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë sovranitetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të ndershme, demokratike, gjithpërfshirëse dhe të gjithëpranuara, për çdo nivel përfaqësimi politik dhe institucional.

Fillimi i negociatave do të jetë i mundur kur zbatimi i Reformës në Drejtësi të shkojë në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, mbrojtjes së interesit publik, dhe garantimit të të drejtave demokratike dhe lirive themelore të qytetarëve të Shqipërisë”, thekson presidenti.

Kujtojmë se më herët në disa raste presidenti ka sulmuar ashpër ecurinë e reformës në drejtësi. Ai ka akuzuar kryeministrin Rama për kapjen e reformës dhe kthimin e saj në “Ramaforma”, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe sulmet drejtuar ndërkombëtareve të Euralius dhe ambasadës amerikane. Presidenti Meta ka deklaruar se kryeministri Rama i mbështetur nga ndërkombëtarët ka bllokuar emërimin e anëtareve të Gjykatës Kushtetuese. Por pas një investigimi të realstory.al, doli në pah se emrat e përzgjedhur nga KED e Metës për gjykatën kushtetuese u rrëzuan nga vettingu.

Krenar që 3 vjet më parë, në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, këmbëngula për miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi, për të mos lejuar kapjen e sistemit përmes ndryshimeve kushtetuese. Sot kam një falënderim të veçantë për Komisionin e Venecias, për të gjithë ekspertizën e vyer e të pakursyer, që na dha në atë proces. I lumtur që i qëndrova besnik rekomandimeve të këtij Komisioni për reformën kushtetuese, që garantonin pavarësi dhe paanshmëri të drejtësisë nga politika.Një falënderim të veçantë kam sot edhe për Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjen e Zbatimit të Ligjit në Departamentin Amerikan të Shtetit të asaj kohe, z.William Brownfield, për mbështetjen dhe inkurajimin që më dha, që Reforma në Drejtësi të ishte gjithpërfshirëse dhe të miratohej me konsensus të plotë në Kuvendin e Shqipërisë.Sot pas 3-vjetësh, secili nga ne mund të bëjë vlerësimet e tij për këtë reformë. Bazat e ndryshimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë janë në ligjin themeltar të shtetit dhe të qarta si drita e diellit. Por vetëm falë atij konsensusi prej 140 votash Shqipëria gëzon ende rekomandimin historik për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian prej tre vitesh.Lidhur me çështjen se kur do të çelen negociatat, kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë sovranitetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të ndershme, demokratike, gjithpërfshirëse dhe të gjithëpranuara, për çdo nivel përfaqësimi politik dhe institucional.Fillimi i negociatave do të jetë i mundur kur zbatimi i Reformës në Drejtësi të shkojë në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, mbrojtjes së interesit publik, dhe garantimit të të drejtave demokratike dhe lirive themelore të qytetarëve të Shqipërisë.Më poshtë do të gjeni qëndrimin tim, të mbajtur në seancën plenare të 21-22 korrikut 2016, që bëri të mundur miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi dhe shmangu kapjen e këtij sistemi nëpërmjet ndryshimeve kushtetutese:

Gepostet von Ilir Meta am Montag, 22. Juli 2019

Patozi, lum kritikash për Reformën në Drejtësi: S’kemi parë asgjë konkrete

Në 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi, në vend të një urimi, kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka rreshtuar një lum kritikash dhe më kryesorja janë vonesat në dhënien e rezultateve konkrete të kësaj reforme.

 Patozi shkruan se tre vite nga miratimi në parlament, nuk është parë asnjë vendim konkret nga zbatimi i saj.

“Në vend të një urimi për reformën, Reforma në Drejtësi nuk ka nevojë, as ta qash, dhe as të ngresh dolli shqiptarçe për të, duke pasur parasysh gjithmonë “armikun”, që është duke plasur nga marazi për ata që kanë festë.

Mjafton që ajo të fillojë një ditë nga puna, se këto tre vjet kanë qenë vetëm stërvitje për një shërbim, i cili ende nuk është kryer.

Prandaj na i kurseni, po mundët, si mallkimet, ashtu edhe gotat e shampanjës për një ngjarje, që ende nuk ka ndodhur, por është vonuar jashtëzakonisht me kontributin e të gjithëve! Uroj që vitin e ardhshëm askush të mos kujtohet për 4-vjetorin e 22 korrikut të votës në parlament. Do të ishte prova më e qartë se subjektet e reformës janë duke u marrë me halle më të mëdha se përkujtimoret”, shkruan Patozi.

Ky mesazh i tij vjen në një moment kur Kuvendi i Shqipërisë përkujtoi 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi dhe i dha një mesazh të qartë se kjo reformë është e pakthyeshme dhe e panegociueshme me palët politike. Kohët e fundit presidenti ka shtuar sulmet kundër reformës në drejtësi duke folur për këtë çështje me të njejtën gjuhë si ish kryeministri Berisha.

Kryemadhi “mallkon” reformën dhe fton shqiptarët në protestë (kundër)

Monika Kryemadhi ka mbledhur strukturat e LSI-së në Tiranë, duke u kërkuar që në dy ditët në vijim të shpërndajnë ftesa për qytetarët për protestën e 8 korrikut. Duke i cilësuar zgjedhjet e 30 qershorit të paligjshme, bazuar në raportin e ODIHR, Kryemadhi u shpreh se Rama largohet vetëm duke bërë qëndresë. “Vetëm me metodë asimetrike dhe qëndresë mund të largohet një njeri i çmendur si Edi Rama. Çdo hap i opozitës ka qenë  i menduar shumë mirë. Sot jemi në atë proces që kërkonin analistët në mars për të bojkotuar pushtetin vendor”, tha Kryemadhi.

E ashpër, po aq sa dhe Ilir Meta, ka qenë Monika Kryemadhi gjatë fjalës së sa për Reformën në Drejtësi. Gjatë fjalës së saj para militantëve të LSI, kryetarja e kësaj partie u shpreh se “LSI i besoi symbyllur ndërkombëtarëve”. “Reforma në Drejtësi pa LSI, nuk do ishte votuar. Ndoshta kemi bërë dhe gabim që e kemi lejuar një gjë të tillë. Gabimi LSI, duke qenë se kemi besuar symbyllurazi ndaj ndërkombëtarëve, votuam 7 ligjet që i dhanë mundësi Ramës të kap sistemin. Për ta kthyer këtë sistem të drejtësisë që ndëshkon popullin e tij dhe liron kriminelët”, tha Kryemadhi.

Ajo ka dhënë dhe një mesazh për kryeministrin Rama, i cili është shprehur se opozita dhe drejtuesit e saj, i tremben ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, para të cilave do të jenë të gjithë të barabartë. Kryemadhi u shpreh se nuk i trembet askush nga LSI reformës. “Që ta keni të qartë, nëse një anëtar i LSI-së do kishte frikë nga reforma, jo vetëm që nuk do ishte këtu në këtë sallë, por do dilte me flakadanë nëpër rrugë”.

Protesta e 8 korrikut mbahet në të njëjtën ditë, kur në Parlament merr jetë Komisioni Hetimor, që do të hetojë shkeljet kushtetuese të Ilir Metës, dhe më pas do të kërkojë shkarkimin e tij. Kryemadhi, nuk e përmendi këtë fakt, por sigurisht, la të kuptohet se protesta e 8 korrikut do të jetë një demonstrim force ndaj qeverisë, për të treguar mbështetjen e opozitës. Në fakt, ndoshta dhe për shkak të pasigurisë se protesta mund të ketë pjesëmarrje të ulët, Monika Kryemadhi u kërkoi anëtarëve të LSI të përdorin çdo mjet për të ftuar qytetarët në protestë. “Ne na leverdis që Rama të qëndrojë në pushtet, është më keq për shqiptarët, por më mirë për politikanët. Sa më shumë rri ai, më shumë shkatërrohet PS. Të gjithë ça keni Facebook, Ëhats app, mesazhe, çdo gjë, i përdorni të shpërndani ftesën për njerëzit në protestën e 8 korrikut”, tha Kryemadhi.

I gjithë halli i Metës është Reforma në Drejtësi. E pranon vetë

Kryeministri Rama vendosi ta injoronte të martën duke mos i kthyer përgjigje presidentit të nxehur Ilir Meta, i cili për më shumë se 60 minuta e sulmoi atë, bashkë me ndërkombëtarët dhe në mënyrë të veçantë ambasadën amerikane. Por mëngjesin e së mërkurës Presidenti vazhdon të merret me Ramën por hallin e ka gjetkë, tek Reforma në Drejtësi.

Ai akuzon Ramën për këtë reformë dhe thotë se “timonieri ka timon, por s’ka frena”.

“Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi “krijues” i Reformës.Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.

Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura”, shkruan presidenti në Facebook.

Mesa duket i gjithë sikleti i Metës është reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj. Këtë e ka thënë prej 5 muajsh Rama, kur opozita protestonte. Ai shpeherë ka thënë se këto protesta bëhen sepse ata kanë frikë Reformën në Drejtësi. Dhe mesa duket qenka plotësisht e vërtetë. Reforma në Drejtësi ka dhënë rezultatet e para me vettingun në gjyqësor, gjë që është përshëndetur nga ndërkombëtarët. Por tani me ngritjen e strukturave të reja, siç janë SPAK dhe BKH do t’i vijë rradha edhe politikanëve. Ndaj dhe është kjo situatë e ndezur politike, dhe presidenti dje teksa sulmonte SHBA-të piu 4 shishe ujë.  Por reformën e kanë në dorë amerikanët dhe timoni i tyre, siç thotë ai, është pa frena, merr përpara kush t’i dalë. Nuk pyet, ka thënë Rama në një fjalim, Drejtësia ndërkombëtare nëse je President apo Kryeministër. Të gjithë do të dalin para saj. Le të shohim.

Mirëmëngjes të dashur qytetarë!Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e…

Gepostet von Ilir Meta am Dienstag, 2. Juli 2019

Cakaj takon Jagland: Kemi bërë reforma për integrimin

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të KiE, Thorbjorn Jagland, në ministerialin e Këshillit të Evropës.

Në këtë takim Cakaj tha se Shqipëria ka bërë një sërë reformash për të merituar integrimin evropian të vendit, ndërsa ka marrë vlerësime nga bashkëbiseduesi.

Me tej të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin se për forcimin e karakterit pan-Evropian të kësaj organizate, për tejkalimin e problematikave institucionale, politike dhe financiare, nevojitet kontributi i përbashkët i të gjitha vendeve anëtare.

Ministri në Detyrë Gent Cakaj i bëri me dije Sekretarit të Përgjithshëm të KiE përfshirjen e Shqipërisë në reforma të brendshme të thella e të rëndësishme në kuadër të forcimit të institucioneve demokratike, sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, për çka ka pasur edhe ndihmën dhe mbështetjen e Këshillit të Evropës.

Gjithashtu Ministri në Detyrë Cakaj e informoi mbi punën që po bëhet nga qeveria shqiptare për realizimin e disa objektivave dhe prioriteteve të politikës së jashtme siç janë integrimi evropian, kryesia e OSBE-së 2020 dhe marrja e një vendi jo permanent në Këshillin e Sigurimit.

Duke iu referuar kontributit që Këshilli i Evropës jep në rajonin e Ballkanit, ku Sekretari i Përgjithshëm Jagland ka pasur një rol të veçantë, Ministri në Detyrë Gent Cakaj i bëri me dije bashkëbiseduesit të tij se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë i shërben mbrojtjes së vlerave të organizatës, zhvillimit të standardeve lidhur me të drejtat themelore dhe përbën një vlerë të shtuar për organizatën në terësi.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Jagland, mbyll mandatin e tij të dytë në vjeshtën e këtij viti, për çka Ministri në Detyrë Cakaj e falënderoi për kontributin e dhënë në drejtimin e organizatës dhe tejkalimin e problematikave dhe sfidave me të cilat ajo përballet nëpërmjet politikave reformuese.

Sekretari i Përgjithshëm e falënderoi Ministrin në Detyrë Cakaj për rolin pozitiv që vendi ynë ka luajtur, vlerësimet mbi raportin e tij rreth sfidave të ardhshme të Këshillit si dhe e përgëzoi për reformat e ndërmarra nga vendi ynë.

“Lulzim, ke të drejtë të protestosh, por jo të nxisësh dhunë”

Teksa opozita ka njoftuar se sot pasdite do të bllokojë 5 akse të rëndësishme rrugore, në shenjë protestë kundër qeverisë, Taulant Balla i PS-së, i ka kujtuar ligjin dhe i ka bërë thirrje që të mos nxisin dhunë. Në fjalën e tij në seancë parlamentare Balla tha se Basha e Kryemadhi protestojnë se kanë frikë reformën në Drejtësi.

“Sot jemi në përmbyllje të miratimit në Kuvend të një prej paketave të reformës më të rëndësishme që ka ndërmarrë Shqipëria. Sot apeli im është edhe për deputetët e opozitës të votojnë ligjin sepse besoj se jeni të ndryshëm nga kolegët nga listat prej nga vini. Besoj se nuk keni hesape të hapura me drejtësinë, sikur mund të jetë kjo arsyeja pse ikën nga Kuvendi.

Basha dhe Kryemadhi kanë vendosur të bllokojnë akset kryesore, por jo reformën në drejtësi, miratimin e këtij ligji, sikur nuk kanë mundur të bllokojnë ndryshimet Kushtetuese, vettingun apo edhe aktet e tjera. Ndryshimet Kushtetuese erdhën dhe i votuan si pulat.

Halli i tyre është reforma në drejtësi, prandaj bllokojnë rrugët. Nuk kanë për të arritur të bllokojnë demokracinë apo zgjedhjet. Halli i tyre është biznesi i kunatit dhe jo i një qytetari të ndershëm shqiptar. Lulzim, ke të drejtën që të protestosh, por harroje të nxisësh dhunë në kryesh akte vandalizmi, pasi ke për t’u përballur me ligjin. Qoftë ti apo kushdo që tenton të bllokojë rrugë apo vandalizojë biznese private. Nuk do të ndodhë kurrë bllokimi i zhvillimit të zgjedhjeve” tha Balla.

Sot në orën 18.00 opozita ka njoftuar se do të bllokojë për 1 orë 5 segmente të rëndësishme rrugore në vend.

Skip to toolbar