Policia kufitare e Rinasit ka arrestuar dy
punonjës të ngarkim-shkarkimit të dyshuar se vidhnin bagazhet e udhëtarëve, ndërsa
dy të tjerë po procedohen në gjendje të lirë.
Një shumë e konsiderueshme parash është sekuestruar në cilësinë e provës të vjedhura në bagazhin e një pasagjeri.
Njoftimi i plotë i policisë:
Operacion policor i koduar “Bagazhi i fundit”
Operacioni nga Policia Kufitare e Rinasit
Arrestohen dy punonjës të ngarkim -shkarkimit
të bagazheve, të dyshuar për vjedhje të pasurisë nga bagazhet e udhëtarëve, si
dhe procedohen në gjendje të lirë edhe dy punonjës të tjerë.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale
shuma e eurove të vjedhura në bagazhin e një pasagjeri të një linje ajrore.
Zbardhen edhe katër vjedhje të tjera, ku
autorë të dyshuar janë shtetasit e arrestuar.
Në kuadër të zbatimit të detyrave të Planit të
masave “Për shtimin e masave të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë
Tereza” Rinas”, si dhe nisur
edhe nga disa kallzime dhe ankesa të
administruar nga ana e Policisë Kufitare Rinas për vjedhje të pasurisë në
bagazhe të udhëtarëve të linjave ajrore, Policia Kufitare e Rinasit ka
organizuar punën për goditjen e personave që kryenin këtë veprimtari kriminale.
Në bazë të informacioneve të marra në rrrugë
operative se disa nga punonjësit e sektorit të ngarkim-shkarkimit të bagazheve
në vendin e qëndrimit të avionëve në aeroportin “Nënë Tereza” – Rinas, dyshohet
se kryenin vjedhje të pasurisë në bagazhet e pasagjerëve të linjave të
ndryshme, finalizuan me sukses operacionin policor “BAGAZHI I FUNDIT”.
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i
shtetasve:
D. M. 22 vjeç, banues në Tiranë
E. Rr., 24 vjeç, banues në Ndroq, Tiranë, për
veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”.
Si dhe janë proceduar penalisht edhe shtetasit
A. E, 27 vjeç, banues në Mëzez në Tiranë dhe R.H. 27 vjeç, banues në Tiranë,
edhe këta punonjës të ngarkim -shkarkimit të bagazheve të pasagjerëve të
linjave ajrore.
Më datë 17.05.2019, shtetasi H.E ka kallzuar
në Komisariatin e Policisë Rinas, vjedhjen e një sasie prej 4800 euro në
bagazhin e tij të udhëtimit, vjedhje të cilën e ka konstauar në aeroportin e
Lubjanës, Slloveni.
Si rezultat i veprimeve operative dhe
proceduriale të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e
Policisë Rinas u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe gjetja dhe sekuestrimi
në cilësinë e provës materiale i shumës prej e 4550 euro, ku dy shtetasit e
arrestuar dyshohet se në bashkëpunim me njëri -tjetrin ja kanë vjedhur
shtetasit H.E nga bagazhet.
Po nga veprimet e kryera dyshohet se shteatsit
e mësipërm në bashkëpunim edhe me disa punonjës të tjerë janë autorë të dyshuar
edhe në disa raste të tjera vjedhje pasurie dhe konkretisht:
• Vjedhjes së një sasi vlerash monetare të
shtetasit L.J, më datë15.04.2019
• Vjedhjes së një varse flori të shtetases A.Z
më datë 24.04.2019
• Vjedhjes së një varse flori të shtetases
D.H, më datë 13.05.2019
• Vjedhjes së një sasi vlerash monetare paund
shtetasit L.K, më datë 10.03.2019.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për
dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale në fushën e vjedhjes
së pasurisë.