5 propozimet e Ristanit që duhet të lexojë Basha, për të shmangur “humnerën” për PD

Ish numri dy i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i cili pas zgjedhjeve të 30 qershorit ka dalë kundër qëndrimeve të opozitës, ka listuar të premten disa propozime të rëndësishme që shmangin ecjen me “verbëri drejt humnerës”, siç thotë ai.

Ai shkruan se zgjedhjet e 30 qershorit që u premtuan me pathos nga lidershipi i PD-së se nuk do të mbaheshin u mbajtën dhe tani kanë përfunduar. Pra premtimi i PD-së u rrëzua.

Sipas Ristanit zgjedhje as vendore dhe as të parakohshme pa Ramën kryeministër, siç pretendon dhe premton ende Basha, nuk do të ketë. Ndaj të mos vazhdohet me premtime në tym.

Ristani, shkruan se demokratët duhet ta shohin realitetin me sy dhe PD të marrë masat për të bërë disa ndryshime të rëndësishme brenda saj.

5 janë propozimet e Ristanit:

PD të marrë masat për ta mundur Ramën me zgjedhje (dhe jo me protesta); të rritet besimi i mbështetësve të opozitës; të hartohet një program i qartë elektoral; të përmirësohen marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe veçanërisht me amerikanët si dhe të hapet partia ndaj të larguarve dhe njerëzve me kontribute.

“Në kete situatë jam shprehur se PD mund dhe duhet ta mundë në zgjedhje –dhe jo në llafe– Ramen dhe Rilindjen, si e vetmja rrugë qe kemi, edhe pas keshillave dhe insistimit të partnerëve ndërkombëtare, evropianë dhe amerikanë.

Rruga që duhet ndjekur, sipas mendimit tim, kalon nga puna për të rritur besimin dhe angazhimin e mbështetësve të opozitës.

Na duhet një program i mirë, i qartë dhe i kuptueshem nga njerëzit. Por kryesor është besimi –na duhet të ringjallim besimin se jemi si parti dhe si individë, në lartësinë e premtimeve tona.

Shumë punë mbetet për të bërë për të rivendosur besimin dhe për të rilidhur marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, sidomos ata amerikanë.

Gjithashtu kam përmendur nevojën për të bashkuar partinë me të gjithë ata që kane kontribuar për PD ndër vite, me ata që kanë ekspertizën dhe eksperiencën për organizimin e partisë dhe suksesin e saj në betejat elektorale, pavarësisht qejfmbetjeve, komplekseve, apo kontradiktave parimore”, shkruan Ristani.

Sipas tij, nëse nuk merren këto masa dhe PD vazhdon “grusht-bashkuar rreth verbërisë ndaj realitetit,  kjo rrugë të çon vetëm në një drejtim – drejt humnerës”.

Arben Ristani, sonte në Real Story për situatën në PD dhe kritikat ndaj Bashës

Real Story vjen sonte në Vizion Plus me një emision jashtë sezonit por shumë interesant, pasi sjell një bisedë mes Sokol Ballës dhe Arben Ristanit, një nga njerëzit më të afërt të Bashës, por që tani ka një mendim ndryshe.

Ristani, prej shumë kohësh ka qenë një ndër njerëzit e afërt të Bashës, i cili në vitin 2011 me disa vendime të cilat ende sot quhen kontroverse, i dha atij bashkinë e Tiranës dhe fillimin e një karriere të gjatë në politikë. Por sonte në emision, Ristani nuk vjen si një njeri që mbështet totalisht vendimet e PD, por vjen si një përfaqësues i një frymë në rritje brenda forcës politike për një reflektim për gjetjen e gabimeve, për pranimin e tyre dhe për më tepër gjetjen e zgjidhjeve për këto gabime.

A do të ulet PD në një tryezë dialogu me apo pa Ramën kryeministër? Cilat duhet të jenë hapat e para që ajo duhet të bëjë për t’iu shmangur kësaj krize që në radhë të parë është një krizë e brendshme e PD-së?

Për të gjitha këto ndiqni bisedën shumë interesante, sonte në orën 21.00 në Real Story në Vizion plus.

Sonte ne #RealStory me Sokol Balla do te jete Arben Ristani. #LIVE ora 21.00 ne VIZION PLUS dhe www.realstory.al

Gepostet von RealStory.al am Donnerstag, 18. Juli 2019
Skip to toolbar