Ermal Meta si Rita Ora. Ndërton banesën e një familje të prekur nga tërmeti

Pas këngëtares Rita Ora, një tjetër shqiptar i suksesshëm në botë, këngëtari Ermal Meta, do të ndërtojë një shtëpi për një nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në faqen e tij zyrtare, këngëtari shqiptar që jeton në Itali dha lajmin se do të ndërtojë shtëpinë e familjes Alla, ku anëtarët e kësaj familje mbetën pa çati pasi banesa e tyre pësoi dëtime të rënda nga tërmeti. Ermal Meta shprehet se i është përgjigjur ftesës së kryebashkiakut Veliaj, ndërsa fton qytetarët dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale të ndihmojnë Shqipërinë nëpërmjet portalit e-albania.al.

“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të @erionveliaj duke dhenë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t’ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit https://e-albania.al”, shkruan Ermal Meta.

Rita Ora mban premtimin, nis ndërtimin e një shtëpie pas tërmetit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora mban fjalën. Sipas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, shtëpia që Rita Ora kishte premtuar të ndërtonte pas tërmetit, ka nisur tashmë të vihet në zbatim. Veliaj shkruan se Rita Ora po ndërton shtëpinë e familjes Sala në fshatin Pinar.

“Rita Ora e mbajti fjalën menjëherë. Faleminderit goce. Pas tërmetit, nisi ndërtimi i shtëpisë së familjes Sala në fshatin Pinar, falë kontributit të vajzës tonë Rita ORa. Ftoj të gjithë komunitetin e biznesit dhe personave të njohur të jetës publike, të cilët kanë mundësi financiare, që të ndihmojnë në kapërcimin e kësaj situate në kohë rekord”, shkruan Veliaj.

Rita Ora është një nga personazhet e njohur public me orgjinë shqiptare që premtoi se do të ndihmonte në rindërtimin e shtëpive të familjeve të prekura nga tërmeti. Të njëjtin premtim e kanë bërë dhe këngëtare si Dua Lipa.  

Këngëtarja shqiptare që vlen miliona euro

Rita Ora mund të jetë vërtetë shumë e re, vetëm 27 vjeç, por ama vlen miliona euro, falë muzikës së saj.

Së fundmi Rita është listuar mes njerëzve më të pasur dhe emri i saj përmendet në “The Sunday Times Rich List”.

Sipas të dhënave, pasuria e Rita Orës kap shifrën e 18 milionë eurove, pasuri e fituar nga albumet e saj si dhe kontratat fitimprurëse me firmat e njohura të veshjeve.

Rita Ora provokon rrjetin me foton e fundit

Një foto e postuar së fundmi nga Rita Ora në instastory ka tërbuar rrjetin.

E veshur vetëm me një rrobdëshamber të cilin e ka lënë hapur, dhe pa të brendshme, këngëtarja kosovare nuk ka ngurruar aspak ta postojë këtë foto në profilin e saj prej 14 milion ndjekësish.

Pokemon! Roli i Rita Ora në filmin e shumëpritur

“Pokemon, Detective Pikachu” është filmi që do të sjell në jetë lojën e famshme të kapjes së pokemonëve.

Filmi pritet të dalë më 10 maj, ndërsa pjesë e tij do të jetë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Ora do të këndojë kolonën zanore si dhe do të ketë një rol të vogël në filmin “Pokemon, Detective Pikachu”. Përmes një postimi në Intagram, Ora na ka njohur me disa pjesë të klipit të këngës “Carry on” që e këndon së bashku me Dj. Kygo.

Lajm edhe më i mirë është se kjo këngë do të jetë e vetmja në të gjithë filmin, duke na bërë të ndihemi edhe më shumë krenar për Rita Orën.

Fëmijët e Kosovës e bëjnë Ritën të qaj dhe të qesh njëkohësisht

“Sytë e mi u mbushën me lot, kur pashë buzëqeshje në fytyrën e tyre!” Kjo është ndjesia që Rita Ora ka përjetuar gjatë misionit të saj për të ndihmuar fëmijët në nevojë së bashku me organizatën UNICEF.

Këngëtarja Rita Ora zgjodhi të jap kontributin e saj për fëmijët në Kosovë, e cila së bashku me të ëmën, kanë ndihmuar në dhënien e ndihmave monetare dhe materiale për fëmijët e vegjël.

Rita Ora mban edhe titullin Ambasadore e Kosovës duke ngritur gjithmonë e më lartë emrin e vendlindjes së saj.

“Jam akoma duke menduar për javët e kaluara kur vizitova vendlindjen time, Kosovën, dhe se sa e pabesueshme ishte të ndihmoja fëmijët, në bashkëpunim me UNICEF. T’u japësh atyre shpresë dhe besim, madje dhe dikë që të ndihmojë në shëndetin e tyre është kaq emocionuese dhe ngushëlluese. Unë gjithashtu u dhashë fëmijëve disa lodra dhe nuk mund t’ua them dot sesa të lumtur ishin ata, sa sollën lot në sytë e mi dhe më bën të ndihesha e aftë që mund t’i bëja ato të buzëqeshnin. Si një ambasadore e Kosovës, është detyra ime të sigurohem që të bëjmë gjithçka me organizatat bamirëse si në rastin e UNICEF, që punojnë shumë për sigurinë e jetës së fëmijëve. Me ndihmën tuaj ne mund të bëjmë shumë më shumë në të gjithë botën. Faleminderit!”, – shkruan Rita në Instagram

Skip to toolbar