Kamioni pëson defekt, bllokohet rruga përgjatë Llogarasë

Prej më shumë se dy orësh, Llogaraja është e bllokuar mëngjesin e të shtunës pasi një automjet ka pësuar defekt në mes të rrugës.

Kjo ka bërë që të krijohet një radhë e gjatë automjetesh të cilat udhëtojnë drejt jugut.

Në fotot e siguruara nga neësbomb.al duket se kamioni ka zënë pjesën me të madhe të rrugës dhe bën të pamundur kalimin e autobusëve apo kamionëve të tjerë.

Ndërkohë kamionët nuk duhet të kalojnë të shtunë të diel në këtë aks, pasi gjatë fundjavës Llogaraja është tejet e ngarkuar nga pushuesit të cilët udhëtojnë drejt plazheve të jugut.

Bllokimi i rrugëve, Basha dhe Kryemadhi në krye të protestës

Sot në orën 18 opozita e drejtuar nga krerët e Koalicionit do të bllokojnë për 2 orë rrugët në 12 qarqe të vendit.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mësohet se do jetë në Elbasan, te rrethrrotullimi i Bradasheshit ku do të bllokohet aksi që lidh Juglindjen me Tiranën.

Ndërsa Monika Kryemadhi e LSI-së do të jetë në Durrës tek rrethrrotullimi i Plepave.

Në Tiranë protesta e opozitës do të drejtohet nga  Petrit Vasili, Luan Rama, Klajda Gjosha, Floida Kerpaci, Edmond Panariti dhe Erisa Xhixho.

Ndërsa të tjerë ish deputetë të këtyre partive do të shpërndahen nëpër qytetet e tjera ku do të bllokohen akset kyçe rrugore.

Ç’taksirat kanë njerëzit që bllokohen rrugët? Ja çfarë thotë Paloka

Pyetjes që shtrohet më së shumti nga njerëzit së fundi që ç’taksirat ka populli që opozita të bllokojë rrugët, i është përgjigjur vetë nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka. Në një postim në facebook, Paloka shkruan se për të larguar Ramën nga pushteti i lidhur me krimin duhet të bëhen edhe sakrifica siç është bllokimi i rrugëve.

“Sot rrugët do te bllokohen per te paktën dy ore ne te gjithe Shqiperine.

Kam dëgjuar keto dite dhe nga ata qe pyesin ; “cfare taksirati kane njerëzit ?” .

Kjo ne rastin me te mire është dritëshkurtësi.

Kushdo qe është i bindur se Rama duhet te ike , pasi e ka kuptuar se asnjë zgjidhje e përmirësim nuk do te ketë situata pa largimin e tij, duhet ti bashkohet protestës. Sa me shpejt , aq me pak kosto per te gjithë.

Sakrificat qe kërkohen sot , jane te vogla; nga disa ore ne rruget e bllokuara tek pjesmarrja aktive ne protestën e 11 majit. Sa me shume te zgjase kjo situate , aq me te medha do jene kostot dhe sakrificat. Por te gjitha keto “sakrifica” nuk jane asgje krahasuar me cfare na pret ne se Rama arrin te konsolidoje diktaturën e krimit ne Shqipëri. Kush e ka përjetuar nje here e di qe asnje sakrifice nuk eshte e tepert per ta ndalur.

Kush ka ulur koken perpara Rames e pranon skllaverimin , le ta mbaje koken ulur.

Sherbetoret dhe ata qe e ngrene zerin ne mbrojtje te Rames se jane te zhytur njesoj si ai, duhen trajtuar njesoj si ai.

Ne te tjeret kemi detyre te shpetojme te ardhmen e femijeve tane e mos te lejojme nje kriminel te cmendur ta shkatrroje”, shkruan Paloka.

Sot rruget do te bllokohen per te pakten dy ore ne te gjithe Shqiperine.Kam degjuar keto dite dhe nga ata qe pyesin ;…

Publiée par Edi Paloka sur Mercredi 1 mai 2019

Përshkallëzohet protesta, 12 rrugët që do të bllokojë opozita sot

Opozita e bashkuar është e vendosur për të thelluar krizën dhe përshkallëzuar protestat duke bllokuar 12 akse të rëndësishme rrugore në çdo qark të vendit.

Bllokimi i rrugëve do të nisë në orën 18 dhe do të vazhdojë për 2 orë.

Do të jenë 12 rrugë që do të bllokohen nga veriu në jug duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe duke djegur goma makinash.

Basha tha dje pas takimit me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi se sot  do të bëjë publike detyrat e qeverisë transitore. “Në orën 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim, si një përshkallëzim i mosbindjes civile. Paradite në orën 11:00 do të shpalosim bashkë me koalicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për të hapur rrugën e dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore. ”- tha Lulzim Basha.

Rrugët që do të bllokohen sot nga opozita:

1. Qarku Kukes – Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit.

2. Qarku Shkoder- Rruga Shkoder-Koplik

3. Qarku Lezhe – Mbikalimi Milot

4. Qarku Diber- Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos.

5. Qarku Durres- Plepa, ne hyrje te Autostrades

6. Qarku Tirane- Sheshi Shqiponja

7. Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh

8. Qarku Korçe –  Hyrja, rruga nacionale e Korçes.

9. Qarku Gjirokaster- kryqezimi i Rruges Permet-Tepelene – Gjirokaster .

10. Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.

11. Qarku Berat ne Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.

12. Qarku Vlore- Hyrja e superstrades Vlore- Levan

“Nuk merret pushteti me deputetë pijanecë që bllokojnë rrugët”

Nga qyteti i Elbasanit, kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestën e opozitës e cila edhe sot bllokoi rrugën hyrëse të qytetit të Elbasanit për të mos lejuar kalimin e eskortës së kryeministrit.

Në fjalën e tij Rama tha se një parti që pretendon pushtetin nuk mund të bllokojë rrugët.

“Bota nuk pati 30 vjet Saliun, ne e patëm. Por tani e kemi në grahmat e fundit që shfaqet si një peng me ujë, me deputet dhe pijanec që bllokojnë rrugën dhe shtyhen me policin dhe mendojnë se me rrugaçëri të tilla do bllokojnë transformimin e Shqipërisë. Si mundet që një parti politike që pretendon që të marrë pushteti, të bllokojë rrugët dhe të pretendojë se në këtë formë do të luftojë për demokraci. Kush i ha këto, sa i dehur duhet të jesh që të ndjekësh nga pas.  Gjithë atyre që mbajnë çadër, është më mirë. Kur nuk e mban lala, shihe sa e sigurt është kjo që po ju them. Më vjen mirë, që edhe një herë tjetër, si gjithmonë në Elbasan kemi një mikpritje dhe një mbështetje kaq kuptimplotë dhe me kaq shumë njerëz, më vjen mirë që shiu po i shton nuk i pakëson. Më vjen shumë mirë, që sa herë vij këtu dëgjoj fjalë të mira në adresën time. Të jemi të sigurt se gjithçka që kemi bërë në Elbasan nuk do ishte e mbundur pa Qazim Sejdinin, dhe Sejdini s’mund të bënte dot pa ne. 12 vite në krye, 6 me Salin dhe 6 me PS. Nëse e shikoni, raporti është 10 më shumë se 6 vitet e para. Dhe më vjen mirë, që pasi kemi ardhur këtu për të kërkuar mandatin, që tani Qazimi po e mbyll me nder, ju kam thënë na jepni besimin dhe ne do bëjmë për Elbasanin sa nuk është bërë në vitet e kaluara”, tha Rama.

I bllokojnë rrugën, reagon Rama: I keqardhur për grupet e vogla!

Kryeministri Edi Rama ka postuar një mesazh në Twitter, ku shkruan se ndihet i keqardhur nga orvatja e grupeve të vogla që çuan në qorrsokak PD-në dhe që po përpiqen të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë.

“Rrugës për Malësi të Madhe😊Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak pd, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u’a kanë udhëheqësit e verbër👎”, shkruan Rama.

Reagimi i tij vjen pasi përfaqësues të PD-së i bllokuan rrugën në hyrje të Shkodrës duke djegur goma makinash.

PD i bllokon rrugën Ramës, djegin goma dhe përplasen me policinë

Partia Demokratike duket se është e vendosur në përshkallëzimin e protestave duke bllokuar rrugët e vendit. Gjatë ditës së sotme, një grup mbështetësish të PD-së së bashku me ish deputetë të saj i kanë bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama për në Shkodër. Protestuesit ishin vendosur në dy akset hyrëse të qytetit, tek Ura e Bahçallëkut dhe nga Mjeda në drejtim të urës së Spatharit.

Ata bllokuan rrugën duke i vënë zjarrin gomave të makinave dhe duke na kujtuar dhe njëherë pamjet e trishta të vitit 1997.

Madje dy përfaqësues të PD-së, Flamur Noka dhe Bardh Spahiu janë përplasur edhe me forcat e policisë në vendngjarje.

PD nuk e kishte njoftuar më parë policinë për këtë protestë, ndaj dhe ajo është paligjshme. Policia ka ndërhyrë për hapjen e rrugës, bllokimi i së cilës ka krijuar kaos dhe trafik të rënduar, madje edhe një auto ambulancë nuk ka mundur të kalojë për të shkuar në spital.

Skip to toolbar