“Mediat holandeze e kanë nxirë Shqipërinë pa fakte”

Holanda kërkoi rikthimin e vizave për Shqipërinë për shkak të rekordeve të larta kriminale dhe emigrantëve të shumtë që hynin ilegalisht në atë vend. Mirëpo sipas një investigimi të Top Story, në fakt në një raport të paraqitur nga vetë qeveria holandeze për kriminalitetin në vend gjatë 5 viteve të fundit, shqiptarët zënë më pak se 0.2 %, që është një shifër e papërfillshme dhe për më tepër bëhet fjalë kryesisht gjëra të vogla. Madje Shqipëria nuk hyn as në 10 kombësitë me kriminalitetin dhe arrestimet më të mëdha në Holandë.

Ish ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch ishte nga ata holandezë që u çudit me miratimin e mocionit për rikthimin e vizave. Bosch tha se mediat ia kanë nxirë emrin Shqipërisë të pabazuar në fakte, ose në fakte tërësisht të gabuara.

“Statistikat holandeze tregojnë që krimi nga shqiptarët është vetëm 0.2%. Edhe më pak se 0.2%. Pra, nuk është asgjë me rëndësi. Dhe nuk janë as vetëm krimet e rënda, por të gjitha, edhe të voglat. Nga këto 0.2%, krimet e rënda duhet të jenë edhe më pak. Sigurisht që është problem, por problem shumë i vogël. Po të shohësh kombësitë e para në listë, shqiptarët nuk dalin fare aty. Si mund të thuash që po destabilizojnë vendin, pa u bazuar në asgjë. Nëse je një deputet normal në Holandë, sigurisht që mund të trembesh. I besojnë më shumë gazetës sepse nuk duan të shihen si të dobët kundër krimit. Prandaj njerëzit që nuk ishin dhe aq të bindur për ta votuar, votuan gjithsesi. Por gazeta të tjera, sidomos Telegraf, ka bërë shumë propagandë kundër shqiptarëve, prej kohësh.” – tha Robert Bosch.

Bashën nuk e votojnë as komshinjtë e tij. Deputeti nxjerr shifrat

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka një rezultat negativ në zonën e tij elektorale në zgjedhjet e qershorit 2017. Të paktën kështu duket nga tabela e rezultateve zgjedhore të publikuar nga deputeti socialist Ervin Bushati. Sipas të dhënave rezulton se Partia Socialiste në këtë zonë ka fituar me 61 vota më shumë se PD. Bëhet fjalë për të njejtën kuti zgjedhore ku ka votuar gjithë jetën Lulzim Basha. Mesa duket, shton deputeti socialist, Bashën nuk e votojnë as fqinjët e tij.

Nga Ervin Bushati – Deputet i PS

“Fakti 1: Z. Lulzim Basha gjithë jetën e tij ka votuar në të njëjtën kuti, #QV1929: që kur la lindur në shtëpinë e prindërve të tij, me të njëjtët komshinj të cilët e njohin mirë që prej vitit 1974, këtu në Njësinë #8 Tiranë.

Fakti 2: Z. Lulzim Basha në Zgjedhjet 2017 mori vetëm 33% të Votës së komshinjve të tij që e njohin që fëmijë: pra ka humbur në Shtëpinë e tij. Mos harrojmë që kjo është një lagje që votonte historikisht Djathas: që kur u bë Z. Basha kryetar, PD nuk fiton më aty!

Fakti 3: Në Zgjedhjet 2017, në #QV1929 ditën e votës, komisionere të PS ishin 3 studente ekselente. As banda dhe as kriminelë: por 3 vajza që ja ulën kokën kryetarit të PD, pikërisht pak metra nga ku ka lindur e është rritur. Këto vajza janë MAKTHI I BASHËS?!

PS mori +61 vota më shume se PD datën 25.06.2017!

E ftoj Z. Basha: të gjejë CILA BANDË i vodhi zgjedhjet pikërisht në SHTËPINË E TIJ?!

Ai pretendon më KOT se bandat dhe grupet kriminale i kanë vjedhur votat. E quan jolegjitime Kuvendin që doli nga zgjedhjet me demokratike të mbajtura ndonjëherë, standardet e së cilës i garantoi vetë duke patur në drejtim gjithë institucionet më të rëndësishme në vend.

Lulzim Basha hedh Bomba Ruse Molotov drejt institucioneve të Shtetit Shqiptar; ndërsa kur ndodhej brenda tyre qëlloi dhe Vrau protestuesit në Bulevard.

Ai DËSHTOI kur ishte pjesë e qeverisë, DËSHTOI kur ishte në krye të Bashkisë Tiranë: por sot rrezikon seriozisht të ardhmen e Partisë Demokratike, duke e tërhequr poahtë fatin e saj si “Parti e Dhunës” në rrugë.

Nuk duhet harruar se, Mandati i deputetit është kontrata me popullin për të përfaqësuar interesat e tij në Kuvend. Protesta e sotme nuk tregon as përgjegjegjshmëri dhe as përmbajtje.

Pikëpamjet politike të ndryshme duhet të trajtohen përmes DEBATIT dhe DIALOGUT—> Në Kuvend”, shkruan deputeti Bushati.

Skip to toolbar