Gjyqi në CAS, Skënderbeu reagon zyrtarisht për vendimin!

Një ditë më parë në Lozanë të Zvicrës u mbajt seanca dëgjimore e avokatit mbrojtës të Skënderbeut dhe presidentit të klubit Ardian Takaj, të cilët kanë dhënë argumentet përkatëse në lidhje me kundërshtimin e vendimit të dhënë nga UEFA, që e ka dënuar klubin korçar me 10 vite përjashtim nga Kupat e Europës dhe 1 milionë euro gjobë.

Ndonëse informacioni për mediat ka qenë me “pikatore”, sërish janë ngritur disa hipoteza rreth asaj që ka ndodhur në seancën dëgjimore mes studios ligjore dhe përfaqësueseve të Skënderbeut dhe trupës gjykuese të CAS.

Për ti paraprirë çdo aludimi, Skënderbeu ka shpërndarë sot për mediat një komunikatë, ku bën të ditur se: “I dashur zoti Takaj, Konfirmojmë se çështja në CAS, Skënderbeu v. UEFA, u dëgjua dje, më 16 prill, në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë. CAS do ta japë vendimin e vet final në muajt e ardhshëm”, thuhet në këtë letër.

Ja reagimi i plotë i Skënderbeut:

Të dashur sportdashës dhe tifozë,

Në përgjigje të interesit tuaj mbi çështjen që po zhvillohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv po publikojmë letrën zyrtare të zyrës ligjorë që po mbron interesat e klubit.

Ky është i vetmi informacion që mund të bëjmë publik momentalisht. Lutemi të mos bini pre e aludimeve dhe lajmeve pa fund mbi çështjen në fjalë.

Shpresojmë për më të mirën!

Me respekt,

KF Skënderbeu

Të dashur sportdashës dhe tifozë,Në përgjigje të interesit tuaj mbi çështjen që po zhvillohet në Gjykatën e…

Publiée par KF Skënderbeu sur Mercredi 17 avril 2019

Përfundon seanca në CAS, Skënderbeu pret vendim e rëndësishëm!

Skënderbeu ka përfunduar seancën dëgjimore në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Zvicër. Drejtuesit e klubit korçar së bashku me avokatin e studios ligjore, që ka punuar gjatë kësaj periudhe për të mbrojtur Skënderbeun, kanë dhënë argumentet e tyre në lidhje me rrëzimin e dënimit të dhënë nga UEFA, që konsiston në 10 vite përjashtim nga kupat e europës dhe 1 milion euro gjobë, pas akuzës së ngritur për trukim ndeshjesh.

Seanca dëgjimore me trupën gjykuese në CAS ka nisur në orët e paradites, duke zgjatur deri rreth orës 18:00 pasdite. Nga sa mësohet deri tani, Skënderbeu e ngritur mbrojtjen mbi dy pika themelore, atë të përfshirjes direkte në trukime, gjë e cila nuk është vërtetuar, sipas klubit të korçar dhe pika e dytë ajo e përfitimit direkt nga trukimet, që gjithashtu nuk është vërtetuar nëse drejtuesit e klubit korçar kanë përfituar para nga bastet e vëna gjatë kohës që UEFA dyshon se janë kryer manipulimet e rezultateve.

Ndërkohë, UEFA pretendon në një raport të hartuar nga dy anëtar të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, se Skënderbeu është përfshirë në rregullimin e rezultateve në ndeshjet ndërkombëtare, që ka luajtur në kompeticionet ndërkombëtare të organizuara nga UEFA. CAS pritet të zbardhë vendimin brenda katër javësh, për të mësuar nëse do të mbetet në fuqi vendimi fillestar i UEFA-s, apo do të rrëzohet.  

Gjysmëfinalet e kupës, finale e parakohshme mes Kukësit dhe Skënderbeut!

Skënderbeu dhe Kukësi ritakohen në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë pas katër vitesh.

Pas hedhjes së shortit në Federatën Shqiptare të Futbollit për gjysmëfinalen e kupës, shorti ka rezervuar përballjen Kukësi-Skënderbeu, takim që nuk përsëritej prej vitit 2015.

Në atë përballje ishte skuadra verilindore që kualifikohej në finale, pasi fitonte takimin e parë në “Zeqir Ymeri” me rezultatin 1-0, ndërsa takimin e kthimit barazonte 1-1.

Ndërsa Tirana dhe Luftëtari e kanë për herë të parë që përballen në gjysmëfinale. Bardheblutë janë 16 herë fitues të Kupës, pra rekordmenë të këtij trofeu.

Për Luftëtarin kjo është hera e tretë që merr pjesë në turin gjysmëfinal, ndërsa nuk ka qenë asnjëherë në finale.

Busti Skënderbeut vendoset mes arbëreshëve të Italisë

Përmes dy videove në Facebook, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka treguar momentin emocionues të vendosjes së bustit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Bashkinë e Portocannone në Itali.

Facebook🎥: Ceremonia e vendosjes së bustit të Heroit 🇦🇱 Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Bashkinë e Portocannone🇮🇹, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises.

Publiée par Taulant Balla – Faqja Zyrtare sur Lundi 15 avril 2019


Portocannone është njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises.

Në ceremoni ka qenë i pranishëm dhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruç.

Festë e paharrueshme sot në Bashkinë e Portocannone🇮🇹, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises, për Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe për flamurin kuq e zi👐🇦🇱

Publiée par Taulant Balla – Faqja Zyrtare sur Lundi 15 avril 2019

Ruçi dhe Balla po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Itali, me ftesë të Presidentit të Dhomës së Deputeteve Fico dhe Presidentes së Senatit Casellati.

Partizani mund Skënderbeun, titulli duket afër (video)

Partizani ka mundur Skënderbeun 2-0, duke fituar një ndeshje të rëndësishme, vetëm pak ditë pasi u mund nga Luftëtari.

Skënder Gega dhe të besuarit e tij arritën të merrnin tre pikë të rëndësishme, për të ruajtur distancën e sigurisë me 9 pikë diferencë nga Kukësi i vendit të dytë.

Egozn Belica ka kaluar Partizanin në avantazh në përballjen kundër Skënderbeut, që në minutë e 26` të takimit.

Skuadra e Skënder Gegës ka realizuar pas një goditje këndi. Belica i ndodhur në zonë devijon sferën drejt rrjetës duke shënuar golin e avantazhit për të tijët.

Në pjesën e dytë Partizani shënon përsëri në minutën e 51` të takimit me Jasir Asanin. Ky i fundit shndërron në gol një penallti të fituar nga Trashi.

Në minutën e 50`, Lorenc Trashi futet në zonën kundërshtare, teksa Kabba Smbou ndërhyn për ta ndalur. Arbitri jep penallti, ndërsa Asani dyfishon rezultatin për Partizanin.

Ndeshja ka qenë më e mirë për të kuqtë, të cilët kanë pasur gjatë gjithë kohës kontrollin e topit, duke mos lënë hapësirë për rivalin në asnjë moment.

Humbja e sotme e lë Skënderbeun në vendin e gjashtë me 40 pikë, ndërsa Partizani kryeson me 57 pikë.

Shehi: Ne jemi Skënderbeu, nuk mendojmë mbijetesën

Skënderbeu është mundur këtë të mërkurë nga Partizani, duke mbetur në vendnumëro sa i përket luftës për arritjen e zonës së Europës. Skuadra e Orges Shehit ishte pothuajse inekzistente gjatë gjithë lojës, duke lejuar Partizanin të merrte tre pikë të rëndësishme. Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës korçare ka folur për “Supersport”, duke deklaruar se:

Ndeshja? – E tepërt nuk është, por vazhdon ajo sindroma… jam i ndërgjegjshëm që kur ke skuadër të re do mundshen nga episodet. Ndoshta nuk jemi në ditën tonë më të mirë, por kundërshtari na ndëshkon.

Çfarë duhet të bënit më mirë? – Duhet të kishim bërë më mirë në qarkullim topit. Humbim shumë topa kur kemi gjithë javën që punojmë për këtë. Ndoshta ka hyrë dhe pak kriza e besimit, nuk kërkojnë të marrin përsipër. E bëjnë shumë mirë në stërvitje. Duhet të ishim shumë të kujdesshëm te goli me rastin e penalltisë.

Rastësi që dy fazat e para ishit mirë?- Jo rastësi nuk do të thoja, por ishte fryt i mobilizimit. Në dy fazat e para skuadra ishte e përqëndruar. Pas kësaj na humbi përqëndrimi dhe grinta në ndeshje të caktuara. Në futboll nëse s`ke grintë nuk bën dot asgjë. Për këtë më vjen keq, sepse kemi bërë ndeshje të mira, dhe çedojmë në Gjirokastër dhe këtu.

I frikësoheni zonës së ftohtë?- Ne mundemi nga episodet, duhet të rrisim përqëndrimin. Janë dhe shtatë javë, ne kemi objektiva para, nëse fillon Skënderbeu të shoh pas, duhet të iki unë i pari dhe të shkrihet si skuadër. Duhet ti vëmë gishtin kokës, të përqëndrohemi dhe të mos ndëshkohemi nga situatat.

Skënderbeu përgatitet për CAS-in, përgënjeshtron lajmet e rreme!

Skënderbeu nuk po kalon një sezon të mirë, teksa në ndeshjen  e fundit në kampionat u mund përsëri nga Partizani. Skuadra korçare ka pasur shumë probleme, të cilat, të paktën jo zyrtarisht, lidhen me pritjen e gjatë të marrjes së vendimit nga CAS, për dënimin e dhënë ndaj klubit të Skënderbeut nga UEFA.

Kjo ka bërë që skuadra të shfaq shumë ulje-ngritje këtë sezon, aq sa në media janë krijuar disa skenarë me të ardhmen e klubit. Gjatë ditës së sotme, media të shkruar dhe ato online, kanë raportuar se klubi korçar dhe  konrektisht, Presidenti Ardian Takaj, kanë përgatitur një listë me emrat e lojtarëve që do të largohen në fund të sezonit.

Sot pak pas mesdite, ka ardhur dhe reagimi zyrtar i klubit të Skënderbeut, që ka përgënjeshtruar lajmin se skuadra do të largojë disa nga lojtarët.

“Skënderbeu mohon kategorikisht lajmin e publikuar sot në median e shkruar dhe online. Sigurojmë se klubi momentalisht nuk po mendon për merkaton në hyrje dhe dalje. Drejtuesit dhe lojtarët janë të përqëndruar për të mbyllur sezonin me sukses dhe për të arritur objektivat e klubit. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan klubi në reagimin e tij.

KF Skënderbeu mohon kategorikisht lajmin e publikuar sot në median e shkruar dhe online.Sigurojmë se klubi…

Publiée par KF Skënderbeu sur Vendredi 12 avril 2019

Kujtojmë se Skënderbeu do të paraqitet në CAS vetëm pas katër ditësh, ku në dy ditë, do të zhvillohet seanca dëgjimore me drejtues të klubit dhe avokatin që do të mbrojë Skënderbeun para trupës gjykuese në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

RealStory.al” ka mësuar se pothuajse të gjithë drejtuesit e klubit do të jenë të pranishëm në seancën dëgjimore, teksa shpresojnë në  marrjen e një vendimi në favor të Skënderbeut. Ky i fundit është dënuar nga UEFA me 10 vite përjashtim nga të gjitha garat evropiane dhe një gjobë prej 1 milionë eurosh.

Dënimi i dhënë nga komisioni i Disiplinës në UEFA vitin e kaluar, mbeti në fuqi dhe nga Komisioni i Apelit i të njëjtit institucion. Megjithatë, Skënderbeu, e ka apeluar vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, duke shpresuar në rrëzimin e vendimit të dhënë nga UEFA.

Muzaka: Trajneri ka pasur të drejtë për ankesat, fitojmë me Kastriotin (video)

Skënderbeu do të përballet nesër me Kastriotin në ndeshjen e radhës të kampionatit. Një sfidë delikate kjo për të dyja skuadrat, pasi korçarët vijnë pas disa humbjesh në kampionat, ndërsa krutanët janë tashmë më me shpresë se kurrë për të luftuar deri në fund për mbijetesën. Para medieve ditën e sotme ka folur Gjergji Muazaka, i cili ka komentuar atë që po ndodh me ekipin korçar.

Përballja me Kastriotin?- “Për situatën që ne ndodhemi, për mungesë të rezultateve, është një ndeshje e rëndësisë shumë të madhe, që mbase kërkon një vlerësim edhe më të madh se ndaj ekipeve rivale direkte, me të cilët mobilizimi vjen vetiu. Me Kastriotin duhet gjetur mobilizim shtesë, edhe më i madh, për shumë arsye.

Pikët e humbura? – “Natyrisht që kemi keqardhje, sepse kemi lënë shumë pikë, por jemi në një moment ku nuk mund të qajmë të shkuarën, sepse fundi është afër dhe kemi objektiva për të arritur.

Krutantët në formë? – “Jemi gati, sepse kemi treguar se kemi qenë ekip agresiv dhe me cilësi, përtej rezultateve. Kastrioti është ekip agresiv dhe do kërkojë pikë në fushë tonë, por edhe ne do t’ia kthejmë me të njëjtën monedhë në fushë.

Ankesat e Shehit ndaj veteranëve?  – “Trajneri në këtë pikë ka pasur të drejtë, sepse përgjegjësia e lojtarëve më të vjetër është që jo vetëm të luajnë mirë në fushë, por edhe të tërheqin shokët e skuadrës. Në këtë këndvështrim, besoj se trajneri ka pasur të drejtë.

Objektivat ?- “Pavarësisht se rezultatet e dobëta na kanë ulur moralin, duhet të gjejmë forcë dhe të ecim përpara, pa vajtuar pikët e lëna. Jemi ende në lojë për kupën, kemi objektiva edhe në kampionat, ndaj do të duhet një shtysë shumë e madhe për këtë fundsezoni”.

Skënderbeu rikthehet me “poker”, zhytet Kastrioti

Skënderbeu ka fituar bindshëm ndaj Kastriotit pasditen e sotme, duke treguar se nuk është dorëzuar në kampionat, pavarësisht rivalit që kishte kundër këtë të diel.

4-0 ka përfunduar sfida e luajtur në Korçë mes dy ekipeve që vinin nga ecuri të ndryshme në javët e fundit.

Seria e golave është hapur në minutën e 14′ kur Gjergji Muzaka kalon ekipin në avantazh. Miqtë nuk dorëzohen, por pa mundur të krojojnë rrezikun e duhur në portën kundërshtare.

Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, ndërsa në të dytën korçarë realizojnë dhe tre gola të tjerë në harkun kohor të 9 minutave.

Fillimisht është Oto John që shënon në të 76′, ndërsa dy minuta më vonë Blerim Krasniqi realizon golin e tretë për korçarët, teksa në të 85′ realizon dopietën personale dhe vulos shifrat në 4-0 për Skënderbeun.

Skip to toolbar