Edvin Kulluri, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së ka komentuar në Report TV dokumentin e publikuar ekskluzivisht nga Realstory, ku PD i jepte porosi ish deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë që të mos flisnin për akuzat e Metës ndaj Soros. Sipas Edvin Kullurit Soros është mbështetës i Bashës për të luftuar kundër Ramës.
“Armiqtë imagjinarë të sotshëm të Metës nuk duhen gjetur jashtë por në Shqipëri. Duhen gjetur tek kreu i PD-së. Është e qartë që Basha është i mbështetur nga Sorosi për të luftuar kundër Ramës dhe këtë e dimë, ne e dinë të gjithë. Duhet të dimë se me këtë reformë në drejtësi, do jepet një efekt në mënyrë të padiskutueshëm. Sot më shumë e duan vendin ndërkombëtarët se ne. PD ka hyrë në zgjedhje në 97 kur në gjysmën e territorit nuk vihej dot komisionerë. Basha nuk futet dot sot kur pretendon se ka më shumë se gjysmën e popullsisë me vete.
Sot DASH e drejton një administratë që nuk ka asnjë lidhje me Soros. Këtu nuk ka një përplasje mes Soros dhe opozitës. Kush do të fshihet pas Sorosit bën gabim. Por që këta që porosisin njerëzit në PD të mos flasim më për Sorosin është një mashtrim tipik i Bashës. Presidenti nuk ka të drejtë të anulojë zgjedhje por vetëm të caktojë. Shanset që kushtetuesja të bjerë dakord me datën 13 janë zero. E ardhmja e PD është ulja e demokratëve në kuvendim me njëri tjetrin se si duhet nxjerrë e djathta nga ky batash dështimesh për t;i dhënë Shqipërisë një qeverisje të djathtë. Rama është duke rënë nga karrigia. Ai që e mban në karrige është Lulzim Basha. Kjo është çështja e çdo demokrati. PD duhet të marrë fatet e partisë në dorë dhe të mos shkojnë pas aventurave. PD është aset i së djathtës dhe ka pasur një raport të mirë me ndërkombëtarët. nuk duhet të zvogëlohet më shumë se kaq”, tha Kulluri.
Kulluri akuzoi hapur Bashën se me lidershipin e tij të dobët po mban në pushtet Ramën. Ai tha demokratët e vërtetë kanë nisur një aksion kundër Bashës, për të shpëtuar partinë e tyre përmes një aksioni masiv të nisur gjatë kohëve të fundit.
Realstory.al publikoi ekskluzivisht dokumentin e shpërndarë nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, ku i lihej porosi e prerë ish deputetëve që të mos komentonin akuzat e Metës për Sorosin. Dokumenti vërteton “tradhtinë” e PD-së ndaj Metës. Nga njëra anë, Meta akuzon Sorosin për “deep state”, nga ana tjeter PD mbështetet nga Sorosi dhe refuzon ta pranojë Metën si negociator për zgjidhjen e krizës.