Barazimi me Teutën, Kukësi: Arbitri ndikoi në rezultat (video)

Kukësi u ndal në barazim 0-0 me Teutën ditën e djeshme në kampionat, me skuadrën verilindore që pati disa raste shënimi, por para portës nuk gjeti qetësinë e duhur për finalizim.

Megjithatë, në dy momente pati dyshime edhe për mungesën e dy penalltive në favor të Kukësi, por arbitri Juxhin Xhaja nuk akordoi asnjërën prej tyre.

Me anë të një reagimi zyrtar, klubi i Kukësit ka dënuar vendimet e arbitrit, duke i cilësuar ato si tendencioze dhe me ndikim direkt në rezultat.

“FK Kukësi e konsideron arbitrimin e ndeshjes me Teutën tendencioz dhe me ndikim direkt në rezultat. Arbitri kryesor Juxhin Xhaja dhe ndihmësat e tij nuk ishin në lartesinë e duhur dhe ne mendojmë se ata kanë anuar nga kundershtari”.

“Janë një mori rastesh ne ndërhyrjet e parregullta që nuk janë dhënë për ne, ndërkohë që kulmi arrin në minutën e 75′ kur lojtari ynë Cordeiro u pengua në zonë dhe Xhaja i ndodhur fare prane aksionit nuk dha penallti për Kukësin”.

“Ne e kontenstojmë këtë arbitrim dhe do kërkojmë ndërshkimin e arbitrit në fjalë, pasi me arbitrimin e tij te njëanshem në favor të Teutës ka ndërshkuar skuadrën e Kukësit”, shkruan klubi verilindor.

https://www.facebook.com/313559492122738/posts/1739123526232987/

Skënderbeu rikthehet te fitorja, ndal Flamurtarin

Skënderbeu ka lënë pas disfatën me Laçin, duke mundur në javën e 31-të të Superligës Flamurtarin në Korçë.

Skuadra vendase ka dominuar nga fillimi deri në fund takimin e së dielës në mbrëmje, duke e merituar fitoren 2-0 në fund.

Vendasit kanë zhbllokuar rezultatin pas 27 minutash lojë me Blerim Krasniqin, me kavajasint që realizoi pas një asisti të dhënë nga Oto John.

Dejvi Bregun e ndali shtylla në një moment, ndërsa Barha dhe Radas u ndëshkuan me kartonë të verdhë pas një tensioni mes tyre.

Protagonist në golin e dytë do të bëhej përsëri Blerim Krasniqi, i cili fiton një penallti pas një ndërhyrje të gabuar të Kotobellit. Gjergji Muzaka ka realizuar nga 11-të metërshi duke vulosur fitoren e Skënderbeut.

Me këtë fitore, korçarët ngjiten në kuotën e 46 pikëve, 3 më pak se sa vendi i tretë, që do të thotë Europa League. Sakaq, Flamurtari ndalon dhe mbetet 48 pikë, duke mos përfituar nga hapi fals i Kukësit me Teutën.

Kukësi pretendon dy penallti, Teuta kënaqet me një pikë (video)

Kukësi dhe Teuta kanë ndarë nga një pikë mes tyre në ndeshjen e javës së e 31-të Superligës. Të dyja ekipet janë munduar shumë por rastet e krijuara nuk u finalizuan si duhet nga ekipet respektive.

Ndeshja ka qenë r barabartë, me të dyja ekipet që shfaqën agresivitet në mesin e fushës. Teuta e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pasi mbrojtësi Ditmar Bicaj u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 88′.

Shkurtaj dhe Musolli u munduan gjatë pjesës së parë, por nuk arritën të gjejnë rrjetën, ndërsa Kallaku pati mundësi për Teutën. Pjesa e dytë e gjen Kukësin më kërkues, teksa në dy raste verilondorët pretendojnë dhe penallti, por nuk jepen nga arbitri.

Me këtë barazim Kukësi shkon në kuotën e 52 pikëve, 10 pikë më pak se Partizani, ndërsa Teuta në 47 pikë, një më pak se Flamurtari.

Luftëtari e Tirana bëjnë “paqe” dhe në kampionat (video)

Nuk ka fitues në Gjirokastër në sfidën mes Luftëtarit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 31-të të Superligës. Ky takim është mbyllur në barazim 1-1, me golat e shënuar nga një për çdo pjesë.

Tirana ka zhbllokuar rezultatin pas vetëm dhjetë mintuash lojë, teksa një penallti e fituar nga bardheblutë është shndërruar në gol mha Hasani.

Vendasit kanë reaguat në pjesën e dytë, duke vendosur barazpeshën në fushë, teksa një gjuajtje spektakolare nga distanca e Donald Rapos ka lënë të shtangur portierin Abini.

Ky rezultat i bën më shumë punë Luftëtarit në luftën për mbijetesë. Gjirokastritët, në fakt, mbajnë vendin e shtatë në renditje me 39 pikë, dy më shumë se Tirana e vendit të tetë dhe pesë më shumë se Kastrioti i vendit të nëntë.

Bylis rikthehet në Superligë, Elbasani i largohet rrezikut!

Bylis ka siguruar matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore, dy javë para përfundimit të kampionatit në Kategorinë e Parë.

Ekipi mallakastriot ka luajtur ditën e sotme ndeshjen e radhës, duke mundur në transfertë Orikumin me rezultatin 0-2.

Një fitore që pritej nga skuadra e Bylis, që ka bërë një sezon të shkëlqyer duke u ritkthyer në elitën e futbollit shqiptar, e ndihmuar edhe nga hapi fals i Besës ndaj Lushnjës po ditën e sotme.

Një tjetër emër i madh i futbollit shqiptar, Elbasani, i është larguar rënies në Kategorinë e Dytë, pasi ka fituar ndaj Apolonisë, që ka siguruar më kohë mbijetesën.

Për sa i përket përballjeve të Grupi A, Iliria mposhti Burrelin me shifrat 1-0 në përballjen e vlefshme për fazën “Play Out”, ndërkohë që Vora u mposht nga Veleçiku.

Ja të gjitha rezultatet:

REZULTATET:

GRUPI A- “PLAY-OFF”

Korabi-Erzeni 1-1
(Lajthia 6′ / Skuka 57′ (p))

GRUPI A- “PLAY-OUT”

Iliria-Burreli 1-0
(Xhabrahimi 25′)

Vora-Veleçiku 0-1
(Banushaj 11′)

GRUPI B- “PLAY-OFF”

Lushnja- Besa 1-1
(Gjyla 7′ / Çelhaka 53′)

Orikumi-Bylis 0-2
(Guindo 26′, Peposhi 49′)

GRUPI B- “PLAY-OUT”

Turbina-Pogradeci 2-0
(Bakiu 9′, Burdufi 46′)

Elbasani-Apolonia 1-0
(Lleshi 3′)

Flamurtari mund Kukësin dhe afron Partizanin me titullin (video)

Flamurtari, lojtarët e rinj të ardhur nga ekipet e moshave dhe dhe senatorët besnik, e padyshim trajneri Ilir Daja me ndihmësit e tij, janë duke bërë një mrekulli të vërtetë.

Pasditen e sotme Flamurtari ka mundur Kukësin në transfertë, duke shënuar fitoren e katërt radhazi në kampionat, përfshi dhe atë në tavolinë ndaj Kamzës.

https://streamable.com/bie7i

Xhevair Sulaj dhe Emiliano Musta kanë realizuar dy golat e fitores për vlonjatët, përkatësisht në minutën e 40′ dhe të 50′, ndërsa Reginaldo ka ngushtuar diferencat për verilindorët, por nuk ka mjaftuar.

Flamurtari ka përforcuar vendin e tretë më këtë fitore dhe ka shkuar një pikë larg Kukësit të vendit të dytë.

Gjithashtu, kuqezinjtë i kanë bërë një nder edhe Partizani-t që kryeson renditjen me një avantazh prej 12 pikësh ndaj verilindorëve falë fitores 3-0 të marrë në tavolinë kundër Kamzës.

Dung bën të Kuqtë me gunga

Partizani nuk përfiton nga ndalesa e Kukësit

Partizani është mundur me rezultatin 1-3 nga Luftëtari, me këta të fundit që kanë bërë një ndeshje spektakolare në “Selman Stërmasi”. Të besuarit e trajnerit Skënder Gega kanë kaluar të parët në avantazh me Dilaver Dukën në minutën e 4`. U duk se gjithçka do të shkonte kështu, por vendasit humbën përqëndrimin dhe duket se u dehën para kohe.

Teksa dukej se pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e të kuqve, vendasit ndëshkohen në minutën e 38`. Është Dunga ai që realizon një gol të bukur brenda zonës, ndërsa në minutën e 44`, keniani realizon dhe golin e tretë, duke përfituar dhe nga dalja e parakohshme nga porta e Alban Hoxhës, të cilit i kaloi topin mbi kokë.

Mirëpo nuk mbaron me kaq, pasi Dunga do të shënonte dhe golin e tretë, që vulosi rezultatin 1-3 për Luftëtarin. Në minutën e 70`, sulmuesi nga Kenia realizoi një gol spektakolar duke e goditur topin me finte.

Një humbje e befasishme për Partizanin, që bën një hap fals në momentin më të mirë të tij, pasi mund të përfitonte nga humbja e Kukësit, që gjithashtu u mund sot nga Kastrioti. Ndërkohë, Luftëtari me tre pikët e sotme shkëputet në vendin e shtatë të renditjes me 4 pikë më shumë se Tirana që mban vendin e tetë, dhe rrezikon shumë mbijetesën.  

Kastrioti mund Kukësin në shtëpi

Skuadra e Ramazan Ndreut del nga gara për titull

Kastrioti ka mundur Kukësin me rezultatin 2-1, në javën e fundit të fazës së tretë të Superligës. Një ndeshje spektakolare për krutanët, të cilët arritën të përmbysin disavantazhin  e pjesës së parë, duke shënuar dy gola në të dytën.

Skuadra e Kukësit kaloi e para në avantazh në minutën e 33` të pjesës së parë, teksa ishte Vasil Shkurtaj ai që shënoi për miqtë. Shkurtaj futet bukur në zonë dhe pasi krijon hapësirën e nevojshme, gjuan duke dërguar topin në cepin e portës të mbrojtur nga Çekrezi.

Kukësi kalon në avantazh 0-1, ndaj vendasve të cilët deri në atë moment po bënin lojë të mirë, ndërsa deri në përfundim të pjesës së parë shifrat nuk ndryshojnë.

Vendasit do të gjejnë golin e barazimit në minutën e 64`, me autor Roxher, i cili përfiton pas një rrëmuje në zonën e Kukësit. Një shpërqëndrim i mbrojtjes mike, ka bërë që futbollisti brazilian të përfitojë duke shënuar golin e barazimit.

Roxher gjuan nga brenda zonës, por topi godet shtyllën dhe më pas përplaset me shpinën e portierit Frashëri, ndërsa më pas sfera përfundon në rrjetë. 1-1 në fushën e “Redi Malokut”, me skuadrën vendase që shpërblet pas rritjes së presionit ndaj kundërshtarit.

Edison Ndreca ishte ai që ndëshkoi miqtë në minutën e 81` të takimit, duke kapur në befasi skuadrën e Kukësit. Një gol me vlerën e tre pikëve që e mban Kastrion me shpresë për luftën për mbijetesë. Një e majtë spektakolare e futbollistit të krutanëve ka bërë që në Fushë Krujë të shpërthejë festa.

Pas fitores së sotme, Kastrioti merr tre pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë, duke u afruar në renditje me Tiranën, me vetëm 3 pikë diferencë, mirëpo bardheblutë luajnë pasdite vonë ndaj Flamurtarit. Nga ana tjetër, Kukësi del përfundimisht nga gara për Titullin Kampion këtë sezon, pasi ky hap fals e largon dhe më shumë nga Partizani kryesues, që në pasdite luan ndaj Lufëtarit.

Skip to toolbar