Tirana në agoni, Kastrioti shpreson ende!

Tirana nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 me Kastriotin, në takimin që u quajt ndryshe dhe si “derbi mbijetesës”. Ky barazim nuk vlen asgjë më shumë se u zgjat mundimin të dyja ekipet, që tashmë do të luajnë dy finale, të cilat do të vendosin fatet e sezonit.

Me një stadium në heshtje, pasi klubi bardheblu nuk pranoi të shlyente dënimin duke e paguar në formë gjobe, ndeshja ka qenë e karakterit fizik, ku gjyqtarit maqedonas i është dashur të ndalojë shumë herë lojën.

Në pjesën e parë Tirana u mundua të shkonte te porta kundërshtare, por ishin krutanët ata që shfaqën më shumë rrezik në portën e Ilion Likës. Ky i fundit ka bërë heroin disa herë për Tiranën si gjatë fraksionit të parë dhe atij të dytë ndeshjes.

Pas pushimit ekipi i Bledar Devollit ka pasur rastet më të mira për shënim, por me Turtullin në qendër të mbrojtjes dhe Likën të vëmendshëm, krutanët nuk i dolën të ndëshkonin kryeqytetasit. Pas barazimit të sotëm Tirana shkon në kuotën e 41 pikëve, dy më shumë se Kastrioti.

Përjashtini i Kamzës, FSHF bën sqarimin e rëndësishëm për ekipet e ligave inferiore!

Përjashtimi i Kamzës nga kampionati pas akteve të dhunës të disa muajve më parë dhe zbirtja e saj në Kategorinë e Dytë, krijoi një polemikë të re sa i përjet ngjitjes së ekipit që do të ngjitet në Kategorinë e Parë.

Federata Shqiptare ka bërë një sqarim publik lidhur me ekipin që do të ngjitet nga Kategoria e Dytë në të parën, me qëllim që t’i lirojë vendin ekipit të Kamzës, që zbret direkt nga Superliga.

Sipas rregullores, në dy grupet e Kategroisë së Parë zbresin direkt dy ekipet që renditen në vendin e fundit në dy grupet përkatëse. Ndërsa ekipet e parafundit në Grupin A dhe B, zhvillojnë ndeshje Play-off me dy ekipet që mbajnë përkatësisht vendin e dytë në grupin A dhe B të Kategorisë së Dytë.

Dy ekipet humbëse të këtyre ndeshjeve, sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, do të zhvillojnë dhe një ndeshje finale mes tyre, për ekipin e tretë që ngjitet ose mbijeton në Kategorinë e Parë.

Ja njoftimi i FSHF-së:

“Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, në ineterpretim të rregullores së aktivitetit, dëshiron t’ju informojë në lidhje me skuadrën e cila do të plotësojë numrin e klubeve në Kategorinë e Parë për sezonin 2019-2020”.

“Dy ekipet që humbasin ndeshjet play-off do të zhvillojnë një ndeshje finale midis tyre për të përcaktuar skuadrën e tretë që do të qëndrojë ose ngjitet në Kategorinë e Parë”.

Disiplina publikon vendimet, shpëtojnë klubet e Superligës!

Komisioni i Disiplinës Sportive në Federatën Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet për javën sportive që lam pas. Ekipet e Superligës nuk kanë qenë objekt i disiplinës këtë javë, veç zëvendës trajnerit të Liftëtarit, Neritan Novi që është pezulluar me dy ndeshje. Ky dënim vjen pas atij të dhënë më herët nga klubi për ndihmësin e Ahmataj, që është pezulluar për shkak të eleminimit nga Kupa e Shqipërisë. Ja vendimet e plota!

Zyrtari i KF “Luftëtari”, Neritan Novi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

  1. Zyrtari i KF “Erzeni”, Arjan Hoxha, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik. Në bazë të Nenit 20 të KDS zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe qëndrimi në territorin përreth fushës së lojës.
  2. KF “Kukësi B”, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Klosi”, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  3. Lojtari i KF “Luzi 2008”, Kristi Lacka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  4. Lojtari i KF “Tirana B”, Klajdi Nazlli, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  5. Zyrtari i KF “Butriti”, Adriatik Faslli, në bazë Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se ne rast përsëritje të shkeljeve disiplinore do të jenë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.
  6. Zyrtari i KF “Iliria” U-19, Dashamir Cangu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a te KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  7. KF “Dinamo” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Luftëtari” U-19 në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  8. KF “Burreli” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Kukësi” U-19 në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  9. KF “Bylis” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Durresi” U-19 në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  10. KF “Vllaznia” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Kukësi” U-17 në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  11. KF “Kastrioti” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Korabi” U-17 në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  12. FC “Termi” femra, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Apollonia” femra, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  13. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shkumbini”, Emilian Lluca dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Emilian Lluca vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
  14. Çeljen e hetimit disiplinor mbi kërkësen e KF “Iliria” U-19 për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen midis “Shënkolli U-19 – Partizani U-19”, datë 28.04.2019.

Kastrioti shpreson ende, zhytet Flamurtari!

Me humbjen e Tiranës në derbi, dhe fitoren ndaj Flamurtarit në “Redi Maloku”, Kastrioti ka rritur shanset për të mbijetuar në Superligë, pasi tani është vetëm dy pikë larg kryeqytetasve, me të cilët kanë përballje direkte javën e ardhshme.

Sfida në Fushë Krujë është mbyllur me tezultatin 2-0, për Kastriotin, që ka shënuar nga një gol për çdo pjesë. Në të parën shënoi Shehu në minutën e 30′, ndërsa Roger vulosi shifrat në në 2-0 në minutën e 55′.

Pas disfatës së sotme, Flamurtari ka zbritur në vendin e pestë të renditjes me 48 pikë, ndërsa Kastrioti ka 38 pikë, dy më pak se Tirana, me të cilën do të përballet javën e ardhshme në kampionat.

Luftëtari mposht Kukësin me përmbysje, ndeshje e çmendur në Gjirokastër!

Një sfidë spektakolare me plot dy herë përmbysje, ka qenë ajo e luajtur në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Kukësit, që u mbyll me rezultatin final 3-2.

Luftëtari ka kaluar në avantazh pas vetëm gjashtë minutash lojë me anë të Chanti-t. Kështu është mbyllur pjesa e parë e takimit, me të besuarit e Julian Ahmatajt që bën një ndeshje të madhe.

Mirëpo pas pushimit miqtë kanë shënuar dy gola brenda shatë minutash, me Rrocën dhe William (50′ dhe të 57′), duke përmbysur avantazhin e Luftëtarit në pjesën e parë.

Megjithatë, Luftëtari nuk është dorëzuar, pasi Dunga dhe Rapo kanë shënuar në minutën e 74′ dhe 81′, duke vulosur rezultatin në 3-2 dhe marrë tre pikë të arta në luftën për mbijetesë.

Pas fitores së sotme Kukësi mbetet në vend të dytë, ndërsa Luftëtari largohet me 5 pikë nga Kastrioti i vendit të fundit që praktikisht bie nga kategoria.

Partizani pret derbin për të festuar, Flamurtari pa karburant!

Partizani ka fituar pastër 0-3 në transfertë ndaj Flamurtarit, duke hedhur një tjetër hap drejt titullit kampion për këtë sezon në Superligë.

Amullia me pagat dhe mungesat në skuadër, treguan se Flamurtari nuk ka fuqi për të shkuar më tej këtë sezon, duke rrezikuar dhe pozitat në renditje.

Nga krahu tjetër Partizani e zgjidhi gjithçka mirë duke shfrytëzuar hapësirat e krijuara nga rivalët, me Asanin që shënoi golin e parë në të 27′ minutë, ndërsa Mensah dhe Çinari realizuan në fillim dhe fund të pjesës së dytë.

Me fitoren e së shtunës, Partizani mbetet kryesues me +10 pikë diferenecë me Kukësin e vendit të dytë. Nëse ekipi i drejtuar nga Skënder Gega fiton në derbi, të kuqtë sigurojnë matematikisht titullin kampion.

Teuta harron si fitohet, Luftëtari “kyç” portën!

Luftëtari vijon të ruajë pozita të sigurta në kampionat, duke mbajtur qëndruar larg rrezikut të rënies nga kategoria, pasi këtë të shtunë ka barazuar ndaj Teutës duke fituar një pikë të vyer në Durrës.

Ndeshja përfundoi në barazim 0-0, me Teutën që ka harruar se si fitohet, ndërsa Luftëtari ka mbyllur çdo hapësirë të rrezikshme duke mbajtur rrjetën të paprekur.

Barazimi e mban Luftëtarin 5 pikë larg Kastriotit të vendit të fundit, teksa kanë mbetur dhe katër ndeshje nga përfundimi i kampionatit dhe lufta për mbijetesë bëhet gjithmonë dhe më e egër.

Megjithatë, Teuta tashmë ka 48 pikë, po aq sa Flamurtari i vendit të tretë, duke pasur më shumë shanse që në katër ndeshjet e ardhshme të sigurojë një vend në kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Tirana thyen Skënderbeun, i largohet rrezikut (video)

Tirana ja ka dalë të fitojë ndaj Skënderbeut, në ndeshjen që përfundoi 1-0, me gol të shënuar nga Edon Hasani pak minuta para përfundimit të ndeshjes.

Një takim përgjithësisht i ekuilibruar, me Tiranën që vuajti shumë gjatë pjesës së parë, ndërsa Skënderbeu nuk arriti të shfrytëzonte si duhet hapësirat e krijuara.

Në pjesën e dytë Tirana ndryshon disi, pasi trajneri Mema kryen zëvendësimet në mbrojtje dhe mesfushë, duke i dhënë freski lojës së bardhebluve, që solli dhe golin e fitores.

Pas fitores së sotme, Tirana i largohet me 5 pikë Kastriotit të vendit të fundit, dhe është me e qetë në luftën për mbijetesë pas 4 ndeshje para përfundimit të kampionatit.

Mesfushori maqedonas largohet nga Laçi!

Mesfushori maqedonas, Bojan Najdenov, ka lajmëruar fundin e bashkëpunimit me Laçin. 27-vjeçari e ka lajmëruar largimin e tij nga klubi kurbinas me anë të një statusi në rrjetet sociale, ku tregon dhe arsyen e largimit. Najdenov bën me dije se divorci i tij me klubin vjen për shkak të një dëmtimi, teksa dhe kontrata e mesfushorit po shkon drejt përfundimit.

“Kështu, sezoni ka arritur në fund për mua. Sapo arrita formën time 100%, u godita nga një tjetër dëmtim. Së fundim kam pësuar një dëmtim të vogël që është edhe arsyeja pse do të jem jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit, ndaj dhe kontrata ime me klubin është mbyllur përfundimisht”, shkruan maqedonasi.

“Dua të theksoj gjithashtu se qëndrimi im si një anëtar i ekipit të Laçit ka ardhur në fund. Dua të falënderoj secilin prej jush, tifozët dhe drejtuesit e klubit, veçanërisht presidentin Pashk Laska, për mbështetjen dhe besimin. Ndjehem me fat që kam qenë pjesë e kësaj aventure. Kemi kaluar kohë të bukura dhe të vështira, por do të kujtoj gjithmonë vetëm momentet e mira. Ju uroj fat për të ardhmen”, përfundon mesazhi i Najdenov.

Në këtë sezon Najdenov numëron 18 ndeshje të luajtura në 31 javë të kampionatit të Kategorisë Superiore, për një total prej 1148 minuta dhe vetëm një gol të shënuar.

Arbitra nga Luksemburgu do të gjykojnë këtë javë në Superligë!

Superliga po shkon drejt fundit, teksa kanë mbetur dhe 5 javë kampionat. Të shtunën do të luhen të gjitha takimet e javës së 32-të Superligës, ku në një prej këtyre takimeve do të gjykojë një treshe arbitrash nga Luksemburgu, që vjen si zbatim i marrëveshjes që kanë dy federatat.

“Sektori Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se një treshe arbitrash nga Luksemburgu do të gjykojë një ndeshje të javës së 32-të të Kategorisë Superiore”.

“Ky shkëmbim vjen në vazhdimësi të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet FSHF dhe Federatës së Futbollit të Luksemburgut për gjykim të ndeshjeve në kampionatet respektive”.

“Dy javë më parë ishte një treshe arbitrash shqiptar, me kryesor Juxhin Xhajën dhe Ilir Tartarin e Emigers Ganxhi si asistent, që gjykuan një ndeshje në Superligën e Luksemburgut”, shkruhet në një njoftim të FSHF-së.

Arbitrat që do gjykojnë:

Arbitër – Gilles Becker
Asistent 1 – Alain Durieux
Asistent 2 – David Matues

Skip to toolbar