Mashtronin me legalizimet, 2 në pranga

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kanë vënë në pranga dy persona, të cilët mashtronin njerëzit për legalizimin e pronave të tyre.

Arrestimet janë kryer në kuadër të operacioni të koduar “Impostors”, ku në pranga kanë përfunduar shtetasit:
-B. P., 36 vjeç, lindur në Tiranë;
-O. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Këto dy persona kanë mashtruar një shtetase duke i marrë një shumë të madhe lekësh për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli. Shuma kapte vlerën e 27 780 euro dhe 985 000 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Tiranë – Operacion policor i koduar “Impostors”.Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në…

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 18 avril 2019

Vrasje, drogë dhe vjedhje, ekstradohen 3 shqiptarë drejt Tiranës

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpolin në Gjermani dhe atë në Itali ka bërë të mundur ekstradimin e 3 shtetasve shqiptarë të akuzuar nga drejtësia shqiptarë për vepra të ndryshme penale.

-Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë i të dënuarit, shtetasit shqiptar, Ilir Kapllanaj, 49 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor e ka dënuar me 23 vjet burg për veprën penale, “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim “. Ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në 25 Shkurt 2000, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin G.L, banues në Patos.

-Po si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë i shtetasit G.L, 28 vjeç, banues në Tropojë. Shtetasi G.L, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, duke ushtruar dhunë fizike, kryer në bashkëpunim”. Po këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar shtetasin G.L , me 4 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”.

-Gjithashtu falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën/Itali, u bë i mundur arrestimi në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit R. R., 54 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi R. R. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”.

Interpol TiranaBrenda 24 orëve të fundit nga Interpol Tirana ekstradohen tre shtetas shqiptarë për vepra të ndryshme…

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 17 avril 2019

Tiranë, goditet grupi kriminal, sekuestrohet 111 kg drogë

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas, pais u kapën me një sasi prej 111 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”, në formën e çokollatës.

Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit të koduar “Çokollata”, nga forcat e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, në DVP Tiranë.

Si rezultat i operacionit në rrugën “Pavarësia” në Tiranë, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. K., 37 vjeç, M. L., 33 vjeç, I. G., 57 vjeç, të gjithë banues në Tiranë

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, dyshonte se shtetasi I. G., në bashkëpunim me shtetasit E. K., M. L. dhe persona të tjerë, tregtonin lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, të presuar në formë çokollate, në sasi të konsiderueshme.

Mesditën e sotme shtetasi I. G., që drejtonte automjetin “Citroen”, bënte lëvizje të dyshimta në rrugën “Pavarësia”, duke shoqëruar automjetin tjetër “Mercedez – Benz”, me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., ku dyshohej se këta të fundit kishin në automjetin e tyre lëndën narkotike.

Policia ka ndaluar mjeti “Mercedez – Benz” me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., janë gjetur në bagazhin e këtij mjeti 4 thasë, ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar si “cannabis sativa”, të presuar në formë çokollate. Gjithashtu rreth 50 m larg automjetit të parë, është ndaluar dhe automjeti tip “Citroen”, me drejtues shtetasin I. G. Sasia e lëndës së dyshuar narkotike, pasi u peshua, rezultoi 111 kg.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”

TiranëFinalizohet një tjetër operacion policor i koduar “Çokollata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, në DVP Tiranë.Goditet një grup kriminal në drejtim të tregtimit të lëndëve narkotikeArrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe sekuestrohen 111 kg lëndë narkotike e dyshuar "Cannabis Sativa", në formën e çokollatës.Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara nga burime të ndryshme dhe në kuadër të hetimit me metoda speciale, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Çokollata”, në ngarkim të një grupi kriminal, në drejtim të tregtimit të lëndëve narkotike.Si rezultat i operacionit në rrugën “Pavarësia” në Tiranë, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:E. K., 37 vjeç, banues në TiranëM. L., 33 vjeç, banues në TiranëI. G., 57 vjeç, banues në TiranëSeksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, dyshonte se shtetasi I. G., në bashkëpunim me shtetasit E. K., M. L. dhe persona të tjerë, tregtonin lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, të presuar në formë çokollate, në sasi të konsiderueshme.Pas një pune të mirëfilltë profesionale me metoda speciale të hetimit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dokumentuar ligjërisht këtë veprimtari kriminale.Mesditën e sotme shtetasi I. G., që drejtonte automjetin "Citroen", bënte lëvizje të dyshimta në rrugën "Pavarësia", duke shoqëruar automjetin tjetër "Mercedez – Benz", me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., ku dyshohej se këta të fundit kishin në automjetin e tyre lëndën narkotike.Duke qenë në kushtet dhe në dyshimin e arsyeshëm, se personat në fjalë po përgatiteshin të shisnin lëndën narkotike tek persona ende të paidentifikuar, si dhe në bazë të veprimeve të dyshimta që po kryenin, është ndërhyrë menjëherë nga Policia, dhe pasi është ndaluar mjeti "Mercedez – Benz" me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., janë gjetur në bagazhin e këtij mjeti 4 thasë, ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar si "cannabis sativa", të presuar në formë çokollate.Gjithashtu gjatë operacionit rreth 50 m larg automjetit të parë, është ndaluar dhe automjeti tip "Citroen", me drejtues shtetasin I. G.Sasia e lëndës së dyshuar narkotike, pasi u peshua, rezultoi 111 kg.Materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim"

Publiée par Policia e Shtetit sur Mardi 16 avril 2019

Paratë e grabitura, ja si ndodhi ngjarja në Rinas

Kanë qenë 5 persona në një mjet ku shkruhej”Hetimi Tatimor” që kanë kryer supergrabitjen pasditen e sotme në Rinas. Nga kjo ngjarje njëri nga grabitësit mbeti i vdekur, ku policia po punon për zbardhjen e identifikimin e tij.

Sipas burimeve policore të konfirmuara për News 24 autorët kanë grabitur 10 milionë euro, që i përkisnin disa kompanive të sigurimit, dhe ishin të veshur me jelek antiplumb dhe veshje të komandove.

Grabitësit kanë ndaluar avionin që sapo do nisej dhe nën kërcënimin e armëve i kanë detyruar punonjësit të zbrisnin poshtë çantat me para duke i futur në mjetin e tyre.

Historia ka ndodhur brenda një avionin me destinacion Vjenën, me 160 pasagjerë në bord, të cilët mbetën të shtangur duke mos ditur se çfarë të mendonin.

Tre nga grabitësit kanë hyrë brenda pistës dhe kanë marrë paratë, ndërsa dy të tjerë kanë qëndruar në makinë. Sapo kanë marrë paratë janë larguar duke u përballur në dalje me një patrullë të FNSH, ku ka pasur edhe një shkëmbim zjarri. Nga kjo përplasje me armë ka mbetur i vdekur njëri nga grabitësit. Trupi i tij u gjet nga policia në urën e Tapizës pa mjet identifikimi.

Policia ka gjetur mjetin me të cilin u bë grabitja, ndërsa raportohet se ka gjetur edhe një mjet tjetër të djegur mes Tapizës dhe Bathores, që dyshohet se është përdorur nga grabitësit.

Aktualisht policia ka shoqëruar në komisariat 40 persona, ndërsa forca speciale policore RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve.

Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.

Koço Kokëdhima, përballë Veliajt në Tiranë

Koço Kokëdhima, tashmë kryetar i Partisë Zgjidhja, ka shpallur kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ai ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 ku deklaroi kandidaturën e tij përballë kryebashkiakut aktual Erjon Veliajt.

 “Kam vendosur që t’i kërkoj mbështetje Kongresit të partisë ZGJIDHJE që t’i shpall garë Erion Veliajt për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Është shumë e rëndësishme, për ta bërë bashkinë të hapur për qytetarët, pushtet të qytetarëve, pushtet njerëzor dhe efektiv. Së dyti mendoj se është shume e rëndësishme që të ndërpresim vazhdimësinë e Erion Velisë, sepse Veliaj është një person shumë tipik përfaqësues sektit të Rilindjes, ka të njëjtën filozofi të njëjtë si Rilindja, njësoj si Rama, person i kulturës korrupsionit, merret thjesht me korruptimin”, tha Kokëdhima.

Kokëdhima shprehet se nuk do të lejojë Veliajn të marrë një mandat të dytë.

“E kam shpjeguar që projekti ynë është projekt lirie. Ne luftojmë për të shembur kastën, të rikthejmë republikën, të zhbëhet kapja e shtetit. Do godas dhe ndërpres mandatin e dytë se është princi i kurorës së Rilindjes. Kishte dy princa po Sajmirin e morën në qafë këta. Sigurisht që do bëjmë atë gjë që është e domosdoshme për popullin tonë, për vendin tonë”,- thotë Kokëdhima.

Greqia sjell në Tiranë të kërkuarin e drejtësisë

Ekstradohet nga Athina një shtetas shqiptar, i cili ishte i dënuar në mungesë nga gjykata e Durrësit për trafikim femrash dhe prostitucion.

Interpol Tirana, ekstradoi nga Athina drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar Astrit Dule, 48 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale,”Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”.

Interpol TiranaEkstradohet nga Athina një shtetas shqiptar i dënuar nga Gjykata e Durrësit me 15 vjet burg për veprën…

Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 13 avril 2019

Një tjetër grabitje në Rinas, vritet një nga autorët

Një tjetër rast grabitje ka ndodhur në Rinas, ku është sulmuar një makinë e blinduar që transportonte vlera monetare.

Sipas njoftimit të policisë persona të armatosur dhe me maska kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse dhe kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon.

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.

Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.

U kapën me drogë dhe armë, 4 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 4 personave që vepronin si një grup kriminal. Të arrestuar janë shtetasit Leonard Duka, 33 vjeç, Dritan Agaj, 38 vjeç, Oltian Loga, 38 vjeç, Elvis Gacaj, 44 vjeç.

Njoftimi i plotë i policisë:

Bashkëpunimi me qytetarët për të luftuar krimin vë në pranga katër shtetas për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Sekuestrohen mjet i blinduar, armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e dyshuar lënde narkotike.

Seksioni i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në D.V.P Tiranë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për disa persona që dispononin armë e drogë, arrestoi në flagrancë shtetasit:
L. D., 33 vjeç, banues në Tiranë;
D. A., 38 vjeç, banues në Tiranë;
O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë;
E. G., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën me qera ku këta shtetas jetonin, pasi dispononte nga qytetarët informacion se këta shtetas mbanin në banesë sende të kundraligjshme. Gjatë kontrollit të ushtruar këta shtetas janë munduar të largojnë sendet e kundraligjshme duke hedhur një pjesë të tyre nga ballkoni i banesës.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

  • Një mjet të blinduar;
  • Një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë;
  • 46 fishekë luftarak, si dhe doza me lëndë narkotike kanabis.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të tyre, si dhe të përfshirjes të personave të tjerë. Materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve e municionit luftarak e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283 dhe 278/25 të Kodit Penal.

49 vite për të blerë një shtëpi në Tiranë

Revista ekonomike Monitor ka bërë një përllogaritje se sa kohë i duhet një familje që të blejë një apartament në Tiranë.

Sipas Monitor një profesionisti të punësuar do t’i duhen mesatarisht 49 vite për të pasur një shtëpi në zonën e qendrës. Nga të dhënat e INSTAT, të paguarit më mirë në Shqipëri janë profesionistët e punësuar në sektorin financiar dhe të sigurimeve, me një pagë mesatare prej 104,000 lekë. Por, sa vite do t’u duhen atyre të blejnë një shtëpi në qendër? Një shtëpi rreth 60 m2 në zonat e qendrës, me çmim mesatar 2,500 euro, kushton 150 mijë euro. Ndërsa prej të ardhurave mujore, një profesionist i punësuar përllogarit rreth 3060 euro të ardhura të disponueshme vjetore. Të ardhurat e disponueshme vjetore janë të ardhurat që mbesin pasi zbriten të gjitha shpenzimet dhe taksat.

Ky raport i çmimit të një apartamenti në qendër përkundrejt të ardhurave të profesionistëve me pagën më të lartë në Shqipëri është 49 vjet, pra rreth gjysmë shekulli do t’ju duhet për të blerë një shtëpi në qendër, sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar në vlerën në kohë të parasë.

Brenda Unazës së Vogël të Tiranës, sipas përllogaritjeve të Monitor, profesionistit do t’i duhen mesatarisht 23 vite e gjashtë muaj. Çmimi mesatar i apartamenteve brenda unazës së vogël është 1200 euro, ndërsa një apartament 60 m2 kushton 72 mijë euro.

Jashtë qendrës, ku një apartament ka një çmimi mesatar prej 700 euro, një profesionisti do t’i duhet mesatarisht 13.7 vite për të blerë një apartament me vlerë 42 mijë euro dhe sipërfaqe 60m2.

Në krahasim me rajonin Tirana është shumë më e shtrenjtë, teksa tek ne pagat për profesionistët janë më të ulëta dhe shtëpitë më të shtrenjta.

6 orë pa drita në këto lagje të Tiranës

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga OSHEE, për shkak të punimeve në rrjet, disa zona në kryeqytet gjatë ditës së sotme nuk do të kenë drita nga ora 09:00-15:00.

Njoftimi i plotë:

Gjatë ditës së sotme (e hënë) 15 prill, do të kryhen punime për rikonstruksionin e disa kabinave në kryeqytet, në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave dhe vendosjen e pajisjeve të reja të cilat do të rrisin cilësinë e furnizimit me energji elektrike.

Orari i punimeve

09:00-14:00, pa energji: rruga “Ylbere Bylykbashi” rruga e Kavajës pjesërisht

09:00-15:00, pa energji: rruga “Bardhyl”, rruga “Ali Visha” pjesërisht, zona midis rrugës “Karl Gega” dhe rrugës “Siri Kodra” pjesërisht.

Skip to toolbar