U kapën me drogë dhe armë, 4 të arrestuar në Tiranë

Më të fundit


Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 4 personave që vepronin si një grup kriminal. Të arrestuar janë shtetasit Leonard Duka, 33 vjeç, Dritan Agaj, 38 vjeç, Oltian Loga, 38 vjeç, Elvis Gacaj, 44 vjeç.

Njoftimi i plotë i policisë:


Bashkëpunimi me qytetarët për të luftuar krimin vë në pranga katër shtetas për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Sekuestrohen mjet i blinduar, armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e dyshuar lënde narkotike.

Seksioni i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në D.V.P Tiranë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për disa persona që dispononin armë e drogë, arrestoi në flagrancë shtetasit:
L. D., 33 vjeç, banues në Tiranë;
D. A., 38 vjeç, banues në Tiranë;
O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë;
E. G., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën me qera ku këta shtetas jetonin, pasi dispononte nga qytetarët informacion se këta shtetas mbanin në banesë sende të kundraligjshme. Gjatë kontrollit të ushtruar këta shtetas janë munduar të largojnë sendet e kundraligjshme duke hedhur një pjesë të tyre nga ballkoni i banesës.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

  • Një mjet të blinduar;
  • Një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë;
  • 46 fishekë luftarak, si dhe doza me lëndë narkotike kanabis.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të tyre, si dhe të përfshirjes të personave të tjerë. Materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve e municionit luftarak e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283 dhe 278/25 të Kodit Penal.




Skip to toolbar